Kreu Blog Faqe 853

Kosovës nuk i duhen hapa prapa!

3

Florim Zeqa  

Zbatimi i marrëveshjeve ndërkombëtare paraqet kushtin themeltar të Kosovës për ecje para dhe zhvillim ekonomik, për mirëqenje qytetare dhe anetarësim në organizata ndërkombëtare.

Pa dyshim se vendimi i kryeministrit Albin Kurti për zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese sa i përket pronaveve të Manastirit të Decanit, ishte njëri ndër vendimet e vështira, por të domosdoshme dhe më pragmatike për të ardhmen e Kosovës.

Në hap me partnerët strategjik

Prolongimi i implementimit të marrëveshjeve ndërkombëtare vetëm sa e ndihmon Serbinë në invazionin e saj politik kundër Kosovës, kurse zgjidhja e të gjitha temave të hapura me Serbinë shkon në favorin e Kosovës.

Më mirë që ju dhanë në pronësi Manastirit te Decanit 24 hektarë tokë sesa t’i jepeshin rreth 800 hektarë qe i kishte në të kaluarën e largët.

Sa më parë që të themelohet Asociacini i Komunave Serbe ashtu siq është nënshkruar në Bruksel, në përputhje me rekomandimet e Gjykatës Kushtetuese aq më mirë për ne, në të kundërtën, mund të na dali jashtë kontrollit të plotë ajo pjesë e e çmuar e vendit tonë.

Zbatimi në plotni i marrëveshjeve ndërkombëtare e forcon sovranitetin e shtetit në tërë territorin e vendit dhe ruan marrëdhënjet e shkëlqyera me partnerët strategjik të Kosovës, pa të cilët Kosova nuk mund të ekzistojë si shtet në hartën gjeopolitike të Evropës.

Për interesin e shtetit të hiqen vijat ndarëse pozitë-opozitë

Andaj, kur është në pyetje interesi ekzistencial i shtetit të Kosovës, nuk guxojmë të ndahemi në baza partiake dhe as ta luajmë “patriotin” dhe “tradhtarin”, por të gjithë duhet të bëhemi bashkë në mbrojtje të shtetit ashtu siq na rekomandojnë SHBA-të dhe shtetet më të fuqishme të Bashkimit Evropian.

Pra, nuk kemi nevojë t’i quajmë tradhtarë ata që nënshkruan marrëveshjet ndërkombëtare dhe as këta që ju erdhi koha t’i zbatojnë sot ato marrëveshje!

Rrethanat kohore dhe zhvillimet e gjithmbarshme politike na e diktojnë unfikimin e spektrit politik dhe mbarë faktorit shqiptar rreth çështjeve madhore.

Nuk e besojë që ka çështje më madhore për politik-bërjen kosovare sesa ruajtja e sovranitetit dhe integritetit territorial të vendit tonë, për të cilën gjë e kemi mbështetjen e SHBA-së dhe BE-së si dhe të gjitha shteteve njohëse të pavarësisë së shtetit tonë.

Duhet t’i marrim seriozisht thirrjet e miqve tonë, për hedhjen e hapave para drejt përmbylljes sa më të shpejtë të dialogut me Serbinë, sikurse që duhet t’i marrim seriozisht edhe shqetësimet e miqve tonë për rrezikun e rrëshqitjes dhe kthimit pas të Kosovës në vitin 1999!

Është fat i madh për ne, që në krye të shtetit e kemi presidenten Vjosa Osmani, garantuesen kryesore të marrëdhënieve dypalëshe ndërmjet SHBA-ve dhe Republikës së Kosovës.

Kryeminstrit Albin Kurti, i mbetet që pa asnjë hezitim t’i kryejë të gjitha obligimet ndërkombëtare që shkojnë në funksion të mbrojtjes dhe sigurisë së shtetit të Kosovës. Kosovës nuk i duhen hapa prapa, por hedhje të hapave para dhe guximshëm drejt integrimeve ndërkombëtare.

Shqiptaria, dhe jo Feja, është zgjidhja!

2
Fatmir Bajraj, analist
____
Përsiatje …
Kuptojeni o ju të mallkuar :
Shqiptaria, dhe jo Feja, është zgjidhja !
Shpëtimi me Fe, është mëndësi robi, e ngulitur nga robëruesi, mëndësi kjo që të privon nga e drejta e natyrshme në jetë dhe të transferon në “amshimin” e destinuar.
Fetë, janë “produkte” të njerzve dhe jo të Zotit, madje edhe ky i fundit (profili i Tij sipas Fesë), është produkti më fantastik dhe spektakolar i njerzve përmes të cilit, shtypësi ka legjitimuar e justifikuar shtypjën.
Fati ndertohët duke bërë atë që beson dhe jo duke besuar në atë që është “fat” i gaditur dhe i “kurdisur” për ty.
Feja nuk është shpëtimi, por iluzioni që nënshtrimi shpaguhet në botën e “amshuar”, duke i shtri qafën sunduesit !
Sikur të ishte Feja shpëtimi, shqiptarët do të ishin në qiellin e shtatë të parajsës, sepse i provuam me apo pa dëshirë, të gjitha Fetë e huaja, por kurrë tonën-shqiptarinë.
Shqiptarët kanë nevojë për besim, dhe besimi i munguar i shqiptarëve është besimi në vete dhe jo në Fe.
Feja ishte instrument i sundimit, nënshtrimit dhe i poshtërimit të shqiptarëve nga armiqët tanë ndër shekuj, për pasojë kemi humbur pjesë të dhimbshme të atdheut, kemi dëmtuar kombin dhe s’kemi shtet kombëtar dhe kështu si jemi, s’do ta kemi kurrë një të tillë.
Kombet nuk respektohën nga dimensioni dhe thellësia e besimeve religjioze, por nga fuqia ushtarake & luftarake si rezultat i ekonomisë së zhvilluar dhe politikes largëpamëse.
Atëherë, ta bëjmë kombin e fuqishëm si prelud që imponon respektin e tjerëve për neve.

Perandoria Osmane nuk mundësoi arsimin e Shqiptarëve në Luginën e Preshevës

Shkruan: Xhemaledin Salihu, Preshevë

Në këtë punim nuk do shkruajë për arsimimin e Shqiptarëve gjatë Perandorisë osmane në nivel kombëtar, sepse është e njohur pasqyra e shkollimit të Shqiptarëve gjatë kësaj Perandorije.
I Madhi Ismail Kadare thotë se në atë kohë ekzistonin 3.000 shkolla në gjuhën turke, greke, serbe, maqedonase dhe VETËM 1 NË GJUHËN SHQIPE, NË KORÇË, E THEMELUAR MË 1887, DATË TË CILËN E SHËNOJMË EDHE SI SHKOLLË TË PARË SHQIPE.
Pastaj Evlia Çelebia, një udhëpërshkrues i afërtë me Portën e Perandorisë osmane shkruan sigurisht mirë për Perandorinë osmane dhe ai në udhëtimin e vet nëpër territoret e Perandorisë osmane të pushtuara, edhe nëpër trojet shqiptare shkruan për shkollat TURKE, PËR SHKOLLAT IPTIDAIE DHE RUZHDIE.
Pushtuesit Perandoria osmane dhe të tjerët asnjeherë nuk u kujdesen për shkollat në gjuhën shqipe, por hapën shkolla turke, serbe, pra arsimim në gjuhën turke dhe serbe për nevojat e tyre politike e ideologjike.
SHKURT:
1.Në Luginën e Preshevës, Shkolla e Parë Shqipe u hap më 1945.
2.Medreseja në Preshevë u hap më 1935, në gjuhën turke
3.Shkolla e parë e mesme-Gjimnazi u hap më 1961
4.Aksioni i parë për blerjen e librit shqip u bë më 1948
5.Libri shqip u ble për herë të parë më 1964
Sipas shënimeve zyrtare të organeve të Vilajetit të Kosovës, më 1893, Kazaja e Preshevës kishte 41.985 banorë, prej të cilëve ishin 15.938 muslimanë dhe 26.047 serbë.Sipas shënimeve të vitit 1896, Kazaja e Preshevës kishte 122 fshatra me 6.958 shtëpi, ndërsa Presheva kishte 3 mahalla me 600 shtëpi. Krejt kazaja kishte 42.248 banorë. Në Preshevë ekzistonin 2 xhamija, 1 objekt i pushtetit, telegrafia dhe poshta, zhandarmeria, hamami, spitali, 2 sibjan shkolla (shkolla të fëmijëve për muslimanët. Pastaj ekzistonin 500 dyqane, 33 hane, 13 karaulla, shkolla ruzhdije (progjimnazi), 13 xhamia, 3 mesxhida (xhamia pa minare), 14 sibjan shkolla muslimane dhe 4 sibjan shkolla për krishterë.
I madhi Sami Frashëri në Kamus al-a’lam, II, 1530 shkruan : Presheva është një kasaba e vogël, qendër kazaje, në sanxhakun e Prishtinës, të Vilajetit të Kosovës.Gjendet 50 km, në juglindje të Prishtinës dhe po aq larg në verilindje të Shkupit, në kufi të Serbisë, pranë vijës hekurudhore. I ka afro 3 000 banorë.
Kazaja e Preshevës ndodhet në këndin juglindor të sanxhakut të Prishtinës. Kufizohet me Serbinë nga verilindja, me kazanë e Gjilanit nga veriperëndimi, kurse nga jugu me sanxhakun e Shkupit. Toka është shumë e plleshme dhe e punuar, edhe rrushi bëhet gjithashtu shumë i mirë. Kazaja përfshin 134 fshatra me 39.545 banorë, nga të cilët shumica janë muslimanë, kurse të tjerët sllavë. Në tërë kazanë ka 13 xhami, 2 mesxhide, 500 dyqane, 33 bujtina, 13 karaulla(posta kufitare) dhe 1 spital ushtarak.
Kështu në territorin e Luginës së Preshevës u hapën shkolla serbë dedikuar fëmijëve shqiptarë. Në Bujanoc qysh në vitin 1867 ka ekzistuar një shkollë serbe, ndërsa dhjetë vite më vonë u hap edhe në Banjë të Sijarinës. Mësimi zhvillohët në gjuhën serbe.
Në vitin 1892, në Preshevë kanë mësuar në “Ruzhdie” 51 nxënës, në “Iptidaie” 103 nxënës, prej të cilëve 32 ishin femra dhe në “Sibiane” 41 nxënës.
Shkollat turke në Luginë të Preshevës pushojnë së punuari më 1912, kur në Luginë vie ushtria serbe, por mësimi në gjuhën serbë filloi qysh në vitin 1906. Pastaj deri më 1914 filluan të hapen shkollat serbe. Në Mbretërinë Serbo-Kroate-Sllovene, më 1918 zgjerohet dukshëm rrjeti i shkollave serbe në Luginë të preshevës. Hapen shkollat serbe në Preshevë, Miratoc, Leran,Rahovicë, Raincë, Cooroticë dhe Zhunicë.Në këto shkolla ishin të angazhuar 7 mësimdhënës serbë, ndërsa mësimet i ndiqnin 150 nxënës.
Objektet shkollore nuk ishin të përshtatshëm, mungonin mjetet elementare për mësim: karrikat, bankat, tabelat e tjerë. Mësimi kryesisht zhvillohet nëpër shtëpi private, nëpër xhami apo vende “Vakufe
Deri më vitin 1945, në Preshevë punuan 6 shkolla fillore katërklasëshe në gjuhën serbe : në preshevë, Miratoc, Rahovicë, Raincë, Zhunicë dhe Corroticë, me 7 punëtorë arsimorë dhe reth 150 nxënës. Mësimi zhvillohet në gjuhën serbe, edhepse popullata ishte shumicë shqiptare.
Medreseja e Preshevës u ndërtua në vitin 1934 , ndërsa ajo u hap me vijim e rregulltë të
mësimeve në vitin 1935. Muderris Hafëz Ali Ahmeti me djalin muderris Hafëz Nexhatiun hapën Medresenë e Preshevës, më 1935.
Muderris hafëz Ali ef. Ahmeti ishte ligjërues në Medresenë e Preshevës dhe imam , mual-lim , vaiz dhe hatib në”Xhaminë e Ibrahim Pashës” në qytetin e Preshevës.
Në këtë medrese mësimet i ndoqën nxënës nga vise të ndryshme shqiptare, si nga Presheva, Bujanoci , Gjilani , Kamenica , Kumanova etj.
Lëndën e Kur’ani kerimit , logjikës, astronomisë , osmanishtes i jepte muderris hafëz Ali ef. Ahmeti . Njihte shkëlqyeshëm ‘irtifanë’, prandaj edhe hartonte “Takvimin”
Shkolla e parë shqipe, në historinë e popullit shqiptar të Luginës së Preshevës hapet në 7 shkurt të vitit 1945, në objektin e “Villa Letafet” pronarë e Abdulla Haxhi Veliut. Fjalen e mbajti Abdulla Krashnica_Presheva, Hero i Popullit shqiptar i pa shpallur., ndërsa mësuesit e parë ishin Hilmi Qerimi, Abdullah Ukshini, Tajar Zylfiu i Elbasanit dhe demirali Ramadani.
Pas LDB në Preshevë hapen shkolla fillore katërklasëshe në të gjitha vendbanimet e mëdha. Mësimi zhvillohet në gjuhën shqipe dhe serbe. Në këto shkolla mungonte kuadri i kualifikuat mësimor, por edhe përfshirja e nxënësvë ishte e vogël, sidomos e fëmijëve shqiptarë.
Arsimi i mesëm në Preshevë fillon me hapjen e paraleleve të Gjimnazit “Bora Stankoviq” të Vranjës, më 1961, i cili në atë kohë pati 112 nxënës, me 3 paralele dhe 8 profesorë nga Vranja në gjuhën serbe dhe 4 mësimdhënës nga Presheva në gjuhën shqipe. Në vitin shkollor 1964/65, Gjimnazi pavarësohet dhe merr emrin “Zora Socijalizma, ndërsa më 1968 merr emrin “Skënderbeu”, të cilin emër e mban edhe sot. Mirëpo, më 1989 Gjimnazi merr emrin “25 Maj” përshkak të lëvizjene antishqiptare që ndodhin në atë kohë në Kosovë, por edhe në Preshevë.Pas demonstratave të vitit 1981, rinia dhe shkolla shqipe përjeton dhunë të paparë nga pushteti i ish_jugosllavisë
Në vitin 1947, në Preshevë u hap Shkolla e Nxënësve në Ekonomi.
Për herë të parë në Preshevë, për bibliotekarinë shqiptare me rëndësi, kur tentohet dhe merret aksioni për blerjen e librit shqip gjatë vitit 1948.
Sipas shënimeve të gjetura, në Presheve për here të pare blehet libri shqip në vitin 1964.
Gjatë viteve 1956-1965, veprimtarinë bibliotekare e karakterizon ekzistimi i Bibliotekave Personale /Familjare/, të cilat luanin rolin dhe funksionin e bibliotekave publike. Ato dhanë kontribut të madh kombëtar në ngritjen e nivelit arsimor dhe kulturor të popullatës së Preshevës. Pos tjerave, më e njohura ishte ajo e Adem Ahmetit, arsimdashës nga Presheva.

Natyrisht, tradhëtia ka emër…!

2
Afrim Caka, Gjakovë
___
Për mua ishte dhe është tradhëti kombëtare!
Një pasqyrës e tillë politike mbetet kryevepër e tradhëtisë, si për tematikën e sjellë, ashtu edhe për veprimin politik antikombëtar, për dialogun mbi ekzistencën e kulturës sonë. Aventurierët do të gjenin rasjen për të synuar të shndërroheshin në përsonash, të bëheshin epiqendër mediatike, pavarësisht se ç’akt tradhëtie do të kryenin…?
Rezistenca e jonë politike është më tepër një refuzim politik sesa një qëndresë aktive paqësore. Pasivizimi i qëndresës ka përdhosur dinjitetin kombëtar dhe ia ka hapur udhët e coptimit, ekzodit, rikolonizimit dhe adaptimit ndaj pushtimit.
Një fjalë po ju themë: Mallkuar qofshit brez pas brezi….
Dyshimi i mëparshëm është kthyer përseri. Tablloja është aq e përbindëshme për fatin e shqiptarëvë, sa që themelet e këtij shteti të brishtë që u ndërtua mbi flijimet e qindra, e qindra HERONJËVE, dëshmorëve, e martirëve dhe mijëra ish të burgosurve politikë, është duke u shkatrrua nga dorat e egra dhe primitive të paarsimuar nga mendjet djallëzuara dhe kriminale. Murmurimat vazhdonin ditë natë, përse ca të PDK,së, përse ca të LDKës, përse ca të LIMES e PACOLLIT dhe përse ca të AAK,së?
Por kjo s’i ndalonte të skërmitnin dhëmbët fuke coptuar territoret tona. Mendonin se kishin të drejtë për ta mbledhur atë helm, kundra njëra tjetrit dhe kundra vetë shtetit dhe popullit. Të gjalla ishin vetëm flakët dhe prushi.
POPULLI pyet:
Pse s‘na duan. Ç’u kemi bërë, vallë, që s’na duan?
Nuk ka ku shkon më zi, se kaq. Por kjo qeveri e dhjetorit 2014 paralajmëron një tjetër hata e papërshkruar, e pambaruar, e pagjykur, e njohur vetëm në pjesët e saj sipërfaqësore. Në të vërtetë, kjo s’kishte nevoj për forca te reja për ta nënshtruar përfundimisht shoqërinë dhe kulturën shqiptare. Ne, duhet përkrahur politikën e pajtimit e të mirëkuptimit kombëtar dhe ti dënojmë forcat desktruktive të pdk, së, Ldk-së, aak-së, nismes, arabo-afroaziatike të ndihmuar edhe nga ca gjak prishur shqiptarë që nxisin destabilizimin dhe krinjimin e organizuar, si edhe tendencat çintegruese që dobsojnë kohezionin shirtëror kombëtar të një krijese të re të dhuruar nga gjaku ynë.
Duhet bërë dhe i çmoi shumë gjithashtu përpjekjet për krijimin e një filozofie të re në planin e politikës së jashtme, por konsideroi se kjo filozofi politike, duke e proklamuar politikën zyrtare nga ana e udhëheqjes të kosovalive dhe asaj gjak/prishurve doli shterpe, të mbështet në konceptin e evropianizimin, megjithëse në parim e drejtë, nuk përkon ende me realitetin specifik ballkanik dhe nuk funksionon si duhet në praktikë.
Çdo intelektualë shqiptarë, akademik, piktor, skulptor, aktor, kompozitor, shkrimtar, jurist, punëtor, sportistë etj., në pajtim me përcaktimin e vet për të qenë kritik dhe objektiv ndaj zhvillimeve në skenën politike e shoqërore, të refuzoi me forc logjikën e linçeve dhe të fushatave të disa forcave politike shqiptare dhe sidomos të një pjese të shtypit në shqiptarë dhe asaj serbe në Kosovë, por nuk mund të heshtë përballë sjelljeve e veprimeve politike që zbehin rolin e Kosovës si shtet dhe dobësojnë pozitën shqiptare si komb, si dhe gjuhën e papërgjegjëshme e politikës kombëtare, pavarësisht se nga kushë vijnë ato.
Për këtë arsye bëhet e dyshimtë fushata e tanishme e disa udhëheqjeve partiake dhe gazetarëve të tyre në Kosovë. Motivet e kësaj politike, në të vërtetë të këtij mjerimi politik dhe moral të atyre ministrave, deputetëve dhe të zëdhënsave të tyre në media dhe në përfaqësime jashtë vendit. Nuk mund të vlerësohen ndryshe përpos si demonstrim foklorik provincial, i dëmshëm për integrimet shpirtërore, kulturore e politike shqiptare, andaj edhe për mundësinë e zgjidhjes së drejtë të manastireve tona të lashta dhe shqiptarëve në përgjithësi dhe veçanarishtë zgjidhjes së drejtë të manastireve tonë…
Rrëshqitjet e tilla politike janë të dëmshme për interesat jetësore kombëtare, ndërsa gabimet historike janë gjithnjë me pasoja tragjike. Çështja shqiptare është ndëkombëtarizuar sot vetëm sa i përket rrezikut rajonal dhe jo si çështje e drejtë e vetëvendosjes kombëtare…
Mund të jetë një imazh i 1 person dhe televizori

Këshilli i Europës dhe Escobar, të shitur shtrenjt tek Serbia!

1

Gani I. Mehmeti

Nuk do doja të vinte çështja deri tek dyshimi im i shfaqur haptas. Mirëpo, kërkesat e Escobarit ndaj Kosovës tejkaluan larg atyre të mundshmeve. Ndërkaq, sa i përket Serbisë, Escobar as që e përmend, përveç shkurt ngjarjen terroriste të 24 shtatorit 2023 në Banjskë të Zveçanit.
Këtu shihet mirë se kërkesat e Escobarit nuk përkojnë me ato të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ne vazhdimisht kemi falënderuar dhe u kemi qenë mirënjohës SHBA për gjithçka që bënë për Kosovën deri sot, por sot, me kërkesat e tepërta ndaj Kosovës, lë vend se Escobar është i blerë nga serbët. Krejt presioni që i bëhet Kosovës është gabim dh ky presion do duhej të ishte në palën tjetër, për Serbinë, e cila haptas është deklaruar se nuk do të zbatojë marrëveshjen e Brukselit dhe të Ohrit të vitit 2023, dhe askush asnjë fjalë!
Escobar, përveç tjerash, është vënë kundër Kosovës dhe në përkrahje të Serbisë. Vallë, deri sa ky paraqet edhe dy kushte të tjera Kosovës për t’u pranuar në KE, më lind dyshimi se është i shitur këmbë e krye tek Vuçiqi. Këtë do ta tregojë vetë koha. Në asnjë rast deri sot nuk ka qenë kusht asociacioni i komunave me shumicë serbe në Kosovë për pranim në Këshillin e Europës. Sot doli me këtë kusht Escobar. Nuk ka qenë në kushte as shpronësimi në veri të Kosovës, këto i shpiku vetë Escobar, dhe më vjen shumë keq që ky njeri ka rënë nën kthetrat dhe nën ndikimin e Serbisë në raport me Kosovën.
Escobar, një ditë më parë u nda i kënaqur me faljen e 24 hektarëve tokë Manastirit të Deçanit, ku kishte zbatuar vendimin e gabuar të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, porse ishte nga Gjykata. Ndërkaq, me asociacionin dhe me tokat e shpronësuara për interes të shtetit të Kosovës, Escobar del kundër Gjykatës Kushtetuese të Kosovës! Vallë, përse në mënyrë selektive të zbatohen vendimet e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës? Aty ku dëmtohet Kosova nga kjo Gjykatë, duhet të zbatohen vendimet, e aty ku mbrohet Kosova po nga kjo Gjykatë, nuk duhet të zbatohen vendimet e sajë, pse është interesi i Serbisë që të hyjë sa më thellë në territorin dhe punët e Republikës së Kosovës.
Deri sa dhurimi i tokës Manastirit të Kishës së Deçanit qenka i mirë dhe për ta lavdëruar, “demokratik” e çka jo tjetër, atëherë edhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për asociacionin, duhet të jetë i tillë, që të zbatohet e të mos formohet fare, pse është kundër interesave shtetërore të Republikës së Kosovës, dhe në të mirë të Serbisë, jo të serbëve të Kosovës, se Serbia nuk punon dhe nuk i interesojnë serbët e Kosovës, por interesat e Serbisë, e cila e kërkon edhe krejt Kosovën, që është shkaku i mosnjohjes së Pavarësisë së Kosovës.
Zotëri Escobar, je gabim, shumë gabim! Do të ishte mirë të mendosh e të këndellesh dhe të punosh për interesat e Serbisë brenda territorit të saj, dhe jo kundër interesave të Kosovës.

Rexhep Kasumaj, lektyrë mbi kujtesën kombëtare…

0

Fragment nga libri i Atdhe Gecit, “Shqipëria është më e madhe se Shqipëria”.

( Pak fjalë për Çamërinë e Atdheut )

Kam lexuar libra. Të ndryshëm. Nga biblioteka ime dhe të huazuar. Libra të sertë. Të bukur. Të zjarrtë me flakë shprese. E poaq të brishtë. Pastaj delikat si nektar në petale lulesh. Dhe proliks plot dhimbje e trishtim. Fundja, si vetë ngjyrat e jetës. E pra, libra letërsie. Romane, poezi. Mandej publicistikë. Filozofi. Shkrimtari nga fushëdija diplomatike e ndërkombëtare. Dhe histori gjithmonë. Ka ndodhur t’mos më pëlqejë ndonjë tyresh. Veçse jam ngulmëtar dhe librit i shkoi prorë deri në fund. Ndaj dhe nuk i kujtoj të gjithë. Ata që s’i kujtoj apo jo me qejf, janë libra që, si thotë Borgesi, autori nuk e kishte shkruar për mua. Ndërkaq ata që i kujtoj, i kujtoj përherë. Ndonjë fragment e mbaj fanar prehës apo dritë ndër valë të turbullisë. Dhe kështu, një nga librat që kujtoj paprerë është dhe Sundimtari i Machiavellit. E, në prolog të tij, sidomos fjalët drejtuar Princit: Lartmadhëri, i shkruan autori Niccolo, ju do keni rastin të mësoni në pak ditë atë që unë mësova tërë jetën…

Teksa evokoja këtë dedikim, thashë: ja edhe lexuesi i këtij libri do ketë rastin të mësojë në pak ditë atë që autori, poet e shkrimtar, Atdhe Geci mësoi një dhjetëvjetësh mbi Çamërinë: mbi këngën dhe vajin e saj!

Rexhep Kasumaj, Berlin, 2021

Debat në Klan Kosova Today për mosshërbimin me ushqim “për Ramazan” në një restaurant të Ferizajit, ku mora pjesë edhe une (Video)

8

Në foto: Gjergj – Bajram Kabashi

Ps!

Sqarim për pjesëmarrësin në debat nga Prishtina, se si shpjegohet në WikipediA shprehja agjendë 

“Një agjendë është agjenda ose agjenda e një mbledhjeje. [1] ‘Përcaktimi i rendit të ditës’ përdoret në një kuptim më të gjerë për të pasur ndikim se cilat çështje përfshihen në proceset vendimmarrëse dhe aftësinë për t’i futur rastet e tyre në rendin e ditës. “Të kesh një agjendë” përdoret nëse një aktor synon t’i fusë çështjet e tyre në një debat apo proces vendim-marrës. Në politikë dhe diplomaci, ajo tregon rendin e ditës, pra cilat çështje trajtohen për shqyrtim politik.

Fjala e ka origjinën nga latinishtja për “që duhet bërë”. Fjala rrjedh nga çështjet teologjike për t’u trajtuar në takime që nuk merreshin me besimin por që trajtonin çështje të tjera. [2] por ka hyrë në gjuhë të tjera (pra edhe në shqip, vërejtja ime) nga anglishtja.”

WikipediA

Pjesëmarrësi në debat nga Prishtina foli e arsyetoi në përgjithësi mjaft mirë , por mospajtimi i tij dhe cilësimi i fjalës sime “agjendë për të na islamizuar” si “fjalë e randë”, nuk është kuptuar prej tij. Përkundrazi të thërrasësh vazhdimisht se po na islamizojnë e shkatërrojnë kulturën tonë në emër të përhapjes së një feje për interesat e huaja antishqiptare, është fjalë e mendim tepër i butë.

Përndryshe, në emision nuk deshta t’ia sqaroja që të mos e pengoja debatin, por e pyes tash me shpresën që ai e lexon apo ia bënë të ditur dikush, se pse në gjithë periudhën e pushtimit të Perandorisë Osmane nuk janë ndërtuar më shumë se 300 xhami , e vetëm në këto 25 vite janë meremetuar e ndërtuar mbi 1 mijë xhami, kryesisht nga Turqia me syimin e qartë islamizimin e Shqiptarëve, do të thotë asimilimin e tyre gradual me Islamin e ndërlidhur me interesat neoosmane-turkomëdha  ?!

A nuk është ky argument uluritës, Zotëri i nderuar…?

A nuk është kjo agjendë për të na asimiluar në islamik nga ana e së paku një shteti të huaj…?!

Për të na zhbërë me Islamin e rrethanave globale, në vendin tonë…?

Më duhet të theksoi se debatet rreth islamizimit duhen vazhduar pa asnjë kompleks që mund të preket dikush, si Zonja Ikballe Huduti apo tjetërkush, që është e preferuara e shtetit teokratik të Iranit, që e njef gjithë bota për terrorin e ushtruar ndaj femrave që policia islamike e atij vendi mendon se nuk sillen apo vishen, në bazë të normave islamike.

____

  • Emisioni u moderua nga gazetarët Engjëll Hamiti dhe Jehona Gashi

Nga arkivi i gazetës Rilindja: Reportazhi nga kufiri Kosovë-Shqipëri , “Muri ndërshqiptar si ‘fundi i botës’”- Mars 1996

Nga: Behlul Jashari, Prishtinë
___ 

Para 28 viteve, në 18 Mars 1996, në gazetën e përditshme të rezistencës “Bujku”, të vetmes shqip atëherë në Kosovë, themelues-kryeredaktor i  parë i së cilës isha, në reportazhin nga kufiri Kosovë-Shqipëri me titull “Muri ndërshqiptar si ‘fundi i botës’”,  i dërguar edhe në Agjencinë Shtetërore Zyrtare të Lajmeve të Shqipërisë dhe që në “Paraqitje e shkurtër e regjistrimeve të gjetur” të Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë e gjejë se është botuar, në 19 Mars 1996, edhe në gazetën Rilindja që dilte në Tiranë pas ndalimit nga regjimi okupues në Prishtinë,  mes tjerash, kam shkruar:

“Një grup i të rinjëve dhe të rejave nga rrethi i Prizrenit, ditë më parë ishin penguar të shkojnë në Shqipëri, meqë nuk iu ishin dhënë vizat dalëse nga administrata e instaluar policore serbe në Prizren.

Qëllimi i udhëtimit të tyre në Shqipëri ishte të marrin pjesë në festën e njohur të qytetit të Elbasanit-të Ditës së Verës, Ditës së Luleve, të 14 Marsit.

Donin të shihnin se si kremtohet në Elbasan e njëjta festë që është edhe në Prizren e rrethinë”…

Gazeta Bujku-reportazhi Muri ndërshqiptar si ‘fundi i botës’-18 Mars 1996-foto Behlul Jashari-nga Arkivi Shteteror i Kosoves

Në gazetën “Bujku” reportazhi ka nënshkrimin edhe të korrespondentit të saj në Prizren, Fatmir Pireci, bashkë me të cilin shkuam drejt kufirit…

“Lëvizja e Deçanit” e demanton Zekeria Idrizin, ai kurrë nuk i ka takuar e s’ka pasur kontakt me lëvizjen

2

Reagim i “Lëvizjes së Deçanit” ndaj një deklarate të Zekeria Idirizit

___

Demant

Zekeria Idrizi i ashtuquajturi hoxhë, kurrë nuk ka qenë në Lëvizjen e Deçanit. Një demantim deklarate të para pak ditëve. Demantojmë deklaratën e një të ashtuquajturit hoxhë, Zekeria Idizi dhënë emisionit Kojshia Show dhe disa portaleve tjera fundjaven e kaluar. Demant: Zekeria Idrizi i ashtuquajturi hoxhë, kurrë nuk ka qenë në Lëvizjen e Deçanit dhe s’ka pasur asnjë kontakt me lëvizjen në fjalë.

Asnjë komunikim s’kemi pasur me te as në Kosovë, Maqedoni dhe kurrë s’ka qenë i ftuari jonë ose ne të ftuarit e tij. Se ku ishin qëllimet e tij, ne as që e kemi marë mundin gjithaq ta studjojmë at karrabythje tejet të panevojshme dhe aq kontraverze dhe vërtetë për psikologji dhe po aq dëmtuese dhe vajtuese për personin në fjalë dhe vet emisionin dhe gazetarin vërtetë show. Bile ne s’deshëm të merrem as me këtë demant, duke e ditur se mund të ket shfaqje të tilla të shpeshta dhe qëllimkqija edhe me harbutë të tjerë të llojllojshëm. Ne e respektojmë vullnetin e pakufishëm të atdhetarëve që besuan dhe ishin aq të etur për ndryshime dhe duke patur shpresë se Zekeria ishte kundër armiqëve shekullorë dhe të bindur të gjithë se vendi ështė i ngulfatur sidomos nga ekstremizmi fetar musliman dhe aj ortodoks serb deri në shfarosjen tonë. Bile na bënë përshtypje edhe mendimet e disave duke thënë se mund të ket pasur ndonjë zor të papërshkrueshëm dhe se ne duke mos qenė në lëkuren e tij, s’mund ta akceptojmë.

Lëvizja e Deçanit është e angazhuar për mbrojtjen dhe ruajtjen e vlerav kombëtare shqiptare. Kjo Lëvizje është e vetëdijshme se do t’i lajmërohen në vazhdimsi edhe qoroditje të tilla dhe fytyra të tjera shtesë të spiunazhit me damkë. Zekeria Idrizi, tentativen e tij për të qenë i besuar në Lëvizjen e Deçanit e ka varrosur qysh në fillim me shprehjet e tij demagogjike dhe duke i ndrruar çdo dit teologjitë dhe filozofitë, duke riprodhuar fantazma dhe ide tejet kontraverze. U thirr në figurat kombëtare duke denuar segmente të dëmshme fetare, duke e ditur se aj realitet prekë pozitivisht ndjenjat qytetare dhe atdhetare të shqiptarëve të cilët lëngojnë nga armiqt në vazhdimsi qe 500 vjet.

Ai, (Zekeria), nuk ka bërë fare përpjekje të na bindë sepse e ka nuhatur indiferencen tonë. Me ndonji sjellje, ai sikur ndjehej i nervozuar pse Nisma e Deçanit nuk ishte e mashtruar prej tij. I shtini hundët, si të thuash në at surfillin intrigues, më në fund u rras aq thellë duke provokuar lakmitë, duke i renditur se kush ishin antarët kryesorë të Lëvizjes së Deçanit dhe dikurë më vonë, duke i ndarë bereqetet e tër kësaj në vreshtat e kopshtit si në shtëpinë e vet. I është tërhequr vërejtja në tre raste dhe i shmangej me dinakëri përgjigjes.

Lëvizja e Deçanit është e hapur për të gjithë ata të cilët janë në mbrojtje të vlerave kombëtare, figurave që kan ndërtuar historinë e kombit shqiptar. Lëvizja e Deçanit mbetet pa ndaleshëm e përkushtuar në qellimin e saj dhe e bindur se një pjesë e identitet tonë të vjedhur e të humbur, do t’u rikthehet me vrullë shqiptarëve. Vlerat dhe historitë e mohuara do të ringjallen, do tė jemi krah popujve tjerë përparimtarë dhe me një ekonomi stabile, intenzive dhe për më tepër do të jemi të fortë e me prioritet dhe me përkrahje pa rezervë në Kontinentin Evropian.

Me respekt, Lëvizja e Deçanit

Rikthimi i gjeopolitikës dhe rivaliteti shqiptaro-serb: Ndryshimi i konteksit dhe Lufta e re e Ftohtë

1

Nga: Dr Sadri Ramabaj, Prishtinë

Lufta e re e Ftohtë po shkakton përplasje mes fuqive rajonale për sferat e tyre të interesit. Në këtë kuadër, Shqipëria politike dhe Republika e Kosovës, vetëm duke ecur drejt krijimit të Federatës Shqiptare si mburoja e interesit nacional, do të sigurojnë stabilitetin dhe prosperitetin tonë si Komb.

Rikthimi i gjeopolitikës po ndodhë tok me Luftën e re të Ftohtë që po karakterizohet nga shpërthimet e luftrave në zona të “nxehta” të tipit të luftrave me prokurë [rasti i Ukrainës, asaj në Lindjen e Meme – Gazë], tensioneve të ndezura në zona tjera [Ballkan, Azi Perednimore, Iran…], mospërfilljeve të normave ndërkombëtare, rikthimit të plotë në garën për armë në plan të gjerë, me theks midis SHBA-së nga njëra anë dhe fuqive të mëdha si Kina dhe Koreja e Veriut për Indo-Paqësorin dhe Rusinë e Euroazinë nga ana tjetër…
Pretendimi i Rusisë së Putinit se brenda pak ditësh, eventualisht javësh, do ta rikthente Ukrainn në tërësi brenda spektrit të saj, në përputhje me interesat gjeopolitike ruse, nuk e kishte parasysh gadishmërinë e SHBA-ve për ta tërhequr Rusinë në një luftë-kurth të gjatë, që do ta arsyetonte zhytjen e saj në garën e re për armatim dhe përballje afatgjatë me Europën Perendimore.
Në procesin e rikthimit gjeopolitik kishte nevojë urgjente që të spërthente lufta në Ukrainë, me qëllim që të ndalet marshi rus drejt Euroazisë.
Përmbyllja e Luftës së Ftohtë me fitoren e demokracive liberale përballë socializmit të tipit rus, sado që kishte krijuar entuziazmin mbi “fundin e historisë”, respektivisht promovimin jo pa burbujë të unipolaritetit që për gadi tri dekada do të drejtohej nga SHBA-të, në esencë kishte shpërfaqur edhe një zonë të madhe gri. Në këtë zonë “shtetet kaluan nga politika e jashtme pro-SHBA-ve ose politika e jashtme e qartë anti-SHBA-ve, qoftë edhe e kufizuar, në një politikë të jashtme më të pavarur.”[1]
Në këtë kapërcyell të rikthimit të gjeopolitikës rrjedhimisht dalin në skenë, përveç Kinës si sfiduesja kryesore e SHBA-ve, edhe disa fuqi rajonale që sfidojnë dominimin amerikan në pjesë të ndryshme të globit dhe mbajnë marrëdhënie miqësore me Kinën. Në këtë rast India zë vend qendror, por nuk mbesin mbrapa edhe fuqitë rajonale si Turqia, Irani, Korea Veriore, Afrika e Jugut, Brazili…
Në përpjekjet e saj për rikthim të plotë në skenën botërore në cilësinë e superfuqisë, Rusia luan të gjitha levat e mundshme, për realizimin e ambicieve të saj. Aspak mbrapa saj nuk mbeten as India, Irani dhe Turqia.
Irani na rishfaqet sërish me ambiciet e tij bërthamore dhe me peshën që pretendon ta imponoj edhe në Lindjen e Mesme përmes provokimit të luftës në Gaza, po edhe mbështetjes së hapur të Hutit në Jemen.
Por, përderisa studjues të shumtë gjykojnë se ky rikthim i gjeopolitikës në themel ka garën amerikane të armatimeve dhe tensionet në rritje me Kinën, ai po promovon njëkohësisht edhe Luftën e re të Ftohtë që po shkakton përplasje mes fuqive rajonale për sferat e tyre të interesit që njëkohësisht sfidojnë hegjemoninë amerikane.

Lufta në Ukrainë imponoi ndryshimin e dinamikës

Ndërsa Lufta e Ftohtë i referohej konkurrencës së pushtetit dhe garës së armëve midis dy superfuqive – SHBA-ve dhe BRSS-së, rikthimi tek gjeopolitka dhe promovimi i Luftës së re të Ftohtë është ndërmarrje e madhe dhe përfshin sfidant të ri si Kinën, Rusinë, Indinë, Turqinë, Iranin… të cilët kërkojnë të promovojnë një rend t ri botëror. Në këtë rend të ri botëror, sipas tyre, roli i SHBA-ve dhe i Perendimit në përgjithësi, do të ishte shumë më i kufizuar se sa që ata kanë në rendin aktual.

Përfundimi i Luftës së Dytë Botërore [LDB] po shpërfaqte në skenën e re politike botërore dy fituesit shenjues të saj – SHBA-të dhe BRSSS-në. Ata tok, në zanafillën e Lufëts së Ftohtë, që po promovonin me krijimin e dy blloqeve ushtarake, kishin ideologjinë [përballeshin demokracia liberale me komunizmin e tipit rus]. Lufta e Ftohtë e re bazohet përgjithësisht në interesa gjeopolitike dhe gjeoekonomike, që nuk kanë për orjentim fare ideologjinë. Ndërkohë ka zëra nga mileu i mendimit politik amerikan, se beteja për një rend të ri botëror ka për bazë edhe përplasjen ideologjike që për bazë ka demokracinë e tipit amerikan përballë autoritarizmit të tipit të Kinës, Rusisë a Iranit. Megjithatë, ekspertët nga pjesë të tjera të globit nuk e shohin këtë si një konkurrencë ideologjike, pasi politika e jashtme amerikane nuk promovon gjithmonë demokracinë.[2]

Nga mbarimi i LDB e deri në rënien e perdes së hekurt në Berlin [1989], me çka shënohej edhe fundi i Luftës së Ftohtë, intenziteti i luftrave me prokurë në nivel planetar ishte më i ultë; ai nuk rrezikonte dot përplasjen mes superfuqive bërthamore.
Shpërthimi i lufëts në Ukrainë dhe dështimi rus për ta pushtuar e nënshtruar Ukrainën shpejt dhe plotësisht, ka imponuar dinamikë tjetër në rrafshin global. Rrjedhimisht intensiteti i konfliktit midis konkurrentëve në Luftën e Ftohtë të re duket se do të jetë më i lartë edhe për shkak të natyrës së lokalizuar të konflikteve.
Shpërthimi i luftës në procesin e shkërmoçjes së Jugosllavisë duket të ketë qenë prologu i këtij përballimi të ri mes superfuqive. Ndërhyrja e NATO-s atbotë për të ndalur thellimin e gjenocidit në Bosnjë e Kosovë, pra jo për të parandaluar atë, kishte për objektiv edhe arsyetimin moral të një ndërmarrjeje të tillë që do të kufizonte rolin e Rusisë tutje në Ballkan.
Ndërkaq zhytja e Rusisë sot në një luftë të re, në Ukrainë, gjithësesi me shumë të panjohura, sado që në interesin e Putinit do të ishte që ajo të prodhojë një varg shpërthimesh në pjesë të ndryshme të palnetit, ky konflikt po shkon drejt përplasjes afagjatë mes Europës dhe Rusisë.

Gjatë dinamikave të reja që mund të rrjedhin në këtë proces të rikthimit të gjeopolitikës, e bashkë me të edhe të promovimit të Luftës së re të Ftohtë, çdo konflikt midis SHBA-ve dhe Kinës do të kufizohet ekskluzivisht në rajonin Indo-Paqësor. Por, përderisa gjatë Luftës së Ftohtë [1947-1989] qe arritur një lloj barazpeshe dhe “mirëkuptimi” për ndarjen e sferave të interesit, zhvillimi i hovshëm i teknologjisë sot në përmasat e një Lufte Kibernetike, që është tipari shenjues i Luftës së re të Ftohtë, e bën përballjen të jetë sfiduese për të gjithë pjesëmarrësit.

Por, ngjashëm si në epokën e Luftës së Ftohtë dhe përballjes mes dy blloqeve atbotë [SHBA-BRSS], edhe sot në fillet e Luftës së re të Ftohtë, përballja mes fuqive bërthamore do të bëhet çmos që të shmanget.
Kjo intencë për shmangie të një përballje të tillë lexohet qartë edhe në reagimin e Papës, tek i bën thirrje Ukrainës që të ngre flamurin e bardhë dhe të fillojë bisedimet për paqë, edhe me kushtin që të humbas territor.[3] Çdo luftë e drejtpërdrejtë në epokën e globalizimit do t’u kushtojë atyre edhe në frontin ekonomik.
Ndryshe nga periudha sa zgjati Lufta e Ftohtë, kur blloku amerikan dhe ai sovjetik u demarkuan, ndërkaq ekonomia globale ishte larg integrimit, Lufta e re e Ftohtë po promovon ndikimin e madh të përdorimit të sanksioneve amerikane ndaj konkurentëve rajonal të SHBA-ve, meqë fuqia ekonomike dhe dominimi i saj në tregjet botërore, gjykojnë ekspertët amerikan, luan një rol kryesor në botën globale.

“Bota serbe” dhe rirreshti i ri gjeopolitik

Ndihmës Sekretari i Shtetit i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, James O’Brien, nga fundi i shkurtit vizitoi Malin e Zi me ç’rast e vetkuptueshme, u takua me zyrtarët më të lartë të shtetit. Me këtë rast, ai kishte dërguar “disa mesazhe sterile, të përgjithshme për publikun për domosdoshmërinë e Euro- Integrimi Atlantik”[4], shkruan publicisti i njohur malazez Balsha Knezheviq.
Në këtë kontekst, vizita e O’Brien-it nuk ndryshon aspak nga vizitat e zyrtarëve tjerë të lartë nga perëndimi, të cilët në Mal të Zi sillen pak a shumë si administratorë kolonialë që detyrohen të japin urdhra, sepse kjo duket se është e vetmja rrugë se si mund ta bëjë të funksionojë grupi “rininë politike”, që është aktualisht në pushtet.
Kjo vizitë vije në prag të promovimit të bazës usharake ajrore taktike të Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO) në Kuçovë [Shqipëri] që do të bëhej më 4 mars , duke hyrë në histori si e para bazë e aleancës në rajonin e kësaj pjese të Europës Juglindore që sot po cilësohet pa ndonjë bazë shkencore si Ballkani Perëndimor.
Por përderisa për shqiptarët përgjithësisht përzgjedhja e bazës së Kuçovës lidhet sa me pozicionin gjeostrategjik të vendit, po aq edhe me besueshmërinë që Shqipëria ka krijuar në gjirin e aleancës ushtarake, me Malin e Zi ndryshon puna.
Kësaj vizite i parapriu ndryshimi i thellë në kreun e Malit të Zi dhe një sprovë për pushtimin e veriut të Kosovës nga fundi i shtatorit të vitit që lamë pas [24 shtator 2023] nga ana e Serbisë. Ndërkohë revista prestigjioze amerikane The Times paralajmron se ka dyshime se Serbia po përgatit një operacion tjetër ushtarak ndaj Kosovës.[5]

Këto zhvillime tok me kërcnimet e përditshme të drejtuesve të Republikës Serbe në Bosnjë e Hercegovinë për shkëputje nga Bosnja dhe bashkim në kuadër të “Botës serbe”, flasin se rajoni i Ballkanit Perëndimor është në një situatë shumë më të keqe dhe në gjendje jostabiliteti më të rënduar se sa ishte disa vite më parë kur hynë në skenë projekti i Eskobar-it dhe Hill-it që ndërlidhet me Ballkanin e hapur. Shih për këtë, shkruan B.Knezheviq “nuk është çudi që spekulohet se ata përfaqësojnë një zhgënjim të madh për diplomacinë amerikane, megjithëse kjo nuk do të thuhet kurrë zyrtarisht.”[6]
Zbarkimi ndërkohë i të dërguarit amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, në Prishtinë këtë javë nuk ndërlidhet thjeshtë vetëm me mesazhet që ai i solli Qeverisë së Kosovës për dialogun mes saj dhe Serbisë, por shkon përtej këtyre raporteve.
Siç bën të ditur Departamenti i Shtetit, Escobar do ta vizitojë Belgjikën, Kosovën, Austrinë dhe Malin e Zi nga 10 deri më 18 mars 2024.
“Vizita e tij do ta ritheksojë përkushtimin e shteteve të Bashkuara për vendet e Ballkanit Perëndimor, të cilat e synojnë integrimin Euroatlantik dhe një bashkëpunim më të thellë rajonal”, thuhet në njoftimin e Departamentit të Shtetit.
Më 13 e 14 mars ai vizitoi Kosovën dhe dha deklarata tejet kontraverze.
“Vendimi për dinarin – katastrofal, që krijon kaos në ekonominë e Kosovës…”
Ose:
“Partneriteti mes SHBA-së dhe qytetarëve nuk shkon përmes një njeriu apo partie, por do të thosha se tani kemi probleme në komunikim me kryeministrin. Ky nuk është problem që kanë vetëm SHBA-të, ka edhe BE-ja, NATO-ja, Britania e Madhe, dhe shtete tjera si Maqedonia e Veriut apo Shqipëria. Duam kthimin e marrëdhënieve në binarët që kanë qenë më parë”, tha Escobar.[7]
Ose edhe më kontravrze, por që sinjalizon krijimin e alibisë për shpërthim të luftës së re shqiptaro-serbe! Kujt i shërben nëse jo Beogradit kjo axhendë politike?
“Duhet të pranojë se marrëdhëniet tona kanë disa sfida tash, e këto sfida janë për shkak të trajtimit të minoritetit serb në Kosovë.”[8]
***
Derisa Serbia si parakusht për shkëputje nga orbita ruse duket se e ka rikthimin tek axhenda e ndarjes së Kosovës në një mënyrë a tjetër [imponimi i Bashkësisë së Komunave Serbe mund të cilësohe tsi hapi i parë në këtë drejtim] dhe përfshirjen e Malit të Zi dhe Republikës Serbe të Bosnjës brenda “Bota serbe”, ajo ndërkohë me ngurrim po bëhet pjesëmarrëse në Lufëtn e re të Ftohtë dhe po rishikon pozicionin e saj jo pa shqetësime të thella, për shkak të konsolidimit të faktorit shqiptar dhe forcimit të sovranitetit të Republikës së Kosovës në këtë kuadër.
Serbia pretendon të bëjë brenda një harku kohor të arsyeshëm lëvizje strategjike për të përmirësuar profilin dhe ndikimin e saj në Europën Juglindore, duke u bërë pjesë integrale e ambjentit strategjik të SHBA-ve, gjithnjë duke pretenduar ta përmbyllë ëndrrën shekullore serbe për dalje në Detin Adriatik.
Por ky pozicionim nuk ka se si të mos cilësohet si akt që bie ndesh me interesat amerikane, përderisa garancitë për shqetësimet e sigurisë në rajon mbesin permanente për aq kohë sa Rusia ka një prezencë kaq të madhe sa ka sot në Serbi.
Kjo prezencë u sinjifikua edhe përmes një akti trivial që paraqet një fotografi e ish ambasadorit serb në SHBA, Marko Gjuriqi, i dërguar i lobit ruso-serbo-hebre [këta të fundit përfaqësues të një sekte të ekstremit të djathtë që veprojnë kryesisht për rikthimin e Donald Trump-it në Shtëpinë e Bardhë – produkt i të cilit është projekti Ballkani i hapur, për t’u katapultuar në postin e kryeministrit të Serbisë. Por që ta arrijë këtë pozicion atij i duhet të kalojë verifikimin dhe të dëshmojë se tutje ai i shërben kauzës ruso-serbe, prandaj publikohet fotoja me Millan Radojçiqin tek platforma X. Publikimi i saj pikërisht në prag të formimit të Qeverisë së re serbe, ku roli i Gjuriqit duket të jetë më shumë në shërbim të rirreshtimit strategjik serb, respektivisht shkëputjes formale nga orbita ruse, pasi ta marr miratimin nga Milan Radojiçiqi, zyrtari i lartë i FSB ruse [Shërbimit Federal për Siguri] dhe i BIA-s serbe, duke qenë i bindur se dalja e Serbisë në Adriatik, de fakto, i shërben më shumë interesave ruse në rajon.
Portali malazez Aktuelno ka kohë që ka shkruar se për shkak të sjelljes së tillë të Eskobar-it dhe Hill-it, ata do të sanksionohen. Në këtë kuadër O’Brien, i cili ishte i dërguari special i presidentit dhe pjesëmarrës në negociatat për paqen në BeH, por edhe pjesë e delegacionit amerikan gjatë negociatave në Rambuje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në vitin 1999, nuk mund të qëndronte pasiv si paraardhësi i tij, derisa projekti për krijimin e “Botës serbe” po përparon tutje.

***

Në dritën e zhvillimeve të reja gjeopolitike në Ballkan, Serbia ia ka dalë të marrë një pozicion të rëndësishëm jo dhe aq për shkak të historisë së saj, rëndësisë gjeografike dhe rolit të saj në rajon, sa për faktin se rivalët – faktori shqiptar, mbetet i ndarë, ndërkaq ai kroat tashmë ka realizuar projektin e tij.
Në periudhën e Luftës së Ftohtë, Serbia duke qenë pjesë e Jugosllavisë, kishte përfituar shumë nga e ashtuquajtura Lëvizje e të Painkuadruarve. Gjatë procesit të shkërmoçjes së Jugosllavisë, Serbia ia doli që të imponohet si faktor ushtarak dhe përfitoi duke krijuar mbi gërmadhat e gjenocidit në Bosnjë një entitet politik siç është Republika Serbe, përçuese e interesave serbe dhe ruse në rajon. Nëdrkohë Serbia ka kërkuar të afirmohet si një forcë e rëndësishme në Ballkan dhe të luajë një rol të rëndësishëm në gjeopolitikën rajonale. E tillë – fituese, ajo u dëshmua edhe në takimin e presidentit ukrainas Zelensky me shefat e shteteve dhe qeverive të Ballknait Perendimor në Tiranë, duke imponuar tekstin e deklaratës politike.[9]
Ndërkaq në lidhje me ndikimin amerikan në rajon, Serbia ka pasur marrëdhënie të ndryshme dhe ka ndjekur një kurs të veçantë politik. Në disa raste, Serbia ka kërkuar të ruajë marrëdhëniet e saj tradicionale me Rusinë dhe shtetet e tjera që janë pjesë e bashkësisë së ish-Bashkimit Sovjetik. Këto kërkesa dyshja e diplomatëve amerikan që zumë në goj më lart, i ka tumirë. Megjithatë, në disa raste të tjera, Serbia ka kërkuar të përmirësojë marrëdhëniet e saj me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe të kthehet drejt Perëndimit.
Pozicioni i Serbisë në këtë kuadër është ndikuar nga shumë faktorë, përfshirë marrëdhëniet me fqinjët, me theks ato me shqiptarët e kroatët, aspiratat për anëtarësim në strukturat ndërkombëtare si Bashkimi Evropian dhe marrëdhëniet me fuqitë globale si SHBA-ja, Rusia dhe Kina. Në një farë mënyre, Serbia ka insistuar edhe gjatë plot tri dekadave të koegzistencës Lindje-Perednim, respektivisht përpjekjeve për të ringjallur boshtin Paris-Berlin – Moskë [1989-2022], për të qëndruar e pavarur. Ajo, në këtë kuadër, ka shfrytëzuar marrëdhëniet me të gjithë aktorët për të përmbushur interesat kombëtare dhe për të mbrojtur pozicionin e saj në rajon dhe në skenën ndërkombëtare.

Shqipëria dhe shqiptarët në rirreshtimin e ri gjeopolitik

Në dritën e këtyre zhvillimeve të reja gjeopolitike në Ballkan, Shqipëria dhe shqiptarët kanë një vend të rëndësishëm për shkak të pozicionit gjeografik, historisë dhe rolit në rritje në rajon.
Shqipëria pavaërsisht se është një shtet i vogël në këtë rajon, ajo ka pozicion të shkëlqyeshëm gjeopolitik, ndërkaq në historinë moderne të rajonit ka pasur një rol të rëndësishëm. Pas rënies së regjimit komunist në fillim të viteve ’90-ta, Shqipëria ka kërkuar të forcojë marrëdhëniet e saj me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe të përparojë në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimi Evropian dhe në NATO.
Në dritën e zhvillimeve të fundit, ndikimi amerikan në Ballkan ka qenë më i dukshëm, veçanërisht në kontekstin e zgjerimit të NATO-s dhe përpjekjeve për të rritur stabilitetin dhe integrimin euroatlantik të vendeve ballkanike. Shtetet e Bashkuara kanë qenë një partner i rëndësishëm për Shqipërinë në fusha të ndryshme, duke përfshirë sigurinë, zhvillimin ekonomik dhe reformën në institucionet shtetërore.
Në këtë kuadër, Shqipëria dhe shqiptarët janë përpjekur të përfitojnë nga marrëdhëniet e tyre me Shtetet e Bashkuara dhe të përdorin këtë partneritet për të përparuar në rrugën e tyre drejt integrimit evroatlantik.
Me ndërhyrjen e SHBA-ve në qershor të vitit 1999 u arritë që pjesërisht të korigjohet dëmi që i ishte shkaktuar Shqipërisë dhe shqiptarëve me Konferencën e Ambasadorëve në Londër [1913]. Pas çlirimit të Kosovës do të pasohet krijimi i Republikës së dytë shqiptare në një pjesë të ish Vilajetit të Kosovës, duke ju mohuar e ddrejta për bashkim me Shqipërinë. Ky ishte thjesht kompromis i Perendimit me interesat strategjike të fqinjëve të shqiptaërve, para së gjithash me ato të Serbisë.

Përveç kësaj, Shqipëria dhe shqiptarët kanë punuar për të përforcuar bashkëpunimin me vendet tjera të rajonit dhe për të promovuar stabilitetin dhe zhvillimin në Ballkan. Pozicionimi strategjik i shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, duke u shndërruar në faktor të kohezionit të kësaj ish republike jugosllave dhe ai i shqiptarëve në Malin e Zi, duke i kontribuar pavarësimit të tij, është një investim politik kapital për të ardhmen e shqiptarëve dhe të rajonit.
Për Shqipërinë dhe shqiptarët, një partneritet i ngushtë me Shtetet e Bashkuara mund të sjellë avantazhe në fusha të ndryshme, duke përfshirë investime të reja, siguri të përbashkët etj. Megjithatë, në këtë kuadër, është gjithashtu e rëndësishme që të dy republikat tona – Shqipëria politike dhe Republika e Kosovës, duke ecur drejt krijimit të Federatës Shqiptare [duke e cilësuar atë edhe si mburojë e interesit nacional], të kultivojë marrëdhënie të mira me të gjithë partnerët tanë strategjik, në mënyrë që të sigurojmë stabilitetin dhe prosperitetin tonë si Komb, por edhe të rajonit si pjesë e rendit të ri botëror që po vjen tok me ndeshtrashat që sjell Lufta e re e Ftohtë.

________________
Fusnotat
1. Dr. Manoj Kumar Mishra: https://www.eurasiareview.com/11032024-the-new-cold-war-changing-context-and-shifting-contours-of-international-politics-analysis/
2. Po aty
3. https://www.geopolitika.news/vijesti/papa-franjo-pozvao-kijev-da-pokaze-hrabrost-bijele-zastave-reakcija-ukrajinskog-sefa-diplomacije/
4. Balša Knežević: https://www.aktuelno.me/politika/gabrijel-eskobar-prva-zrta-pogresne-politike-sad-u-regionu/?fbclid=IwAR1a52avYi7GRaUaHtWJ-ZyHqq9QWTGVWmTenSu9Jh6AmcS4y8fhgweRnhk
5. https://www.thetimes.co.uk/article/gun-battle-in-kosovo-raises-the-tension-with-serbia-sh6m2k8vf
6. Balša Knežević: https://www.aktuelno.me/politika/gabrijel-eskobar-prva-zrta-pogresne-politike-sad-u-regionu/?fbclid=IwAR1a52avYi7GRaUaHtWJ-ZyHqq9QWTGVWmTenSu9Jh6AmcS4y8fhgweRnhk
7. https://www.koha.net/arberi/412400/escobar-thote-se-dialogu-eshte-ne-faze-kritike/
8. https://www.koha.net/arberi/412618/escobar-raportet-kosove-shba-perballen-me-sfida-shkaku-i-trajtimit-te-minoritetit-serb/
9. https://www.youtube.com/watch?v=3oi80-oqSc0