ARKIVI:
19 Maj 2024

Kosovë, kurrë nuk ta ktheva shpinën…! 

Shkrime relevante

Formimi i “asociacionit serb” , mes kudhrës dhe çekanit

Gani I. Mehmeti Duke shikuar edhe vetëm titujt  për formimin a mosformimin...

Plisi e Shajkaqa, nën hijen e mollës së Popit…!

Nga: Agim Vuniqi ___ Demokracia e re shqiptare në Kosovë është në evolim,...

Hisoriani Belisar Jezerci kërcënohet me jetë nga islamistët, rrini përkrah tij dhe mposhtni islamistët

Islamistët janë gjithnjë solidar me njëri - tjetrin, se i takojnë...

Arsimimi nuk është vetëm përgatitje për jetë, është vetë jeta

Foto: Shkolla shqipe në Gjenevë, më 2021 Agim Vuniqi ___ Nuk ia vlen të...

Boksieri ukrainas Oleksandr Usyk ka shënuar fitore ndaj Tyson Furyt, në një dramë të madhe të boksit

Boksieri ukrainas Oleksandr Usyk ka shënuar fitore ndaj Tyson Furyt. Fitore me...

Shpërndaj

Sinan Kastrati, Suedi

Disa kujtime nga vizita (katër ditore) e fundit në Prishtinë 

Nga Ditari im 

Në fund të shkurtit isha në Kosovë, vajtje ardhje e në fillim të marsit u ktheva, kah themrat, gishtat.  

Çmimet e biletave, e kishin prekur kulmin, kishin shkua në qiell 

Udhëtova me një (agjenci e) avion austriak. 

Për me udhëtua me avion në Kosovë është më e shtrenjtë bileta e aeroplanit (për në Prishtinë) se në gjithë Evropën, kryeqytetet evropiane, Londër, Paris, Vienë e Romë. Edhe në ish shtetet e BRSS-së mund të udhëtosh për afërsisht 100 euro, biletë kthyese e me fjetur 3 netë në hotel dhe me e hëngër mëngjesin ndërsa për Pishtinë bileta kthyese është afërisht 700 euro. 

Pse kështu moj Kosova jonë?  

– Çka bëmë ne mërgimtarët për ty Kosovën gjatë viteve të 90-ta (1989-1999)? 

-Ne mërgimtarët ndamë një pjesë nga kashorja*) e bukës tonë për ty Kosovë, nga ato të ardhura të vogla dhe ndihma sociale që merrnim nga shteti ku jetonim. Kur e kthenim sofren, e lagnim me lot e sot Kosova jonë u bë më e shtrenjta në Evropë që edhe kur kemi dëshirë e nevojë nuk mund të udhëtojmë shkaku i shtrentimit të biletave. 

Keq.  

Turp për shtetin. Marre për qeveritë e Kosovës, të gjithat, për Kuvendin, për deputetët llaskucë, servil e injorantë e për presidentët/et e pispillosur/a. 

Deri kur do të na vjedhin neve mërgimtarëve ata që qeverisin në Kosovë, në emër të popullit të Kosovës?  

Na rjepën lëkurën.  

E zgjodha rrugën më të gjatë shkaku i biletave, S`kishte biletë për në Prishtinë. E preva një biletë nga Kopenhaga për në Vienë e nga Viena për në Prishtinë. Përveç nga një çokolatë e ujë falas, stuardeshat gjermano-austriake të tjerat ishin thuajse të njëjra sikurse me agjencitë tjera. 

Kur nisem me shkua në Kosovë, gëzohem pa masë ama kur të shkoj atje, shoh se shumë gjëra kanë mbetur aty ku ishin, të mbrapambetura, të mbrapshta e primitive por me “petke të ri”. Nëpër shallteret e Prishtinës, administrata ishte, siq e përshkruajnë arkivuesit e kohës sikur në kohën e perandorisë turke. Dhe ne që jetojmë jashtë Kosovës ndoshta me tepër se të tjerët i shohim këto ndryshime. Në Prishtinë shkova me e rregullua një letërnjoftim të ri për djalin sepse të vjetrit i kishte kalua afati. Nuk ma rregulluan për shkaqe që vetëm për ata janë të ”njohura”. Kërkonin letërnjoftimin e vjetër që i kishte kalua afati para 7 vjetëve. Ika i prekur, pa e rregullua. Pastaj shkova me qit mbi vete rrymësn sepse pagesat na vinin, ishin në emër të vajzën time. Në KEC apo si quhet ish EK, ishte edhe më vështirë me krye punë. Në ndërtesën bukuroshe ku ishin zyrët e saj, duhej pritur afro 2 orë. Një grua që e shikonte numrin në një ekran të vogë, kur do të hyje në një zyrë me xhama më tha:  

Isha edhe dje por u lodha duke pritur, më shumë se dy orë dhe ika. Por sot dua të pres. Patjetër duhët ta çregjistroj orën e rrymës.  

Unë nuk munda të pres. Ika pa e pritur rendin. Të nesërmen shkova përsëri, por tash në një vend tjetër në dy zyra të vogla përballë ish Bankës së Lublanës, te ish burgu famëkeq i Prishtinës, tash muze. 

 Më thanë se duhët me e pas një qertifikatë të lindjes që shihet vajza është imja. Kur e dërgova certifikatën ku shkruante emri i babës (emri im), emri i nësnës, filluan të më mbajnë ligjerata. Edhe nga aty ika edhe më i prekur pa kryer punë. Në Kosovë edhe pse thonin se i kanë (digitalizua) të dhënat në internet, përveç që kërkojnë nga një krah dokumente, përsëri nuk të kryejnë punë. 

Sa vllazn e ke? 

Diçka më mirë ishte në shërbimet bankare por edhe aty nuk ishte ashtu qysh punohët në bankat në Suedi. Një nëpunëse e bankës, vajzë e re. ia tregova një anekdotë:
Një drenicak shkon te berberi me u rru. Berberi e vet: 

-Prej kahit je? 

-Jam nga Drenica. 

Ai e merr një brisk rë rrojës që nuk e kishte përdor një kohë të gjatë dhe fillon me e rru, don me e provu drenicakin. Drenicaki k`cente pi karrige si me kanë tuj lujt e tuj kcy (vallëzua) nër tupan. Berberi pe sheh qi po i djeg fytyra dhe apet pe vet: 

-Sa vllazen i ki o drenicak? 

5 jemi nëse pshtoj unë.  

Në fund kur ia tregova meselen qikës së re qytetare, e veta: 

-A e more vesh? 

-Po, tha ajo duke qeshur.  

Sivjet për 7 marsin-Ditën e Mësuesit mora më pak letra urimi në krahasim me vitet e tjera.  

Një ish normalist i Normalës së Gjakovës, Zymer Ismaili dhe dr. Sadik Vrajolli ma kishin urua me nga një letër domethënëse e prekëse: 

”Gjërat e vështira i bënë të lehta vetëm mësuesi shembullor. Ju me plot bindje e meritoni një epitet të tillë! Ju ndjej pjesë të sukseseve të mia!” (S. Vr.) 

Më 7 mars 2024, Saim Lush Alia-Tahiraj me thirri nga Belegu dhe më tregoi se më 5 mars paska vdekur Hasan Hajdar Zukak i Belegut, ish luftëtar dhe veteran i luftës së Kosovës më 1998, 1999 

Hasani u lind, u rrit dhe vdiq si burrë. Familja e Adem Hajdarit, të zotit të shtëpisë, vëllait të madh të Hasanit e Qazimit, ishte familje në zë në Beleg e Dukagjin. Kjo familje priti e përcjelli burra e trima nga krahinat e ndryshme të Kosovës me bukë e kripë. 

Nesër është 11 mars.  

11 Marsin e vitit 1981, nuk e harroj sepse më 11 Mars 1981, 10 muaj pas vdekjes së J. B. Titos, në kryeqendrën e Kosovës, në Qytetin e Studentëntëve filluan demonstratat e para për të drejta të barabarta të shqiptarëve me ish kombet tjera të ish RSF-së.  

Një foto nga Belegu, në dasme. Hasan Hajdaraj në këmbë me kafe në dore ndersa une jam ulur në mes të Saim Lush Alisë, arushanit të Belegit e Dukagjinit. Beleg, 2018

Në Kosovë u vorros Jugosllavia socialiste por Kosova ende po vuan nga sëmundjet e hershme e nuk po mund të qëndroi në këmbët e veta. 

Po nesër, më 11 mars, fillon edhe dita e parë e Ramazanit, muajit të shnjtë të muslimanëve. 

*) Kashore nga KAFSHATË f. 

  1. Copë e vogël buke, aq sa nxë goja, që mund të përtypet njëherësh; pjesë e vogël nga një ushqim i fortë; kafshore. Kafshatë e madhe. Një kafshatë bukë. Kapërdij kafshatën. Ngjyej kafshatën. I mbeti (i ngeci) kafshata në fyt (në grykë).

Vahdon me mahitë, meseletë e pleqënitë (jo pleqëritë) e Turjakës 

Malmö, 10 mars 2024 

sinankastrati09@hotmail.com 

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu