
Idriz Zeqiraj, Gjermani

Idriz Zeqiraj, Gjermani

Sinan Kastrati, Suedi
Disa kujtime nga vizita (katër ditore) e fundit në Prishtinë
Nga Ditari im
Në fund të shkurtit isha në Kosovë, vajtje ardhje e në fillim të marsit u ktheva, kah themrat, gishtat.
Çmimet e biletave, e kishin prekur kulmin, kishin shkua në qiell
Udhëtova me një (agjenci e) avion austriak.
Për me udhëtua me avion në Kosovë është më e shtrenjtë bileta e aeroplanit (për në Prishtinë) se në gjithë Evropën, kryeqytetet evropiane, Londër, Paris, Vienë e Romë. Edhe në ish shtetet e BRSS-së mund të udhëtosh për afërsisht 100 euro, biletë kthyese e me fjetur 3 netë në hotel dhe me e hëngër mëngjesin ndërsa për Pishtinë bileta kthyese është afërisht 700 euro.
Pse kështu moj Kosova jonë?
– Çka bëmë ne mërgimtarët për ty Kosovën gjatë viteve të 90-ta (1989-1999)?
-Ne mërgimtarët ndamë një pjesë nga kashorja*) e bukës tonë për ty Kosovë, nga ato të ardhura të vogla dhe ndihma sociale që merrnim nga shteti ku jetonim. Kur e kthenim sofren, e lagnim me lot e sot Kosova jonë u bë më e shtrenjta në Evropë që edhe kur kemi dëshirë e nevojë nuk mund të udhëtojmë shkaku i shtrentimit të biletave.
Keq.
Turp për shtetin. Marre për qeveritë e Kosovës, të gjithat, për Kuvendin, për deputetët llaskucë, servil e injorantë e për presidentët/et e pispillosur/a.

Deri kur do të na vjedhin neve mërgimtarëve ata që qeverisin në Kosovë, në emër të popullit të Kosovës?
Na rjepën lëkurën.
E zgjodha rrugën më të gjatë shkaku i biletave, S`kishte biletë për në Prishtinë. E preva një biletë nga Kopenhaga për në Vienë e nga Viena për në Prishtinë. Përveç nga një çokolatë e ujë falas, stuardeshat gjermano-austriake të tjerat ishin thuajse të njëjra sikurse me agjencitë tjera.
Kur nisem me shkua në Kosovë, gëzohem pa masë ama kur të shkoj atje, shoh se shumë gjëra kanë mbetur aty ku ishin, të mbrapambetura, të mbrapshta e primitive por me “petke të ri”. Nëpër shallteret e Prishtinës, administrata ishte, siq e përshkruajnë arkivuesit e kohës sikur në kohën e perandorisë turke. Dhe ne që jetojmë jashtë Kosovës ndoshta me tepër se të tjerët i shohim këto ndryshime. Në Prishtinë shkova me e rregullua një letërnjoftim të ri për djalin sepse të vjetrit i kishte kalua afati. Nuk ma rregulluan për shkaqe që vetëm për ata janë të ”njohura”. Kërkonin letërnjoftimin e vjetër që i kishte kalua afati para 7 vjetëve. Ika i prekur, pa e rregullua. Pastaj shkova me qit mbi vete rrymësn sepse pagesat na vinin, ishin në emër të vajzën time. Në KEC apo si quhet ish EK, ishte edhe më vështirë me krye punë. Në ndërtesën bukuroshe ku ishin zyrët e saj, duhej pritur afro 2 orë. Një grua që e shikonte numrin në një ekran të vogë, kur do të hyje në një zyrë me xhama më tha:
Isha edhe dje por u lodha duke pritur, më shumë se dy orë dhe ika. Por sot dua të pres. Patjetër duhët ta çregjistroj orën e rrymës.
Unë nuk munda të pres. Ika pa e pritur rendin. Të nesërmen shkova përsëri, por tash në një vend tjetër në dy zyra të vogla përballë ish Bankës së Lublanës, te ish burgu famëkeq i Prishtinës, tash muze.

Më thanë se duhët me e pas një qertifikatë të lindjes që shihet vajza është imja. Kur e dërgova certifikatën ku shkruante emri i babës (emri im), emri i nësnës, filluan të më mbajnë ligjerata. Edhe nga aty ika edhe më i prekur pa kryer punë. Në Kosovë edhe pse thonin se i kanë (digitalizua) të dhënat në internet, përveç që kërkojnë nga një krah dokumente, përsëri nuk të kryejnë punë.
Sa vllazn e ke?
Diçka më mirë ishte në shërbimet bankare por edhe aty nuk ishte ashtu qysh punohët në bankat në Suedi. Një nëpunëse e bankës, vajzë e re. ia tregova një anekdotë:
Një drenicak shkon te berberi me u rru. Berberi e vet:
-Prej kahit je?
-Jam nga Drenica.
Ai e merr një brisk rë rrojës që nuk e kishte përdor një kohë të gjatë dhe fillon me e rru, don me e provu drenicakin. Drenicaki k`cente pi karrige si me kanë tuj lujt e tuj kcy (vallëzua) nër tupan. Berberi pe sheh qi po i djeg fytyra dhe apet pe vet:
-Sa vllazen i ki o drenicak?
5 jemi nëse pshtoj unë.
Në fund kur ia tregova meselen qikës së re qytetare, e veta:
-A e more vesh?
-Po, tha ajo duke qeshur.
Sivjet për 7 marsin-Ditën e Mësuesit mora më pak letra urimi në krahasim me vitet e tjera.
Një ish normalist i Normalës së Gjakovës, Zymer Ismaili dhe dr. Sadik Vrajolli ma kishin urua me nga një letër domethënëse e prekëse:
”Gjërat e vështira i bënë të lehta vetëm mësuesi shembullor. Ju me plot bindje e meritoni një epitet të tillë! Ju ndjej pjesë të sukseseve të mia!” (S. Vr.)
Më 7 mars 2024, Saim Lush Alia-Tahiraj me thirri nga Belegu dhe më tregoi se më 5 mars paska vdekur Hasan Hajdar Zukak i Belegut, ish luftëtar dhe veteran i luftës së Kosovës më 1998, 1999
Hasani u lind, u rrit dhe vdiq si burrë. Familja e Adem Hajdarit, të zotit të shtëpisë, vëllait të madh të Hasanit e Qazimit, ishte familje në zë në Beleg e Dukagjin. Kjo familje priti e përcjelli burra e trima nga krahinat e ndryshme të Kosovës me bukë e kripë.
Nesër është 11 mars.
11 Marsin e vitit 1981, nuk e harroj sepse më 11 Mars 1981, 10 muaj pas vdekjes së J. B. Titos, në kryeqendrën e Kosovës, në Qytetin e Studentëntëve filluan demonstratat e para për të drejta të barabarta të shqiptarëve me ish kombet tjera të ish RSF-së.

Një foto nga Belegu, në dasme. Hasan Hajdaraj në këmbë me kafe në dore ndersa une jam ulur në mes të Saim Lush Alisë, arushanit të Belegit e Dukagjinit. Beleg, 2018
Në Kosovë u vorros Jugosllavia socialiste por Kosova ende po vuan nga sëmundjet e hershme e nuk po mund të qëndroi në këmbët e veta.
Po nesër, më 11 mars, fillon edhe dita e parë e Ramazanit, muajit të shnjtë të muslimanëve.
*) Kashore nga KAFSHATË f.
Vahdon me mahitë, meseletë e pleqënitë (jo pleqëritë) e Turjakës
Malmö, 10 mars 2024

Gani I. Mehmeti
Pas reagimit të Listës serbe për nënkryetaren e komunës së Zveçanit, Tomaniq, ku thuhet:
“Është interesant fakti se Natasha Tomaniq, ashtu si shefi i saj Albin Kurti, e dinë shkakun e zjarrit para çdo hetimi dhe rezultatet e shërbimeve të ekspertëve”.
Nga kjo, deri sa Lista Serbe thot, se Kurti është shefi i Tomaniq, lind pyetja: Kush është shefi i Listës Serbe? E deri sa nuk e pranojnë për shef të tyre Kryeminstrin e Kosovës, aty ku jeton e vepron kjo Lista serbe, si është e lejueshme dhe e mundshme ekzistenca e një liste të tillë, që trupin e ka në Kosovë, ndërsa kryet në Serbi! Shkakun e zjarrit dhe nga kush, do ta dinin edhe fëmijët, jo Kurti e Tomaniq.
Dhe vazhdon më tutje reagimi i kësaj Liste:
“Në kohën kur ne po luftojmë për ruajtjen e popullit serb dhe kur presioni i komunitetit ndërkombëtar mbi regjimin në Prishtinë nuk ka qenë kurrë më i madh, ne kemi bërë thirrje për paqe të panumërta, të vetëdijshëm se ngjarje të tilla nuk janë në favor të popullit tonë…”!
Është tepër cinik ky reagim këso fare, nga që serbët në asnjë kohë nuk kanë qenë paqësor, siç e thonë. A është paqësor plagosja e mbi 90 ushtarëve të KFOR-it dhe a është paqësor organizimi ushtarak për luftë në Banjskë të Zveçanit ku vranë rreshterin Afrim Bunjaku më 24 shtator, pastaj shumë herë ftesat prej tyre për luftë kundër shtetit të Kosovës e në veçanti, për ndarjen e veriut të Kosovës për t’ia bashkangjitur Serbisë. Mirëpo, veriu i Kosovës, ani pse me shumicë banorësh prej minoritetit serbë mbas përndjekjes së shqiptarëve nga ky veri me ndihmën e KFOR-it më 2001, nuk është i Kosovës vetëm nga paslufta e vitit 1999, por prej mbas pushtimit të tokave shqiptare të Sanxhakut të Nishit e Toplicës, më 1877/1878, kur u caktuan këta kufij aso kohe. Këtu mbeti kufiri edhe pas pushtimit të Kosovës nga Serbia më 1912, këtu mbeti kufiri edhe pas ripushtimit të Kosovës nga Serbia e Jugosllavia pas Luftës së Dytë Botërore, me çka duhet të pajtojnë e të binden të gjithë se ata i përkasin Republikës së Kosovës dhe se për shef të tyre kanë e do të kenë cilindo kryeministër të Kosovës që vjen, por kësaj radhe është vetë Albin Kurti, e dashtën apo nuk e dashtën.
Sa u përket presioneve ndërkombëtare, është e vërtetë e madhe se ka, sepse kësaj radhe po bëhet një përpjekje e madhe për të shtrirë sovranitetin në mbarë Kosovën, pra edhe në veri të saj, për çka në qeveritë e kalura të deritanishme, kjo ka munguar. Presioni nuk po bëhet se serbët janë të shtypur nga Kurti e nga askush, por pse në bisedime për ndërmjetësues janë proserbët Borell e Lajçak, që padrejtësisht i vënë masat Kosovës, në vend se t’i vënin Serbisë. Kosova nuk po kërkon territor të askujt, vetëm shtrirjen e pushtetit në mbarë Kosovën, ndërsa Lista Serbe dhe Serbia po kërkojnë veriun e Kosovës.
Këtu është dallimi.
Nga: Florim Zeqa
Filozofia politike rugoviane do të thotë guxim dhe tolerancë, është bashkëpunim dhe unitet brenda subjektit politik, është unifkim i vlerave njerëzore dhe kombëtare, është gërshetim i traditës dhe zakoneve të lashta popullore me kulturën dhe trashëgiminë historike të kombit tonë në perputhje të plotë të vlerat dhe civilizimin e qytetërimit evro-perëndimor. Me filozofinë politike rugoviane, ne shqiptarët e Kosovës e kuptojmë besen dhe shpresën për një të ardhme më të mirë.
Fjala e dhënë e një guximtari, e shenjt dhe e patjetërsueshme
Filozofia politike nënkupton mbajtjen e fjalës së dhënë para qytetarëve dhe elektoratit, nënkupton ruajtjen dhe kultivimim e raporteve me miqt ndërkombetar dhe partnerët strategjik të shtetit të Kosoves.
Janë shumë që thirren në vizionin dhe filozofinë politike rugoviane, por të pakët janë ata që e kuptojnë dhe e përfillin thelbin e filozofisë politike rugoviane!
E kundërta e filozofisë politike rugoviane janë klanet dhe grupet e interesit të cilat instaluan dhunën dhe kërcënimin në vend të dialogut të brendshem politik.
E kundërta e filozofisë politike rugoviane e bëri largimin dhe perjashtimin e vlerave të mirëfillta, të cilat injoruan elitat intelektuale dhe bën përafrimin e servilëve dhe injorantëve.
Si pasojë e kapjes dhe monopolizimit të tre shkronjave të arta rugoviane në ish kalanë e madhe rugoviane, sot kanë mbetur hiq më shume se 12 % e qytetarëve që verbërisht ende ju besojnë kapësve dhe uzurpatorëve të tre shkronjave të arta, të cilet e katandisen çdo gjë dhe çdo vlerë në kalanë e vjetër.
Ne që guxuam dje, guxojmë sot, nesër dhe përgjithmonë
Unë shkova aty ku më deshën dhe më vlerësuan. Shkova aty ku i kam miqt më të sinqertë dhe besnikët e paluhatshëm të vizionit rugovian.
Që nga momenti i parë i aderimit në partinë GUXO, mora me qindra mesazhe urimi dhe përgëzimi nga familjarët, miqët dhe përkrahësit e shumtë gjithandej globit. Por, normal që nuk munguan as kritikat e kombinuara më fjalë ofenduese dhe provokuese nga ish bashkpartiakët!
Nga thellësia e shpirtit i falenderoj të gjithë ata që më uruan sinqerisht për aderimin në partinë e GUXO, nga zemra i përgëzojë edhe adhuruesit e elektoratit rugovian që shprehën gëzimin e tyre për aderimin tim në partinë GUXO.
Të gjithëve e themë një fjalë, unë jam ai që isha dje, mbrojtësi besnik i vlerave demokratike dhe filozofisë politike rugoviane. I tillë do të jemë nesër dhe përgjithmonë.
E ardhmja u takon atyre që guxojnë të veprojnë me vendosmëri për të mirën e vendit dhe qytetarëve. Të bashkuar mund ta ndërtojmë më lehtë të ardhmen e ndritshme për gjeneratat e reja në në Dardaninë e bekuar nga Zoti.
Thirrni ndërgjegjës tuaj dhe dëgjone vullnetin e elektoratit rugovian, dëgjoni ndjenjat e bashkatdhetarëve për dashurinë që ju vlon si vullkan në zemrat e tyre për kthim të shpejt në vendlindje.
Bashkohu edhe ti me ne që dëshirat t’i bëjmë realitet!
Zot e bekoftë vullnetin e lirë të qytetarëve të vendit tim!
Ceno bej Kryeziu (1895 – 1927)

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 10 Mars 2024
“Il Piccolo di Trieste” ka botuar, me 7 gusht 1925, në faqen n°2, intervistën ekskluzive të Ceno bej Kryeziut mbi situatën e brendshme asokohe në Shqipëri, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :
Kushtet e brendshme të Shqipërisë
Një intervistë me ministrin Ceno Beu

Burimi : Il Piccolo di Trieste, 7 gusht 1925, faqe n°2
Zagreb, 6 gusht.
“Obzor-i” merr nga Sushaku (Sušak, Rijeka) : Gjatë kalimit të tij në Sushak, Ministri i Jashtëm shqiptar, Ceno bej Kryeziu, u intervistua nga disa gazetarë që donin të mësonin për kushtet e brendshme të Shqipërisë. I intervistuari tha se në Shqipëri mbretëron rendi më i përsosur, ndaj të gjitha lajmet e shtypit të huaj për trazira dhe çrregullsi nuk kanë asnjë bazë. Kushtet ekonomike gjithashtu janë përmirësuar shumë.
Qeveria shqiptare i dha “Anglo-Persian Oil Company” shfrytëzimin e burimeve të naftës në Shqipërinë e Jugut dhe në të njëjtën kohë kontraktoi me Italinë një burim më të vogël, jo shumë larg Vlorës. Muajin e kaluar u themelua Banka Kombëtare me një kapital prej 50 milionë frangash ari. Marrëdhëniet politike me shtetet fqinje janë të shkëlqyera. Me Jugosllavinë, Shqipëria mban marrëdhënie të mira miqësore. Mosmarrëveshjet në lidhje me rregullimin e kufijve, të cilat për një kohë të gjatë nuk kanë mundur të konsolidojnë marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë ndërmjet Shqipërisë dhe Mbretërisë së Serbëve, Kroatëve dhe Sllovenëve, së shpejti do të zgjidhen në kënaqësinë e të dyja palëve. Në këtë drejtim, Dhoma i ka dhënë liri të gjerë veprimi Qeverisë në mënyrë që ajo të përfundojë negociatat për përcaktimin përfundimtar të kufijve të Vermoshit dhe Shën Naumit në liqenin e Ohrit. Për këtë qëllim, delegati i Qeverisë së Tiranës, z. Mehdi Frashëri ndodhet në Beograd dhe është përgjegjës për përfundimin e negociatave.
Shqipëria — përfundoi Ceno Beu — ka marrëdhënie të shkëlqyera me Italinë dhe jam i lumtur të mësoj se mosmarrëveshjet e vogla mes Jugosllavisë dhe Italisë janë zgjidhur plotësisht.
Ceno Beu i shoqëruar nga sekretari i tij u nis për në Beograd. Vizita e tij në kryeqytetin e Jugosllavisë nuk ka karakter politik, aq sa ai shkon në një kohë kur mungojnë shumë ministra jugosllavë. Ceno Beu është ende i ri; është njeri i kulturuar që duket më shumë parizien se sa shqiptar. Ai është kunati i Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Ahmed bej Zogu, sepse ëshë martuar me një nga motrat e tij.
Lexues të dashur të portalit Drini, për herën e fundit po u njoftoj se afati i fundit që portali Drini të jetë në funksion edhe në tre vitet e ardhshme është data 29 mars 2024.
Nëse deri në atë kohë nuk sigurohen gjithsej 1100 euro për ti dërguar për pagesën, duke i llogaritur edhe shpenzimet e pagesës, e them me keqardhje se pas 18 vitesh të funksionimit të tij, sidomos të luftimit aktiv e pandërpre të antishqiptarizmit islamik prej vitit 2011, do të pushon së ekzistuari, pasi më tej nuk kam mundësi materiale që ta mbajë i vetëm ashtu qysh veprova deri tash pandërpre, duke harxhuar me mijëra euro për mirëmbajtjen e tij.
Ua rikujtoj se se përkundër faktit se u jam drejtuar me kërkesë për ndihmë qysh para një muaji, se për të funksionuar edhe në tre vitet e ardhshme, duhet paguar për tre vite ata që e mbajnë të regjistruar e që kujdesen për ta mirëmbajtur, deri sot vetëm dy persona kanë dërguar parat, një autore e Drinit nga Zvicra , që i ka dërguar 100 euro dhe 50 euro një tjetër.
Për ta bërë pagesën duhen edhe 950 euro të tjera.
Nëse këto para nuk sigurohen deri pak ditë para datës 29 mars 2024, atëhere në kohën e duhur do ta bëjë paralajmërimin për mbylljen e portalit, gjë që askush nuk ka të drejtë pastaj të flas përmendësh se na duhet një media e lirë dhe e pakorruptuar.
Ne nuk deshtëm ta kuptojmë se në botën e sotshme as përshëndetje nuk jipet pa e pasur një interes…!
Fundja, une e them hapur se tash e tutje nuk mundem që ta mbajë i vetmuar një barrë që s’më takon vetëm mua !
Media e lirë e do njëfar financimi dhe askush deri tash nuk deshti ta kuptonte se qe 18 vite isha duke punuar pa asnjë interes që ta kishim një media të vogël e kritike, që pa mëdyshje ka qenë ndihmesë për ta pasur një opinion kritik publik, qysh na duhej e na duhet.
Nëse doni që Drini të mos pushoj së ekzistuari, dërgoni paratë për mbajtjen e tij për tre vitet e ardhshme .

Nëse organizohen shumë veta për të mos i ra askujt barra e pagesës më shumë se që i takon, mjafton që secili ti jep nga bije fjala 50 euro dhe të m’i dërgojnë paratë bashkarisht në emrin tim përmes WesternUnion-it:
Bajram Kabashi, Norvegji

Ismet Azizi, kryetar i Shoqatës “Kosova për Sanxhakun”
___
Në Konferencën e Ambasadorëve është konfirmuar gjendja nga dy luftërat ballkanike, me të cilën Shqipërisë i njihet pavarësia në kufijtë e sotshëm. Kosova mbetet nën sundimin serb, ndërsa Sanxhaku i Pazarit të Ri, si pjesë e Vilajetit të Kosovës, tashmë i okupuar, ndahet në mes Serbisë dhe Malit të Zi.
Luftën e Parë Ballkanike e kanë udhëhequr së bashku shtetet e koalicioni ultra ortodoks, si: Serbia, Bullgaria, Greqia dhe Mali i Zi. Ky koalicion ballkanik u ngrit në luftë, kundër Perandorisë Osmane me qëllim që të pushtojë dhe të ndajë më shumë toka shqiptare në Ballkan, të cilat deri atëherë kishin mbetur nën sundimin osman. Koalicioni ballkanik kishte për qëllim ndarjen e territorit të Kosovës, të Sanxhakut, të Shqipërisë dhe Maqedonisë. Marrëveshja ishte për daljen e Serbisë në bregdetin e Shqipërisë. Me klauzola të fshehta me të gjitha marrëveshjet e tyre ishte paraparë ndarja e Shqipërisë nga katër shtetet aleate. Shpërthimin e Luftës së Parë Ballkanike e shpejtoi kryengritja shqiptare e verës së vitit 1912, e cila kulmoi me hyrjen e kryengritësve në Shkup në gusht 1912 nën udhëheqjen e Hasan Prishtinës, Isa Boletinit, Bajram Currit e të tjerëve. Xhonturqit pranuan të hyjnë në bisedime me Komitetin Kombëtar për bashkim për autonominë e Shqipërisë, e cila do të përfshinte Vilajetet e Shkodrës, Kosovës, (pjesë e të cilit ishte edhe Sanxhaku i Jeni Pazarit), Manastirit dhe i Janinës. Në këtë luftë Perandoria Osmane humbi, ndërsa aleatët ballkanikë e ndanë mes veti Maqedoninë, Kosovën, Sanxhakun dhe Shqipërinë.
Konferenca e Ambasadorëve e thirrur me iniciativën e Anglisë, për shkak të çështjeve kontestuese në Ballkan, kishte për qëllim që të pengojë një konflikt të gjerë evropian. Në këtë konferencë është konfirmuar gjendja nga dy luftërat ballkanike, me të cilën Shqipërisë i njihet pavarësia në kufijtë e sotshëm. Kosova mbetet nën sundimin serb, ndërsa Sanxhaku i Pazarit të Ri, si pjesë e Vilajetit të Kosovës, tashmë i okupuar, ndahet në mes Serbisë dhe Malit të Zi.
Ushtria serbe arriti të hyjë me lehtësi në Shkup dhe në disa qytete të Kosovës, mandej kishte depërtuar edhe në thellësi të tokave të Shqipërisë. Gjatë Luftës së Parë Ballkanike në zonën e kufirit me Serbinë deri në Prishtinë, ushtria serbe kishte vrarë 1450, kishte plagosur 2530 dhe burgosur mijëra shqiptarë. Në Prishtinë, pas hyrjes së ushtrisë serbe, korrespondentët e shtypit evropian gjetën 5.000 kufoma. Petar Karagjorgjeviq deklaroi ato ditë para ushtarëve të plagosur në spitalin e Nishit se shqiptarët, të cilët i quante “derra”, do të dënohen ashpër. Për këtë gjenocid të programuar zyrtarisht në Beograd, dëshmon edhe pohimi që gjenerali Kirkoviq bëri në Pazar të Ri më 23 tetor 1912, ku, midis tjerash, thekson: “Kjo pjellë e keqe duhet shfarosur!” Edhe Mali i Zi mori masa për të vendosur kontrollin dhe administrimin e tij në trojet shqiptare të pushtuara. Sipas vendimeve të Konferencës së Ambasadorëve të Londrës, Mali i Zi aneksoi vise me një popullsi të përgjithshme prej 240 000 vetash, nga të cilët rreth 180 000 ishin shqiptarë. Më 20 shkurt 1914, qeveria e Serbisë nxori dekretin për kolonizimin e “vendeve të çliruara” që i ishin bashkuar Mbretërisë Serbe. Serbia i quante “vende të çliruara”, të gjitha trevat shqiptare, pra edhe Sanxhakun. Përderisa forcat serbe përparonin, në të njëjtën kohë, forcat malazeze iu drejtuan Shkodrës, rrafshit të Dukagjinit dhe Sanxhakut. Mali i Zi hyri në Luftën Ballkanike me qëllim të zgjerimit të territorit të tij në drejtim të Shqipërisë dhe në Verilindje drejt Sanxhakut. Pas pushtimit të trevës së Bjellopolës, Kolashinit, Plavës dhe Gucisë, ushtria malazeze ishte nisur drejt Senicës, ku i shkon në ndihmë edhe ushtria serbe, e cila, kudo që shkonte, vriste dhe plaçkiste popullsinë vendase myslimane (shqiptarë e boshnjakë).

Në foto: Malsorë të Masbjeshkës, Sanxhakut
Në tetor të vitit 1912, Sanxhaku u dorëzua, duke rënë kështu në duart e ushtrisë serbo-malazeze. Udhëheqësi famëkeq ushtarak malazez, Boshkoviq, fillon çarmatosjen e menjëhershme të popullsisë së Peshterit. Ai ishte vendosur në fshatin Doliq i banuar krejtësisht me popullsi shqiptare, ku edhe kishte kaluar natën. Ushtria malazeze kishte çarmatosur dhe mbledhur mbi 100 pushkë në Doliq dhe në disa fshatra të Peshterit. Nga një raport i oficerëve serbë rezulton se: “Të gjitha fshatrat i kanë sjellë armët, përveç një pjese, e cila nuk i solli me dëshirë. Mbi njëzet kriminelë që rezistuan dhe filluan të gjuajnë mbi ushtarët tanë trima, i vramë dhe i therëm”. Doliqi dhe fshatrat e tjera të Rrafshnaltës së Peshterit ishin të banuara me popullsi shqiptare. Në këtë raport nuk flitet për humbjet që kishin pësuar nga luftëtarët shqiptarë (vërejtja jonë I. A.), të cilët mbronin pragun e nderin e shtëpive, pra edhe vendin e tyre nga ushtria serbe e malazeze. Në raportin e lartpërmendur, nuk janë ofruar të dhëna për njësitë ushtarake të këtij batalioni për humbje apo të plagosur në radhët e tyre.
Pas Luftërave Ballkanike (1912), fillon me të madhe shpërngulja e popullsisë vendëse për në Turqi e vende të tjera. Kjo, para se gjithash, bëhej për shkak të krimeve që kryente pushtuesi. Posaçërisht shpërngulja ishte më intensive, pas qërimit të hesapeve të ushtrisë malazeze me peshterasit. Veprimet makabre të forcave ushtarake, përveç me vrasje e tortura ndaj njerëzve duarthatë, shoqëroheshin edhe me plaçkitje, djegie të shtëpive etj.
Sipas autorit Avdiq, H.: “Për ta “qetësuar” Plavën dhe Gucinë, kryekomanda ia kishte besuar brigadierit Cemović, për të cilin ishte një lloj shpërblimi për bëmat e tij të mëparshme, në pjesën e Sanxhakut lindor, përkatësisht në fshatrat e rrethinës së Tutinit dhe Ribariqit, (vendbanime myslimane të banuara me shqiptarë e boshnjakë) ku ushtria e tij dogji shtëpi, plaçkiti kafshë, vrau njerëz të pafajshëm, dhunoi gra e vajza”. Zekeria Cana në librin e tij “Gjenocidi i Malit të Zi mbi Popullsinë shqiptare, 1912-1913 (dokumente), ndër të tjera, shkruan se “nga banda e Cemovićit, vetëm në fshatin Mojstir afër Rozhajës, u plaçkitën 95 qe, 3 lopë, 4 shqerra, 213 dele dhe 3 kuaj të Ali Dragës, kurse sharrës së tij iu vu zjarri”. Humbjet në njerëz ishin të mëdha. Vetëm “gjatë tetorit- nëntorit 1912 u vranë rreth 25.000 shqiptarë”.

Disa autorë serbë e boshnjakë, shkruajnë se sjelljet e ushtrisë serbe ndaj myslimanëve (sanxhaklinjëve) kanë qenë korrekte. Sipas të gjeturave të Skënder Rizajt, kjo nuk qëndron. Ushtria serbe kishte urdhëresë që secili fshat shqiptar, i cili bënte sado pak rezistencë, të digjej në tërësi, pavarësisht se aty jetonin gra e fëmijë dhe pleq. Si është e mundur mos të vlente edhe për fshatrat e Peshterit të banuara pothuajse në tërësi me shqiptarë. Për dhunën, krimet, dëbimet që bënte pushteti serbo-malazez dëgjohej gjithkah, edhe nëpër kancelaritë evropiane. Diplomatët austriakë të akredituar në Beograd, jo vetëm që ishin tmerruar nga masakrat, që po bëheshin nga ushtria serbo-malazeze- çetnike mbi shqiptarë, por gjatë atyre ditëve ata shpeshherë kishin dëgjuar deklarimet jo formale nga zyrtarë të lartë serbë se kishin dëgjuar se “shqiptarët duhet zhdukur, pavarësisht se aty jetojnë gra, fëmijë dhe pleq. Diplomatët…. kishin dëgjuar se “shqiptarët duhet zhdukur“. Sa i përket shpërnguljes, përkatësisht dëbimit, sipas të dhënave të konsullatës së përgjithshme të Serbisë në Selanik, vetëm gjatë periudhës nëntor 1912–prill 1914, nga Kosova, Sanxhaku e nga Maqedonia, domethënë nga ato treva që u quajtën “toka të çliruara”, kanë kaluar nëpërmjet Selanikut në Turqi mbi 240. 000 myslimanë, pjesa më e madhe e të cilëve ishin shqiptarë.
Perandoria Osmane, e lodhur, e sulmuar nga të gjitha anët, pothuajse ishte dorëzuar. Harun Crnovrshanin dhe Nuro Sadikoviq japin këto të dhëna “Mundësitë për mbrojtjen e Sanxhakut ishin të vogla. Banorët e Pazarit të Ri dhe të qyteteve të tjera i rezistuan pushtimit serbo-malazez. Beteja për Pazarin e Ri ka zgjatur prej 19 deri më 23 tetor 1912. Ushtarët osmanë së bashku me shqiptarët dhe boshnjakët rezistuan fuqishëm, por, në mungesë të ushtrisë dhe të armatimit, mbrojtja u thye”.
Se ka pasur rezistencë për ta mbrojtur Jeni Pazarin (Pazarin e Ri) nga ushtria okupuese serbe dëshmon e dhëna faktike e autorëve të lartpërmendur se “në mbrojtje të Pazarit të Ri humbi jetën kryetari i komunës dhe 28ushtarë të tjerë shqiptarë e boshnjakë”. Marshimi i ushtrisë serbe drejt tokave shqiptare në jug tregon se gjithçka veprohej sipas projekteve të përpiluara në detaje nga Beogradi. Pas instalimit të plotë të pushtetit okupues, serbët dhe malazezët menjëherë e bënë ndarjen territoriale-ushtarake dhe iu përveshën punës për regjistrimin e banorëve. Se cili ishte qëllimi, dihej fare mirë.

Zeqir Bekolli, Llapushnik
Në shkollën fillore të Llapushnikut u promovua libri i Bajram Xh. Thaçit “ Trung Lavdie”, që i kushtohet Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, deshmorëve dhe betejave të zhvilluara, kryesisht në Drenicë. Autori i këtij libri, që përmban poezi, tregime dhe pjesë nga ditari personal i luftës, ishte komandant i një skuadre dhe pjesëmarrës i shumë betejave, kryesisht në vargmalet e Berishës, në zonën ku këmba e ushtrisë dhe policisë serbe nuk arriti të shkel.
Në këtë ceremoni peruruese, ku morën pjesë bashkëluftëtarë të autorit, invalidë lufte dhe shumë dashamirë të librit, në mesin e tyre edhe kryetari komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, u tha se libri i Bajram Xh. Taçit ,“Trung Lavdie” përbën një vlerë të veçantë për faktin se reflekton qëndresën e UÇK-së, betejat e lavdishme dhe sukseset, që i shënoi kjo ushtri përballë një armiku, siç ishte Serbia.
Redaktori i librit, Hamdi Mazreku, gjatë elaborimit të tij për librin, theksoi se motivet e shtjelluara në libër trajtojnë luftën e lavdishme të UÇK-së dhe trimëritë e luftëtarëve, pjesë e të cilave ishte edhe autori. Si në vargje, ashtu edhe në tregime dhe në ditar lufte prezenatohen me sukses, gjithë ajo atmosferë lufte e cila ka ndodhur në vargmalet e Berishës, dhe për rreth saj.

E veçanta e këtij libri janë, ngjarjet si ajo e rrëmbimit të armëve nga një picgauer serb, plagosja e bashkëluftëtarëve të tij, por edhe betejat e majit dhe korrikut mbi Grykën e Llapushnikut e cila qendroi e mbyllur për tre muaj me radhë. Në libër përshkruhen edhe jehonat, që pati mbyllja e Grykës, si në nivelin vendor ashtu edhe në atë ndërkombëtar.
Në libër zënë vend të veçantë figurat e njojhura të UÇK-së: Komandanti Legjendar Adem Jashari, Fehmi e Xhevë Lladrovci, Imer Alushani-Voglushi, Ali Zogaj dhe shumë luftëtarëve trima, që dhanë më të shtrenjtën, jetën, për lirinë që ne e gëzojmë sot.
Autori i kushtoi kujdes të veçantë anës emocionale, gatishmërisë dhe idealit të luftëtarëve për sacrificë deri në fitorën përfundimtare.
Libri, botim i Shtëpisë Botuese “Lena”, i ka 254 faqe.
Nga Aurel Dasareti
Titulli i referohet regjimit të ndyrë antikombëtar të Partisë Socialiste, dhe “opozitës” jo ekzistuese, Partisë Demokratike.
Çdo idiot mund të krijojë rregulla, ose histori të rreme, dhe të gjithë idiotët e tjerë do t’i ndjekin ato.
***
Shqipëria është një vend i vogël qesharak në skaj të botës. “Qeverisur” nga klounët, servilët, kuislingët, të korruptuarit, të droguarit, hajdutët.
Bërtitjet shurdhuese dhe mburrja për fitoren e pretenduar të shqiptarëve ndaj fqinjëve të tyre, por përdorimi i gjuhës së huaj (të fqinjit) në vendin e tyre (injorimi i gjuhës amtare që është më e vjetra në Evropë) është një ekspozitë kompleksesh inferioriteti për t’u tallur dhe për t’u trishtuar. Pra, vuajnë nga inferioriteti, kompleksi i vlerës më të ulët, ndjenje pamjaftueshmërie ku shqiptarët ndihen më pak të vlefshëm në krahasim me fqinjët…
Çdo idiot mund të krijojë rregulla, ose histori të rreme, dhe të gjithë idiotët e tjerë do t’i ndjekin ato.
Filloj të pyes veten se sa tradhtarë janë mbjellë në të gjitha partitë politike shqiptare për të na shkatërruar nga brenda si Komb dhe Vend. Një patriot i vërtetë mund t’i përkasë partive politike nga më të ndryshmet dhe megjithatë të respektojë ndjenjat më të shenjta të njëri-tjetrit. Bëhu besnik ndaj partisë vetëm kur ajo nuk e dëmton çështjen kombëtare, por jini gjithmonë besnikë ndaj kombit dhe atdheut.
Pse lind një kompleks me vlerë më të ulët?
Në zhvillimin e këtij kompleksi ndikojnë faktorë të shumtë. Gjenetika luan një rol të rëndësishëm. Kjo do të thotë se ka karakter trashëgues. Megjithatë, struktura e personalitetit dhe ndikimi i mjedisit janë faktorët kryesorë. Para së gjithash, stilet e sjelljes së prindërve ndaj të cilave një person është ekspozuar në fëmijëri kanë një ndikim të madh.
Nëse prindërit do të ishin autoritarë, d.m.th. u përpoqën për kontroll të plotë, në mënyrë që të vegjlit t’u bindeshin urdhrave të tyre pa diskutim, ekziston një probabilitet i lartë që fëmija të ketë një problem me vetëbesimin, dhe rrjedhimisht një vlerë komplekse inferiore.
Ndonjëherë njerëzit me një kompleks inferioriteti shfaqin shenja të vetëbesimit të tepërt ose narcizmit (siç është rasti me kryeministrin e rrejshëm). Në fakt, ata e maskojnë mungesën e vetëbesimit të tyre me sjellje arrogante, mendjemadhësie (sharlatanë), duke kërkuar gabime te të tjerët.
Gjithashtu, kushtet e këqija të jetesës, madje edhe raca dhe kombi përmenden si faktorë të shpeshtë.
Si të njohim një kompleks me vlerë më të ulët?
Një imazh i ulët për veten dhe cilësitë e juaja, si dhe mungesa e vetëvlerësimit janë shenja të qarta të një kompleksi inferioriteti. Ato shoqërohen nga mungesa e motivimit, shqetësimi dhe ndjenja e pamjaftueshmërisë. Gjithashtu, njerëzit me këtë kompleks shpesh ndihen të pafuqishëm dhe të dobët mendërisht. Ata janë shprehur fajtorë për zgjedhjet dhe veprimet e tyre, por janë edhe tepër të ndjeshëm ndaj kritikave.
***
Tre ditë më parë i shkrova një letër njërit prej atdhetarëve dhe intelektualëve më të mirë shqiptarë, dhe e pyeta:
“Nëse keni kohë më jepni një sqarim sa më të thjeshtë. Kush është në të vërtetë Fredi Beleri? Unë kam qenë disa herë (me familjen time) në Sarandë (veçanërisht Ksamil), Himarë dhe Dhërmi. Shumë prej tyre flisnin greqisht. Dhe pyes veten: greko-folësit janë grekë origjinalë apo shqiptarë të asimiluar?
Dhe pyetja tjetër: Edvin Kristaqi është armiku më i madh i Shqipërisë, padyshim, por nuk do ta lërë grekun Fredi Beleri të marrë Himarën, edhe me arsyetimin se Beleri synon ta ndajë Himarën nga Shqipëria. Edhe unë jam dakord për këtë çështje. Ndërkohë, mendoj se edhe Kristaq Rama e do Himarën vetëm për interesat e tij private (kriminale).
Sali Berisha mbron Belerin…?!!!”
Përgjigja ishte:
“Ju falënderoj nga zemra që kërkoni mendimin tim. Së pari, Fredi Bejleri ka qenë pjesëtar i grupit terrorist grek, i cili, më 10 prill 1994, pati sulmuar postën kufitare të Peshkëpisë në Gjirokastër dhe vrau një oficer dhe një ushtar. Për të mësuar hollësira, ju lutem kërkoni në Google materialin me titull:
“Masakra e Peshkëpisë / Pas rihapjes së dosjes arratiset Fredi Bejleri, kandidoi me opozitën për Himarën në 2015”.
Ky material është botuar në vitin 2019, në gazetën “Shqiptarja.com”.
Fredi Bejleri, si anëtar i grupit terrorist grek dhe vrasës, duhej të ishte dënuar me kohë me burg të përjetshëm. Por Shqipëria (…), është vend pa zot. Klasa politike neokomuniste, me tradhtarin Rama në krye, ka qenë dhe vazhdon të mbetet servile e pështirë e Greqisë,
Së dyti, kur njeriu në atdheun e vet kuvendon me bashkatdhetarët në gjuhë të huaj, duke shpërfillur gjuhën amtare, do të thotë se është njeri pa kurrfarë dinjiteti kombëtar, do të thotë se është servil i pështirë i të huajve dhe i sëmurë tmerrësisht nga kompleksi i inferioritetit. Në qytetin e Sarandës, në Ksamil, në Himarë apo në Dhërmi, nuk ka këmbë greku. Grekë ka në disa fshatra të Gjirokastrës, të cilët kanë ardhur shekuj më parë për të punuar si argatë në çifliqet e ish-agallarëve shqiptarë. Pra, grekofolësit që keni hasur ju atje, nuk janë as grekë origjinalë, as shqiptarë të asimiluar, janë shqiptarë, të zhveshur nga dinjiteti personal dhe nga vetëdija kombëtare. Himara është njëra nga palcat e Labërisë. Banorët e asaj zone, meqenëse janë afër Korfuzit, kanë pasë bërë tregti me atë ishull, prandaj edhe janë “infektuar” nga greqishtja. Sikur t’ju qëllonte të shkonit si turist në Korfuz, nuk e besoj se do të takonit ndonjë grek që t’ju fliste shqip.
Së treti, Fredi Bejlerin, për turpin e saj, e pati propozuar për kryetar bashkie të Himarës dega e partisë demokratike në atë qytet. Kandidaturën e Bejlerit, si përfaqësues i partisë demokratike, nuk e ka imponuar Berisha, i cili atëherë nuk ishte kryetar i Partisë demokratike. Atë kandidaturë e ka përkrahur Lulzim Basha, si kryetar asokohe i partisë demokratike. Qëndrimi i Ramës kundër kandidaturës së Belerit për kryetar bashkie në Himarës, është një komedi e fëlliqur që ai luan para opinionit publik shqiptar, për t’u hequr si nacionalist, si kryeministër me “dinjitet të lartë” në marrëdhëniet me grekët, si investim paraprak për fushatën zgjedhore të vitit 2025.
Sesa “kundërshtar” i Belerit është Rama, i Belerit, si agjent terrorist i grekëve, e vërteton më së miri fakti që vetë Rama, në dhjetor të vitit 2015, është dekoruar nga kisha greke me kryqin e kalorësit të helenizmit. Fakti që vetë ministri i jashtëm grek Nikos Dendias pati deklaruar para disa muajsh se Greqia heq dorë nga Bejleri, e vërteton edhe më së miri komedinë e fëlliqur të Ramës”.
Fund i citatit.
***
Nuk ka asgjë më të trishtuar se sa të shohësh Atdheun tënd të zvogëlohet dhe të mos jesh në gjendje të bësh asgjë për të. Pikëlluese. Atdheu vazhdon të tkurret në vete dhe ju humbni besimin se nuk mund të vdisni më për të. Në hapësirën e tij, sa të sheh syri nga cepi, një ditë shndërrohesh në një njollë të zezë, ose fshihesh në një guaskë të padukshme derisa të kalojë stuhia. Dhe kur zgjoheni, nuk e dini nëse do ta gjeni përsëri atë grusht vend në kokën tuaj.
O populli im! Zgjohuni nga gjumi i thellë dhe ëndrrat e pakuptimta. Mos lejoni më ndarje dhe përçarje. Armiku i jashtëm, në bashkëpunim me armikun e brendshëm, punon që ti të shembesh. Përpiqet që edhe me gënjeshtra e falsifikime të shuan (të shlyej nga truri jot kujtesën), emrin tënd, fjalën tënde, gjuhën tënde, historinë tënde, traditat e juaja, paraardhësit tuaj, familjen tënde, kombësinë tënde…
Prandaj duhet të rezistoni. Shuajini me vendosmëri ëndrrat e atyre që duan që ne të pushojmë së ekzistuari.
Shtrëngoni radhët e juaja, të bashkuar fortë ngrihuni, kundërshtojeni hapët dhe luftojeni tradhtinë e regjimit mafioz antikombëtar, korrupsionin, krimin e organizuar, nepotizmin, shpopullimin e vendit përmes varfërisë dhe humbjes së shpresës, ndryshimin demografik të vendit (shqiptarët indigjen, vendës-autokton) që ikin jashtë atdheut (Shqipërisë), zëvendësohen me “refugjatë” afrikan-aziatik që hyjnë brenda dhe do ta trashëgojnë vendin). Bëhuni një grusht i pamposhtur përballë zhdukjes së afërt.
Të gjitha partitë politike përfundimisht vdesin nga gëlltitja e gënjeshtrave të tyre.
PS: Babai im më mësoi gjithmonë të kisha disa para mënjanë – në mënyrë që në çdo kohë t’u them të këqijve të shkojnë në ferr.

Nail Draga, Ulqin
Diskursi politik
Çështja e mospërdorimit te dinarit si valutë pagese në Kosovë ndikoj qe pushteti dhe opozita te jenë të një mendimi duke mbeshtetur Rregulloren e BQK-së me të cilën ndalohet përdorimi dinarit në Kosovë, duke e trajtuar këtë çështje si të brendshme të Kosovës, e jo pjesë e dialogut në Bruksel. Një veprim i tillë politik do të ishte e udhës të jetë identik edhe për çështjen e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, sepse kemi të bëjmë me mbrojtjen e sovranitetit dhe të integriteti territorial i Kosovës
Të ftuar nga Bashkimi Evropian (BE) në Bruksel me 27 shkurt u zhvillua takimi mes palës kosovare dhe asaj serbe, me qëllimin që, siç thanë zyrtarët në Bruksel, të gjetet zgjidhje për Rregulloren e Bankës Qendrore (BQK) për operacione me para te gatshme. Sipas BE-së, rregullorja, për të cilën nuk janë zhvilluar konsultime, pati ndikim te pala tjetër. Pikërisht ne mungesë të konsultimeve paraprake, kësaj herë palën kosovare e ka prezantuar përfaqësuesi i BQK-së.
Bisedë për çështje teknike
Pra, është biseduar për çështje teknike e jo në nivel politik në kuadër të dialogut në mes dy vendeve, ku një veprim i tillë është vlerësuar si nga pushteti dhe opozita në Kosovë. Dhe nuk ka si tëjetë ndryshe sepse Kosova nuk duhet të lejojë që çështjet e brendshme të saj të zgjidhen në negociata me Serbinë. Të gjithë janë unik ne konstatimin se çështja e dinarit dëmton sovranitetin dhe integritatin e Kosovës.
Njëanshmëri nga BE-ja
Ndërsa analistë të ndryshëm vlerësojnë se në lidhje me çështjen e përdorimit të dinarit në Kosovë, negativisht ka ndikuar qasja e njëanshme e Bashkimit Evropian, duke ndikuar që në kuadër të dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë në Bruksel të hapen për diskutim çështje që i takojnë vetëm Kosovës. Nuk ka dilemë se kemi të bëjmë me një qasje te gabuar dhe e pa drejtë e BE-së ndaj Kosovës, e cila favorizon Serbinë. Kemi të bëjmë me presion të vazhdueshëm ndaj Qeverisë së Kosovës, qe nuk është në favor të avancimit të dialogut në mes dy vendëve, sepse në rastin konkret Qeveria e Kosovës, është duke mbrojtur kushtetushmërinë dhe sovranitetin e vendit.
Dinari të konvertohet në euro
Cekim me këtë rast se në sajë të Rregullores së BQK-së, ndalohet përdorimi i dinarit për pagesa brenda shtetit nga 1 shkurti i këtij viti, ku në lidhje për këtë çështje Kosova ka përgatitur një plan 10-pikësh për zbatimin e Rregullores.
Opinioni i gjerë e ka të njohur se në komunat me shumicë serbe në Kosovë, dinari serb ka qarkulluar qysh prej pasluftës, ku shteti serb ua paguante serbëve të Kosovës – përmes një sistemi paralel – pagat, pensionet, ndihmat sociale, dhe përfitimet tjera.Pikërisht për të vendosur rregull në qarkullimin monetar, eliminimi i dinarit në procesin e pagesës në formë klandestine, por duke e konvertuar ate në euro, me hapjen e llogarive nga serbet lokal për të pranuar ato mjete qe është në favor të eliminimit, dhe procesin e pastrimit të parave dukuri e cila ka qenë dukuri nga paslufta jo vetëm në veri të Kosovë.
Demagogjia e politikës serbe
Sipas të dhënave qe janë publikuar, Serbia për serbët në Kosovë për vitin 2024 ka ndarë 139 milion euro, qe janë rreth 11 milion më shumë sesa në vitin 2023.
Ndonëse Qeveria e Kosovës një vendim të tillë e ka marrë në respektim të kushtetutshmërisë dhe mbrojtjes së sovaranitetit të vendit, nga pjesëtarët e politikës serbe në Kosovë e cila është filialë e Beogradit këtë vendim të BQK-së, e kanë konsideruar si tentim për dëbimin e serbëve nga Kosova, që është deklarim demagogjik nga ana e tyre. Dhe nuk ka si të jetë ndryshe sepse atyre iu pengon konsolidimi i qeverisjes dhe funksionimi i shtetit të Kosovës, ndërsa atyre duhet bërë me dijes se çështja e valutës zyrtare në Kosovë ka përfunduar me miratimin e Kushtetutës së saj pak muaj pas shpalles së Pavarësisë.
BE pa kompetenca për draftstatutin e Asociacionit
Çështja e draftstatutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë është bërë pjesë e retorikës dhe të politikës ditore jo vetëm asaj serbe. Madje qendrim të njëjtë kanë edhe nga BE, duke bërë presion ndaj Qeverisë së Kosovës, për të realizuar në praktikë sa më parë një propozim të tillë.
Në lidhje me këtë çështje Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka theksuar se Bashkimi Evropian nuk ka kompetencë që t’i propozojë Kosovës draftstatut për Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Në lidhje me këtë çështje opinion është i njoftuar se Kryeministri Albin Kurti është pajtuar në parim me përmbajtjen e draftit të ofruar nga Brukseli, por Konjufca tha se dokumenti nuk mund të jetë obligativ.
Madje ai cekën se “nuk mendoj se është kompetencë e BE-së, t’i propozojë draft Kosovës dhe nuk mendoj që Kosova duhet gatitu me ndejt dhe me dërgu draftin që BE-ja e propozon. Nuk pajtohem me këtë procedure. Nuk shkruan kurrkund. Nuk është obligative për Kosovën”, ka thënë Konjufca.
Marrëveshja jo tavolinë suedeze
Drafti i ofruar tetorin e vitit të kaluar duhet të përcillet për vlerësim në Kushtetuese, ndërsa ndërkombëtaret kanë theksuar se janë marrë në konsideratë vijat e kuqe të palëve dhe se ai është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.
Ndërkombëtarët kanë rritur presionin ndaj Kosovës, për ta përcjellë draftstatutin në Gjykatë, si veprim nismëtar që do t’i jepte rrugë themelimit të Asociacionit. Por Konjufca, sikurse edhe Kurti, ka insistuar se asnjë veprim nuk mund të ndërmerret pa u nënshkruar nga Serbia dokumentet e dakorduara në Bruksel e Ohër.
“Nëse Serbia marrëveshjen nuk e konsideron të Ohrit por e konsideron tavolinë suedeze, edhe ne do ta konsiderojmë tavolinë suedeze. Do të marrim nga ajo vetëm çka na pëlqen, Asociacionin nëse nuk na pëlqen nuk do ta marrim. Por nëse marrëveshja është obligative nuk do të kemi çare pa e zbatuar secilën”, ka thënë ai.
(Mars 2024)