ARKIVI:
19 Maj 2024

Ne guximtarët e vizionit rugovian!

Shkrime relevante

Gjenerali Bislim Zyrapi, ai që luftoj për ne, është i sëmurë rëndë andaj tash ne duhet ta ndihmojmë atë

Nga: Lirim Gashi, Prishtinë ___ Gjeneral Bislim Zyrapi mbante detyrën më të përgjegjshme...

Kryeministri Kurti mirëpriti nënsekretaren amerikane të Shtetit për Çështje dhe Diplomaci Publike, Elizabeth Allen

Prishtinë, 19 maj 2024 Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti,...

Formimi i “asociacionit serb” , mes kudhrës dhe çekanit

Gani I. Mehmeti Duke shikuar edhe vetëm titujt  për formimin a mosformimin...

Plisi e Shajkaqa, nën hijen e mollës së Popit…!

Nga: Agim Vuniqi ___ Demokracia e re shqiptare në Kosovë është në evolim,...

Shpërndaj

Nga: Florim Zeqa

Filozofia politike rugoviane do të thotë guxim dhe tolerancë, është bashkëpunim dhe unitet brenda subjektit politik, është unifkim i vlerave njerëzore dhe kombëtare, është gërshetim i traditës dhe zakoneve të lashta popullore me kulturën dhe trashëgiminë historike të kombit tonë në perputhje të plotë të vlerat dhe civilizimin e qytetërimit evro-perëndimor. Me filozofinë politike rugoviane, ne shqiptarët e Kosovës e kuptojmë besen dhe shpresën për një të ardhme më të mirë.

Fjala e dhënë e një guximtari, e shenjt dhe e patjetërsueshme 

Filozofia politike nënkupton mbajtjen e fjalës së dhënë para qytetarëve dhe elektoratit, nënkupton ruajtjen dhe kultivimim e raporteve me miqt ndërkombetar dhe partnerët strategjik të shtetit të Kosoves.

Janë shumë që thirren në vizionin dhe filozofinë politike rugoviane, por të pakët janë ata që e kuptojnë dhe e përfillin thelbin e filozofisë politike rugoviane!

E kundërta e filozofisë politike rugoviane janë klanet dhe grupet e interesit të cilat instaluan dhunën dhe kërcënimin në vend të dialogut të brendshem politik.

E kundërta e filozofisë politike rugoviane e bëri largimin dhe perjashtimin e vlerave të mirëfillta, të cilat injoruan elitat intelektuale dhe bën përafrimin e servilëve dhe injorantëve.

Si pasojë e kapjes dhe monopolizimit të tre shkronjave të arta rugoviane në ish kalanë e madhe rugoviane, sot kanë mbetur hiq më shume se 12 % e qytetarëve që verbërisht ende ju besojnë kapësve dhe uzurpatorëve të tre shkronjave të arta, të cilet e katandisen çdo gjë dhe çdo vlerë në kalanë e vjetër.

Ne që guxuam dje, guxojmë sot, nesër dhe përgjithmonë

Unë shkova aty ku më deshën dhe më vlerësuan. Shkova aty ku i kam miqt më të sinqertë dhe besnikët e paluhatshëm të vizionit rugovian.

Që nga momenti i parë i aderimit në partinë GUXO, mora me qindra mesazhe urimi dhe përgëzimi nga familjarët, miqët dhe përkrahësit e shumtë gjithandej globit. Por, normal që nuk munguan as kritikat e kombinuara më fjalë ofenduese dhe provokuese nga ish bashkpartiakët!

Nga thellësia e shpirtit i falenderoj të gjithë ata që më uruan sinqerisht për aderimin në partinë e GUXO, nga zemra i përgëzojë edhe adhuruesit e elektoratit rugovian që shprehën gëzimin e tyre për aderimin tim në partinë GUXO.

Të gjithëve e themë një fjalë, unë jam ai që isha dje, mbrojtësi besnik i vlerave demokratike dhe filozofisë politike rugoviane. I tillë do të jemë nesër dhe përgjithmonë.

E ardhmja u takon atyre që guxojnë të veprojnë me vendosmëri për të mirën e vendit dhe qytetarëve. Të bashkuar mund ta ndërtojmë më lehtë të ardhmen e ndritshme për gjeneratat e reja në në Dardaninë e bekuar nga Zoti.

Thirrni ndërgjegjës tuaj dhe dëgjone vullnetin e elektoratit rugovian, dëgjoni ndjenjat e bashkatdhetarëve për dashurinë që ju vlon si vullkan në zemrat e tyre për kthim të shpejt në vendlindje.

Bashkohu edhe ti me ne që dëshirat t’i bëjmë realitet!

Zot e bekoftë vullnetin e lirë të qytetarëve të vendit tim!

K O M E N T E

2 KOMENTE

  1. Florim Zeqa, a pajtohesh ti se nen thirrjet dhe sloganet (genjeshtrat) e nohura agjituese ose propagandistzke te orijedntimit, percaktimit dhe vlerave te perbashketa te shqiptareve me Perendimin ose oksidentin: Ata ” guximtaret e vizionit rugovian” e sollen DHE SHKAKTUAN turqizimin enorm dhe teper masiv te Kosoves dhe Shqiptreve. E vazhduan (ndocen) rrugen filoturke dhe panotomnike te Hashim Thacit& Company…..

    A pajtohesh ti se po te mos ishin vrare, djrgur, zhdukur dhe masakruar mbi 55O vite me rasadhe nga turqit: Numri i shqiptyareve ne EUROPE sot do ishte praferesisht i njjete ose i barabate me numrin e italianeve, francezve ose anglezeve.

    Nuk jemi popull artificial dhe johistoik o Florim djali!!!!

  2. Deri me tani ju nuk ishit guximtar dhe dyshoj qe edhe ne te ardhmen do ta keni guximin qe te garoni te vetem. Nese jeni guximtere, ashtu sic thoni, atehere garoni te vetem.
    Vjosa Osmani deklarohet rugoviane, por ajo fare s’ka te beje me rugovizmin. Doktrina e Listes “Guxo” eshte krejtesisht e kundert me doktrinen rugoviane.
    Kaq per sot.

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu