ARKIVI:
27 Prill 2024

Debat në Klan Kosova Today për mosshërbimin me ushqim “për Ramazan” në një restaurant të Ferizajit, ku mora pjesë edhe une (Video)

Shkrime relevante

Më 24 prill të vitit 1924, 100 vjet më parë, vizionari Sefë Reçica kishte arritur të hapë një shkollë në Llugaxhi

Selatin Retkoceri, Llugaxhi, Lipjan  ___ Sot më rrëmbyen emocionet, më tradhtuan lotët dhe...

Florida përforcon me ligj standardet shtetërore të edukimit mbi rreziqet, krimet dhe të këqiat e komunizmit

Nga Frank Shkreli Javën që kaloi, Guvernatori i shtetit Florida në Shtetet...

Mbi romanin “Paraardhësit”, të autorit Muharrem Blakaj

Recensë Nëse e konceptojmë si një triptik të temës shumë të rëndësishme...

“Po regjistrohen si musliman pa i pyetur fare”- Organizatat ankohen për regjistrimet nga ASK-ja

https://www.youtube.com/watch?si=QdoaVNZz80yZCbE2&fbclid=IwZXh0bgNhZW0CMTEAAR0Bl3ZTe0s2WfhXwdNkKlBfyRbGy1qVbhzdAvaBdOIdDVckjS-nticOM4I_aem_AdNBqZfh7wsXYLNCShRif-Kgff6PZLPtUJsQQUiNCg39NmvYujnjhpXYXreerFHnHHBwqpd4tRt-HG4AwnTqCOCw&v=9gqCKJaSH1U&feature=youtu.be

Ne, një popull i tradhtuar, i vjedhur dhe i sakatuar nga të gjitha qeveritë e pasluftës

Nga: Lirim Gashi , Prishtinë ___ Pyes vazhdimisht veten se si e lejuam...

Shpërndaj

Në foto: Gjergj – Bajram Kabashi

Ps!

Sqarim për pjesëmarrësin në debat nga Prishtina, se si shpjegohet në WikipediA shprehja agjendë 

“Një agjendë është agjenda ose agjenda e një mbledhjeje. [1] ‘Përcaktimi i rendit të ditës’ përdoret në një kuptim më të gjerë për të pasur ndikim se cilat çështje përfshihen në proceset vendimmarrëse dhe aftësinë për t’i futur rastet e tyre në rendin e ditës. “Të kesh një agjendë” përdoret nëse një aktor synon t’i fusë çështjet e tyre në një debat apo proces vendim-marrës. Në politikë dhe diplomaci, ajo tregon rendin e ditës, pra cilat çështje trajtohen për shqyrtim politik.

Fjala e ka origjinën nga latinishtja për “që duhet bërë”. Fjala rrjedh nga çështjet teologjike për t’u trajtuar në takime që nuk merreshin me besimin por që trajtonin çështje të tjera. [2] por ka hyrë në gjuhë të tjera (pra edhe në shqip, vërejtja ime) nga anglishtja.”

WikipediA

Pjesëmarrësi në debat nga Prishtina foli e arsyetoi në përgjithësi mjaft mirë , por mospajtimi i tij dhe cilësimi i fjalës sime “agjendë për të na islamizuar” si “fjalë e randë”, nuk është kuptuar prej tij. Përkundrazi të thërrasësh vazhdimisht se po na islamizojnë e shkatërrojnë kulturën tonë në emër të përhapjes së një feje për interesat e huaja antishqiptare, është fjalë e mendim tepër i butë.

Përndryshe, në emision nuk deshta t’ia sqaroja që të mos e pengoja debatin, por e pyes tash me shpresën që ai e lexon apo ia bënë të ditur dikush, se pse në gjithë periudhën e pushtimit të Perandorisë Osmane nuk janë ndërtuar më shumë se 300 xhami , e vetëm në këto 25 vite janë meremetuar e ndërtuar mbi 1 mijë xhami, kryesisht nga Turqia me syimin e qartë islamizimin e Shqiptarëve, do të thotë asimilimin e tyre gradual me Islamin e ndërlidhur me interesat neoosmane-turkomëdha  ?!

A nuk është ky argument uluritës, Zotëri i nderuar…?

A nuk është kjo agjendë për të na asimiluar në islamik nga ana e së paku një shteti të huaj…?!

Për të na zhbërë me Islamin e rrethanave globale, në vendin tonë…?

Më duhet të theksoi se debatet rreth islamizimit duhen vazhduar pa asnjë kompleks që mund të preket dikush, si Zonja Ikballe Huduti apo tjetërkush, që është e preferuara e shtetit teokratik të Iranit, që e njef gjithë bota për terrorin e ushtruar ndaj femrave që policia islamike e atij vendi mendon se nuk sillen apo vishen, në bazë të normave islamike.

____

  • Emisioni u moderua nga gazetarët Engjëll Hamiti dhe Jehona Gashi

K O M E N T E

8 KOMENTE

  1. Përshëndetje i nderuar! Një paraqitje dinjitoze , kulturore dhe përmes një shqiptarizmi të munguar! E ndoqa me shumë vëmendje intervistën tuaj. Çdo gjë që thoni është shumë e vërtetë, por pushtetareve të Kosovës u intereson injoranca e popullit, mediokriteti, sepse mund të komandohen dhe shtypen shumë më lehtë, përveç marrëveshjeve që mund të kenë bërë me asimiluesit në fjalë. I njëjti fenomen ndodh edhe në Shqipëri, sigurisht jo me islamizim politik, por me injorancën që kanë instaluar, përkatësisht Big Bro…, emisioni më i ndyrë, emisionet ku moderatoret përcjellin vetëm kurvëri me pamjen e tyre , përveç temave që trajtojnë. Në fokus janë çifte imoralësh te pasuruar në rrugë të pandershme etj. Pra është instaluar një sistem i tërë shumë i fortë antivlerash dhe prostitucioni e amoraliteti. Besoj i njëjti fenomen ndodh edhe në KS. Janë të vetmit pushtetare që nuk e duan kombin e tyre.
    Unë sigurisht do të mbijetoj këtu, e vetmja gjë që mund te bëj është të përkthej dhe marr pjesë në Konferenca etj, të jem aktive në këtë mënyrë, si rrjedhojë veprimtaria ime mund të lërë sadopak gjurmë.
    Për ju uroj që kauza juaj e drejtë të shkaktojë edhe më shumë reaksion!
    Me shumë respekt Eli

  2. 1- Ne kete debat asht thane se “…… pse në gjithë periudhën e pushtimit të Perandorisë Osmane nuk janë ndërtuar më shumë se 300 xhami…..”.
    Natyrisht 300 xhami sepse xhamite e tjera jane ba tue kethy KISHAT KRISTJANE NE XHAMI. Ky asht BESIMI ISLAM I PAQES DHE I HARMONISE.

    2- Arrestohet Ikballe Huduti që e quante Amerikën terroriste.etj.

    • me ju than te drejten SHipnia na e pruni Islamizmin radikal nKosove dhe sherbimet tjera. Ne Kosoves enveristet dhe ata qe jan pro Shipnis po e perkrahin cdo levizje kuner Kosoves

  3. Ne Ferizaj eshte nje qender shume e madhe tregtare dhe e bukur e quajtur “Village”. Eshte nje kompleks me dhjetera (ne mos me shume) dyqane biznesi. Me heret aty ishte Fabrika e Drurit e cila u privatizue dhe me vone u ndertuan dy rrokaqiej dhe dyqane te shumta. Tani ai kompleks eshte ne pronesi te djalit te axhes te Ardian Hoxhes, debatuesit ne emisionin Klan Kosova Today. Lokali qe nuk i la konsumatoret ta konsumonin ushqimin brenda lokalit quhet “Pasta Fasta”.
    Mendoj qe gjate debatit Ardiani pati dy gabime. E para ishte kur ai kundershtoi z. Kabashi per perdorimin nga ana e tij e fjales agjendë dhe e dyta kur tha qe Kosova eshte afer Evropes. Z. Kabashi ka plotesisht te drejte kur thot se ka agjendë nga disa vende te huaja per te na asimiluar ne islamik. Kete nuk mund ta mohoje askush. Dhe tjetra, Kosova nuk eshte afer Evropes por eshte ne Evropë.
    Per aq sa e njoh Ardianin (permes intervistave te mehershme neper tv. te ndryshme) mendoj se ideologjikisht eshte ne vijen kombetare.
    Bajram Kabashi si gjithmone kishte paraqitje dinjitoze.

  4. krej e qarte kjo. Edhe debati ose dialogu i kulturuar dhe permbajtesor i z. Kabashi.

    Por, problemi kryesor ndodhdet ose qwendron dikund tjeter….Ne interpretimin, keqinterpretimin dhe keqkuptimin e eshatologjise dhe epistemologjise revolucionare, moniste osed jugokomuniste fese ose religjionit nder shqiptaret. E sidomos ne inazioni, evazionin,inflacionin dhe konfuion e madh te mendimeve, ideve dhe teorive te ndryshme pro & contra….

    Paqeja, dashuria, bukuria, harmonia, solidariteti,hyjnia dhe pofecia e brendshme dhe e jshtme e njeriut shqiptar ne Kosove dhe gjithandej, si duket jane ambiciay, qellimi dhe lajtmotivi kryesor i nje kfrijuesi, intelektuali cdhe patrioti shqiptar si Bajram ( gjergj ) Kabashi…I Kemi per hastrete ne shqiptaret gjizhandej, fene dhe vellezerit e motrat tona shqiptare gte fese katoloke. Kjo eshte edhe vlere, edhe eduakte, edhe kulture, edhe tradite dhe histori….

    Ndaj, shaqikptaret e kundondodhur duhet gte ecin oyse leviin vete, pderpara se gte levizinin dhe ndryshojne boten.

    Hoxhalllaret turkofil dhe “xhemati i tyre” filoturq, gjithemone kane aqene ne vale gte njejta dhe gte shkurtdera me Serbine dhe Rusine.

    Kemi marrur n´thua prapa ose permbas ne shqiptaret, si duket?!…Na kangelur ne prapanicde kaqani i lakres se ndrikulles ( dhelperese) ….E ngojme ( degojme) kangen e Gjarperit dhe Mujes e Halitgit tre ( 3) sahat e na duket pak! Plus senet ose “cikerrimat”tjera…. Aiiii kuku nane!

    ” Jam i bindjur fort ne beIkmin dhe predikimin tim, spas te te cilit forca ose fuqia e shpirttit tim, rritet ose shtohet ne perpjestim me forcen (fuqine) e besimit dhe neshtrimit te tij absolut ndaj trupit ( organizmit),besimit, shpirtit dhe intelektit tim. ( Friedrich Nietzsche )

  5. Zonja Hududi thot sse myslimanet jane te persekutuar sepse gjate muajit te ramazanit nuk zbukurohen qytetet sic zbukurohen per Krishtlindje dhe Vit te Ri. Po zonja a thua e di qe ato zbukurime kane tradite kristiane, dhe si te tilla jane haram. Ashtu sic eshte haram edhe muzika (pervec ilahive) haram eshte edhe zbukurimi sipas traditeve kristiane. A ka degjuar apo parë znj. Hududi qe ne vendet arabe, Jemen, Arabi, Irak, Kuvajt, Libi, Mauritani apo edhe ne Iran qe qytetet te zbukurohen per Ramazan. Jo, nuk ka pare! Le ta hape FB zonja dhe do t’i lexoje komentet e islamisteve shqiptare qe jane kunder ketyre zbukurimeve. Jam i sigurte qe edhe hoxhe Shefqet Krasniqi eshte kunder.
    Diskriminim behet ndaj komunitetit te vogel te shqiptareve katolikë. Qe nga lufta e kendej te gjithe udheheqesit e Kosoves , me Hashim e me Ise, me Ramush, me Albin, me Glauk, me Vjose etj. etj. bejne iftare dhe ftojne udheheqesit fetare myslimanë. Edhe katoliket e kane kohen per agjerim. Agjerimi i katolikeve quhet krezhmë. A mos keni degjuar qe ndonje politikan kosovar shtroi ndonje drekë apo darke per krezhme? Jo, kurre katoliket nuk u ftuan dhe nuk u respektuan nga udheheqesit tane. Dhe kurre nuk i ndjeve shqiptaret katolike duke u ankuar per kete mosperfillje nga politika.

  6. O kumar!

    Une menoj ( mendoj) se nese ne shqiptaret vertete duam te futemi (inkuadrohemi) ne vlerat dhe parimet e njohura te BE-s dhe Perendimit: Atehere, separi e sepakur duhet te behemi te ngjajshem dhe te njejte me ta….Evropa Perendimore ershte kristiane ose katolike.

    Nuk munesh ( mundesh) ti, une, ai, ajo ose ata me i mashtrua dhe manipulua ata qe i njohin dhe eksploroje Marsin, Aferditen (Veneren), Saurnin, Jupiterin dhe galaksite tjera. allahile!

    Ne kete prizem, personalisht menoj se serbet jane pare nesh me shekuj ose dekada.

    Kurre nuk e lane serbet, turkun me iu ba zot shtepie, apo me i ndertuar mejtepe, hamame dhe xhamia turke ne Serbi! Jo kurre qebesa.

    Dhe…shqiptaret e shkrete ose koketul e kokebosh: jO vec mejtepe, hamame e xhamia, por i kane ba turqit shefa dhe zotni te Kosoves, he kuku( mjere) per ta dhe per ne!

    Ani turqit qe na kane vra, pre, djeg e masakruar permbi 5 shekuj!!!

    O njerez….!

    Vec po them (shkruaj) edhe une dicka…

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu