Me 16 Mars në St.Galen bëhet promovimi i radhës i librit “2000 Vjet Krishtërim te Shqiptarët” , që u botua në nëntor 2023
Letër e hapur Albin Kurtit, Kryeministrit të Republikës së Kosovës
Kush ta dha të drejtën (për mos pagesë të kontributeve Serbisë) të na shndërrosh në qytetarë të rendit të dytë?
Z. Kryeministër!
Po i afrohesh përfundimit të mandatit katërvjeçarë të qeverisjes, për të cilën pate dhënë shumë premtime, në mesin e të cilave ishte edhe ajo se “pushtetin do ta zbresësh te qytetari”, në mënyrë që edhe ai t’i shijojë frytet e këtij shteti, për të cilin derdhi djersë e gjak.
Çuditërisht i besuam këtij premtimi dhe pas zhgënjimit me ata që shkuan, e more pushtetin. U bënë më shumë se tre vite kur ndodhesh në majat e shtetit dhe nuk e pamë që këtë pushtet e zbrite aty ku e premtove!
Përkundër premtimeve, që ua bëre shtresës së nëpërkëmbur dhe të diskriminuar të pensionistëve, sidomos atyre, që u dëbuan nga puna, për shkak të diskriminimit, jo vetëm që nuk e bëre, por u solle keq, ndoshta më keq se ata që shkuan. Për tri vjet kjo kategori e pensionistëve shpresuan se po e rregullon këtë çështje, por t’i nuk e bëre, madje u talle keq me ta. I le pa pensione kategorinë e njerëzve që dhanë për këtë liri, që sakrifikuan vetën, dhe mirëqenien familjare!
Ndihma prej 100 eurosh, që u jep pas 45 vitesh punë, e që bën sa një mbushje telefoni e një asistenteje është për të ardhur keq.
Në anën tjetër, u jep pensione të plota atyre që punuan me regjimin e Millosheviqit dhe kur e zbërthen, krijohet përshtypja se po denon kategorinë e pas viteve të nëntëdhjeta, që refuzuan regjimin kriminal dhe nuk ia paguan kontributet, apo pranuan të mbesin pa punë e të mos punonin për atë regjim. Kjo ishte rezistencë gjithëpopullore Kryeminisër!
Z. Kryeministër!
Unë i takoj gjeneratës së gazetarëve, që punuan pak për gazetën “Rilindja”, e pjesën tjetër për “Bujkun”, në periudhën e ripushtimit, kur u ndalua gazeta “Rilindja”. Dhe çuditërisht, kërkesat tona u refuzuan nga zyrtarët ligjorë të zyrave të pensioneve, si ndëshkim, pse ne nuk paskemi paguar kontributet regjimit kriminal!
Tërë propaganda juaj, para ardhjes në pushtet, mbështetej në premtimin se ky diskriminim i bërë nga ai regjim do të eliminohej, dhe çuditërisht ndodhi e kundërta. Bie fjala, ju i jepni pension të plotë kategorisë se Hajrie Spikericës, kurse gazetarëve e punonjësve të “Rilindjes”, që refuzuan regjimin kriminal nuk ua njohet të drejtën në pension për vitet e punës pas viteve të nëntëdhjeta, pse nuk kontribuan për regjimin e Millosheviqit?!
Asaj kategorie i jepni pension të plotë, sepse paskan paguar kontributet për pushtetin kriminal, kurse neve, që e refuzuam dhe nuk ua paguam këto kontribute vazhdoni të na ndëshkoni! Kjo që bëni Kryeministër është për t’u analizuar.
Ne gjatë punës te “Bujku”, nga të ardhurat vetanake, i kemi paguar kontributet për Qeverinë në Ekzil, por jo për një regjim kriminal.
Nga periudha e ndalimit të gazetës “Rilindja”, në vitin 1990, punuam siç punuan edhe arsimtarët, jashta tutelës dhe institucioneve serbe, madje të ekspozuar rreziqeve të mëdha. Çuditërisht, arsimtarëve iu numërua periudha e punës, pas viteve të nëntëdhjeta (mirë që iu numërua), por neve jo! Pse ndodhi kështu?
Ata që shkuan ua njohën arsimtarëve këtë të drejtë, nën një trysni të fortë sindikale, por edhe për faktin se ishin shumë, e ju duheshin votat e tyre. Kurse neve, që ishim pak, periudhën e pas viteve të nëntëdhjeta nuk na njohen, sikur që nuk na njohet as ju! Pse, jemi pak dhe kemi një grusht vota, për të cilat nuk qani kokën fare.
Desha t’ ju pyes? A është e drejtë morale kjo? Dhe a nuk po ju duket se po na diskriminoni në raport me ata që punuan për regjimin kriminal, por edhe në raport me arsimtarët?
Madje, si është e mundur, që neve pas ndalimit të gazetës “Rilindja” nga Serbia, të mos na trajtoni kategori e diskriminuar?
Veç kësaj, është për të ardhur keq, nga sjelljet e zyrtarëve kur troket në zyrat e tyre se si sillen dhe kur thonë me ironi e tallje : “Për periudhën pas viteve të nëntëdhjeta Zoti ju lashtë shëndosh”!!!

Z. Kryeministër!
Duke nga diskriminuar neve në raport me kategoritë e sipërpërmendur, ju po bëni edhe një shkelje të rëndë, pos diskriminimit. Po e shkelni më të shenjtën, njerëzoren, dinjitetin e njeriut dhe të drejtën themelore të tij për jetë. Pse?
Z. Kryeministër!
Duke u sjellë kështu, me neve të gazetës, por edhe me një “batalion” tjetër të dëbuar nga regjimi kriminal, na shpallët qytetarë të rendit të dytë, duke na trajtuar, siç i trajton Përparim Rama i Prishtinës, me nga 100 euro, të gjitha ata që marrin nën përkujdesje një qen endacak!
Kryeministër, ne nuk jemi qenë endacakë, jemi brezi që kontribuam dhe sakrifikuam për këto ditë e jo për t’u trajtuar si qytetarë të rendit të dytë!
Z. Kryeministër!
Një ditë më rastisi ta takoj një qytetar, të kategorisë së dytë mr 54 vite përvojë, i cili ishte afruar barnatorës për ilaqe, pasi e kishte marrë ndihmën prej 100 eurosh dhe doli pa i marrë, sepse i duhej të blinte ushqime, kurse vlera e ilaqeve ishte e madhe dhe atë ditë mund të mbetej pa bukë.
Unë këtë letër, që e shkrova për Ty, nuk e bëra për vete, sepse nuk varem nga ajo ndihmë prej 100 eurosh, falë babait të ndjerë i cili ma la një pasuri e cila mu gjend për këto ditë, për të jetuar më mirë se kur isha në punë. Por, e shkrova për të gjithë kolegët dhe të dëbuarit nga puna, në vitet e nëntëdhjeta nga regjimi kriminal, të cilët sot po i trajton si qytetarë të rendit të dytë, sepse ke filluar ta shikosh realitetin nga dritaret kolor të zyrave luksoze të Qeverisë!
Z. Kryeministër!
Ju, pos që e keni kapur pushtetin, jeni bërë edhe tejet autokrat. Administrata juaj nuk iu përgjigjet kërkesave tona, drejtuar me shkrim, madje për ironi, një ditë ia mësyem zyrave të zëvendësministrit në MF për një takim të dakorduar dhe kur polici na tha se tash vijnë e ju marrin , pritëm kot se ky takim nuk ndodhi. Ne ishim aty për rastin e “Rilindjes”, jo për atë individual, me kryetarin e SP “Rilindja”, por na injoruat.
Ku e more këtë të drejtë të sillesh kështu, apo e ke kapur pushtetin dhe tash nuk të intereson gjë tjetër?
Keq, Kryeministër! Edhe më keq, se nuk mbet kush pa u koritë në këtë Kosovën tonë të dashur e cila shumë vuajti nga Serbia dhe nuk e lanë e nuk po e lënë keq edhe shqiptarët!

Zeqir Bekolli, ish-gazetar i “Rilindjes”
Drenicë, më 8.3.2024
Ruajtja apo bjerrja e gjuhës shqipe në diasporën shqiptare në Zvicër
Nga: Nexhmije Mehmetaj, Gjenevë
Shqiptarët e Zvicrës janë një pjesë e diasporës shqiptare jashtë atdheut. Ata ndodhen pothuajse në çdo kanton të Zvicrës dhe kanë ardhur këtu fillimisht si punëtorë stinor në vitet në vitet ’60-të -70-të, kur Zvicra kishte nevojë për krah pune.
Vala e dytë e mërgimit shqiptar në Zvicër lidhet me shkaqet e shtypjes e dhunës së madhe të regjimit serb në Kosovë. Pjesa më e madhe e mërgimtarëve janë vendosur këtu në vitet ‘90 të shekullit që lëmë pas, kur në Kosovë sundonte Sllobodan Millosheviqi (1989-1999).
Shqiptarët në Zvicër janë më shumë nga Kosova dhe Maqedonia V e më pak nga Shqipëria, nga viset shqiptare në Malit të Zi, dhe Kosova Lindore.
Numri i shqiptarëve në Zvicër është i konsiderueshëm, janë qindra e mijëra që punojnë dhe sigurojnë kafshatën e bukës për vetveten dhe fëmijët e tyre. Numri i mërgimtarëve vjen duke u rritur me të rinj e të reja që vazhdojnë të vijën nga Kosova e vende tjera shqiptare përmes martesave dhe lindjeve të reja.
Statusi gjuhësor i shqipes në Zvicër, natyrisht, është ai i shumicës së diasporës shqiptare: shqipja si gjuhë e zemrës, por me përdorime kryesisht në gjirin familjar, në komunikim me të afërmit në vendlindje, në ndeja nder shqiptare, kurse gjermanishtja, frëngjishtja apo … si gjuhë pune, si gjuhë buke dhe me përdorime në të gjitha funksionet kryesore.
Gjuha shqipe që flasin shqiptarët në Zvicër është një e folme që përfshihet në dialektin e gegërishtes dhe më hollësisht, në grupin e të folmeve të gegërishtes veriperëndimore dhe verilindore. Tek kjo e folme dallohen qartë tiparet e dy varianteve a llojeve të të folurit, variantit tradicional, ku spikat ruajtja e elementeve të qëndrueshme të sistemit të vjetër të gegërishtes dhe variantit të ri të folmes së normëzuar shqipe. Pra, e folmja e brezit të vjetër të mërgimtarëve shqiptarë është ruajtja, por nuk ka mbetur e paprekur nga ndikimi i gjuhëve të mjedisit zviceran. E folmja e brezit të mesëm është pak a shumë e normëzuar, por nuk është standarde. Porse të rinjtë e të rejat e flasin më pak shqipen dhe vetëm pak prej tyre njohin shkrim -leximin shqip. Gjuha amtare shqipe është një faktor i rëndësishëm i identitetit shqiptar.
Braktisja e gjuhës shqipe është dukuri shqetësuese tek fëmijët e moshës fillore. Përkundër që shkollat shqipe funksionojnë në shumë kantone zvicerane, vetëm një përqindje e vogël ndjekin mësimin plotësues të gjuhës shqipe. Pjesa dërrmuese e fëmijëve shqiptarë nuk shkojnë në mësimin shqip. Ata me të hyrë në shkollën fillore mësojnë mirë gjermanisht, frëngjisht apo italisht ( njërën nga gjuhët e vendit pritës), ndërsa flasin keq shqipen. Ata krahas gjuhës së shkollës duhet të vijojnë mësimin shqip, është me rëndësi që fëmijët të zhvillojnë të dy gjuhët që të bëhen dy gjuhësor të mirë.
Të vjen keq që shqipja çdo ditë po i humb folësit e vet burimor. Brezi i ardhshëm do ta njoh edhe më pak gjuhën shqipe.
Me 08.03. 2024
Ndahet çmimi “Shaban Jashari” për mësuesen/in e vitit
Në ceremoninë e dhënies së çmimit tradicional “Shaban Jashari”, për mësuesen/in e vitit, në shënim të 7 Marsit, Ditës së Mësuesit, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti tha se nuk ka çmim e vlerësim të drejtë për mësuesen dhe mësuesin e mirë nëse çmimi nuk mbart një emër që ta ketë përkryer këtë funksion.Prandaj, sic tha ai, për mësuesin ne nuk themi se ai kryen një funksion, por themi se mësuesi kryen një mision, sepse misioni e shpreh lirinë pa cak të devotshmërisë brenda një profesioni.“Unë vetë jam udhëhequr aq shpesh nga figura e mësuesit”, tha Kryeministrim duke bërë më pastaj një reflektim mbi misionin e mësimdhënies në shoqëri.Së pari, ai tha se mësimdhënia dhe mësimnxënia bëjnë lidhjen mes moshave. Pastaj, se shkolla lidh të shkuarën dhe të ardhmen.
“Ajo klasifikon, pedagogjizon mbi masën e pamendueshme të dijeve dhe formave që janë regjistruar në mijëvjeçar, i lidh këto dije mes tyre dhe i bën të qasshme për një brez që hyn si rishtar në bashkësinë e gjithanshme e të pamatshme të njohjeve. Pedagogjia është edhe art edhe dije. Duhet shumë art për të dhënë bindshëm këtë sasi dijesh”, u shpreh Kryeministri.Në përfundim të fjalimit, duke iu uruar punë të mbarë, jetë të shëndetshme e suksese të reja, kryeministri Kurti tha se çdokush që ka besim te misioni i mësuesit, përfshirë edhe vetë mësuesit, e do atdheun e vet.
“Emri i zgjedhur në çmimin që do të merrni është një emër i lartë. Ai i Shaban Jasharit. Shaban Jashari është mësuesi që e ka shpalosur më mirë nyjen dialektike mes dijes dhe autoktonisë. Nuk ka dije të tepërt ndaj banimit të njeriut, dhe nuk ka autoktoni të mangët për dijetarin”, përfundoi kryeministri.
Ndërkaq, ministrja e Arsimit, Shkencës, Tekonologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, tha se sot është një ditë kur publikisht i gjithë vendi i përulet kontributit të mësimdhënësve. Është dita kur secila e secili prej nesh, i madh e i vogël ngrihet në këmbë për të thënë publikisht faleminderit të dashur mësues për punën që e bëni.Sivjet çmimi “Shaban Jashari” iu nda katër mësimdhënësve që vijnë nga Komuna e Istogut, Komuna e Obiliqit, ajo e Prishtinës dhe e Rahovecit, kurse mirënjohje morën gjithsej 28 mësimdhënës.
Fjala e plotë e kryeministrit Kurti:E nderuara znj. Arbërie Nagavci, ministre e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit,I nderuari z. Taulant Kelmendi, zëvendësministër i Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit,Të nderuar përfaqësues të Drejtorive Komunale të Arsimit,Të nderuara mësuese e mësues, nxënës e prindër,Zonja dhe zotërinj,Të nderuar të pranishëm,Nuk ka çmim e vlerësim të drejtë për mësuesen dhe mësuesin e mirë nëse çmimi nuk mbart një emër që ta ketë përkryer këtë funksion. Dashuria për dije dhe dashuria për liri janë vetëm një nga shtyllat e këtij funksioni. Prandaj për mësuesin ne nuk themi se ai kryen një funksion, por themi se mësuesi kryen një mision. Sepse misioni e shpreh lirinë pa cak të devotshmërisë brenda një profesioni.Unë vetë jam udhëhequr aq shpesh nga figura e mësuesit. Ma lejoni pra një reflektim të thjeshtë mbi misionin kyç të mësimdhënies në shoqëri. Ndërkaq për atë se çfarë ka bërë konkretisht Qeveria jonë, do t’ju flas më gjerësisht ministrja Nagavci.
Mësimdhënia dhe mësimnxënia bëjnë lidhjen mes moshave. Shkolla është vendi. Një brez i ri vjen në shoqëri dhe ka nevojë për gjuhën dhe shkencat, kulturën dhe artet, natyrën dhe edukimin e trupit. Shkolla është ky vend i magjishëm ku përshpejtohet integrimi. Shkolla është nga institucionet më të lashtë të njerëzimit, sepse njerëzimi i çdo kulture e ka ndjerë nevojën e integrimit të brezit që vjen.
Së dyti shkolla lidh të shkuarën dhe të ardhmen. Si mund të nënshkruhet një e ardhme mbi të shkuarën pa mësimdhënien, pa shkollën, pa mësuesin? Edhe këtu shkolla është përshpejtim. Ajo klasifikon, pedagogjizon mbi masën e pamendueshme të dijeve dhe të formave që janë regjistruar në mijëvjeçar, i lidh këto dije mes tyre dhe i bën të qasshme për një brez që hyn si rishtar në bashkësinë e gjithanshme e të pamatshme të njohjeve. Pedagogjia është edhe art edhe dije. Duhet shumë art për të dhënë bindshëm këtë sasi dijesh.
E treta shtyllë që shquhet ajo mes gjithë çka shpjegohet dhe pjesës tjetër që nuk është mundësia të thuhet. E një zot e di se ç ‘mbetet pa thënë e pa shpjeguar. Andaj, përsëri është mësuesi ai që përveç aftësimit logjik kryen edhe zgjimin e imagjinatës, nxitjen e fantazisë, aftësinë për të përvetësuar çdo informacion të ri e të vështirë që do të ndeshim në jetën e rritur në mënyrë të natyrshme. Mësuesi pra, jo vetëm mëson, por zgjon mendjen drejt asaj që është e pamendueshme më parë. Mësuesi teksa mëson, ai zbulon talente të reja dhe i ushqen ato në vijim.Të nderuar të pranishëm,Sa bukur i kemi në shqip dy folje kaq të afërta: mëkon e mëson. Mësuesi zgjon, e bën të zgjuar nxënësin e vet. Ai e zgjon në tërësinë e vet këtë fëmijë që vjen për të nxënë e për të fantazuar, për të ditur e për të krijuar.Këtu do të thoja që skicohet një shtyllë e katërt, ajo mes dijes e krijimtarisë. Kur mendohemi për këtë, na kujtohet figura e mësuesit te Menoni i Platonit. Një mësues i mirë është ai që di t’i nxjerrë në pah nxënësit e vet se ky tashmë e di atë që do të mësojë, pikërisht sepse ajo që mëson është dije njerëzore.
Mësuesi pra, bëhet edhe një shtyllë e pestë mes nxënësit e shoqërisë, sepse ai është shtylla mes besimit dhe talentit. Mësuesi i mëkon nxënësit e vet besimin në forcat dhe talentet e veta. Mësuesi është ai që hap burimin e dijes krenare dhe të urtë.
Po i themi edhe një shtyllë gjashtë. Të rëndësishme për një komb e për një shtet. Mësuesi është shtylla mes autoktonisë vendore dhe dijes botërore. Nëse ne kemi respekt për mësuesit, ne e kemi të vështirë ta lëmë pas dore projektin e shtetndërtimit dhe virtytin republikan. Ajo shoqëri që ka mësues të mirë, është një shoqëri e garantuar. Një atdhe ku banojnë mësues të mirë, është atdhe i mbarë për njerëz me besim në tokë e në botë e në të ardhme.
Të dashura e të nderuara mësuese, të dashur e të nderuar mësues,Ju jeni figura më e plotë e njeriut. Misioni juaj është më fisniku. Çdokush që ka besim te misioni i mësuesit, përfshirë edhe vetë mësuesit, e do atdheun e vet. Migjeni e Petro Nini Luarasi kështu e kanë parë atdheun e tyre, në dije dhe në poemë. Po të kishim mundësinë dhe kohën të bisedonim më gjatë mes nesh, sigurisht që do të gjenim edhe shtylla të tjera dialektike përveç këtyre gjashtë që i përmenda, e që shndërrohen në ura që edhe lidhin përveçse mbajnë në misionin e mësuesit.
Por këtu jemi mbledhur që të japim vlerësimin dhe lartësimin e figurës suaj. Dhe emri i zgjedhur në çmimin që do të merrni është një emër i lartë. Ai i Shaban Jasharit. Shaban Jashari është mësuesi që e ka shpalosur më mirë shtyllën dialektike të shndërruar në urë që lidh e mban mes dijes dhe autoktonisë. Nuk ka dije të tepërt ndaj banimit të njeriut, dhe nuk ka autoktoni të mangët për dijetarin.
Andaj, dhe ju uroj për çdo ditë:Punë të mbarë!Jetë të shëndetshme e suksese të reja dhe ju faleminderit nga zemra!
Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci
Kisha Katolike Shqiptare me udhëheqje të re, Imzot Gjergj Meta – Kryetar i Konferencës Ipeshkvnore Katolike të Shqipërisë
Takime me krerët e feve – Të gjithë për të mirën e përbashkët të Shqipërisë! Një mësim dhe shembëll i mirë edhe për politikën shqiptare
Imzot Gjergj Meta – kryetar i Konferencës Ipeshkvnore Katolike të Shqipërisë

Telegraf.al / Me 20 të muajit shkurt, në selinë e Konferencës Ipeshkvnore ka zhvilluar punimet Asambleja e përgjithshme e ipeshkvijve të Kishës Katolike të Shqipërisë, për të shqyrtuar veprimtarinë e zakonshme të Kishës vendore dhe asaj universale dhe për të zgjedhur udhëheqjen e re të Kishës Katolike Shqiptare për tre vitet e ardhshëm, sipas portaleve kishtare.
Njoftohet se zgjedhjet e reja përfunduan për zgjedhjen e Ipeshkvit të Dioqezës së Rrëshenit, Imzot Gjergj Meta, kryetar i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë, detyrë të cilën deri me atë datë e kryente Imzot Angelo Massafra, Arqipeshkëv i Arqipeshkvisë Metropolitane të Shkodër-Pultit. Përveç kryetarit të konferencës Ipeshkvnore, në udhëheqjen e re të Kishës Katolike Shqiptare, Imzot Simon Kulli, ipeshkvi i Dioqezës së Sapës, është zgjedhur Zëvendës-Kryetar i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë dhe Imzot Giovanni Peragine, Administratori Apostolik i Jugut, është zgjedhur Sekretar i Përgjithshëm i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë, gjithashtu me një mandat prej tre vitesh. Në atë takim, të 20 shkurtit që kaloi, ishte tepër domethënëse pjesëmarrja në atë ansambël e ipeshkvijve të Kishës Katolike Shqiptare në Kosovë dhe në Tivar nën Malin e Zi: Imzot Dodë Gjergjit, Ipeshkëv i Prishtinë-Prizrenit dhe Imzot Rrok Gjonlleshajt, Arqipeshkëv i Tivarit. I pranishëm ishte edhe Imzot Luigi Bonazzi, Nunci Apostolik në Shqipëri.

Udhëheqja e re e Kishës Katolike Shqiptare – Në mes Imzot Gjergj Meta – Ipeshkëv i Rrëshenit, President i Konferencës Ipeshkvnore. Imzot Simon Kulli – Ipeshkëv i Sapës, Zv/President i Konferencës Ipeshkvnore dhe Imzot Giovanni Peragine –Administrator Apostolik i Jugut, Sekretar i Përgjithshëm i Konferencës Ipeshkvnore.
Në ditët që pasuan zgjedhjen e tij në krye të Kishës Katolike Shqiptare, si President i Konferencës Ipeshkvnore, Imzot Gjergj Meta, hapi i parë që ndërmori në detyrën e re, ishin takimet me udhëheqësit e komuniteteve të tjera fetare në Shqipëri – një gjest ky shembullor i traditës më të mirë të bashkjetesës, tolerancës dhe vëllazërimit fetar ndër shqiptarët. Sipas të dhënave në portalet përkatëse, Imzot Gjergj Meta zhvilloi takime kortezie me bashkvëllëzërit e tij fetar, me Kryetarin e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu, me Kryegjyshin e Kryegjyshatës Botërore, Baba Edmond Brahimaj, Kryepiskopin e Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Anastas Janullatos dhe me Kryetarin e Vëllazërisë Ungjillore të Shqipërisë Pastor Ergest Biti. Në rolin e tij si President i Konferencës Ipeshkvnore të Kishës Katolike Shqiptare, Imzot Gjergj Meta është takuar edhe me Sekretarin e Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë Z. Genti Kruja dhe me Kryetarin e Komitetit të Kulteve Z. Klodian Bulku. Njoftohet se në qendër të këtyre takimeve të Imzot Gjergj Metës me udhëheqësit e tjerë të komuniteteve fetare në Shqipëri, ishin “Marrëdhëniet vëllazërore ndërmjet komuniteteve të ndryshme fetare, bashkëpunimi për të mirën e përbashkët të popullit dhe mbarëvajtjen e shoqërisë”, ndërsa citohet Imzot Gjergj Meta, të ketë thënë se, “Veprimi i përbashkët mes të gjitha komuniteteve është për të kontribuar në të mirë shoqërore të vendit tonë. E mira e një komuniteti të caktuar, është e mira e përbashkët”, ka thënë ai, sipas Radio Vatikanit në gjuhën shqipe.

Është kjo frymë bashkëpunimi — për të mirën e përbashkët dhe për të mirën e popullit dhe Kombit shqiptar në përgjithësi— që Imzot Gjergj Meta ka këmbëngulë edhe më përpara gjatë viteve me mesazhin e fortë të vëllazërimit se, “Nëse është e vërtetë që Evropa nuk na pranon, sepse në Shqipëri ka myslimanë, atëherë unë nuk dua të shkoj në Evropë, sepse preferoj të kaloj jetën me miqtë e mi të zemrës me të cilët jam rritur, kam ndarë të mirën e të keqen, më janë gjendur e u jam gjendur, por, të cilët shpallin një kredo të ndryshme nga e imja, se sa të jetoj me një holandez, a gjerman, a francez me të cilin shpall të njëjtën kredo. Nëse në Evropë nuk më pranojnë bashkë me fqinjin tim, i cili shkon në xhami, refuzoj ofertën e vazhdoj jetën!” Imzot Gjergj Meta – I sapo zgjedhur President i ri i Konferencës Ipeshkvnore i Kishës Katolike Shqiptare – Frank Shkreli: O zot, ky është vendi ynë, na ndihmo! | Gazeta Telegraf
Sa për kujtesë të lexuesit, ishte Asambleja e Përgjithshme e Konferencës Ipeshkvnore e Shqipërisë, që me 15 nëntor të vitit të kaluar, ka miratuar një deklaratë me shkrim, drejtuar Kuvendit të Shqipërisë, Presidentit të Republikës së Shqipërisë dhe Kryeministrit të vendit që të shqyrtojnë seriozisht dënimin me ligj të dukurive të “krimit të apologjisë” të komunizmit në Shqipëri, siç e quajnë udhëheqësit e Kishës Katolike në Shqipëri fenomenin e shfaqjeve nostalgjike për ish-regjimin komunist dhe liderin e saj Enver Hoxhën, në Shqipëri. Besoj se është përgjegjësi fetare, morale dhe shoqërore, që edhe komunitetet e tjera fetare në Shqipëri të shfaqin gjithashtu shqetësimet e tyre më të thella mbi këto dukuri të krimit të apologjisë, si të papranueshme dhe të dënueshme, në nivelet më të larta qeveritare e shtetërore. Kjo do të ishte një provë e bashkpunimit të vërtetë midis komuniteteve fetare për të mirën e përbashkët të popullit dhe për mbarëvajtjen e shoqërisë me mbështetjen e të gjitha komuniteteve për një thirrje të tillë për të kontribuar për pajtim, në të mirë të vendit dhe të Kombit, duke kërkuar dënimin e krimeve të komunizmit dhe ballafaqimin me të kaluarën komuniste në Shqipëri. Në fund të fundit ishin komunitetet fetare në Shqipëri ato që e pësuan më keq nga komunizmi. Heshtja ndaj këtij fenomeni nuk u ka hije! Apologjetët e komunizmit nuk duhet të tolerohen më në nivelet më të larta të qeverisë, shtetit dhe në sistemin e drejtësisë në Republikën e Shqipërisë me bazë ushtarake të NATO-s në territorin e saj. Mjaft është Mjaft! Frank Shkreli: Kërkohet dënimi i “Krimit të Apologjisë” të Komunizmit në Shqipëri | Gazeta Telegraf

“Në një klimë mjaft miqësore, Ipeshkvi Gjergj Meta u prit në ambientet e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë nga Haxhi Bujar Spahiu, Kryetar i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë. Gjatë takimit dy palësh, Imzot Meta theksoi rëndësinë e veprimit të përbashkët mes të gjitha komuniteteve për të kontribuar në të mirën shoqërore të vendit tonë. E mira e një komuniteti të caktuar është e mira e përbashkët dhe aplikimi në shoqëri i vlerave fetare duke ruajtur laicitetin, është rruga e duhur për një vend më të mirë,”- nënvizoi Imzot Meta.

“Takimi me kreun e Kryegjyshatës Botërore Bektashiane, Baba Edmond Brahimaj u zhvillua në një klimë mjaft të këndshme dhe miqësore. Në bisedat e rastit, udhëheqësit përkatës, kujtuan kontributin e shquar që këto dy komunitete kanë dhënë në etapat e ndryshme historike të shtetformimit për vendin tonë. Baba Edmond Brahimaj duke uruar përzemërsisht Imzot Meten për detyrën e re, kujtoi bashkëpunimin e çmueshëm që ka karakterizuar në vite këto dy besime”.


“Një vizitë kortezie zhvilloi edhe me Kryetarin e Komitetit të Kulteve Z. Klodian Bulku. Gjatë bisedës me të, Imzot Meta rinovoi gatishmërinë e bashkëpunimit mes Kishës dhe shtetit. Ai gjithashtu duke shprehur vlerësimin maksimal për rolin e shtetit, shprehu domosdoshmërinë e koordinimit të sfidave dhe problematikave mes palëve, të cilat qëndrojnë nën mbikëqyrjen e këtij institucioni”.

*Burimet dhe fotot për këtë reportazh nga portalet: Konferenca Ipeshkvnore e Kishës Katolike Shqiptare, Radio Vatikani dhe Ipeshkvia Rreshën
Kujtime dhe mendime për mësuesin e mësuesve shqiptarë të Kosovës, elbasanasin Mehmet Gjevori…!

PRISHTINË, 7 Mars 2024/ Elbasanasi Mehmet Gjevori, mësuesi i mësuesëve të Kosovës, thoshte: “Ndonëse jam i lindur në Elbasan, vendlindje të dytë kam Kosovën”.
Autori i abetarës së parë në gjuhën shqipe në Kosovë, botuar në vitin 1946, dhe i shumë teksteve shkollore e të tjera, veterani e njeriu i kontributit shumë të madh në arsimin kosovar, Mehmet Gjevori, i lindur më 1910 në Elbasan, ka ndërruar jetë më 1 maj 2007 në moshën 97-vjeçare në Prishtinë.
Në shtator të vitrit 1941 iu përgjegj vullnetarisht apelit të ministrit të atëhershëm të Arsimit të Shqipërisë Ernest Koliqi për të ardhur në shërbim në Kosovë. Në atë kohë, misionarët e arsimit në trojet shqiptare të Kosovës dhe Maqedonisë u bënë 400 normalistë, shumica e tyre djemë dhe vajza të Elbasanit.
Emrin e Mehmet Gjevorit, edhe sot në Ditën e Mësuesit dhe në këtë 26-vjetor të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e gjejmë edhe në librin e madh të përshtypjeve, të pafund e të përjetshëm, në Kompleksin Memorial Adem Jashari në Prekaz.
Në atë libër, në Prekaz të Drenicës, në vendin e shenjtë të pavdekësisë së komandanti legjendar të Ushtrisë Çlirimtare, kryemësuesi i Kosovës ka shkruar:
“Më 11. 8. 2002 unë Mehmet Gjevori nga Elbasani, por tani që gjendem në Kosovë, prej vitit 1941, kur erdhëm rreth 350 mësues nga Shqipëria dhe hapëm shkollat e para në gjuhën amtare në të gjitha viset e Kosovës, në vitet 1945-47 kam pas ardhur në disa shkolla të Drenicës dhe i kam pas udhëzuar mësuesit e parë të rinj, një ndër ta ka qenë edhe babi i heroit Adem Jashari, Shaban Jashari. Pikërisht gjatë atyre ditëve kam pas buajtur në disa familje, emrat e të cilëve mjerisht nuk më kujtohen, e më kanë pas pritur përzemërsisht.
Një ndër mësuesit e parë, që ka pas ardhur e ka shërbyer vullnetarisht në dy shkolla fshatrash të Drenicës, ka qenë edhe Ahmet Meha Kelmendi, …Geci e të tjerë. Më kujtohet se të gjithë nxënësit e katër shkollave fillore të Drenicës i kanë pas ndjekur mësimet me zell të madh dhe pasi shumë nxënës ishin edhe pak të rritur, ne i kalonim edhe nga dy klasë disa, pra prej klasës II në klasën IV. Të paharrueshme kanë qenë ato ditë të atyre dy viteve që i kam pas kaluar në rrethin e Drenicës.
Lavdi u qoftë Adem Jasharit si dhe të gjithë anëtarëve të familjes Jasharaj!
Mehmet Gjevori”.
Pas ardhjes nga Elbasani, fillimisht, Mehmet Gjevori emërohet në Prizren si drejtor i shkollës fillore “Abdyl Frashëri”, ndërsa nga 1944 deri më 1950 shërbeu si kryeinspektor i shkollave shqipe të Kosovës, e pastaj redektor në shtpinë botuese “Mustafa Bakija” në Prishtinë. Nga viti 1958 e deri në pensionim më 1975 ka punar redaktor e kryeredaktor në redaksinë e botimeve “Rilindja”.
Mehmet Gjevori tregonte: “Krahas detyrës kryesore si redaktor i botimeve kam bërë edhe detyrën e lektorit në gazetën Rilindja. Para dite punoja në Redaksinë e Botimeve kurse pasdite në redaksinë e gazetës Rilindja… Kontrolloja gjuhësisht shkrimet e gazetës që do të jipeshin për botim.”
Mehmet Gjevori ka marrë shumë dekorata, mirënjohje dhe falënderime, por ai, gjithnjë veçonte dy nga ato: “Nga të gjitha dekoratat që kam marrë deri më tani, unë veçoj këtë të Presidentit të Kosovës, Dr.Ibrahim Rugovës, dhënë më 10 qershor 2003, si dhe medaljen e artë ‘Naim Frashëri të klasit I” të Kryetarit të Republikës së Shqipërisë, Dr.Sali Berishës, dhënë në Tiranë, më 11 prill 1994, për shërbimin në shkollat shqipe në Shqipërinë Veriore e Lindore, jashtë kufijve politikë të vitit 1913 të shtetit shqiptar”, ka shkruar Gjervori.
“Me sinqeritetin më të madh njerëzor veçoj e theksoj se këto dy dekorata të arta i konsideroj jo vetëm si sukses timin personal, por edhe të të gjithë punonjësve të arsimit, që kanë shërbyer e kontribuar në Kosovë e në viset e tjera shqiptare”, shkruante Gjevori në një letër falënderimi drejtuar Presidentit historik Ibrahim Rugova për dekorimin me Medaljen e Artë të Lidhjes së Prizrenit, për kontributin e dhënë në fushën e arsimit të Kosovës, gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe pas saj në mbarëvajtjen e shkollës në Kosovë, në fushën e hartimit të teksteve shkollore, si dhe të përkrahjes së Lëvizjes Demokratike të Kosovës për liri e pavarësi.
“Mironjohje të veçantë, jam i informuar këto ditë, do të më bëjë edhe Bashkia e Elbasanit për kontributin tim gjatë gjatë këtyre gjashtë dekadave e gjysmë në arsimin në Kosovë”, ka thënë Gjevori në një intervistë për numrin jubilar të 60-vjetorit të gazetës “Rilindja” më 12 shkurt 2005. Atë vit në dhjetor Bashkia e Elbasanit ka nderuar me “Certifikatë Mirënjohjeje” 149 normalistë të qytetit të Elbasanit, ndër të cilët Mehmet Gjevorin, për shembullin që kanë dhënë për përhapjen e arsimit shqip.
Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, me rastin e shuarjes së Mehet Gjevorit ngushëllonte:
“Mehmet Gjevori është nga emrat e rrallë të arsimit shqip në Kosovë, i cili gati një shekull të plotë jetë ia kushtoi edukimit dhe arsimimit të brezave në Kosovë. Erdhi në Kosovë atëherë kur na u desh më së shumti dhe qëndroi në Kosovë për gjithë kohët e vështira që kaluam si popull për të qenë këmbëngulës në misionin e tij të shenjtë. Si autor i abetares së parë shqipe në Kosovë, Mehmet Gjevori me përkushtim të rrallë shpërndau shkronjën shqipe gjithandej nëpër Kosovë.
E gjithë krijimtaria edukativo-arsimore dhe botuese e Mehmet Gjevorit ka një mision të përbashkët në përhapjen e dijes dhe të kulturës shqiptare.
Për rolin e veçantë të tij prej mësuesi dhe atdhetari, Presidenti Rugova e ka dekoruar me Medaljen e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, që u jepet personaliteteve të rralla për kontributin e tyre të jashtëzakonshëm në veprimtari atdhetare.
I falemi përgjithmonë përkushtimit të tij jetësor!”
Përse peticionistët nuk e duan konkurencën dhe as debatin shkencor?

Pirro Prifti, Tiranë
___
Në vënd të replikës.
___
Disa shkrime të ndonjë Peticionisti i cili si gjithë të tjerët, shumica e të cilëve kanë emër dhe poste dhe tituj nga e kaluara e lavdishme e diktaturës, por edhe nga miqësia e ngushtë e lidhur me klanet e ndryshme partiake, tregojnë edhe njëherë se këta nuk e duan as konkurencën dhe as Debatin shkencor dhe kërkimor, por as që duan të debatojnë me pretekstin se janë shumë më lart se të ashtuquajturit `sharlatanë`. Këta harrojnë se pikërisht studjuesit, researcher-it, kanë bërë zbulimet dhe jo ata të katedrave, dhe aq më pak të katedrave të cilat nuk egzistojnë më në Shqipëri ashtu si e kanë emërtimin por që sot quhen Departamente.
Shkenca e Peticionistëve të sotëm dhe të miqve të tyre me grada shkencore, është ky realitet që kemi në çdo fushë të shkencës dhe të arsimit në Shqipëri, është pikërisht gjëndja ekonomiko-politike dhe shkencore e sociale që ka Shqipëria sot. Ky është rezultati i Shkencës së tyre. Po të përfshish aty edhe grindjet gërrmërret sa herë që u preket posti apo emri që kanë vendsour në shumicën e rasteve me miqësira dhe dallavere, atëhere del më e plotë se çfarë ka hequr Shqipëria si në Arsimin e lartë, shkencë, ekonomi, jurisprudencë, politikë, madje edhe në Histori e në linguistikë.
Në se Shqipëria nuk është mire sot- qoftë për emigrimin, qoftë për `drainbrain`, qoftë për politikën, shkencën, arsimin, ekonominë, – kjo është pikërisht për faj të Peticionistëve, akademistëve dhe jo për faj të `sharlatanëve`.
Është e vërtetë se të ashtuquajturit `sharlatanë` nuk kanë shumë grada shkencore, emër, pozita, por kanë një element që Peticionistët nuk e kanë ose janë bërë tashmë `impotentë`, – dëshirën për të ecur përpara dhe për të zbuluar të vërtetat, për të debatuar për të kërkuar.
E rëndësishme është se nëpërmjet debateve, nëpërmjet konfliktit vjen zgjidhja qoftë e dëshëruar, qoftë e padëshëruar.
Meqënëse polemikat që Peticionistët i quajnë debate popullore dhe jo shkencore janë ravijëzuar kryesisht në Historinë e Shqipërisë dhe në Linguistikë pra në vjetërsinë e gjuhës Shqipe si dhe në shtrembërimin, fshehjen, dhe harresën e shumë elementëve e fakteve që favorizojnë gjuhën Shqipe dhe historinë e Shqipërisë, tek ne është karakterisitke që – pasi një nga debatuesit fiton dhe mban postin,- menjëherë fshin dhe bën `delete` kundërshtarin.
Përsa i përket botimeve me `impact factor` jashtë shtetit dhe vëndin e artikullshkruesit në artikullin përkatës, përsa i përket botimeve, qoftë të peticionistëve shqiptarë qoftë të `sharlatanëve` shqiptarë- një element është karakteristik: asnjë artikull nuk ka hyrë dhe nuk po hyn në punë në Shqipëri madje në asnjë lloj specialiteti. Thjesht artikulli bëhet për të thënë se `unë jam më i zoti se të tjerët`, por e vërteta është se -nëpërmjet artikujve të botuar qoftë jashtë e qoftë brënda vëndit pa ndonjë rezultat konkret dhe pa asnjë impakt shkencor- mund të merret një gradë shkencore, dhe më realja është se të rritet rroga në Shqipëri. Kjo gjë nuk ndodh në vëndet anglo-amerikane dhe në BE.
Përsa i përket Debatit shkencor për të cilën flasin peticionistët, dua të pyes Peticionistët se kur është bërë ndonjëherë debat shkencor në Shqipëri? Në departamente? apo në Media? apo në portale dhe internet? Asnjëherë!
Madje karakteristike është se debatet shkencore tek ne bëhen në lokale e taverna, ku në vënd që të bisedohet për argëtimin, bisedohet për `shkencë`, ose ndonjë nga këta peticionistët që janë më dhelpra nga akademistët e tjerë apo nga profesorët e tjerë me poste- hanë qyl nga ndonjë servil që do një gradë shkencore. Kjo është Shqipëria e Shkencës sot ku drejtojnë Peticionistët e ofenduar deri në palcë….
Pra, ato nuk janë bërë debate por janë bërë: sharje, ofendimet, kalim nga problem i referimit në goditje `nën brez` për të mbuluar pamundësinë e argumentit, apo dhe më keq- duke bërë zhurmuesin.
Madje edhe Konferencat `shkencore` në vëndin tonë janë më tepër një `show` ekperience, apo copy-paste të nxituar, apo kërkim fallco-imagjinar, por asnjëherë shkencor.
Nga ana tjetër, përse këta peticionistë nuk dalin të bëjnë një debat shkencor në media, sepse më punimet e tyre me impakt factor, e kanë ndritur… dhe e kanë bërë Shqipërinë një vënd me emigrim masiv dhe të korruptuar, me një arsimim të mesëm dhe të lartë jashtë binarëve, pikërisht për shkak se mungon meritokracia dhe zinxhiri professional i cili duhet të konkurojë që të drejtojë.
Kush ka hyrë në akademi? ata me punime shkencore të mirëfillta apo ato që kanë patur emër në kohën e diktaturës, apo ata që janë të lidhur me politikën? sigurisht këta të fundit janë akademistë. Shumë nga ata sociologë, filozofë, kanë qënë diktur mësues apo pedagogë të marksizmit apo të historisë së Partisë së punës, disa nga këta profesorë Peticionistë, kanë diploma vetëm të gjuhës së huaj dhe janë psikologë të mbaurar, filozofë të rrjedhur, avokatë e prokurorë pashkollë, apo të ardhur me katapultë nga politika etj, etj.
Sisgurisht edhe tek `sharlatanët` e dënuar nga Peticionistët si të tillë, ka njerëz bosh por ka plot që meritojnë të ishin në Akademi të Shkencave jo për të marrë rrogën e për tu treguar të tjerëve se `unë që jam akademist duhet të më dëgjoni pa kushte si në ushtri`!!!?? Më e bukura është se në Shqipëri ka plot vënde edhe për akademistë të associuar….. në vënd që të quhen bashkëpuntorë kërkimorë se shkencë nuk bëhet në Shqipëri-të jemi me këmbë në tokë.
Edhe debatet shkencore midis shkencëtarëve në perëndim (pa le më nëse do të bëheshin në Shqipëri…), kanë fallcitetet e tyre dhe besueshmëria është gjithashtu tek opinioni shkencor kryesisht se sa tek ajo çfarë përfaqëson idea shkencore që është hedhur për diskutim.
Sipas Brian Martin botuar në `Social Epistemology` (Vol. 14, Nos. 2/3, 2000, pp. 201-209. ) Prapa Debatit Shkencor, Debati shkencor edhe jashtë shtetit ka disa të ashtuquajtura `asimetrira` si psh-
-Debatet mund të jenë të inskenuara: Debatet shkencore janë një proces artificial veprimi dhe jo një shkëmbim spontan idesh,
– Debatuesit jane koherente, pra një koherencë e këndvështrimit shpesh pasqyron një angazhim të thellë ndaj pozicionit të mbështetur – diçka e përhapur në shkencë, veçanërisht në mesin e shkencëtarëve elitarë (Mitroff 1974) – dhe nxitet nga vetë procesi i debatit, i cili penalizon ata që bëjnë lëshime.
-Debatuesit janë atipikë për shumicën e avokatët për një pozicion, prandaj, një debatues mbresëlënës mund ose nuk mund të pasqyrojë cilësinë dhe thellësinë e mbështetjes për pozicionin e debatuesit: të gjykosh një çështje nga avokatët e tij më të talentuar është si të gjykosh aftësinë e një popullsie nga atletët e saj kryesorë.
-Stili i debatit ndikohet nga audienca
-Çështjet e trajtuara në debat pasqyrojnë prioritetet e debatit publik, pra një debat formal shkencor ka të ngjarë të zërë një terren të mesëm, për sa i përket përmbajtjes, midis çështjeve të trajtuara në biseda të rastësishme dhe në punime shkencore.
-Të gjykosh kur një folës që është duke e dredhur, kërkon njohuri të pavarura
-Anëtarët e audiencës nuk mund të minojnë lehtësisht një folës.
-Një dimension tjetër i asimetrisë që vlen të përmendet përfshin statusin shkencor ose besueshmërinë e debatuesve. Asimetria kognitive mund të gjykohet, për shembull, duke pyetur “shkencëtarët e pavarur” të supozuar se cila anë mendojnë se ka argumentet më të forta shkencore.
Së fundmi; `Ka një vlerë të konsiderueshme në debatet publike midis shkencëtarëve për çështje shkencore të diskutueshme, pasi ato detyrohen në çështje të hapura që rrallë trajtohen në mënyrë adekuate në revista dhe takime shkencore ose në forume jospecialiste` (https://documents.uoë.edu.au/~/bmartin/pubs/00se.html).
Pra përfitimi nga një Debat shkencor është- Sfidimi i vazhdueshëm i teorive të pranuara i ndihmon shkencëtarët të vazhdojnë të marrin njohuri të vjetra dhe të dalin me ide dhe hipoteza të reja.Kjo kërkohet në Shqipëri por Peticionistët janë kundër……
E parë në këtë kënd vështrim, dihet diferenca e debatevev publike me ato shkencore në Shqipëri është se nuk ka asnjë debat shkencor në Shqipëri por ka rrahje paragjykimesh, mendimesh, faktesh në publik nga profesionistë apo edhe nga amatorë të cilat zëvëndësojnë për fat të keq debatet shkencore.
Dhe Peticionistët tallen duke parë nga maja e Olimpit -`amatorët sharlatanë`, por harrojnë se ata janë emëruar si të tillë dhe jo të zgjedhur bazuar në dosjet shkencore, harrojnë se nuk janë futur ndonjëherë në konkurse, , harrojnë se Akademia e Shkencave ka shmangur plot profesionistë të mirë -meqë po flasim për albanologjnë dhe linguistikën- të cilët mund të denjonin ti dëgjonin argumentet e tyre dhe jo ti tallnin , madje po kërkojnë nëpërmjet peticionit një budallallëk, censurimin e debateve.
Kjo tregon edhe njëherë ADN nga kanë ardhur dhe çfarë duan të bëjnë- të mbrojnë të kaluarën. Por kjo gjë ngjason fort me atë që ka thënë diktatori Hoxha: `Jemi konservatorë -sepse duam të konservojmë lirië`….! tani mund të kuptohet fare mirë nga rezultati i Akademikëve dhe i realitetit shqiptar se nga e kanë ADN politiko-sociale këta peticionistë që kërkojnë asgjë më shumë se Diktatura- censurën. Jo të nderuar Peticionistë që e keni bërë lëmsh Shqipërinë këto 33 vjet të lidhura me diktaturën. Nëse diktatura lejonte konkurencën e kufizuar, sot Akademia në Demokracinë anarkike ku po jetojmë, lejon vetë censurën dhe rekomandimet politike.
Jeni larg realitetit, dhe nuk janë të ashtuquajturit `sharlatanë`- narcisitët, por jeni ju që narcizimin tuaj e mbuloni gjethen e fikut të Adamit dhe të Evës.
Hapini rrugë debatit shkencor, po ju a kërkojnë `sharlatanët` , dilni dhe shkatërroijini po ishit të zot, ose hiqeni gjethen e fikut ti tregoni botës se çfarë e drejton Shqipërinë Akademike.
priftipirro2017@gmail.com
E ardhmja …, përfundimi i filozofisë fitimjane

Kosova nën ethe nga veprimet e dyshimta të Haradinajt

Përurohen hapësirat e reja të Kampusit Universitar të Universitetit të Mitrovicës “Isa Boletini”
Mitrovicë, 6 mars 2024
Pas nderimeve dhe homazheve në Prekaz, aktivitetet e tij Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i vijoi në qytetit të Mitrovicës, ku mori pjesë në përurimin e investimeve në Kampusit Universitar që përfshinë disa objekte dhe hapësira të Universitetit të Mitrovicës, “Isa Boletini” pikërisht në 11-vjetorin e themelimit të këtij Universiteti.
Në këtë ngjarje të rëndësishme kryeministri Kurti ishte i shoqëruar nga Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, si dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ku u mirëpriten nga kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza dhe Rektorja e Universitetit të Mitrovicës, Nurten Deva.
Ndërtimet në këtë Kampus kanë filluar që nga viti 2013. Sot u finalizua faza e katërt e investimeve, të cilat kapin vlerën 6 milionë euro, nga mbi 20 milionë euro sa ishte vlera totale e investimeve. Këto investime të realizuara dhe të përfunduara, përfshijnë mensën e studentëve e cila ka kapacitet të ushqejë deri në 500 studentë në të njëjtën kohë, me një hapësirë prej 2920 metra katrorë dhe konviktin me një hapësirë prej 7896 metra katrorë, i përshtatshëm për akomodimin e 279 studentëve.
Me këtë rast, kryeministri Kurti, shprehu falënderimet e tij për Ministrinë e Punëve të Brendshme, Ministrinë e Arsimit, Shkencë, Teknologjisë dhe Inovacionit, stafin e universitetit, si dhe ekipet e përfshira në ndërtimin e këtyre hapësirave, për jetësimin e këtij projekti të madh.
Fillimisht ky institucion u themelua si Shkollë e Lartë Teknike, në vitin 1961, si një dëshmi e vendosmëri e popullit për arsimim e edukim, ndërsa pas 13 vitesh punë dhe angazhim, u themelua Fakulteti i Xehtarisë dhe Metalurgjisë, i cili ngriti dhe zhvilloi kuadro inxhinierie që u angazhuan në industrinë dhe ekonominë e Kosovës, kombinatin elektroenergjetik të Kosovës dhe atë xehetaro-metalurgjik “Trepça”.
“Universitetet përveçse hapësira studimi, janë vende ku mendjet formohen dhe idetë kultivohen”, tha kryeministri Kurti.
Ndër prioritetet kyçe, siç potencoi kryeministri, është mbështetja dhe angazhimi i Qeverisë së Republikës, për nxënësit dhe studentët e vendit tonë, duke ofruar bursa për studentët me notë mesatare të lartë, për studime brenda dhe jashtë vendit, për studentët e komuniteteve e me aftësi të kufizuara, si dhe bursa për vajzat në fushën STEM, si dhe lirim nga pagesa e studimeve 43 mijë studentë të universiteteve publike në vend.
“Cilësia në arsimin e lartë në Kosovë qëndron lart mes prioriteteve të Qeverisë sonë”, u shpreh kryeministri.
Në përmbyllje të fjalës së tij, kryeministri Kurti, i inkurajoi të rejat e të rinjtë që të studiojnë, të angazhohen, e të punojnë, për arritjet akademike, për zhvillimin individual e profesional, sepse vetëm në këtë mënyrë i kontribuojnë të ardhmes së Kosovës.
Me këtë rast edhe ministrja e MASHTI-t, Arbërie Nagavci, u shpreh se ky Universitet është unik në llojin e vet dhe si i tillë e ka vëmendjen e veçantë. Më tej, ajo shtoi se do të vazhdojë që të ofrohet mbështetja e nevojshme nga ana e Qeverisë, përkatësisht nga ana e Ministrisë së Arsimit siç tha ajo dyert janë gjithmonë të hapura në angazhimin dhe përpjekjet e përbashkëta për të përmirësuar përformancën në arsimin e lartë.
“Një Qeveri që ofron mbështetjen e merituar për secilën e secilin, një shtet që krijon mundësi që secili të arrijë dhe të realizoj potencialin e tij të plotë, këto janë zotimet që po na prijnë në punën tonë të përditshme”, ishin fjalët e ministres Nagavci, teksa shprehu urimet dhe përgëzimet e saj për Kampusin universitar.
Kryeministri Kurti së bashku me ministren Nagavci dhe ministrin Sveçla të shoqëruar edhe nga Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza dhe Rektorja e Universitetit të Mitrovicës, Nurten Deva, vazhduan me ceremoninë e prerjes së shiritit dhe vizituan hapësirat e reja të Mensës dhe Konviktit.
Fjala e plotë e Kryeministrit Kurti:
I nderuari z. Xhelal Sveçla, ministër i Punëve të Brendshme,
E nderuara znj.Arbërie Nagavci, ministre e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit,
I nderuari Taulant Kelmendi, zëvendësministër në Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit,
I nderuari z.Bedri Hamza, Kryetar i Komunës së Mitrovicës,
E nderuara znj.Nurten Deva, ushtruese e detyrës së Rektorit të Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë,
Të nderuar deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, znj.Fejza dhe z.Muja,
Të dashur studentë, staf akademik,
Të nderuar punëtorë të administratës,
Të dashur ushtarë, oficerë e policë,
Zonja dhe zotërinj,
Jam i nderuar që ndodhem me ju këtu sot për të festuar 11-vjetorin e Universitetit të Mitrovicës, që mban emrin e kryengritësit të paepur dhe prijësit të luftëtarëve për çlirim të popullit shqiptar, Isa Boletini.
Ky institucion, të cilit në tetor të këtij viti i bëhen 63 vjet nga themelimi si Shkollë e Lartë Teknike, është dëshmi e vendosmërisë së popullit tonë për arsim. Nga Shkolla e Lartë Teknike e themeluar në vitin 1961 në Mitrovicë, pas 13 vitesh, në 1974 u themelua Fakulteti i Xehetarisë dhe i Metalurgjisë. Ky Fakultet ngriti kuadro inxhinierike, të cilët u angazhuan në industrinë dhe në ekonominë e Kosovës, kombinatin elektroenergjetik të Kosovës dhe atë xehetaro-metalurgjik “Trepça”.
Dy javë më parë unë isha në Mitrovicë, në Ditën e Minatorit, për të kujtuar grevën e madhe të minatorëve, e për të nderuar rrënjët e Republikës sonë. E sot po vij nga nderimet që bëmë në Prekaz, me rastin e 26-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. 35 vjet pas grevës, 25 vjet pas çlirimit të vendit tonë, po punojmë bashkë e me zell për ta nxitur zhvillimin me edukim dhe mirëqenien me zhvillim.
Të nderuar të pranishëm,
Historia e shtetit tonë është ngushtë e lidhur me rezistencën, me studentët, me universitetin. Universiteti i parë yni i Prishtinës, ka prodhuar elitat profesionale, kulturore e politike, që i kanë prirë përpjekjes së popullit të Kosovës për çlirim dhe për krijimin e Republikës së Kosovës dhe sigurisht që kjo e tregon se sa i rëndësishëm është për vendin tonë arsimi i lartë.
Universiteti i Mitrovicës “Isa Boletini”, njësitë akademike, stafi dhe studentët vazhdojnë të punojnë për mjedis, që vlerëson mendimin kritik, krijimtarinë shkencore dhe zhvillim profesional e akademik.
Universitetet përveçse hapësira studimi, janë vende ku mendjet formohen dhe idetë kultivohen. Pra, janë tregues të përkushtimit për arsimin si gurthemel të përparimit shoqëror. Këto objekte, këto hapësira, të cilat po i përurojmë së bashku sot, janë investime konkrete për mjedis modern studimi e hulumtimi për dy mijë studentët e këtij Universiteti. Jam i lumtur që Qeveria e Republikës së Kosovës, ministritë përkatëse po kontribuojnë në rritjen e kapaciteteve të Universitetit.
Kampusi universitar, i cili ka nisur së ndërtuari në vitin 2013, sot po finalizohet me fazën e katërt të investimit nga Ministria e Punëve të Brendshme, me vlerë prej mbi 6 milionë euro, nga vlera totale e investimit mbi 20 milionë euro. Mensa ka një hapësirë prej 2920 metra katrorë, ku mund të ushqehen deri në 500 studentë njëkohësisht. Ndërsa konvikti me hapësirë 7896 metra katrorë mund të akomodojë 279 studentë.
I falënderoj të gjithë ata, të cilët kanë punuar zellshëm e vëmendshëm për këto projekte, duke përfshirë Ministrinë e Punëve të Brendshme, Ministrinë e Arsimit, Shkencë, Teknologjisë dhe Inovacionit, stafin e universitetit dhe të gjitha ekipet e përbashkëta, të përfshira në ndërtimin dhe rregullimin e këtyre hapësirave.
Cilësia në arsimin e lartë në Kosovë qëndron lart mes prioriteteve të Qeverisë sonë. Andaj, po kujdesemi veçanërisht për modernizimin e arsimit të lartë dhe për vendosjen e kritereve adekuate, si për ngritjen, ashtu edhe për mirëmbajtjen e cilësisë, sepse cilësia duhet të jetë një proces solid, e jo një ngjarje e njëhershme.
Mbështetja dhe angazhimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës për nxënësit dhe studentët mbetet e pandalshme. Arsimin në nivelin e lartë publik e kemi bërë falas, me ç ‘rast janë liruar nga pagesa e studimeve 43 mijë studentë të universiteteve publike anembanë Kosovës. Kemi ndarë e po ndajmë bursa për notë mesatare të lartë, për studime brenda dhe jashtë vendit, për studentët e komuniteteve jo shumicë e për ata me aftësi të kufizuara, si dhe bursa për vajzat në STEM – Shkencë, Teknologji, Inxhinieri dhe Matematikë. Pra, jemi të përkushtuar që për ju, për studentët e të gjitha niveleve, të krijojmë kushtet optimale që të mësoni sa më shumë e të ecni sa më shpejt përpara.
Të dashur studentë,
Në vitet që vijnë, le të vazhdojmë punën mbi parimet, të cilat na bashkojnë. Ju inkurajoj të studioni e të angazhoheni fort me profesorët tuaj, për arritje akademike dhe profesionale. Njohuritë që i fitoni këtu, zhvillimi i juaj individual e profesional, i kontribuon jetës suaj në vijim dhe të ardhmes së Republikës sonë.
Urime përvjetori i Universitetit! Përgëzimet e mia për kampusin universitar dhe ju uroj shumë suksese e mbarësi në vijim!
Ju falemnderit.
Svečano otvorene nove prostorije Univerzitetskog kampusa Univerziteta u Mitrovici „Isa Boletini“
Mitrovica, 06. mart 2024
Nakon odavanja počasti u Prekazu, Premijer Republike Kosovo, Albin Kurti, nastavio je aktivnosti u gradu Mitrovici, gde je učestvovao u inauguraciji investicija u Univerzitetskom kampusu koji je obuhvatao nekoliko objekata i prostora Univerziteta Mitrovice, „Isa Boletini“ upravo na 11. godišnjicu osnivanja ovog Univerziteta.
U ovom značajnom događaju, premijer Kurti je bio u pratnji ministarke Obrazovanja, Nauke, Tehnologije i Inovacija, Arberie Nagavci, kao i ministra Unutrašnjih Poslova, Xhelal Sveçla, gde ih je dočekao gradonačelnik Opštine Mitrovica, Bedri Hamza i rektorka Univerziteta u Mitrovici Nurtena Deva.
Gradnja na ovom Kampusu počela je od 2012. godine. Danas je završena četvrta faza investicije koja iznosi 6 miliona evra, od preko 20 miliona evra koliko je bila ukupna vrednost investicija. Ove realizovane i završene investicije obuhvataju studentsku menzu koja ima kapacitet za istovremenu ishranu do 500 studenata, površine 2920 kvadratnih metara i dom od 7896 kvadratnih metara, pogodan za smeštaj 279 studenata.
Premijer Kurti je ovom prilikom izrazio zahvalnost Ministarstvu Unutrašnjih Poslova, Ministarstvu Obrazovanja, Nauke, Tehnologije i Inovacija, osoblju univerziteta, kao i timovima koji su uključeni u izgradnju ovih prostora, na realizaciji ovog velikog projekta.
U početku je ova ustanova osnovana kao Viša tehnička škola, 1961. godine, kao dokaz opredeljenosti naroda za školovanje i usavršavanje, dok je nakon 13 godina rada i zalaganja osnovan Rudarsko-Metalurški fakultet, koji je podigao i razvio inženjerski kadar koji je bio angažovan u industriji i privredi Kosova, elektroenergetski kombinat Kosova kao i rudno-metalurški kombinat „Trepča“.
Univerziteti, osim što su prostori za učenje, su mesta gde se formiraju umovi i neguju ideje“, rekao je premijer Kurti.
Među ključnim prioritetima je, kako je istakao premijer, podrška i zalaganje Vlade Republike, za učenike i studente naše zemlje, stipendiranje studenata sa visokim prosekom, za studiranje u zemlji i van nje, za studente iz zajednica i sa ograničenim sposobnostima, stipendije za devojke u STEM oblasti, kao i oslobađanje od školarine za 43 hiljade studenata javnih univerziteta u zemlji.
„Kvalitet visokog obrazovanja na Kosovu je visok među prioritetima naše Vlade“, rekao je premijer.
Na kraju svog govora, premijer Kurti je podstakao mladiće i devojke da studiraju, angažuju se i rade za akademska dostignuća, za individualni i profesionalni razvoj, jer samo na taj način doprinose budućnosti Kosova.
Ovom prilikom, ministarka MONTI, Arberie Nagavci, rekla je da je ovaj Univerzitet jedinstven u svojoj vrsti i kao takav zaslužuje posebnu pažnju. Dalje, dodala je da će neophodnu podršku i dalje pružati Vlada, odnosno Ministarstvo Obrazovanja, kako je rekla, vrata su uvek otvorena za angažovanje i zajedničke napore za unapređenje učinka u visokom obrazovanju.
„Vlada koja svakome pruža zasluženu podršku, država koja stvara mogućnosti da svi dostignu i ostvare svoj puni potencijal, to su obaveze koje nas vode u svakodnevnom radu“, reči su ministarke Nagavci, pošto je izrazila svoje čestitke za Univerzitetski kampus.
Premijer Kurti zajedno sa ministarkom Nagavci i ministrom Sveçla, u pratnji gradonačelnika Mitrovice, Bedri Hamze i rektorke Univerziteta u Mitrovici, Nurten Deva, nastavio je sa ceremonijom presecanja vrpce i posetio nove prostore menze i studentskog doma.
Celi govor Premijera Kurtija:
Poštovani g. Xhelal Sveçla, ministar Unutrašnjih Poslova,
Poštovana gđo. Arberie Nagavci, ministarka Obrazovanja, Nauke, Tehnologije i Inovacija,
Poštovani Taulant Kelmendi, zamenik ministarke Obrazovanja, Nauke, Tehnologije i Inovacija,
Poçtovani g. Bedri Hamza, gradonačelnik Opštine Mitrovica,
Poštovana gđo. Nurten Deva, vd rektora Univerziteta „Isa Boletini“ u Mitrovici,
Poštovani poslanici Skupštine Republike Kosovo, gđo. Fejza i g. Muja,
Poštovani studenti, akademsko osoblje,
Poštovani administrativni radnici,
Poštovani vojnici, oficiri i policajci,
Dame i gospodo,
Čast mi je što sam danas ovde sa vama na proslavi 11. godišnjice Univerziteta u Mitrovici, koji nosi ime nesalomivog ustanika i vođe boraca za oslobođenje albanskog naroda Ise Boletinija.
Ova ustanova, koja u oktobru ove godine navršava 63 godine od osnivanja kao Viša tehnička škola, dokaz je opredeljenosti naših ljudi za obrazovanje. Od Više tehničke škole osnovane 1961. godine u Mitrovici, posle 13 godina, 1974. godine osnovan je Rudarsko-metalurški fakultet. Ovaj fakultet je podigao inženjerske kadrove koji su se bavili industrijom i ekonomijom Kosova, elektroenergetskim kombinatom Kosova i rudno-metalurškom kombinatom “Trepča”.
Pre dve nedelje bio sam u Mitrovici, na Dan rudara, prisetiti se velikog rudarskog štrajka i da odam počast korenima naše Republike. Danas dolazim sa počasti koje smo odali u Prekazu, povodom 26. godišnjice Epa Oslobodilačke Vojske Kosova. 35 godina nakon štrajka, 25 godina nakon oslobođenja naše zemlje, zajedno i marljivo radimo na unapređenju razvoja uz obrazovanje i blagostanje uz razvoj.
Poštovani prisutni,
Istorija naše zemlje je usko povezana sa otporom, sa studentima, sa univerzitetom. Naš prvi Prištinski Univerzitet je proizveo profesionalne, kulturne i političke elite koje su doprinele naporima naroda Kosova za oslobođenje i stvaranje Republike Kosovo, i to naravno pokazuje koliko je više obrazovanje važno za našu zemlju.
Univerzitet u Mitrovici „Isa Boletini“, akademske jedinice, osoblje i studenti nastavljaju da rade za okruženje koje ceni kritičko mišljenje, naučnu kreativnost i profesionalni i akademski razvoj.
Univerziteti su, pored toga što su prostori za učenje, mesta gde se formiraju umovi i neguju ideje. Dakle, oni su pokazatelji posvećenosti obrazovanju kao kamenu temeljcu društvenog napretka. Ovi objekti, ovi prostori, koje danas zajedno svečano otvaramo, konkretna su investicija za moderno studijsko i istraživačko okruženje za dve hiljade studenata ovog Univerziteta. Raduje me što Vlada Republike Kosovo, nadležna ministarstva doprinose povećanju kapaciteta Univerziteta.
Univerzitetski kampus, koji je počeo da se gradi 2012. godine, danas se završava četvrtom fazom investicije Ministarstva Unutrašnjih Poslova, vredne preko 6 miliona evra, od ukupne vrednosti investicije od preko 20 miliona evra. Menza ima prostor od 2920 kvadratnih metara, gde se istovremeno može hraniti do 500 studenata. Dok dom od 7896 kvadratnih metara može da primi 279 studenata.
Zahvaljujem se svima koji su vredno i sa pažnjom radili na ovim projektima, uključujući Ministarstvo Unutrašnjih Poslova, Ministarstvo Obrazovanja, Nauke, Tehnologije i Inovacija, univerzitetsko osoblje i sve zajedničke ekipe uključene u izgradnju i uređenje ovih prostora.
Kvalitet visokog obrazovanja na Kosovu je visok među prioritetima naše Vlade. Stoga posebnu pažnju posvećujemo modernizaciji visokog obrazovanja i uspostavljanju adekvatnih kriterijuma, kako za podizanje tako i za održavanje kvaliteta, jer kvalitet treba da bude solidan proces, a ne jednokratan događaj.
Podrška i posvećenost Vlade Republike Kosovo učenicima i studentima ostaje nezaustavljiva. Učinili smo obrazovanje na visokom javnom nivou besplatnim, u kom slučaju je 43 hiljade studenata javnih univerziteta širom Kosova oslobođeno plaćanja studija. Dodelili smo i dodeljujemo stipendije za visoke prosečne ocene, za studije u zemlji i inostranstvu, za studente iz nevećinskih zajednica i za one sa ograničenim sposobnostima, kao i stipendije za devojke u STEM – nauci, tehnologiji, inženjerstvu i matematici. Dakle, mi smo posvećeni stvaranju optimalnih uslova za vas, za studente svih nivoa, da što više nauče i što brže napreduju.
Dragi studenti,
U narednim godinama nastavimo da radimo na principima koji nas spajaju. Podstičem vas da učite i da se snažno zalažete sa svojim profesorima, za akademska i profesionalna dostignuća. Znanje koje steknete ovde, vaš individualni i profesionalni razvoj, doprinosi vašem budućem životu i budućnosti naše Republike.
Čestitke za godišnjicu Univerziteta! Čestitam za Univerzitetski kampus i želim vam puno uspeha i prosperiteta u budućnosti!


