
Paska vdekur shkrimtari dhe udhëpërshkruesi i njohur Bajram Sefaj, djali i vëllait të tij, Nezir Sefaj, e kujton me një poezi mallëngjyese

Kah është nisur ky popull që kaq shumë e ka çuar bishtin…?!


Kurti dhe Tërnava vizitojnë xhaminë e Çarshisë së Novobërdës. A e njef Albin Kurti faktin se në bazë të Kushtetutës së Kosovës , Nenit 8 të saj, është duke bërë veprimtari të rëndë kushtetuese…?!
Procesi i pakthyeshëm i ndryshimit në Kosovë!

Florim Zeqa
Zgjedhjet e 14 shkurtit 2021 shënojnë kthesën e madhe dhe fillimin e një epoke të re në politik-bërjen kosovare. Zgjedhjet e 14 shkurtit 2021 ishin pak më shumë sesa zgjedhje, ishin referendum popullor në të cilin u ndëshkua pamëshirshëm klasa e vjetër politike e cila për dy dekada rresht e diskriminojë një popullatë të tërë, pa ua sjellur asnjë të mirë qytetarëve, as mirëqenje dhe as sigurime shëndetësore.
Vetting në sistemin e drejtësisë
Sadoqë janë bërë punë të mira nga qeveria aktuale, Sistemi i Drejtësisë ka mbetur ende i pareformuar, i kapur dhe i ndikuar nga pushtetet paraprake dhe nga parapolitika, nga grupet e interesit dhe të fortët e politikës në përgjithësi.
Drejtësia e kontrabanduar sipas fuqisë politike dhe asaj monetare, u kthye në drejtësi selektive për qytetarët, e cila shumë pak i ngjan shtetit ligjor dhe demokratik.
Në të shumtën e rasteve drejtësia është parashkruar nga politika, prokurorët dhe gjyqtarët janë gjetur para aktit të kryer, kurse qytetarët mbetën të zhgënjyer në shtetin e tyre!
Një situatë e tillë e krijuar nga paslufta e këndej, është e pamundur të ndryshohet pa zbatimin e VETTING-ut në Sistemin e Drejtësisë, të një vettingu të mbështetur nga SHBA-të dhe shtetet e fuqishme të Bashkimit Evropian.
Pa largimin e të gjithë gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar nga Sistemi i Drejtësisë, asnjëherë nuk do të arrihet barazia qytetare dhe paqja sociale në vendin tonë. Ngase për dy dekada rresht kanë ndodhur gjëra të turpshme të kontrabandimit të rasteve të rënda korruptive dhe kriminale.
Ka ndodhur shpesh që kriminelët pas dënimit maksimal nga drejtësia, të nesërmën, pas ndërhyrjes së politikës, krimineli shpallet i pafajshëm nga Gjykata e Apelit apo nga një gjykatë tjetër e nivelit më të lartë!
Nuk kemi çfarë presim më mirë në përmirësimin e imazhit të shtetit me këtë nivel kaq të ulët arsimor, me këtë sistem të kalbur të drejtësisë, në të cilin nuk vendosë ligji por “maliqi”.
Mirëpo, kur jemi në këtë segment të funksionimit të shtetit ligjor dhe demokratik, pa ndaljen edhe të disa aspekteve negative brenda shoqërisë sonë, siq janë dhënja e mitos, nepotizmi dhe korrupsioni qytetar, vështirë se do të arrihet shpejt ndryshimi i dëshiruar.
Janë një konglemerat i gjërë faktorësh që ndikojnë në kthimin e besimit të qytetarëve, siq janë: ndërtimi i bazës së sigurimeve shëndetësore dhe sigurisë në vendet e punës, filluar nga kontratat e rregullta dhe të zbatueshme në praktikë dhe masat mbrojtëse në vendin e punës.
Mediat mercenare në shërbim të politikanëve të dështuar
Shtylla e katërt e sistemit qeverisës në vend apo mediet, që në fakt janë mediet elektronike (pa asnjë medie të shkruar) dhe Mediumet Televizive nuk janë duke e kryer punën me nder dhe në shëbim të qytetarëve! Përmes mediumeve të ndikuara nga skena politike dhe disa prej gazetarëve servil të politikave ditore, sistemin informativ e kanë kthyer në objekt të preferencave të partive opozitare, përkatësisht të dhënjes së informacioneve të porositura, me qëllim të hakmarrjes politike ndaj partive rivale në pushtet!
Secili medium televiziv i ka tubuar rreth vetes të dështuarit politik, të kthyer në analist të nivelit më të ulët në rajonin e Ballkanit, të cilët stonojnë si gramafona të prishur nëpër studiot televizive.
Mediet mercenare dhe gazetarët servil paguhen nga paratë e krimit të organizuar, për të krijuar konfuzion dhe huti në mesin e qytetarëve, duke u munduar t’ua shesin “sapunin për djath” qytetarëve të zhgënjyer të vendit, të cilët nuk i gëlltitin më gënjeshtrat dhe mashtrimet 20 vjeçare të politikës së dështuar.
Disa, sikur qëllimshëm po mundohen të harrojnë se proceset e ndryshimit në vend janë të pathyeshme dhe se kthesa e 14 shkurtit 2021 do të bëhet akoma më e madhe në zgjedhjet e radhës. Ndryshimet janë procese demokratike të një shoqërie, të cilat nuk mund t’i ndalojë askush deri në arritjen e përmbysjes përfundimtare të piramidave të korrupsionit dhe krimit të organizuar në Kosovë.
“Nuk them cilën parti ta votoni, por cilën mos ta votoni!”
Aurel Dasareti, ekspert i shkencave psikologjike-ushtarake, SHBA
Kam thënë: “Unë nuk them cilën parti ta votoni, por cilën mos ta votoni. Kjo ka të bëjë me brezat tanë të ardhshëm, ta trashëgojnë vendin, të cilin të parët e tyre e lanë me gjak për ta mbrojtur.”
Kjo më poshtë është letra që i dërgova një bashkatdhetari disa ditë më parë:
Mon, 4 Mar at 10:42 pm
(…) Është tragjedi kombëtare që tokat shqiptare zbrazen nga shqiptaret dhe mbushen me të huaj. Shumë vite më parë kam kritikuar Berishën. Por tani duhet të kemi prioritet përmbysjen e këtij regjimi. Berisha është 80 vjeç dhe nuk besoj se do të mbetet aktiv pas përmbysjes së regjimit antikombëtar të “vëllait” të serbo-fashistit Vuçiq, Ramës, i cili ka kapur gjithçka dhe shkatërron gjithçka.
Për mua le të sundoje kush të dojë, vetëm le të shpëtohet nga vdekja Kombi dhe Vendi (…).
NATO për ATSH: Prioritet kalimi nga prodhimi i ngadaltë i municioneve, në ritmin e lartë që kërkon lufta në Ukrainë
Nga: Arbi Fortuzi
Në një reagim për Agjencinë Telegrafike Shqiptare, zyra e NATO-s në Bruksel u shpreh në lidhje me idenë e rivitalizimit të industrisë së armëve në Shqipëri se diskutimet mes aleatëve vazhdojnë për “rritje të prodhimit të municioneve”.
“Rritja e prodhimit të armëve është një nga prioritetet kryesore të NATO-s. Siç tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, në konferencën e tij për shtyp pas Takimit të Ministrave të Mbrojtjes të NATO-s në shkurt, diskutimet mes aleatëve vazhdojnë për “rritje të prodhimit të municioneve. Në mënyrë që të rimbushim rezervat tona dhe të vazhdojmë të mbështesim Ukrainën, ne duhet të kalojmë nga ritmi i ngadaltë i kohës së paqes, në prodhimin me ritëm të lartë të kërkuar nga konflikti. Për ta bërë këtë, prodhuesit kanë nevojë për kontrata të nënshkruara dhe vetëm në muajt e fundit, NATO ka rënë dakord për kontrata me vlerë dhjetë miliardë dollarë. Kjo ndihmon Ukrainën, e bën NATO-n më të fortë dhe ofron më shumë vende pune me aftësi të larta në Evropë dhe Amerikën e Veriut”, është qëndrimi i NATO-s.
Po ashtu, në prononcimin për ATSH, zyra e NATO-s në Bruksel thekson gjithashtu se ekspertët e saj janë duke vlerësuar mundësinë për të investuar në bazën detare të Durrësit, Porto Romano.
“Në lidhje me Porto Romanon, ne mirëpresim ofertat e aleatëve për të pritur objektet e NATO-s. Ekspertët tanë shikojnë të gjitha ofertat e tilla dhe më pas japin këshilla bazuar në kërkesat ushtarake të Aleancës”, vijon reagimi i NATO-s për Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Lidhur me hapjen së fundmi të bazës ajrore të NATO-s në Kuçovë, zyra e NATO-s në Bruksel u shpreh se do t’i shërbejë vendit.
“Baza ajrore e Kuçovës do t’i shërbejë Shqipërisë dhe do të mbështesë logjistikën, operacionet ajrore, stërvitjen dhe stërvitjet e Aleancës së NATO-s”, bëri të ditur NATO për ATSH.
Në panairin Ndërkombëtar të Librit në Gjenevë të Zvicrës, në mesin e 280 shtëpive botuese, edhe ajo e mërgimtarit Ilir Xheladini
Në edicionin e 38–të të Panairit Ndërkombëtar të Librit që mbahet çdo vit në Gjenevë të Zvicrës, e ku marrin pjesë të gjitha ndërmarrjet botuese të botës sivjet shqiptarët i ka përfaqësuar në mënyrë të denjë krijuesi dhe editori i rinj Ilir Xheladini, me punë dhe qëndrim në Neuchatel.
Z. Xheladini që pasion nga fëmijëria e ka letërsinë në Zvicër tregohet mjaft i suksesshëm. Ai deri me tani ka botuar disa vepra për fëmijë dhe të rritur .
Meqenëse z. Xheladini është profesor i gjuhës dhe letërsisë frënge e gjithë krijimtaria e tij letrare është e shkruar në këtë gjuhë.
Kurse distributor kryesor i librave të tij është Libraria e mirënjohur “Payot” me shtrirje në tërë Zvicrën frankofone.
Rrjeti i librarisë në fjalë ofron ajkën e krijuesve serioz dhe produktiv në Zvicër dhe jashtë saj. Kjo lë me kuptuar që Z. Xheladini është në mesin e krijuesve të preferuar jo vetëm nga të vegjlit por edhe nga të rriturit.
Iliri i dhënë me tërë qenien pas librit në vitin 2020 themelon edhe shtëpinë e tij botuese “I-liri edition.com”
Ai në opinion njihet edhe si koleksionues i dokumenteve dhe veprave të shkruara mbi kryeheroin tonë Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, nga autorë të ndryshëm francezë.
Z. Xheladini një pjesë bukur të mirë të veprave dhe pullave postare që kanë të bëjnë me shtetin e Arbrit i ka blerë me mjete vetanake.
Ai së shpejti nëse përkrahet nga shteti i Kosovës ka në plan hapjen e një Muzeu me veprat që kanë të bëjnë me jetën dhe veprën e Skënderbeut.
Kurse nëpërmjet ndërmarrjes së tij botuese në Panairin e sivjetmë ndërkombëtar të librit të mbajtur në Gjenevë, nga data 6 -10 mars 2024, janë prezantuar një numër i kënaqshëm i librave dhe romaneve edhe në gjuhën shqipe.
Pjesë nga krijimtaria e gjer e Akademik Bedri Dedja, para dashamirësve të librit ka shpalosur e bija Edlira Dedja, docente në Konservatorin e Neuchatel-it dhe themeluese e Fondacionit “Opera sans frontieres“
Meqë, Akademik Dedja është autor i mbi 60- veprave letrare dhe shkencore në këtë takim me lexuesit janë përmendur vetëm disa nga veprat e tij. Dedja me të drejtë nga kritikët letrarë cilësohet si kolos i letërsisë sonë, sidomos të asaj për fëmijë.
Akademik Dedjen do ta bëjë të pavdekshëm vepra e tij shumëdimensionale qoftë si shkrimtar apo pedagog shumëvjeçar i lëndës së Psikologjisë në Fakultete dhe Shkolla të Larta të Universitetit shtetëror të Tiranës.
Në përpjekje për ta ruajtur gjuhën dhe kulturën shqiptare në Zvicër, mësimdhënësit veteranë Hamzë Morina dhe Agim Paçarizi, kanë shkruar edhe Monografi mbi historikun e shkollës shqipe në kantonet Aarau dhe Gjenevë.
Z. Paçarizi prezent në këtë panair ka dhënë mendimin e tij mbi shkollën shqipe duke e konsideruar atë si armën më të përsosur për ruajtjen e historisë dhe kulturës sonë.
Z.Morina njëri nga pedagogët dhe drejtorët e parë në shkollat e Anadrinit në pamundësi për të qenë i pranishëm në këtë ngjarje nëpërmjet një letre ka përshëndetur organizatorin e saj dhe adhuruesit e librit .
Ai deri në pensionin e detyruar të moshës ka punuar si mësues i Mësimit Plotësues të Gjuhës Shqipe në kantonin Aarau të Zvicrës.
Përvojën e tij me prindër, nxënës dhe kolegë e ka përmbledhur në një Monografi të botuar enkas për shkollën shqipe të kantonit Aarau.
Një libër tjetër që trajton përgjatë 30 – viteve zhvillimin e këtij mësimi në Zvicër është botuar vitin që shkoi.
Në këtë libër përshkruhen në hollësi fillet e këtij mësimi si dhe sfidat me të cilat janë ballafaquar mësues e mësuese, të cilët të shumtën e kohës këtë detyrë të shenjtë e kanë kryer në baza vullnetare.
Z. Abas Fejzullahu, mësues me diapazon të gjër njohurish dhe me përvojë të gjatë pune në Kosovë dhe Diasporë, duke qenë kontribuues i drejtpërdrejtë i masivizimit të Mësimit Plotësues të Gjuhës Shqipe në mbarë Zvicrën, ka folur për rëndësinë e këtyre tri Monografive, të cilat ai i quan edhe margaritarë të kulturës sonë.
Z. Fejzullahu mbi dy decenie ka kryer me sukses funksionin e Sekretarit të LAPSH-it, në Zvicër.
Ai duke ditur rëndësinë e mësimit të gjuhës shqipe apelon tek të gjithë mërgimtarët tanë që fëmijët e tyre t’i dërgojnë në shkollën shqipe.
Në rast se fëmijët tanë nuk janë në gjendje me komunikuar në gjuhën e nënës me moshatarët e tyre në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni të Veriut, Kosovë Lindore, Krajë dhe Ulqin, mbi të gjithë ne do të rëndojë turpi, veçmas mbi prindërit e fëmijëve të cilët me indiferentizmin e tyre ndihmojnë në asimilim tha në përfundim të fjalës së tij zoti Fejzullahu.
Ai edhe pse në moshë në çdo ngjarje të rëndësishme që ka të bëjë me shqiptarët çdoherë është i pranishëm.
Veç kësaj z. Fejzullahu është edhe kontribuues i madh në afirmimin e vlerave tona kombëtare.
Rreth kësaj problematike ai ka botuar edhe shkrime të shumta në gazetat dhe portalet tona.
Një vlerësim tejet pozitiv monografive mbi shkollën shqipe ua ka bërë edhe zonja Albana Krasniqi – Malaj, drejtoreshë e Universitetit të kulturave në Gjenevë.
Ajo çdo libër që ka të bëjë me shkollën shqipe në mërgim e konsideron si pasurim të Arkivave dhe bibliotekave tona.
Ndërkaq, në emër të LAPSH-it, kantoni i Gjenevës, këtë ngjarje të rëndësishme kulturore e ka përshëndetur Dr. Brikena Qafa Osmani, anëtare e Kryesisë pranë këtij Asociacioni dhe mësuese e dalluar.
Gjatë pesë ditëve sa ka zgjatur ky panair i pranishëm ka qenë edhe Z. Rexhep Bajraktari, Konsull i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës në Gjenevë.
Ai mendon që kur kemi të bëjmë me promovim vlerash të kulturës sonë duhet të jemi më të mobilizuar.
Sipas zotit Bajraktari prezenca e 50- vetave në këtë Panair është formale dhe për çdo kritikë kur dihet se në Zvicër jetojnë rreth 200 mijë shqiptarë.
Në fund të gjithë kanë falënderuar Zotin Ilir Xheladini, i cili nëpërmjet shtëpisë së tij botuese u ka dhënë hapësirë të gjithë krijuesve në mërgim që në këtë ngjarje të madhe kulturore ta thonë fjalën e tyre.
Për dallim nga herët tjera kësaj radhe hyrja në Panairin Ndërkombëtar të Librit në Gjenevë ka qenë falas. Por, numri i pjesëmarrësve ishte dukshëm më i vogël se viteve të kaluara.
Fan Noli “rikthehet” në Universitetin Harvard
Nga: Frank Shkreli
Ndryshe nga studentët e sotëm shqiptarë në Universitetin Harvard, që po organizojnë të shtunën që vjen promovimin e vëllimit të parë të Ilir Ikonomit mbi jetën dhe veprimtarinë e Fan Nolit, “Në atë kohë (Noli) jetonte me rrogën që i jepte Kisha Shqipe, rreth 60 dollarë në muaj (rreth 2000 dollarë sot) dhe me borxhe që merrte nga Kisha dhe nga miqtë. Universiteti i dha një kredi vitin e parë, pastaj u kualifikua për bursë. Kredinë nuk e ktheu kurrë dhe mund të thuhet se e bëri universitetin falas”, shkruan ndër të tjera Ikonomi.

Në një njoftim të Shoqatës së Studentëve Shqiptarë të Universitetit Harvard, i njohur në Shtetet e Bashkuara por edhe me famë botërore për vlerat akademike, thuhet se me rastin e 59-vjetorit të ndarjes nga jeta të Fan S. Nolit, Dega Boston e Federatës Pan-Shqiptare Vatra së bashku me Shoqatën e Studentëve Shqiptarë të Harvardit organizojnë promovimin e Librit më të fundit, “Fan Noli- Apostulli”, të autorit Ilir Ikonomi, tanimë të mirënjohur për lexuesit shqiptarë kudo, ish gazetarit dhe kolegut tim në Zërin e Amerikës. Një rast ky shumë i mirë për tu paraqitur studentëve shqiptaro-amerikanë – shqiptaro-amerikanin më të njohur të shekullit të kaluar, së bashku me Faik Konicën – edhe si një frymëzim dhe shembëll për brezin më të ri të studentëve shqiptaro-amerikanë të Harvardit sot.
Paraqitja e librit më të ri të Ilirit do të bëhet ditën e shtunë, me 16 mars, 2024 nga ora 12PM deri në 2PM. Në ftesë komunikohet se ky tubim do mbahet në hapësirën e Harvardit e quajtur Boylston Hall, 103 Harvard Yard, Cambridge, MA 02138.
Kështuqë, në 59-vjetorin e kalimit të tij në amshim, apostulli i shqiptarizmës dhe i Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare, Fan Noli me veprën e autorit Ilir Ikonomi “rikthehet” të shtunën që vjen, në Universitetin Harvard, pikërisht, aty ku kishte studiuar, nga 1909-1912, Fan S. Noli. “Emzot Noli nji ndër njerzit ma të mëdhej që ka gjinikue fisi arbnuer. Poet, letrar, fletorar, diplomat, themelues i Kishës Autoqefale Orthodokse Shqiptare. Ai radhitet në rendin e breznis vigane të Rilindjes së kombit, për të cilën u përpoq sa mujt me vepër e shkrim”, do të shkruante Ernest Koliqi, në revistën Shëjzat, me rastin e kalimit në amshim të Nolit me 13 mars, 1965. Frank SHKRELI/ Fan Noli, diplomati që përfaqësoi denjësisht Shqipërinë në arenën ndërkombëtare | Gazeta Telegraf

Duke njoftuar promovimin e radhës të librit të tij më të fundit, autori Ilir Ikonomi shkruan në faqën e tij “facebook”, se kushtet e rrethanat, nën të cilat ai frekventonte studimet në Harvard, nuk ishin aspak të lehta, por mjaft sfiduese. Ndryshe nga studentët e sotëm shqiptarë në Universitetin Harvard, që po organizojnë të shtunën që vjen promovimin e vëllimit të parë të Ilir Ikonomit mbi jetën dhe veprimtarinë e Fan Nolit, “Në atë kohë (Noli) jetonte me rrogën që i jepte Kisha Shqipe, rreth 60 dollarë në muaj (rreth 2000 dollarë sot) dhe me borxhe që merrte nga Kisha dhe nga miqtë. Universiteti i dha një kredi vitin e parë, pastaj u kualifikua për bursë. Kredinë nuk e ktheu kurrë dhe mund të thuhet se e bëri universitetin falas”, shkruan ndër të tjera Ikonomi.
Natyrisht se për nga përgatitjet akademike dhe të dijes, përfshirë njohurinë e një numër gjuhësh të huaja, Fan Noli qëndronte shumë më lart në krahasim me studentët e tjerë të kurseve të ndryshme universitare. Ikonomi shkruan se Noli është diplomuar me 20 qershor, 1912 me gradën “Bachelor of Arts”, me vlersimin më të lart, “cum Laude”. Ikonomi sjell, ndër të tjera, një fakt interesant duke shkruar se në të njëjtën ditë, të diplomimit të Nolit edhe Faik Konica mori gradën “Master of Arts”, në fushën e gjuhëve romane, në një ceremoni të përbashkët me Nolin dhe dhjetëra studentë të tjerë, atë ditë qershori të vitit 1912 në hapësirat e “Sanders Theatre”, shumë afër sallës ku do bëhet promovimi këtë të shtunë, i librit: Fan Noli-Apostulli, shënon autori, Ilir Ikonomi.
Jam i bindur se ky “takim”, i një brezi të ri studentësh shqiptaro-amerikanë, do të jetë një përvojë e paharrueshme për ta, ndonëse do të mësojnë shumë fakte mbi jetën dhe veprimtarinë e një shquptaro-amerikane që e filloi jetën si sudent, pikërisht aty në Harvard, më shumë se një shekull më parë.
Me leximin e librit të Ilir Ikonomit mbi Fan Nolin, brezit të ri i studentëve shqiptarë të Harvardit, në atë institucion të dijes me famë botërore por edhe të gjithë lexuesve, autori Ilir Ikonomi u paraqet të gjithëve “Nolin e pafiltruar”. “Ndonëse, e vërteta është e komplikuar dhe e dhimbshme”, autori shprehet se, vëllimi i parë: Fan Noli -Apostulli, do ta njohë lexuesin me Nolin e vërtetë: “Me pasionet, ambiciet, egon, rrëmbimet, oratorinë, inatet dhe cilësitë e tjera që nuk kanë vdekëtarët e kësaj bote”. Të bazuara në fakte dhe dokumentacione, me shpresën për të “shuar dyshimet për subjektivizëm”, me qëllim gjithashtu “që filmi të jetë i plotë dhe i paprerë”, i saktë mbi jetën dhe veprimtarinë e njërit prej patriotëve më të flakët të Kombit, brenda dhe jasht trojeve shqiptare.
Promovimet e deritanishme të librit, Fan Noli -Apostulli, të autorit Ilir Ikonomi, si në trojet shqiptare ashtu edhe në mërgatë, janë dëshmi se ky botim, ashtu si edhe veprat e tjera të këtij autori është një botim për t’u shënuar në mënyrë të veçantë. Është një kontribut i shënueshëm që autori i sjell historiografisë shqiptare por që, njëkohësisht, kryen edhe një detyrë ndaj vet Fan Nolit, bazuar në fakte e dokumentacion, që dëshmojnë edhe për një periudhë plot lëvizje politike, mendore dhe shoqërore ndër shqiptarët në trojet e veta por edhe këtu në komunitetin e vjetër shqiptaro-amerikan, fillim shekullin e kaluar me plot të dhëna të panjohura deri më tani. Një konsideratë e thellë për veprën e amdhe të Fan Nolit në shërbim të Shqipërisë dhe Kombit shqiptar. Këtë ia detyrojmë pendës a po më mirë të themi kompjuterit të ish-gazetarit të Zërit të Amerikës, të palodhurit, Ilir Ikonomi.
“Koha e ngrirë” e drejtësisë

“Nisma e Deçanit”, në Shkodrën e kulturës dhe atdhetarizmit

Nga: Alberto Leka, Prishtinë
Një vizitë rasti në Shkodër, në zemren e dikurshme të rrezistencës, kulturës dhe atdhetarizmit shqiptar.
Në Shkodër më 9 mars ishte për një takim rasti Nisma e Deçanit.
Vërtetë ndjehej ajo krenaria e dikurshme e përpjekjeve të pandërprera gjithshqiptare për ruajtjen e identitetit burimor iliro-arbëror të kohës së Gjergj Kastriotit.

Lëvizja e Deçanit, grupi solid i së cilës, i përbërë nga individ të rretheve të ndryshme të Kosovës, krejt natyrshëm, bëri një prezentim të aktivitetit të saj, një kontakt pune informuese në Shkodër, në lokalin tradicional “Tradita -Toskë dhe Gegë”

Takimi rezultoi me një dëshirë të mëtejme për konsulta pune e mobilizues për situatën altuale nëpër të cilën po kalojnë vendet tona. Me theks të veçantë ishte mbrojtja e identitetit tonë kulturor dhe historik, mbrojtja e shqiptarizmës dhe duke specifikuar rreziqet nga vijnë dhe ku mund të na dërgojnë ato. Ishin diskutime të pakompromis kundër fenomeneve negative por gjithsesi në natyrën e fillimit të mundësive tona përfaqësuese por edhe të rretheve mikpritëse vëllazërore.

Diskutimet dhe specifikimi i rreziqeve që vijnë sidomos nga muslimanizmi dhe ortodoksizmi serb, ishin me theks të zëshëm nga grupi i Deçanit. Se rreziqet i ndjejnë i hetojnë dhe i luftojnë më përpara ato teritore shqiptare që janë buzë kufirit me të keqen dhe janë përvoja dhe sakrifica e parë e pengesës për depërtimin e pushtuesve. Këto përvoja i ndamë dhe i paralajmëruam së fundmi edhe në Luftën e Dytë Botërore por edhe në këtë të fundit për çlirimin e Kosovës.

Alberto Leka , ulur, dhe Vesel Lekaj, në këmbë, duke folur përpara të pranishmëve në Shkodër
Roli i intelektualëve dhe patriotëve të tjerë të mirfilltë por edhe i faktorëve të tjerë institucional duhet të rritet dhe të ket përfaqësues më funksional reprezentativ e të guximshëm dhe se ky vit 2024, duhet të qartësoi dhe forcoi përfundimisht identitetin tonë të lashtë në kontinentin Evropian në të cilin jetojmë.

U dhan disa ide nismash dhe u bënë të njohura disa veprimtari kulturore në këtë drejtim. U bënë vizita te varri i Gjergj Kastriotit dhe muzeu në Lezhë dhe u përshkruan disa histori të lashta të këtij vendi.

Letër nga ferri shokut Edi Rama me rastin e mbylljes së Muzeut Historik Kombëtar

I dashur Edi, gjithnji, nëse na lejon të të quajmë i dashur, u gëzuam pa masë sapo morrëm lajmin që një nga shërbëtorët e tu në luftën kundër patriotizmit shqiptar, një farë Blendi Gonxhe, besojmë dhe shpresojmë nën direktivën tuaj, nxorri vendimin për të mbyllur Muzeun Historik Kombëtar të Shqipërisë.
Duke marrë parasysh se kohët e fundit në shumë rrethe dhe në disa media aty te ju në Shqipëri është intensifikuar disi si shumë aktiviteti patriotik, dhe me qëllim që kjo luftë që Ju dhe qeveria juaj keni nisur kundër këtij aktiviteti patriotik real të bëhet sa më drejt, pa gabime dhe më me sukses, e pamë të nevojshme që ne, një grup antishqiptarësh të mbledhur këtu në ferr për atë çfar ju kemi bërë shqiptarëve, t’ju jepnim disa orientime.
Ky grup përbëhet nga zotërinjtë:
Vaso Çubrilloviç, Napoleon Zerva, Jorgo Zografi, Aleksandër Rankoviç, Mitropoliti Spiridon Vllehu, Gjenerali Jorgo Çolakoglu, Joani Metaksas, Joanis Rallis, Nikolla Pashiç, Konstantinos Mitsotakis, Sllobodan Millosheviç etj.
Lista i dashur Edi e atyre që duan të të falenderojnë për këtë vepër tënden është e gjatë, por ne vendosëm vetëm të vëmë emrat e kryesisë të këtij grupi antishqiptar këtu në Ferr.
Drejtuar: Partisë Socialiste të Shqipërisë
Komitetit të saj Qëndror
Sekretarit të saj të pare, shokut nr.1 Edi Rama
Nr. 666 prot.
Rrethi shtatë
Ferr, më 09/03/2024
Patriotizmi është opiumi i popujve. Këtë të vërtetë të madhe duhet të bëjmë çmos që ta kuptojë çdo anëtar i partisë tuaj dhe simpatizant i saj, edhe ata (dhe këta nuk janë pak) që janë të helmatisur e që duhet t’i ç’helmatisim. Kjo nuk është një punë e lehtë, por as edhe e pamundur.
Këtë luftë të madhe nuk duhet t’ia lëmë spontanitetit e të kënaqemi duke thënë se brezat e rinj që do të vinë do ta braktisin këtë opium, ose se ndjenja e patriotizmit ka mbetur vetëm të pleqtë e te disa të gënjyer.
Kjo nuk është ekzakte; këto mund të humbasin virulencën e tyre, vetëm në rast se i luftojmë e i demaskojmë, kurse ringjallen, propagandohen e zgjerohen në rast se i nënvleftësojmë.
Patriotizmi, i dashur Edi, ka të bëjë me botkuptimin dhe me ndërgjegjen, dhe për të rrënjosur këtë lloj dogme të patriotizmit te shqiptarët kanë shërbyer organizimet e tyre luftarake në të shkuarën.
Organizime për të cilat po punohet shumë fort që ato të ç’rrënjosen nga historia dhe kujtesa e tyre, e kështu edhe nga ndërgjegja.
Luftën kundër patriotizmit nuk duhet ta drejtoni vetëm kundër pikpamjeve të tilla, por edhe kundër atyre zakoneve të përditshme idealiste dhe idealizmave të jo vetëm atyre që besojnë tek patriotizmi, por edhe ndaj atyre që nuk besojnë por që bëjnë veprime në favor të tij pa e ditur mirë se çfar janë duke bërë, por thjesht për inerci të atyre që njohin.
Një punë të mirë e për tu lavdëruar keni bërë Ju, kur themi ju, dmth qeveria juaj, por edhe ata para jush, por ti i dashur Edi je kampion sepse ke mbyllur shkollat shqipe në të gjitha rajonet shqiptare që ka minoritete.
Je kampion në lejimin që librat e historisë për minoritetet të vinë nga vendet e tyre, pa kontroll nga shteti shqiptar e miratim paraprak të botimit të tyre.
Duke mos lënë asnjë shkollë të të gjitha niveleve në gjuhën shqipe në këto minoritete, ju u keni hequr mundësinë edhe atyre që janë shqiptarë e që banojnë në këto zona minoritare që të ndihen si shqiptarë në të ardhmen.
Duke bërë në mënyrë të vazhdueshme shpopullimin e fshatit dhe të Shqipërisë, ti po jetëson në mënyrën më perfekte dhe moderne memorandumet tona të kahershme për këtë problem me shqiptarët.
Bota, i dashur Edi, po ecën përpra, dhe ndjenjat patriotike dhe nacionaliste nuk puqen me idenë e vajtjes në Europë.
Ti me mundime të mëdha je duke ndërtuar marksizmin në Shqipëri, por nacionalizmi dhe patriotizmi nuk të lënë që kjo të ndërtohen.
Sepse patriotët kanë ideale, dhe ti e di që idelaistët janë të rrezikshëm, ndërsa marksistët si ti e të tjerët që ke mbledhur rreth vetes kanë vetëm qëllime e jo ideale.
Ti e ke parë që patriotët nuk janë oportunistë si ti, ndërsa marksisti është gjithnji oportunist.
Mjafton të shohësh gjith ish profesorët e ata gjoja shkencëtarë të regjimeve të mëhershme se si janë bërë menjëherë me çdo regjim të ri, sepse ata dinë të adaptohen.
Iniciativa që ke marrë këto ditët e fundit për mbylljen e Muzeut Historik Kombëtar është rruga më e mirë për t’u mos u lënë mundësi njerëzve, dhe kryesisht brezave të rinjë historikisht dhe materialisht të mësojnë se sa vuajtje, mjerime, gjakderdhje e shtypje ka pësur populli shqiptar nga dora jonë.
Luftën kundër patriotizmit shqiptar ti e ke zhvilluar në mënyrat më të stërholluara. Çdo gjë për këtë çështje duhet t’ia përshtatësh vendit dhe zakoneve.
Duam të të falenderojmë për këtë inicitivë që ke marrë, dhe shpresojmë e urojmë që ta vazhdosh edhe në të gjitha rrethet e Shqipërisë.
Shumë e stërholluar ishte edhe ajo gjoja ideja e atyre doktorëve të shkencave për të ndaluar të flitet për prejardhejne e shqiptarëve nëpër televizione, as neve nuk na kish shkuar në mendje ajo se si të ndalojmë të flitet për historinë e Shqipërisë nga kushdo, por vetëm nga marksistët.
Duke pasur parasysh gjithçka sa thamë më lart, ne, si antishqiptarë të përbetuar, të këshillojmë të jesh më realist dhe të bësh kujdes me ata patronazhistat sepse midis tyre mund të këtë edhe nga ata që e mendojnë se patriotizma është gjë e mirë.
Me ta duhet punuar me ngadalë dhe duhen bindur që nuk përfitojnë asgjë nga të deklaruarit shqiptar.
Megjithatë, të këshillojmë që të kesh kujdes sepse mund të ketë elementë armiq që mund ta përdorin këtë vendim tëndin kundër pushtetit tënd personal dhe atij të partisë tënde e të qeverisë suaj.
E rëndësishme është që kjo çështje të mos diskutohet në asnjë media e asnjë televizion.
Të mos bëhet objekt bisedash nëpër programe televizive; pra, të mos ktheht në një problem kapital.
Çdo gjë për të çrrënjosur patriotizmën dhe dashurinë për Shqiptarinë duhet të kalohet dhe të bëhet pa bujë, me durim, me konsekuencë, në rrugën që ju shpjeguam më lart.
Me repsekt Kryesia e Antishqiptarizmit nga Ferri.
Ferr, 9 mars 2024










