Kreu Blog Faqe 859

Festat shtetërore të Kosovës, pa festën e 7 marsit 

5

Nga: Sinan Kastrati, Suedi

  • Për festat e muajit mars 

Kujtime për muajin mars, marsin e vitit 1981, 11 e 26 mars   

Nga Ditari im  

Nuk ka ditë, datë e muaj të vitit që nuk ka ndodhur një ngjarje e rëndësishme në Kosovë.  

Muaji mars, është muaji kur fillon pranvera, kur zgjatet dita, shkurtohet nata e territ ia zë vendin drita, është muaji kur hapet shkolla e parë shqipe në Korçë. 

Në muajin mars kishim edhe betejat e lavdishme të 5, 6 e 7 mrasit në Prekazin heroik të Ahmet Delisë, të Nebih e Tahir Mehës dhe të Hamzës e Adem Jasharit, djemtë e mësuesit të bacës Shaban. Në muajin mras kemi edhe festën e nënave, 8 marsi, ditën e grave. Në Kosovë, është edhe 11 e 26 marsi i vitit 1981, kur filluan demonstratat e studentëve për të vazhduar edhe më 1 e 2 prill në tërë Kosovën me puntorë, shsatarët, nxënës, fëmijë e pleq. 

Por unë e kisha ndërmend të flas shkurt për 7 Marsin. Ditën e Mësuesit shqiptar, jo vetëm të mësuesit shqiptar në Shqipëri, por edhe mësuesit shqiptar në Kosovë, Mal të Zi, Maqedoni, Preshevë … e në Mërgatë. 

7 marsin, ditën e mësuesit në Kosovë në ish Jugosllavi e festonim dhe e kujtonim ashtu qysh dinim e mundnim. Me disa mësues, ish kolegë, më duhët ta përmend Ismet Byqtyqin e ndjerë e me nxënës lexonim vjersha që i kishin shkrua nxënësit, antarë të grupit letrar e dramatik ku unë punova dhe i themelova ato grupe letrare.  

Si nxënës filloreje, mësuesit nuk na flisnin për 7 marsin, për Korçën plakë, për Mësonjëtorën e Korçës e për Ditën e Mësuesit. Ndoshta nuk dinin, a nuk guxonin, Si shumë data e ngjarje edhe Dita e Mësuesit nuk ishte në festat e kalendarit të festave shtetërore të asaj kohe. Nëpër shkolla, 7 Marsi, ishte ditë e zakonshme pune e mësimi. 

Fatkeqësisht apo, paturpësisht, në Kalendari e Festave Zyrtare të Republikës së Kosovës, as për vitin 2024 nuk ishte 7 marsi, Dita e Mësuesit.  

Sa bukur respeketohet gjuha serbe në Kosovë ku në çdo institucion shtetëror, shkollor e shkencer, pas gjuhës shqipe, shkruhët edhe në gjuhën serbe por me alfabet latine.  

Kalendari i festave zyrtare në Republikën e Kosovës për vitin 2024

Nuk iu besova syve që nuk e gjeta 7 Marsin. Hyra edhe njëherë, tash në: 

Gazeta Zyrtare e Republikës së Kosovës 

LIGJI NR. 03/L-064 PËR FESTAT ZYRTARE NË REPUBLIKËN E KOSOVËS 

Kot, nuk ishte 7 Marsi-Dita e Mësuesit shqiptar.
Ishin festat fetare, festat e motmotit, (disa) festat kombëtare e shtetërore dhe festat e kombësive, e turqve, romeve, ashkalinjëve, boshnjakeve, dhe 6 Maji, dita e goranëve, së pakut të ishte thënë se 6 Maji është edhe Dita e Shën Gjergjit, si festë e motmotit. 

Kishte festa e festa por nuk ishte festa e 7 Marsit- Dita e Mësuesit. 

Në shkollën ku unë punova, kur fillova punën si mësues letërsie, në fund të viteve 1970-ta, në në orën e gjuhës shqipe, nxënësve të mi, jasht plan-programit mësimor, iu flisja vetëm për shkollën shqipe, për Korçën e për Prizrenin, për mësuesit e nxënësit e parë, djem e vajza. 

Do të doja që Qeveria e Kosovës, edhe nëse nuk e fut 7 Marsin- Ditën e Mësuesit në Kalendarin e Festave Shtetërore, së pakut Ministria e Arsimit, 7 Marsi të mbetet si ditë pune, por jo si ditë mësimi, siq ishin edhe shetitjet njëditore, ditë pune e jo ditë mësimi. Kjo do të thotë që të gjithë mësuesit e lëndëve të ndryshme, histori, matematikë të punojnë me grupe nxënësish me aktivitete që lidhen me shkollën, shkrimin e librin shqip, me mësuesin e nxënësit. Nxënësit mund të vizatojnë psh se si dukej tabela (drrasa e zezë), klasa, shkolla. Të këndojnë këngë, në orën e muzikës e kështu me radhë edhe në lëndët e historisë, gjeografisë duke iu shpjeguar gjendjen e rëndë në pushtimin turk e më vonë sllavo-greko-otrodokas duke iu tregua hartat historike, vendbanimet e qytetet shqiptar.  

Unë ( Sinan Kastrati) në orën e mësimit me nxënës shqiptar nga Kosova, të ikur në kohë lufte, më 1999. Mönsterås, 2000

Urime të gjithë mësuesve e mësueseve që punuan në kushte të vështira lufte e ata që punojnë sot në mërgatë, URIME! 

Sot kur jemi të lirë, kemi dy shtetet shqiptare, nuk po bëjmë ate që mundemi e as ate që bënë 2 vllezërit Frashëri (Naimi e Samiu). “Në vitin 1885, Naim Frashëri, si zyrar në Ministrinë e Arsimit në Stamboll, me të vëllain, Sami Frashërin dhe shqiptarë të tjerë me ndikim të “Shoqërisë së të Shtypurit Shkronja Shqip”, ia dolën të siguronin lejen nga Sulltan Abdylhamidi II për hapjen e një shkolle shqiptare për djem në Korçë. Mbështetja financiare iu mundësua edhe nga mërgata e Rumanisë, anëtarët e Shoqërisë “Drita” të Bukureshtit, ndërsa shqiptarët e Stambollit vendosën që drejtor i shkollës të ishte Pandeli Sotiri” (Marrë nga “Mësonjëtorja e Korçës”, Histori 

https://www.wikiwand.com/sq/M%C3%ABsonj%C3%ABtorja_e_Kor%C3%A7%C3%ABs  

*) Dita e mësuesit 

https://sq.wikipedia.org/wiki/Dita_e_m%C3%ABsuesit 

Dita e mësuesit është një festë, e cila i kushtohet personelit edukues të shkollave dhe universiteteve. Deri në fillim të viteve ’90 në Shqipëri, për të nxitur mësimdhënien e një cilësie sa më të lartë, mësuesit më të dalluar shpërbleheshin me dekorata të larta që ishin Mësues i Merituar dhe Mësues i Popullit.[1]  

*) Mësonjëtorja e Korçës 

https://sq.wikipedia.org/wiki/M%C3%ABsonj%C3%ABtorja_e_Kor%C3%A7%C3%ABs 

Mësonjëtorja e Korçës është shkolla e parë kombëtare e gjuhës shqipe në viset shqiptare në kohën e Perandorisë Osmane. Mësonjëtorja u hap më 7 mars të vitit 1887 në Korçë në periudhën e fundme të perandorisë.[2] Tashmë ndërtesa e shkollës shërben si një muzeum[3] dhe ndodhet në veri të bulevardit “Shën Gjergji”.[4] 

Hapja e shkollës erdhi si rezultat i Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, që synonte të mundësoheshin të drejtat kombëtare brenda Perandorisë Osmane. Mësonjëtorja përbënte një qendër për edukimin kulturor dhe patriotik; kishte rëndësi e një vlerë të veçantë duke qenë se shkrimi i shqipes nuk u lejua pas ngjarjeve të Lidhjes së Prizrenit.[5] 

Data e hapjes së saj festohet nga shqiptarët si “Dita e Mësuesit”.[6]  

*) Festat zyrtare në Republikën e Kosovës për vitin 2024 

Službeni praznici u Republici Kosova za 2024 god 

file:///C:/Users/sinan/Downloads/Kalendari%20festave%20zyrtare%20_%202024.pdf  

*) Gazeta Zyrtare e Republikës së Kosovës 

LIGJI NR. 03/L-064 PËR FESTAT ZYRTARE NË REPUBLIKËN E KOSOVËS 

https://gzk.rks-gov.net/ActDocumentDetail.aspx?ActID=2539  

Malmö, 6 mars 2024 

sinankastrati09@hotmail.com 

Margaritari i veçant , boksieri profesionist Luan Krasniqi !

Autor : Lirim Gashi, Prishtinë
___
* Shqip, gjermanisht dhe anglisht 
___
Gjatë karrierës së tij aktive në boksin profesionist, Luan Krasniqi na dhuroi shumë momente të paharrueshme magjike, të mbushura me krenari, gëzime, shqetësime dhe emocione, sepse ishte një talent aq i madh, sa që njëfarë Enad Liçina nga Sanxhaku, të cilin e takova rastësisht në Berlin dhe që ishte gjithashtu një boksier i suksesshëm nga i njëjti kamp i boksit me emrin “Universum Box Promotion”, më tha:
“Sytë e mi kanë parë vetëm edhe një talent kaq të pakrahasueshëm sa Luani dhe ai quhet Luan Krasniqi”.
Kur e takova për herë të parë idhullin tim në gazetarinë sportive profesionale, zotin Agim Kasapolli, ai më tha se dikur kishte pësuar një atak në zemër gjatë një dueli të Luanit, për shkak të sasisë së jashtëzakonshme të emocioneve magjike dhe në të njëjtën kohë për shkak të frikës dhe ankthit se si do të përfundojë dueli i tij.
Kjo i ndodhi atij gjatë duelit të Luanit kundër kampionit të atëhershëm të botës në kategorinë e rëndë, Lemon Brewster nga SHBA, sepse ai e dominoi boksierin amerikan deri në raundin e tetë sipas dëshirës dhe sipas të gjitha rregullave dhe mrekullive të këtij sporti mashkullor fisnik dhe në të njëjtën kohë shumë të rrezikshëm.
Në këtë duel për titullin e kampionit të botës në kategorinë e rëndë, Luani për herë të parë në karrierën e tij tregoi vetëm pjesërisht repertorin e tij gjigant, i cili përbëhej nga teknika e përsosur, nga qëndrueshmëria e pashtershme, nga fitnesi i jashtëzakonshëm, nga shpejtësia e pabesueshme dhe nga eleganca e pakrahasueshme.
Fatkeqësisht, siç ndodh thuajse gjithmonë në kategorinë e rëndë të këtij sporti mashkullor fisnik, por në të njëjtën kohë shumë të rrezikshëm, epilogun e vendos një moment pavëmendjeje dhe pikërisht kështu i ndodhi Luanit tonë të dashur dhe të paharrueshëm, i cili jo vetëm që shkëlqeu me një repertor të përbërë nga teknika e veçantë, nga shpejtësia e jashtëzakonshme dhe nga eleganca pakrahasueshme, por të cilin gazetarët më të mirë sportivë në botë e cilësonin si një nga boksierët më të zgjuar në botë.
Boksierët e “Universum Box Promotion” që stërviteshin me të thonë se vëllezërit Klitschko rregullisht humbnin çdo “sparring duel” kundër tij.
Luani vazhdon të jetojë sot në Gjermani dhe mund të jetë jashtëzakonisht krenar me dy nipat e tij jashtëzakonisht të talentuar Adrianin dhe Arijanitin, të cilët stërviten nga babai i tyre i dashur Agim Krasniqi dhe të cilët Zoti i ka bekuar me të gjitha talentet më të mira sportive dhe me të gjitha cilësitë më fisnike njerëzore, për t’u bërë kampionët e ardhshëm të botës në boksin profesionist.
Dhe më besoni :
Nëse vazhdojnë të ushtrojnë kaq fort dhe ta ruajnë qetësinë dhe baraspeshën që ua përforcon vazhdimisht babai i tyre i dashur Agim Krasniqi për shkak të përvojës së tij të pabesueshme me Luanin, atëherë ata pa asnjë dyshim do të bëhen kampionë të padiskutueshëm të botës në boksin profesionist dhe jo vetëm që do të na bëjnë pafundësisht krenarë, por do të na dhurojnë shumë momente magjike të paharrueshme.
LUAN KRASNIQI WAR EINE BESONDERE PERLE DES PROFIBOXENS
___
Autor: Lirim Gashi
___
Luan Krasniqi hat uns während seiner aktiven Karriere im Profiboxen viele unvergessliche magische Momente voller Stolz, Freude, Sorgen und Emotionen beschert, denn er war so ein großes Talent, dass ein gewisser Enad Ličina aus Sanxhak, den ich zufällig in Berlin getroffen habe und der ebenfalls ein erfolgreicher Boxer aus demselben Boxcamp namens „Universum Box Promotion“ war, erzählte mir:
„Meine Augen haben nur ein so unvergleichliches Talent wie Luan gesehen und sein Name ist Luan Krasniqi.“
Als ich mein Idol im professionellen Sportjournalismus, Herrn Agim Kasapolli, zum ersten Mal traf, erzählte er mir, dass er einmal während eines Löwe-Duells einen Herzinfarkt erlitten hatte, aufgrund der enormen Menge an magischen Emotionen und gleichzeitig wegen Angst davor, wie sein Duell enden wird.
Dies geschah ihm während Luan’s Duell gegen den damaligen Weltmeister im Schwergewicht, Lemon Brewster aus den USA, denn er dominierte den amerikanischen Boxer bis zur achten Runde nach Belieben und nach allen Regeln und Wundern dieses edlen und gleichzeitig sehr gefährlichen maskulinen Sports.
In diesem Duell um den Titel des Weltmeisters in der Schwergewicht zeigte Luan zum ersten Mal in seiner Karriere nur teilweise sein gigantisches Repertoire, das aus perfekter Technik, unerschöpflicher Ausdauer, außergewöhnlicher Fitness, unglaublicher Geschwindigkeit und unvergleichliche Eleganz bestand.
Leider wird, wie fast immer in der schweren Kategorie dieses edlen, aber gleichzeitig sehr gefährlichen Männersports, der Epilog durch einen Moment der Unachtsamkeit entschieden und genau das ist unserem geliebten und unvergesslichen Löwen passiert, dessen Repertoire nicht nur aus besonderer Technik, außergewöhnlicher Schnelligkeit und unübertroffener Eleganz bestand, sondern der von den besten Sportjournalisten der Welt als einer der klügsten Boxer der Welt beschrieben wurde.
Boxer von “Universum Box Promotion”, die mit ihm trainierten, sagen, dass die Klitschko-Brüder regelmäßig jedes „Sparringduell“ gegen ihn verloren hätten.
Luan lebt auch heute noch in Deutschland und kann äußerst stolz auf seine beiden äußerst talentierten Neffen Adrian und Arijanit sein, die von ihrem geliebten Vater Agim Krasniqi ausgebildet werden und die Gott gesegnet hat mit besten sportlichen Talente und mit edelsten menschlichen Qualitäten, um die zukünftigen Weltmeister im Profiboxen zu werden.
Und glauben Sie mir:
Wenn sie weiterhin so hart trainieren und die Ruhe und Ausgeglichenheit bewahren, die ihnen ihr geliebter Vater Agim Krasniqi aufgrund seiner unglaublichen Erfahrung mit Luani immer wieder verleiht, dann werden sie ohne Zweifel die unangefochtenen Weltmeister im Profiboxen, und uns nicht nur unendlich stolz machen, sonder viele unvergessliche magische Momente bescheren.
Der deutsche Boxer Luan Krasniqi feiert seinen Punkzsiegsieg ueber den Titelverteidiger aus der Tuerkei Sinan Samil Sam beim Europameisterschaftskampf im Schwergewicht in der Hanns-Martin-Schleyer Halle in Stuttgart am Samstag, 14. Februar 2004. (AP Photo/Daniel Maurer)
—German boxer Luan Krasniqi celebrates his victory over titleholder Sinan Samil Sam from Turkey during the European Heavyweight Championship at the Hanns-Martin-Schleyer indoor arena in Stuttgart, southwestern Germany, Saturday, Feb. 14, 2004. (AP Photo/Daniel Maurer)
LUAN KRASNIQI WAS A SPECIAL PEARL OF PROFESSIONAL BOXING
___
Author: Lirim Gashi
___
Luan Krasniqi gave us many unforgettable magical moments full of pride, joy, worries and emotions during his active career in professional boxing, because he was such a great talent that a certain Enad Ličina from Sanxhak, whom I met by chance in Berlin and who also a successful boxer from the same boxing camp called “Universum Box Promotion” told me:
“My eyes have only seen such an incomparable talent as Luan, and his name is Luan Krasniqi.”
When I first met my idol in professional sports journalism, Mr. Agim Kasapolli, he told me that he once suffered a heart attack during a Leo duel, due to the enormous amount of magical emotions and at the same time because of fear of how his duel was will end.
This happened to him during Luan’s duel against the then world heavyweight champion, Lemon Brewster from the USA, because he dominated the American boxer until the eighth round at will and according to all the rules and wonders of this noble and at the same time very dangerous masculine sport.
In this duel for the title of world champion in the heavy category, Luan showed for the first time in his career only partially his gigantic repertoire, which consisted of perfect technique, inexhaustible endurance, exceptional fitness, incredible speed and incomparable elegance.
Unfortunately, as almost always in the difficult category of this noble, but at the same time very dangerous men’s sport, the epilogue is decided by a moment of carelessness and that is exactly what happened to our beloved and unforgettable lion, whose repertoire consists not only of special technique, extraordinary speed and unsurpassed elegance, but who was described by the world’s best sports journalists as one of the smartest boxers in the world.
Boxers from “Universum Box Promotion” who trained with him say that the Klitschko brothers regularly lost every “sparring duel” against him.
Luan still lives in Germany today and can be extremely proud of his two extremely talented nephews Adrian and Arijanit, who are trained by their beloved father Agim Krasniqi and whom God has blessed with the best sporting talents and the noblest human qualities to become future world champions to become a professional boxer.
And believe me:
If they continue to train so hard and maintain the calm and balance that their beloved father Agim Krasniqi always gives them due to his incredible experience with Luani, then they will without a doubt become the undisputed world champions in professional boxing, and will not only make us immensely proud, but also bring many unforgettable magical moments.

Taulant Muka: Replikë për peticionin dhe disa nga firmosësit e tij

0
Ja një replikë domethënëse e Taulant Muka , një është emër i njohur në debatin publik. Ai e ka përhaour një replikë ndaj shkrimit-peticionit ku janë pasqyruar mesazhet e këmbyera mes akademikëve Tarifa dhe Qosja.

Z.Muka nuk përmendet me emër në shkrimin në fjalë, por në komunikimin me redaksinë e gazetës Dita, ai u shpreh që “shkrimi i z.Tarifa më është drejtuar mua”.

Shkrimi i firmosur nga Dr.Muka si “studiues dhe ish-zëvendës Ministër i Arsimit”, mund të lexohet më poshtë.

Edhe Redaksia e Drinit vendosi ta botojë në emër të së drejtës së replikës.

 

Dr. Taulant Muka

Kërkues shkencor dhe ish-zv.ministër i Arsimit

Në shoqëritë moderne, shkenca mbretëron, duke formuar themelet e përparimit ekonomik, teknologjik dhe shoqëror. Megjithatë, brenda kësaj fushe të zbulimit dhe inovacionit, rruga drejt njohjes si studiues/ shkencëtar dhe intelektual në standardet Evropiane dhe botërore nuk bazohet në fuqinë e vetëdeklarimit dhe vetëpohimit.

Ky fenomen është veçanërisht i rëndësishëm në kontekstin shqiptar, ku mjedisi akademik dhe shkencor shpesh përmban individë të cilët vetë-identifikohen si shkencëtarë, akademikë, profesorë dhe intelektualë pa kaluar në “sitën” rigoroze të meritës dhe parametrave vlerësues, siç ndodh zakonisht në shoqëritë moderne.

Shqipëria, si shumë vende, mbështetet në parametra të vendosura ligjërisht nga Ministria e Arsimit dhe Sportit (Ligji Nr. 112, datë 23.12.2018) për të dhënë grada shkencore, tituj akademikë dhe për të përcaktuar renditjen universitare në shkencë.

Kryesore në mesin e këtyre parametrave janë botimet e vendosura në revistat ndërkombëtare të indeksuara në databazat Web of Science (WoS) dhe Scopus. Këta tregues jo vetëm që shërbejnë si standarde ndërkombëtare për përsosmërinë akademike dhe shkencore, por gjithashtu luajnë një rol vendimtar në vlerësimin e progresit shkencor kombëtar të shteteve Evropiane dhe më gjerë, siç tregohet edhe dhe në raportet e Komisionit Evropian për shkencën.

Megjithatë, ngjarjet e fundit që rrethojnë një peticion për gjuhën shqipe kanë nxjerrë në pah shqetësime për sjelljen e disa intelektualëve që mbajnë titujt profesorë, si z. Rexhep Qosja dhe Fatos Tarifa, të cilët, në vend që të angazhohen në debate konstruktive dhe shkencore, në shkrimet e tyre të fundit në gazetën DITA kanë përdorur sulme ad hominem (drejtuar njeriut dhe jo argumentit).

Përqasje të tilla cenojnë parimet e integritetit dhe etikës shkencore dhe debatit akademik Evropian dhe ndërkombëtar ku ne si shtet kërkojmë të integrohemi.

Në kontrast të plotë, unë refuzoj të bie në nivelin e tyre të qasjes kundër vlerave Evropiane dhe ndërkombëtare të diskutimit shkencor.

Me një rrugëtim akademik që përfshin institucione ndërkombëtarisht të njohura si Universiteti Erasmus, Bernës, Kembrixh, Harvard dhe Stanford, dhe si një studiues me aktivitet shkencor ndërkombëtar të dokumentuara nga mbi 160 publikime në revistat më prestigjoze mjekësore në botë, kam parë nevojshmërinë që Shqipëria ka për të ngritur standardet shkencore dhe akademike më të larta, për të ecur me hapin e komunitetit shkencor ndërkombëtar – pasi mundemi!

Shkenca, nga natyra e saj, është e përkushtuar ndaj zbulimit e të vërtetave përmes lirisë akademike dhe shkëmbimit të ideve. Qasja rigoroze metodologjike që karakterizon kërkimin shkencor – besnike ndaj vlerësimit nga kolegët brenda të njëjtës fushë – qëndron si themeli i kërkimit legjitim shkencor.

Si qytetar dhe studiues shqiptar shpreh shqetësimin për motivet e atyre që synojnë të shtypin diskursin publik dhe shkencor, duke penguar rritjen dhe kultivimin e një kulture Evropiane, integriteti, transparence dhe meritokracie brenda shkencës shqiptare.

A është koha që “intelektualët” shqiptarë të fillojnë të shohin nga vetja për të bërë dallimin midis shkencëtarëve me standarde Evropiane dhe ndërkombëtare dhe atyre që vlerat jua përcakton partia, e sidomos kur flasim për gjeneratën e re të shkencëtarëve?

Siç e përmenda më herët, shkenca Evropiane dhe botërore vepron brenda grupit të vet të kritereve vlerësuese, njësoj si shteti ligjor.

Nga shqyrtimi i detajuar i 20 emrave të parë në listën e mbështetësve të peticionin që mbajnë titullin “profesor”, rezulton se 16 prej tyre kanë zero ose një artikull shkencor të botuar në revistat e indeksuara në SCOPUS; situata paraqitet edhe më problematike në revistat e indeksuara në “WoS”.

Këto të dhëna ngrenë pyetje të rëndësishme në lidhje me integritetin dhe kontributin shkencor të tyre. Për më tepër, na tregojnë se impakti i tyre shkencor jashtë vendit është inekzistent, e për rrjedhojë këta studiues e “intelektualë” janë njerëz anonim në komunitetin ndërkombëtar të shkencëtarëve, duke ndikuar negativitish në reputacionin e institucioneve kërkimore shqiptare.

Pavarësisht mungesës së prodhimit shkencor, ata ruajnë tituj prestigjioz si profesor apo akademik.

Në vendet Evropiane, titulli i profesorit është i lidhur drejtpërdrejt me kërkimin e vazhdueshëm dhe kontributet shkencore në fushat e tyre përkatëse. Nëse dikush pushon së dhëni kontribut në kërkimin shkencor ose nuk është më i punësuar në një universitet, titulli zakonisht revokohet. Është për tu theksuar se këta intelektualë nuk e kanë ngritur asnjëherë këtë shqetësim.

A është ky një tregues i një ngurimi të mundshëm për të hequr dorë nga pozicionet dhe titujt e tyre për shkak të privilegjeve individuale në kurriz të së mirës publike?

Zoti Tarifa, çfarë kontributesh shkencore keni dhënë që nga viti 2014 e deri më sot, veçanërisht në dritën e përfshirjes suaj në mbikëqyrjen e disa doktoraturëve në një universitet privat, secila e shoqëruar me një tarifë prej 9000 eurosh?

Kujtoj se ky universitet ka patur të regjistuar mbi 800 doktorantë, dhe në total mendohet të ketë përfituar mbi 5 milionë euro. Pra, financimi nuk ka qënë pengesë për të bërë studime. Më lejoni t’ju kujtoj se gjatë dekadës së fundit, nuk ka asnjë regjistrim të publikimeve tuaja në formën e artikujve shkencor në revistat e indeksuara nga SCOPUS ose WoS.

Domosdoshmëria për të deklaruar në mënyrë transparente çdo konflikt të mundshëm interesi është jetike për të ruajtur integritetin e komunitetit shkencor. Rastet si ai i z. Tarifa, që ka shërbyer si përfaqësues institucional (dhe vazhdon të jetë profesor) i një universiteti në pronësi të një fondacioni ideologjik (Maarif- https://unyt.edu.al/index.php/turkish-maarif-foundation/), politik dhe fetar të lidhur me administratën Erdogan, ngrenë pyetje mbi përputhjen e vlerave intelektuale me ruajtjen e integritetit akademik shqiptar.

Për më tepër, një tjetër nënshkrues dhe organizator i peticionit merr fonde nga një fondacion grek i dedikuar për promovimin dhe ruajtjen e kulturës greke në Shqipëri.

Kjo mbështetje financiare të firmëtarëve potencialisht bien ndesh me vlerat dhe trashëgiminë gjuhësore, historike dhe kulturore shqiptare të trajtuar në peticion, dhe në këtë mënyrë duhet ti paraqiten publikut.

Si përfundim, nxitja e një kulture të integritetit dhe transparencës akademike është thelbësore për avancimin e kërkimit shkencor, ruajtjen e besueshmërisë së institucioneve akademike në Shqipëri dhe integrimin e tyrë në standardet Evropiane.

Është e domosdoshme që studiuesit shqiptarë t’i japin përparësi diskursit të bazuar në prova dhe të deklarojnë çdo konflikt të mundshëm interesi për të mbështetur parimet e rigorozitetit dhe objektivitetit shkencor, dhe për më tepër kur flasim për çështje me rëndësi kombëtare.

Gjithashtu, për vendin tonë të ecë përpara, është e nevojshme të vendosim themele të shëndetshme të meritokracisë shkencore, dhe krijimin e politikave që ndërtojnë shkencëtarin shqiptarë të gjeneratës së se me impakt ndërkombëtar.

Baza ajrore e Nato-s në Kuçovë duhet të jetë diçka më shumë se thjesht një bazë ushtarake, të paktën simbolikisht!

0
Nga: Frank Shkreli

___

Të hënën, Aleanca Euroatlantike NATO, anëtare e të cilës është edhe Shqipëria që nga viti 2009, inauguroi bazën ajrore të saj në Kuçovë, e para e tillë në Shqipëri dhe në Ballkanin Perëndimor. Në ceremoninë e inaugurimit morën pjesë përfaqsuesit më të lartë të shtetit dhe të qeverisë shqiptare si dhe përfaqsues të aleancës NATO dhe të vendeve anëtare të aleancës perëndimore.

Baza ajrore e Kuçovës është projekti më i madh deri më tani i NATO-s në Shqipëri, ndërkohë që punimet për modernizimin e saj, financuar nga Programi i Investimeve për Sigurimin e NATO-s (NSIP), kanë filluar që në vitin 2019. Frank Shkreli: Baza ajrore e NATO-s në Kuçovë, një lajm shumë i mirë për Shqipërinë | Gazeta Telegraf

Në ceremoninë e inaugurimit të bazës ajrore të NATO-s në Kuçovë të hënën që kaloi, zyrtarët e Aleancës Perëndimore theksuan rolin dhe rëndësinë e Shqipërisë si anëtare e NATO-s, ndërkohë që Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Z. Bajram Begaj theksoi gjithashtu rëndësinë strategjike të Shqipërisë në kuadër të Aleancës Euro-Atlantike, duke thënë se organizata “Nato, nëpërmjet këtij investimi në Kuçovë, tregon se Shqipëria ka një rëndësi strategjike për Aleancën Perëndimore. Është një investim për të forcuar kapacitetet, planet, burimet dhe infrastrukturën e aleancës. Ky investim merr një rëndësi të veçantë sidomos në kushtet kur siguria në hapësirën euroatlantike është e rrezikuar”, -tha ndër të tjera kryetari i shtetit shqiptar, Z. Bajram Begaj.   Kryeministri i Shqipërisë, Z. Edi Rama në fjalën e tij përshëndetse nënvijoi rëndësinë që baza ajrore në Kuçovë ka për rajonin dhe sigurinë në Ballkanin Perëndimor. Ndërkohë që Ministri Shqiptar i Mbrojtjes, Z. Niko Peleshi theksoi se baza e NATO-s në Kuçovë mund të përdoret, në rast nevoje, edhe për t’u përballur me “fatkeqësitë natyrore”, për të gjithë rajonin.

Por Aleanca e NATO-s është më shumë se një organizatë ushtarako-strategjike. Më ra në sy se me këtë rast, me përjashtim të përfitimeve dhe përgjegjësive të përbashkëta në mbrojtje të antarëve të NATO-s, në atë ceremoni askush (nga ato që dëgjova e lexova në media) nuk përmendi fare vlerat dhe parimet themelore të Traktatit të NATO-s, përfshirë objektivat dhe angazhimet ndaj parimeve të Kartës së Organizatës të Kombeve të Bashkuara. Veçanërisht, në mbrojtje të lirisë dhe demokracisë, Traktati i Themelimit të NATO-s me 4 prill, 1949 (prej 14-artikujve) deklaron se, vendet “Anëtare të NATO-s formojnë një komunitet unik vlerash dhe angazhimesh në mbrojtje të parimeve të lirisë individuale, demokracisë, të drejtave të njeriut dhe shtetit ligjor.”

Nuk ka dyshim se inaugurimi, më në fund, i bazës ajore të NATO-s në Kuçovë, të hënën që kaloi, është një moment historik dhe krenar për të gjithë shqiptarët kudo që janë. Kjo ditë, për të cilën fara është mbjellur para tre dekadave.  Frank Shkreli: Shqipëri-SHBA-NATO, një lidhje dashurie ushtarake | Gazeta Telegraf – Një “lidhje dashurie ushtarake”, (a military love affair), e kishte cilësuar në atë kohë gazeta e madhe e kryeqytetit amerikan, Ëashington Post. Por, për fat të keq kjo “dashuri ushtarake” pësoi dështime dhe nga koha në kohë edhe çarje të përkohshme, gjatë dekadave të fundit, kryesisht, për arsye të akrobacive politike të liderve politikë shqiptarë. Inaugurimi i bazës ajrore ushtarake të NATO-S në Shqipëri më sjell në kujtimet e mia fillimet e marrdhënieve ushtarake shqiptaro-amerikane dhe antarësimin e Shqipërisë në NATO në vitin 2009, një “lidhje dashurie ushtarake”. Frank Shkreli: Shqipëria, vendi i parë ish-komunist që ka nënshkruar marrëveshje ushtarake me Shtetet e Bashkuara | Gazeta Telegraf.

Unë gjithnjë vazhdoj të besoj se megjithë konfliktet e brendshme politike të kësaj klase politike neokomuniste, gjatë këtij tranzicioni të tejzgjatur në Shqipëri prej më shumë se tre dekadash, për fat të mirë të Kombit shqiptar kanë qenë dhe janë lidhjet ushtarake me Shtetet e Bashkuara dhe antarësimi i Shqipërisë në NATO, ato që të paktën, simbolikisht, e kanë mbajtur Shqipërinë të ankoruar në Perëndim. Shpesh, edhe përballë kërcënimeve nga udhëheqësit politikë shqiptarë, të cilët gjatë viteve të kaluara kanë deklaruar se, ‘Shqipëria ka alternativa të tjera’, duke lenë të nënkuptohet dhe duke aluduar për marrëdhëniet “historike” të Shqipërisë komuniste enveriste me Rusinë, Kinën dhe shtete të tjera autoritare, me të cilat vende e perandori, kombi shqiptar nuk ka asgjë të përbashkët, historikisht, me vlerat që mbron NATO-ja, siç janë liria dhe demokracia, anëtare e të cilës është sot Shqipëria, ku këtë javë u inaugurua baza e parë ajrore e NATO-s, në Kuçovë.

Ish-Sekretari i Mbrojtjes në administratën e ish-Presidentit Bill Klinton, Z. Les Aspin ka nënshkruar marrëveshjen ushtarake me Shqipërinë, vendi i parë ish-komunist, me të cilin Shtetet e Bashkuara kanë nënshkruar një marrëveshje të tillë.

Për këtë vepër, merita u shkon burrave dhe grave në uniformën ushtarake, këtyre patritotëve dhe punës së tyre të shkëlqyeshme në Shqipëri dhe në rajon, qofshin ata shqiptarë, amerikanë apo të vendeve të tjera aleate dhe jo politikanëve aktualë, sidomos ata shqiptarë, të cilët edhe në raste të tilla u servirin shqiptarëve shumë pupla e pak ose aspak mish, fjalë shumë e punë aspak, veçanërisht kur është fjala për mbrojtjen e vlerave të NATO-s në Shqipëri, siç janë liria, demokracia dhe shteti ligjor.  Megjithkëtë, inaugurimi i bazës ajrore të NATO-s në Kuçovë, ma shton shpresën (hope against hope) se Shqipëria do të bëhet edhe pa këtë klasë politike zhgënjyese për shqiptarët, e cila edhe më shumë se tre dekada pas shembjes së Murit të Berlinit, ka refuzuar dhe refuzon me ngulm dhe arrogancë të dënojë krimet e komunizmit kundër shqiptarëve dhe as të distancohen njëherë e mirë nga komunizmi – armik i përbetuar i vlerave të NATO-s për më shumë se një gjysëm shekulli – duke i pështyrë në fytyrë vlerat parimore të Traktatit të NATO-s, të këtij, “komuniteti unik vlerash dhe angazhimesh në mbrojtje të parimeve të lirisë individuale, demokracisë, të drejtave të njeriut dhe shtetit ligjor.”

“Vetëm popujt e lirë mund të ruajnë dhe të mbrojnë objektivat e përbashkëta dhe nderin e tyre në vazhdimësi, duke preferuar interesat e njerëzimit mbi interesat e ngushta individuale.”

Nga përvoja ime gjatë këtyre 30-e sa viteve neo-komunizëm në Shqipëri, e kam të vështirë të më bind njeri se nostalgjikë të vet-shpallur të komunizmit shqiptarë enverist prej gjysëm shekulli, mund të bëjnë ndryshimin e madh historik për Kombin shqiptar.  mund të quhet hipokrizi e rastit apo aksident historik! Çdo brez i qet udhëheqësit e vet.

Shqipëria sot ka nevojë për një fillim të ri me hapjen e bazës së parë ushtarake të NATO-s në territorin e saj. Një ëndërr e parealizueshme për një kohë tepër të gjatë, për shumë prej nesh që kemi ndjekur këto zhvillime gjatë dekadave, me një përkushtim, pothuaj fetar, që më në fund po realizohet baza e parë ushtarake e NATO-s, duke shpresuar edhe për të tjera në Shqipërinë tonë të vuajtur ndër shekuj.

Ish-Kryetari i Shtatmadhorisë së Forcave të Armatosura të Shteteve të Bashkuara, Gjenerali  Xhon Shalikashvili, i cili  ka vizituar Tiranën në vitin 1995.

Prania e NATO-s me një bazë ushtarake në Shqipëri, siç kam thënë shpesh herë më parë, jo vetëm që lidhjet ushtarake të Shqipërisë me SHBA dhe NATO-n, do të mbijetojnë, por do të forcohen më tej dhe sidomos miqësia e veçantë dhe historike midis popullit amerikan dhe shqiptarëve do të vazhdojë të rritet e të lulëzojë, megjithë dredhitë dhe akrobacitë politike të politikanëve shqiptarë gjatë tre dekadave të fundit.

Takim i delegacionit të Republikës të Shqipërisë në Shtëpinë e Bardhë, i kryesuar nga ish-Presidenti Sali Berisha, qershor 1992, me Presidentin Xhorxh H. Bush, (i vjetër) dhe me udhëheqësit më të lartë të sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara.

Uroj që inaugurimi i bazës ajrore ushtrake të NATO-s në Kuçovë të jetë fillimi i diçkaje të madhe dhe të shënojë ndryshimin e madh tepër të nevojshëm, nga rruga e gabuar e klasës aktuale politike të Shqipërisë, kështu që Shqipëria të jetë e denjë e sigurisë së NATO-s, por edhe e vlerave të NATO-s, duke i mbrojtur ato me aleatët kudo që të jetë e nevojshme, por sidomos, duke i zbatuar ato brenda kufijve të Shqipërisë, në përputhje me vlerat dhe me parimet e Traktatit të NATO-s: të lirisë, demokracisë, drejtave të njeriut dhe shtetit ligjor. Prandaj për ata që kuptojnë diçka nga këto punë, inaugurimi i bazës ajrore ushtrake të NATO-s duhet të simbolizojë diçka më tepër se një rast për politikanët shqiptarë që të fryjnë puplat e tyre me oratori boshe fushatash politike, por të udhëheqin dhe të qeverisin në bazë të vlerave të NATO-s, në “mbrojtje të parimeve të lirisë individuale, demokracisë, të drejtave të njeriut dhe shtetit ligjor”, kështu që shqiptarët të mos braktisin atdheun e tyre në kërkim të këtyre vlerave jashtë Shqipërisë, në vendet perëndimore të Aleancës NATO.

Presidentja Vjosa Osmani pranoi letrat kredenciale nga ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar, Jonathan Hargreaves

0

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, sot ka pranuar letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves. 

Pasi që i ka uruar mirëseardhje ambasadorit të ri britanik, Presidentja Osmani ka theksuar se marrëdhëniet ndërmjet të dy shteteve janë të shkëlqyeshme dhe shfaqi besimin se zhvillimet pozitive të raporteve bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar do të vazhdojnë edhe gjatë mandatit të ambasadorit Hargreaves.Në takim u diskutua për zhvillimet e fundit politike dhe të sigurisë në vend, si dhe për procesin e dialogut me Serbinë.

Forhåndsvisning av bilde

Presidentja Osmani ka theksuar se Mbretëria e Bashkuar është një aleate e fuqishme, e cila e ka përkrahur Kosovën në të gjitha etapat dhe në përballje me të gjitha sfidat. 

Forhåndsvisning av bilde

 “Ju shpreh mirënjohjen tonë të thellë për mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar në forcimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës. Së fundmi, na nderoi vizita e kryeministrit Cameron në Kosovë, i cili na mbështeti dhe theksoi se forcat e Mbretërisë së Bashkuar janë këtu për ta mbrojtur Kosovën dhe sovranitetin e saj”, ka theksuar Presidentja Osmani.

Forhåndsvisning av bilde

Të dy bashkëbiseduesit diskutuan për mundësitë e bashkëpunimit për fuqizimin e grave dhe pavarësinë ekonomike të tyre, ndërkohë që Presidentja Osmani e njoftoi ambasadorin Hargreaves për edicionin e dytë të Forumit për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, i cili pritet të mbahet më 15-16 prill.

Forhåndsvisning av bilde

Presidentja Osmani ka falënderuar Mbretërinë e Bashkuar për mbështetjen e deritashme dhe ka shtruar nevojën e thellimit të bashkëpunimit në fusha të ndryshme, duke përfshirë mbrojtjen, tregtinë, investimet, arsimin si dhe fusha të tjera të interesit të dyanshëm.

Forhåndsvisning av bilde

U mbajt ceremonia e rreshtimit të kuadrateve të FSK-së në shënim të 26-vjetorit të Epopesë së UÇK-së

0

Prishtinë, 5 mars 2024

Në kuadër të programit të manifestimit shtetëror për shënimin e 26-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti mori pjesë në ceremoninë e rreshtimi të kuadrateve të Forcës së Sigurisë së Kosovës që u mbajt në Kazermën “Adem Jashari”. 

Fjala e plotë e Kryeministrit Kurti:

E nderuara Presidente e Republikës së Kosovës, znj. Vjosa Osmani Sadriu,

I nderuari Kryetar i Kuvendit të Kosovës, z. Glauk Konjufca,

I nderuari baca Rifat, Rifat Jashari,

Të nderuar zëvendëskryeministra, ministra dhe deputetë,

I nderuar Komandant i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjeneral-lejtnant Bashkim Jashari,

Shkëlqesi ambasadorë e përfaqësues diplomatik të vendeve mike,

Të nderuara familje të dëshmorëve të kombit,

Të nderuar invalidë dhe veteranë të luftës çlirimtare,

Të nderuar ushtarakë të Forcës së Sigurisë së Kosovës,

Të nderuar partnerë të organizatave ndërkombëtare dhe vendore,

Të dashur qytetarë të Republikës,

Zonja dhe zotërinj,

Motra dhe vëllezër,

Si në çdo mars, ne jemi këtu në një nga vendet më të duhura për kujtimin dhe kuptimin e Epopesë së UÇK-së. Ky vend mban emrin e duhur dhe njerëzit e duhur. Në një vend çlirimtarësh, ushtria është vendi i drejtë për ta përkujtuar Epopenë.

Forhåndsvisning av bilde

Ne e njohim historinë tonë. Ne e vlerësojmë historinë tonë, sepse ajo është e dendur në emra dhe në vepra. Ne e nderojmë historinë tonë sepse e njohim në tërësinë e shoqërisë, ngado ku shkojmë nëpër botë me historinë tonë në zemër, brenda çdo pragu në familje tona këtu e në mërgatën tonë kudo atje që ndodhet. Ne jemi shumë sepse bartim në mendje emrat e shquar. Secili është më shumë se vetvetja, e ajo që jemi më shumë se vetvetja, na bën të gjithëve bashkë. Kjo na jep besim e besë, jetë dhe shpresë. Shumë nga ju janë bij të dëshmorëve e të luftëtarëve, ose të qëndrestarëve nëpër burgjet jugosllave e serbe.

Të nderuara ushtarake dhe ushtarakë,

tani epoka po flet ndryshe. Së pari sepse ne jemi shtet i pavarur dhe kemi ushtrinë tonë. Ne jemi shteti i një populli gjithnjë liridashës dhe mbrojtës i kampit të drejtësisë, shteti i një shoqërie që synon zhvillimet perëndimore e demokratike të lirive. Ne jemi pjesë e një kombi që mbron me ushtrinë e vet idenë dhe praktikën e drejtësisë dhe të lirisë. E nuk ka në këtë jetë njerëzore lavd më të madh se qëndrimi nga ana e drejtësisë dhe lirisë.

Forhåndsvisning av bilde

Së dyti, sepse epoka dhe vetëdija botërore po ndryshojnë. Po kuptohet ngado në kancelaritë e fuqishme se ledhatimi i padrejtësisë nuk e sjell kurrë paqen, por të kundërtën e saj, korruptimin e shoqërive dhe luftën mes popujve. Paqja dhe padrejtësia nuk mund të bashkëjetojnë.

Forhåndsvisning av bilde

Paqja duhet të jetë e qëndrueshme dhe afatgjatë për t’i mundësuar popujve të nxjerrin më të mirën e tyre. Ju duhet ta shihni e vlerësoni veten si një trup e një mendje, si një ushtri që i është shtuar shoqërive që mbrojnë demokracinë dhe paqen. Ne i mbahemi një ideali të kulluar të Epopesë dhe të Jasharëve. E kush i mbahet një ideali të kulluar del gjithnjë fitues. Kjo është fryma e Epopesë së UÇK-së. E për këtë duhet të jemi të gjithë krenarë dhe të dijshëm. Të dijshëm, kjo është deviza: guximi është trimëri dhe dije. Edukimi i ushtarakut duhet të jetë i plotë, duhet të jetë guxim. Sepse ushtaraku mbron një popull të tërë. Ushtaraku është shprehja e mbrojtjes së ndërgjegjshme të vizionit të një populli të tërë, në të drejtën e tij të gjithkohshme. Aq më shumë kur populli i përket një shoqërie dhe shteti nga ana e kampit të drejtësisë e demokracisë.

Të nderuar ushtarakë,

ju jeni shprehje e qartë e seriozitetit tonë në arenën ndërkombëtare.

Skena globale do të na ofrojë sërish e gjithnjë situata krizash dhe shtete të korruptuar. Ne duhet t’i ofrojmë skenës globale guxim dhe ndershmëri. Sepse ky është shërbimi ynë i vetëm për të ardhmen tonë shtetërore dhe paqen e përgjithshme. Sa më shumë ofrojmë sjelljen tonë cilësore institucionale dhe shtetërore, aq më shumë aleancat do të jenë të qëndrueshme dhe bindëse.

Forhåndsvisning av bilde

Shtetet evropiane, në kontinentin ku ne përkasim, po e kuptojnë rrezikun më qartë se kurrë. Aleanca më e madhe ushtarake e historisë po ngjallet në tema dhe në strategji. Ne po marrim pjesë aktivisht në këtë kahje. Synimi ynë për anëtarësim në NATO është bërë i qartë publikisht prej qeverisë sonë dhe po bëjmë hapa të përditshëm drejt cakut. Ky synim është shpallur më shumë se kurrë me mbështetjen e hapur qeveritare për modernizimin dhe rritjen e ushtrisë sonë.

Ushtrinë të cilën e kemi më të fortë se kurrë. Në 2023, buxheti për mbrojtjen ishte më i larti ndonjëherë, mbi 200 milionë euro, apo më shumë se 2% e Bruto Produktit Vendor që është kriter i NATO-s.

E kemi rritur numrin e ushtarëve duke i shtuar 1852 ushtarë të rinj në dy vitet që shkuan dhe 600 të tjetër i kemi paraparë për këtë vit. Investimet në armatim po ashtu i kemi rritur, madje për gati trefish. Jemi pajisur me Dronë Luftarakë Bayraktar, e po pajisemi edhe me sistemin raketor antitank “Javelin”, ndërkaq trajnimet jashtë vendit për juve ushtarakë të dashur i kemi katërfishuar.

Forhåndsvisning av bilde

Rritja e kapaciteteve mbrojtëse do të jetë prioriteti i lartë i Ministrisë së Mbrojtjes edhe këtë vit, krahas bashkëpunimit ndërkombëtar me miq, partnerë e aleatë.

Të nderuar të pranishëm, të dashur ushtarakë,

Një shtet ka domosdoshmërinë e diplomacisë, por edhe të ushtrisë së tij. Rasti i Ukrainës ia ka zbuluar tërë Perëndimit faktin e thjeshtë. Degjenerimi i shoqërive mund të marrë përmasa diktaturash duke e humbur mundësinë e dialogut të bazuar mbi vlera. Dialogu bëhet mbi të njëjtat vlera, parime dhe besime në njerëzim. Ne e dimë se demokracia dhe triumfi i saj nuk ka nevojë jetike vetëm për harmoninë ekonomike, por edhe për harmoninë e parimeve politike, demokratike. Asnjë vonesë në rrafshin e parimeve politike të demokracisë nuk mund të zgjidhet me shkëmbime tregtare dhe kontrata biznesi.

Forhåndsvisning av bilde

Demokracia nuk mbrohet nga miqësitë tregtare dhe financiare me shtetet jo-demokratike. Sepse vjen një ditë dhe shtetet autokratike dhe oligarkike nuk e përdorin pasurimin ekonomik për mirëqenien e popujve të vet, dhe e përdorin atë për kërcënimin e popujve të tjerë. Ne kemi ditur gjithnjë dhe e kemi thënë vazhdimisht se paqes i duhet shërbyer përditë. Vigjilenca e parimeve dhe mbrojtja e virtyteve të institucioneve demokratike është punë e përditshme e të gjithë neve, e secilës dhe e secilit prej nesh.

Ne shpresojmë dhe besojmë fuqishëm se shtetet më të fuqishëm të Perëndimit, tashmë e kanë kuptuar se duhet ta mbrojnë me çdo kusht demokracinë dhe paqen, drejtësinë dhe lirinë. Dhe në fushën e luftës për liri dhe në paqe me demokraci ne jemi model. Emri i kazermës suaj e dëshmon më lavdishëm se kurrë ndërmarrjen tonë të përbashkët.

Forhåndsvisning av bilde

Lavdi Kryekomandantit Adem Jashari, familjes Jashari, Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dëshmorëve të kombit dhe të gjithë mbrojtësve të drejtësisë, të hershëm dhe të tanishëm, të vdekur e të gjallë!

Forhåndsvisning av bilde

E nderimin më të lartë: për atdheun dhe ushtrinë tonë!

Mbahet seanca solemne e Kuvendit të Republikës së Kosovës me rastin e 26-vjetorit të Epopesë së UÇK-së

0

Prishtinë, 5 mars 2024

Kuvendi i Republikës së Kosovës, në kuadër të programit të manifestimit shtetëror për shënimin e 26-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, mbajti sot seancë solemne. 

Fjala e plotë e kryeministrit Kurti në seancën solemne të Kuvendit për shënimin e 26-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës: 

E nderuara Presidente e Republikës së Kosovës, znj.Vjosa Osmani Sadriu, 

I nderuari Kryetar i Kuvendit të Kosovës, z.Glauk Konjufca, 

I nderuari baca Rifat Jashari, 

Të nderuar deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, zëvendëskryeministre e ministra të Qeverisë, 

I nderuari President Fatmir Sejdiu,

Shkëlqesi ambasadorë, diplomatë e miq ndërkombëtarë, 

Të nderuara familje të dëshmorëve, invalidë e veteranë të luftës çlirimtare, 

Të nderuar prijës fetar, udhëheqës e përfaqësues të institucioneve, 

Të dashur qytetarë të Kosovës, 

Zonja dhe zotërinj,  

Ja ku sërish vjen marsi dhe ne mbledhemi për t’i kujtuar ditët e 5, 6 dhe 7 marsit të vitit 1998, si data të tre ditëve kur populli i Kosovës bëri një kapërcim të madh në rrugën e tij të gjatë për liri. Çdo vit më 5 apo 6 mars, si për asnjë tjetër rast dhe si për asnjë tjetër figurë, Kuvendi i Kosovës mbledhet në seancë të veçantë për ta kujtuar betejën e rezistencën e flijimin e Adem Jasharit dhe të familjes së tij në Prekaz më 5, 6 dhe 7 mars të vitit 1998. Kjo tashmë është një praktikë zyrtare institucionale e konsoliduar dhe e vazhdueshme.   

Forhåndsvisning av bilde

Shumë ngjarje me rëndësi historike, pasohen nga tradita të themeluara për kujtim dhe nderim të tyre, por vetëm ato që kanë përmbajtje të vërtetë burimore dhe potencial shpërthyes, arrijnë të kthehen në tradita të mirëfillta kombëtare ndër breza. Në rastin e qëndresës së Jasharëve të Prekazit, kjo provë është kaluar suksesshëm qysh para 25 vitesh, kur në njëvjetorin e kësaj qëndrese, më 6 mars të vitit 1999, Trupa Artistike “Hamëz Jashari” e UÇK-së, e ideoi shënimin e parë të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Kështu, manifestimi që ka nisur qysh në mars të vitit 1999, nën zjarrin e luftës, në njëvjetorin e luftimeve në Prekaz dhe ku e mori emrin Epopeja e UÇK-së, ndër vite ka zënë vend brenda institucioneve të Republikës së Kosovës, deri sot kur po e shënojmë 26-vjetorin e saj.

Forhåndsvisning av bilde

Epopeja e UÇK-së, përkatësisht historia e luftës së armatosur së Adem Jasharit, së familjes Jashari të Prekazit dhe të gjithë atyre që ecën bashkë me ta dhe pas tyre në rrugën e çlirimit, përmbledhin një trashëgimi të madhe politike, kulturore dhe kombëtare, nga e cila ka ardhur liria e Kosovës dhe mbi të cilën është ndërtuar edhe vet shteti i saj.  

Forhåndsvisning av bilde

Kosova është çliruar prej Serbisë okupatore, pikërisht nëpërmjet trashëgimisë politike që e prodhoi personalitetin dhe figurën e Adem Jasharit, nga po kjo trashëgimi është ngritur dhe po ndërtohet dhe po forcohet edhe shteti ynë. E kam fjalën për trashëgiminë e dalë nga kultura e rezistencës së armatosur dhe e aktivizmit të kulluar politik, sidomos që nga Lidhja e Prizrenit e këtej, që i ka karakterizuar shqiptarët dhe veçanërisht Kosovën. Sepse vërtetë rezistenca e Jasharëve të Prekazit është unike në vetvete, por ajo nuk është pa referenca në historinë e shqiptarëve, siç nuk është e pa trasueshme edhe më tutje, madje edhe sot.

Forhåndsvisning av bilde

Rezistenca e Adem Jasharit dhe e UÇK-së, është produkt i natyrshëm i po asaj kulture të kryengritjes dhe luftëtarëve vullnetarë që luftuan për mbrojtjen e trevave shqiptare nën organizimin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Është rezistencë e po asaj kulture që solli organizimin e kryengritjeve kundër sundimit të Perandorisë Osmane dhe të agresionit të Serbisë të prira nga Hasan Prishtina më 1910, 1911 dhe 1912. Ajo është e njëjta kulturë që e ngjizi dhe e kultivoi lëvizjen e Azem Bejtës dhe të Shaban Polluzhës në gjysmën e parë të shekullit XX. E njëjta kulturë dhe traditë, që në vitet më të egra të pushtimit të Kosovës nga Serbia, kur organizimet masive ishin të pamundura, rilindi e u shfaq shumë herë mes individësh sikur edhe te vet mësuesi Shaban Jashari, që familjen e tij të madhe e ktheu në një projekt të madh kombëtar për shqiptarët dhe për çlirimin. 

Në një kohë kur dukej që ishte e pamundur të shkëputeshe nga kthetrat e regjimit kriminal të Serbisë dhe kur besohej se kishte përfunduar epoka e shtetformimeve në Evropë, këmbëngulësia e Adem Jasharit dhe e shokëve të tij luftëtarë për ta çliruar Kosovën, krijoi kushtet e mundësisë për çlirimin e Kosovës dhe shpalljen e pavarësisë së saj më pas. Sot në Republikën e Kosovës, liria për të cilën kishte luftuar deri në vdekje Adem Jashari, është bërë paradigma bazë e jetës dhe e ligjeve të një shoqërie moderne.

Forhåndsvisning av bilde

Vjet e shënuam 25-vjetorin e Epopesë së UÇK-së, kurse sivjet do ta shënojmë 25-vjetorin e çlirimit të Kosovës në qershor të vitit 1999, duke i përkujtuar betejat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, vrasjet, masakrat dhe spastrimin etnik të kryer nga Serbia e udhëhequr nga një regjim gjenocidal mbi shqiptarët në Kosovë dhe me ndihmën e aleatëve që u çliruam bashkërisht 25 vjet më parë. E në këtë histori të çlirimit dhe të shtendërtimit, Adem Jashari dhe krejt çfarë përfaqëson figura e tij, ka një hise shumë të madhe, që në të vërtetë është hisja më e madhe që mund ta ketë një njeri në historinë e vendit dhe të kombit të tij. Ajo është hisja e një njeriu që brenda kohës së tij dhe qenies së tij vepruese, lirinë e tij individuale e përbashkoi me lirinë e popullit të tij, gjatë gjithë jetës, deri në vdekje, deri në rënien heroike. Liria ishte kushti i jetës e që u bë edhe kushti i vdekjes së Adem Jasharit. Andaj, nëse historia është përparimi i vetëdijes së popujve për liri, atëherë Adem Jashari është emri i përveçëm i njeriut me të cilën ne mund t’i referohemi lirisë sonë! 

Forhåndsvisning av bilde

Lavdi dhe mirënjohje e thellë e pafund Adem Jasharit, familjes Jashari, Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhe të gjithë dëshmorëve të kombit!  

Forhåndsvisning av bilde

Zëvendëskryeministri Bislimi takoi emisarin e BE-së Lajçak

0

Prishtinë, 5 mars 2024

Zëvendëskryeministri i Parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, priti në takim Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak. 

Në takim u bisedua mbi ecjen tutje dhe avancimin në zbatimin e Marrëveshjes Bazike. Në lidhje me këtë, zëvendëskryeministri Bislimi ritheksoi se marrëveshja duhet të zbatohet përmes një plani të sekuencimit të drejtë, të barabartë e të balancuar mes palëve. Ai tha se nënshkrimi i marrëveshjes është garancë dhe për pranim e zbatim të saj. Në këtë drejtim, refuzimi nga Serbia dhe letra e kryeministres Brnabiq dhjetorin e kaluar, nuk kontribojnë pozitivisht në frymën e dialogut dhe zbatimin në plotni të marrëveshjes. 

Ndërkohë, mbi masat ndëshkuese ndaj Kosovës, u kërkua nga ana e zëvendëskryeministrit Bislimi heqja e tyre sa më parë, ku shprehu se ato janë të padrejta dhe duhet të bëhen hapa finalizues drejt heqjes së tyre. 

Më tej, në lidhje me rrugëtimin e Republikës së Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës, u sqarua dhe nga emisari Lajçak që anёtarёsimi i Kosovёs nё kёtё organizatё nuk ndёrlidhet me procesin e dialogut, dhe se ato janë dy procese të ndara. 

Mbi Rregulloren e BQK-së, zëvendëskryeministri Bislimi sqaroi se kjo nuk është pjesë e procesit të dialogut, dhe e njëjta nuk është subjekt i negociatave mes palëve. Poashtu, e siguroi z. Lajçak qё Qeveria ёshtё e interesuar tё sigurojё vazhdimёsinё e mbёshtetjes financiare tё Serbisё për serbët e Kosovës nё fushёn e edukimit, shёndetёsisё dhe mbrojtjes sociale.

Forhåndsvisning av bilde

Përgjatë takimit, u ngritën dhe çështje të tjera të lidhura me procesin e dialogut si mbarëvajtja e zbatimit të marrëveshjes së energjisë me theks tek qasja jobashkёpunuese rreth mirёmbajtjes sё linjave tё interkoneksionit; ajo për targat, dhe telekomunikacioni. Mbi këtë të fundit, u adresua shqetësimi për shkeljet e vazhdueshme të Serbisë dhe ndërhyrjet në frekuencat brenda territorit tё Republikёs sё Kosovёs, shqetёsime kёto tё ngritura si nga ARKEP ashtu edhe nga KPM. 

Zëvendëskryeministri Bislimi adresoi dhe çështjen e pasaportave ilegale KU, e mbi të cilën nënvizoi se ky propozim vijon të jetë i padrejtë dhe se i njëjti e dëmton dhe procesin e dialogut.

Në përfundim, ai e njoftoi emisarin dhe me hapat të cilat po i ndërmerr Qeveria, si mbështetja me dy mijë vende pune në katër komunat veriore, si dhe përmendi raportin më të fundit të UNDP-së i cili konstatoi rritje në ndjenjën e sigurisë tek serbët e Kosovës, nga 15.3% dhe 33.8% sa ishte në dy vitet e kaluara, në 37.6%.

Në Ditën e Mësuesit me 7 Mars 2024, në orën 10, e vazhdon rrugëtimin Karvani i Shkrimtarëve për Fëmijë Agim Deva

Xhevat Syla, shkrimtar për fëmijë nga Prishtina
___
KARVANI I SHKRIMTAREVE PER FEMIJE AGIM DEVA NIS RRUGETIMIN E TIJ TE 25-TE
___
Te enjten, me 7 mars 2024, në Ditën e Mesuesit, ne oren 10,00, nis rrugetimin e tij te 25-te me radhe Karvani i Shkrimtareve per Femije Agim Deva.
Nisja do te behet nga takime letrar qe do te mbahet ne Shfmu “Liria” ne fashtin Strofc te komunes se Vushtrrise, ku me shkrimet e tyre do te paraqiten shkrimtare te ftuar te Karvanit dhe nxenesit krijues te shkolles.