Intervistë lidhje me besimet (fundamentalizmi)
Vërejtje !
Intervista me Marjan Sebajn-Spopin është bërë më 23 nëntor 2009, që do të thotë se kanë kaluar bukur do vite nga koha e intervistimit. Mirëpo, porosia, përmbajtje dhe përgjigjet e intervistës janë aktuale edhe sot. Intervista kishte si qëllim marrjen e informatave për qëllim të studimit, hulumtimit, dhe në asnjë mënyrë për qëllime private.
Andaj në këtë drejtim në asnjë mënyrë nuk do të keqpërdoret intervista me juve i nderuari Marjan Sebaj Sopi.
Ju falenderojmë që pranuat të intervistoheni.
Ju faliminderit për mirëkuptim.
Të dhënat personale :
Emri : Mbiemri :
Marjan Sebaj-Sopi
Dita e Intervistimit: Gjinia: Mosha:
- E hënë mashkull 42 vjeçar
- E martë
- E mërkurë
- E ejte
- E premte
- E shtune
- E diele
Data Intervistimit: Vendi i Intervistimit: Profesioni:
23.11.2009 Rostock Student
Ferdi, intervistuesi:
- Kohës së fundit fundamentalizmi fetar është bërë një nga temat më të debatuara në botë. Për mendimin Tuaj, çka nënkuptoni me këtë term?
Marjan Sebaj Sopi: Po vet fjala Fundamentalizëm të shtyn të mendojsh mbi sende (gjëra) fundamente, rrënjësore, themelore etj. Mirëpo, me fundamentalizmin muhamedan kupotoj jo gjë tjetër përveq në thirrje të burimorës, d.m.th fesë nga koha e paraqitjes së saj në skenë, pra që nga Muhamedi, e kjo prap për mua është një e keqe dhe e rrezikshme, nëse kemi përpara të dhënat historike dhe të vërtetat e përhapjës dhe mbrojtjes së kësaj feje, e kjo gjatë historisë në fillim është bërë, do të thoja me dhunë, me frikë, përmes shpatës e gjakderdhjeve të mëdha: Janë këto fakte e të vërteta historike. Dhe mos të harrojmë se historinë nuk mund ta ndryshojmë përmes shpatës e dhunës. Prandaj nga kjo prizmë e shiqim fundamendalizmi është term i cili shpie kah burimi, themelet, e ato çfarë janë të tilla janë. Njeriu ka mendjen dhe arsyen dhe vepron sipas saj, dallon të mirën e të keqën dhe sipas veprave të veta ai do jetë ose i shpërblyer ose i dënuar kuptohet në saje të veprave të veta, por jo sipas botkuptimit muhamedan se vetëm arabët janë të zgjedhurit e Zotit, pikërisht ashtu siç mendonin e ende mendojnë vëllezërit Hebrenj.
Ferdi:
- Sipas mendimit Tuaj me çka lidhet fundamentalizmi fetar?
Marjan Sebaj Sopi: Po me besimin në Zot në përgjithësi. Mirëpo, kjo shfaqet e interpretohet në mënyra të ndryshme ndër fe e besime religjioze. Psh në muhamedanizëm këtë e hasim me një botkuptim krejt të stërvjetëruar e të mbrapambetur, Këtë botkuptim e hasim edhe në Besëlidhjen e Vjetër apo te Peslibërshi i Mojsiut, te libri i Shenjt i hebrenjëve, në Tora. Mirëpo, letësimin, gabimet e asokohe në krishterizëm i përmirëson Besëlidhja e Re, ku në vend të frikës së Zotit predikohet e mësohet afërimi dha dashuria në mes Atit ndaj të Birit dhe bijëve mes veti, kështu që në vend të armiqësisë predikohet e mësohet miqësia, në vend të shummartesorës (poligamisë) predikohet e aplikohet dashuria ndaj në gruaje të vetme, në vend të hakmarrjës falja, në vend të urrejtjës dashuria etj…D.m.th sot fundamentalimi fetar lidhet në ligje. Ligji i krishterizmit është dhe duhet të jetë; Dashuria ndaj Zotit dhe të afërmit, e në Muhamedanizëm lidhet e gjithë kjo me zbatime të ligjeve të cilat gjinden e hasen në Ligjin e Sheriatit. Nga kjo ndeshen dy botkukptime krejtësisht të kundërta e të ndyshme mes veti, d.m.th dashuria dhe zbatimet e ligjeve të njerëzve edhe atë ligjeve të stërvjetëruar që kanë vle në një kohë e vend të caktuar, si psh.Kanuni i ynë i Lek Dukagjinit, i cili në shekullin XXI e tutje nuk mund të jetë aktual…Pra, që të mos ket fundamentalizëm fetar, së pari çdo bashkësi fetare në rend të parë muhamedanizmi duhet të bëjë reforma rrënjësore të cilat kurr nuk i ka pasur, e që duket se frikohet nga to…Kurse, Krishterizmi i cili ka pasur reforma dhe është munduar të jetoj me kohë (Konçilet e ndryshme që nga themelimi i Krishterimit, pastaj Konçili Parë dhe i Dytë vatikanas etj.) Nëse nuk ka reforma, do të ket fundamentalizëm extrem në çdo bashkësi e çdo extremizëm pamvarrësisht nga kush vie, është i rrezikshëm në rend të parë nga ai që vie e më pas edhe në dëmë të të tjerëve, botës.
Ferdi:
- A mendoni se fundamentalizmi mund të ketë lindur si reaksion në përgjithësi ndaj procesit të integrimeve globale?
Marjan Sebaj Sopi:
Jo, këtë nuk e mendoj sepse fundamentalizmi jeton e është i vjetër edhe sa vet njeriu i “arsyeshëm”. Ka pasur dhe ka fundamentalizëm në çdo gjë. Proceset e integrimeve globale kanë një histori të re. Kurse fundamentalizma, dëshira e njeriut që të jetoj “sikur dikur” kur “gjithçka ishte më mirë” etj ka rrënjët në “kthim” në dëshira, d.m.th nga njeriu dhe qenia e tij kur ndien që asgjë nuk është kah shkon mirë, dhe se duhet ndërmarr diç! Prandaj edhe mos të kishte procese të atilla fundamentalizëm do ket. Kjo pyetje pra nuk ka asgjë të bëjë lidhje me fundamentalizëm fetar!
Ferdi:
- Nëse grupet fetare shfaqin dhunë, a mendoni se kjo gjithnjë ka të bëjë me fenë apo me grupet fetare – lëvizjet fetare?
Marjan Sebaj Sopi:
Jo! Sipas meje e gjitha kjo varret nga vetdija e atij populli pamvarrësisht se cilit besim apo fe, apo grupi fetar i takon. P.sh “Muhamedani i evropës” ka apo duhet të ketë një vetdije dhe botkuptim krejt tjetër me ata besimtarë të botës aziatike apo afrikane, e ngjajëshëm është edhe me krishterim. Ke vende të mbrapambetura pamvarrësisht besimit të tyre e të cilët mund të jenë extreme, mund të jenë të nxitura për qëllime të caktuara politike, dhe këto grupe shpeshherë edhe janë flije, viktima të politikës, intereseve, klaneve e grupeve të ndryshme të interesit. Politika e bënë të vetën e për të arritur qëllime të caktuara shfytëzojnë grupet e caktuara për qëllime të caktuar, dhe çka është normale ato mesiguri se i takojnë ndonjë feje apo besimi dhe më pas bëhet edhe ngjyrosja e dhunave dhe trazirave e që iu mveshet edhe petku i till, çfarë e kanë menduar dhe planifikuar të tjerët. Mirëpo, nuk dëshirojmë e ti ikim faktit se ka edhe grupe fetare e lëvizje që qëllimit e tyre fetare nëse nuk mundin ti arrijnë me të mirë, fillojnë të dëshpruar dhe praktikojnë e nxisinë dhe gjithë atë paknaqësi të tyre e shfaqin perms trazirave dhe dhunës.
Ferdi:
- A mendoni se ka fundamentalizëm në Kosovë?
Marjan Sebaj Sopi:
Në Kosovë nuk ka pasur fundametalizëm, mirëpo kohën e fundit shfaqen tentencat e fundamentalizmit sidomos kjo shprehet në fenë muhamedane. Në Kosovë fundamentalizëm NUK KA por KA TENDENCA TË FUNDAMENTALIZMIT!
Ferdi:
- Kohës së fundit kemi rastin e shpërfaqjes së lëvizjeve fetare në Kosovë. A mendoni se këto lëvizje mund të paraqesin rrezik për shoqërinë kosovare?
Marjan Sebaj Sopi:
Siç ceka më lart, çdo fundamentalizëm me qëllime jonjerëzore apo egoiste , pamvarrësisht nga cili besim apo grup i caktuar vie, është i dëmshëm për njeriun dhe shoqërinë mbarë, pra_edhe për ne si një shoqëri e re në skenën botërore fundamentalizmi extrem, e ai fetar sidomos, mund të paraqet rreziqe e kërcnime të mëdha për paqe e stabilitet e në rend të parë rrezik për kombin dhe synimet e tij. Kosova është me një traditë të lasht evropiano-kristiane dhe nuk duhet të lejoj asfarë fundamentalizmi fetar. Është në qendër të evropës dhe doemos duhet ndjekur rrugën dhe ligjet e saja, kuptohet nëse dëshiron ti bashkangjitet kësaj familje të përparuar ku edhe e ka vendin shteti dhe kombi ynë. Shteti duhet të jetë vigjilent dhe të përcjell pandërpre gjitha grupet e dyshimta antikosovare dhe antishqiptare e kombëtare.
Ferdi:
- A mendoni se ka raste të dhunës ndër-fetare në Kosovë?
Marjan Sebaj Sopi:
Sipas mendimit tim, në Kosovë nuk ka dhunë ndërfetare. Ka mosdurim (që ende nuk shfaqet në masë të madhe publikisht e botërisht) fetar nga qarqet apo individ të caktuar e cilët duhet të ndalen e të ç’rrënjosen sepse në të ardhmën mund të vie nga mosdurimi edhe te urrejtja ndërfetare e në rastin tonë edhe ndërvëllazëror, me që rast do humbasim vetëm ne si popull vëlla me fe të ndryshme Por, deri më sot shihet se dy bashkësitë e tona fetare më të mëdha muhamedanizmi dhe krishterimi janë për tolerancë dhe bashkpunim, kjo jep shpresë dhe besim për një të ardhme fatlume, edhe më tepër na gëzon fakti dëshirës së shoqërisë kah intekrimet evro-atlantike, ku të gjithë do respektohen e nderohen mes veti, ku do ket bashkim në dallime!
Ferdi:
- Cka nënkuptoni me tolerancë, na jepni një shpjegim Tuajin?
Marjan Sebaj Sopi:
Me tolerancë kuptoj këtë:” Mos bëjë atë çka nuk ke dëshirë të ta bëjë ty kush, apo të kundërtën për të mirë. D.m.th. Respekto njeriun si vëlla e motër, ndero e respekto dëshirën e tij, me të gjithë çka bartë ai, duaje dhe nderoje edhe nëse në shumçka dallon nga ti, në bindje, fe, arsimim, gjini, ngjyrë, ngirtje etj etj. Pra, të jesh tolerant do të thot: TA PRANOSH! TA RESPEKTOSH, TA DUASH, TA NDEROSH njeriun përkundër dallimit mes tejet dhe atij. Ky është parim, pranoje të jesh i pranuar, duaje e përqafoje të jesh i përqafuar dhe pranuar. Me një fjalë nderoje lirinë e tij në gjithçka. Njeriu është qenie e lirë dhe në marrë+dhënie, merr e jep, pra plotësohet mes veti. Atë që nuk e kam unë e ke Ti e ma jep, ndërsa ajo çka të mungon Ty merre nga unë, dhe sikurse trupi është një por ka shumë gjymtyrë dhe secila kryen punën e saj në kordinim, poashtu duhet të jetë edhe me njeriun-shoqërinë e cila nuk duhet të jetë nga askush e diskriminuar.
Ferdi:
- Populli shqiptar është njohur si një ndër popujt që gjithmonë ka pasur tolerancë fetare. A mendoni se vazhdon të mbetet kjo tolerancë edhe pas periudhës së vitit 1999 – të?
Marjan Sebaj Sopi:
Po! Është një popull që pak a shumë falë vëllazërisë së tij ka arritur të ruaj tolerncën ndërfetare. Ka pasur gjatë historisë probleme e dhunë, por jo në atë masë saq nuk ka mundur atë gabim ta përmirësoj, Sot doleranca duket se egziston por sa do jetë e qëndrueshme kjo mvrret nga puna e jonë për një të ardhme, cilën nëse e dëshirojmë do e kemi pikërisht falë tolerancës ndërfetare e cila duhet të mbretëroj së pari në zemra tona e pastaj ajo edhe të shfaqet vetvetiu. Frikësohem mos kjo tolerancë është edhe fares (maskë) shkaku i prezencës (pranisë) së ndërkombëtare në Kosovë, sepse më bëjnë të shqetësohem paraqitejt e më lart të përmenduara të grupeve extreme fundamentaliste muhamedane, cilët janë dëshmuar se kanë mbrapavijë, qëllime të caktuara, dhe në dëmë të kombit, grupe këto të cilat janë në shërbim të armiqëve të Shtetit dhe kombit tonë. Të tillë ka në numër të mirë më duket. Por besoj se vetdija e bashkësive fetare nuk do lejoj të shtrijë rrënjë një e keqe dhe e rrezikshme për vet ne!
Ferdi:
- A i besoni tezës se është evidente një rritje e përhershme e religjiozitetit tek të rinjët. Spjegoni pak ku e mbështetni qëndrimin Tuaj (Pro et contra)?
Marjan Sebaj Sopi: Po, kjo shihet sidomos tek të rinjët me fe muhamedane. Mungesa e asaj që më parë nuk ishin fetar, tashmë shfaqet me atë se dëshirojnë të tregohen më Turk se turku, apo më Papë se Papa. Te të rinjët e krishterë kjo dukuri nuk është e dukshme pasi që ata gjithnjë ishin aktiv dhe silleshin rreth djepit të tyre fetar, Kishës. Kam frikë mos kjo „zgjuarje“ tek të rinjët e konfesionit muhamedan është ky religjiozitet poashtu vetëm fasadë (maskë) e në mbrendi nuk ka asnjë të mirë dhe të shëndoshë. Mos të vrapojmë pas masës por pas kualitetës dhe të mirës. Në përgjithësi mendimi im është se populli shqiptarë në përgjithësi nuk është religjioz, është fetar, por më tepër tradicionalist. Nuk ka fe përsonale, por tradicionale sipas parimit grumbullor, po shkon ky në Kishë apo Xhami, ja po shkoj edhe unë, apo duhet të shkoj, e jo kam nevoj të shkoj! D.m.th edhe çka i përket religjiozitetit kemi një mendim e qëndrim grumbullor turko-otoman, apo aziatik!
Ferdi:
- 11. A mendoni se ka filluar të fuqizohet më tepër vetëdija fetare kundrejt asaj kombëtare? Ju lutem, cili është opinioni i juaj?
Marjan Sebaj Sopi:
Ndoshta edhe ka diçka këtu, por pyetja është se në cilën fe, besim është duke u shfaqur më tepër kjo dhe pse?
Ferdi:
- Çfarë përspektive për mendinim Tuaj, kanë fetë botërore në Kosovë?
Marjan Sebaj Sopi:
Mendoj se besimet do qëndrojnë ato të cilat edhe janë, do mbizotërojnë për një kohë të gjatë Muhamedanizmi, por se gjithnjë e më shumë do ketë rritje e përqafim të krishterimit edhe atë falë grupeve mirë të organizuar psh. Protestantëve etj. Perspektivë kanë ato fe të cilat krijojnë dhe punojnë në baza, krijojnë bërthama, qeliza, grupe të vogëla pune edhe ata të cilët do jenë aktiv në punë me familje, rini e fëmijë. Këtë më së miri e më aktiv në këtë janë grupet e krishtera të ndryshme cilat janë shtri e kanë krijuar mjaft anëtarë tani, që para lufte nuk ka qenë dukuri, kurse sot ata kanë shumë perspektivë dhe të ardhme në Kosovë e gjetiu…Ato që krijojnë paqe e stabilitet do ken edhe perpsektivë dhe ardhmëri.


