
Prof Dr Hakif Bajrami, historian, Prishtinë
- A e lehtësojnë procesin e bashkimit kombëtar angazhimet anësore
Në zbulimet shkencore diku investohet me dekada e diku zbulimet ndodhin rastsisht. Po në jetën e organizuar politike ndodhin edhe “rastësi” që zbulimet mos të ndodhin kurrë. Lidhur me këtë Shqiptarët si komb u gjetën para asgjasimit, sidomos pritej shpronësimi, shpërngulja dhe shfarosja e shqiptare,gjatë gjithë shekullit Njëzetë.Shfarosja e shqiptarëve duhej t` i gjasonte një golgote të re, në stiline shfarosjës së Sanxhakut Nishit në dhjetor 1877. Golgota apo shprazja e Kosovës nga Shqiptarët në vijim, në përgjithësi pritej të ndohëte deri më 28 qershor 1999. Kjo tragjedi e programuar pritej të ndodhë pas Kongresit Botëror të krishtërimit, i caktuar të mbahet në Beograd më 27 maj 1999.Pse deshtoi Kongresi i Vaselenës, kam shkruar disa herë. Ndërsa shqiptarët programet e shfarosjës i kanë mësuar me vuajtje tantaliste, prandaj nga ajo kohë e deri me sot shtrohet një pyetja morale: si t` ua kthejmë respektin shteteve të NATO-s e sidomos SHBA-ve, për ndihmën humane dhe civilizuese, të cilat për 78 ditë e luftuan okupatorin serbian dhe më në fund më 10 qershor 1999 e detyruan ta nënshkruaj kapitullimin në Kumanovë.
Për ta kuptuar më thellë dhe në përmasa globale tragjedinë e Kosovës, duhët studiuar dy vepra me peshë shkencore që janë: Fukujama, Konflikti i kulturave dhe Hanington, Konflikti i civilizimeve.Lidhir me këtë e shtrojmë pyetjën shtesë:A ishte Lufta në Kosovë dhe për Kosovën: “konflikt i kultutrave apo civilizimeve, ose të dya së bashku”,dhe a mbetët obligim sidomos i shkencës shqiptare që ta japi një përgjegje që pastaj bota e kulturuar dhe e civilizuar do të na falenderohej kulminativisht. Pra a kemi kualitet ta kryejmë një sherbim në rangun e fenomenit për ata që na ndihmuan që të çlirohemi me flamurin e UÇK-ës. E nëse kemi kualitete cili është ai apo nuk kemi fare. E vërteta tema që duam ta shkoqisim nuk është ndonjë dhuratë, nuk është ndonjë buqetë lulësh por në ndërgjegjën shqiptare kuptohet se qëndron si një obligim, si një shpëtim shpirtror,duke e ditur, që na është bërë neve ndihmë, si pjesë e kombit.Pra ne mbetëmi si obligues, prandaj aftësitë tona duhet t` i tregojnë dhe përmes rrugëve sekundare.Mbi të gjitha mendoi se zbulimi i një ilaçi që shpëton miliona jetë, do të ishte dhuratë kombit tim të shumëvuajtur.Kjo dëshirë shprehet nga pozicioni i modestisë, sepse popujtë bukëdhënës obligimin gjithëmonë e kanë brengë morale.
2. Si të lahet borqi nuk është mendim avanturë por i ideuar nga ndërgjegja Kolektive
Shqiptarët si Komb po edhe si shtete në shiqim të parë nuk kanë mundësi që botës t` i JAPIN një kthim kapital të respektit që e kanë ndaj NATO-s dhe SHBA-ve. Që të dy institucionet e përmendura nuk kanë nevojë të presin nga shqiptarët ndonjë ndihmë kapitale, sepse ne nuk e posedojmë.Por, nëse hulumtohet çështja në thellësi përkushtuese si një “avanturë”, atëherë: shqiptarët janë në pozitë që ta zbulojnë bje fjala medikamentin për sherimin e një smundje që sot nuk po mund të ndalet si “avanturë” shëndetsore, e që është KANCERI. Fjalë avanturë është përdorur me vetëdie, prandaj me te (mua) mund të tallet shumë kush. Po mos ta zgjasim. Edhe më UÇK-ën tallëshin shumkush, por u doli se ishte ndërmarrja më dobipruese për njerëzimin, sepse u tregoi të shtypurve dhe të shfrytzuarëve, se si fitohet liria dhe si sigurohet respekti civilizues.
Sot shkenca ekzakte është largë, bje fjala për ta zbuluar medikamentin për sherimin e kancerit.Ndërsa shkenca e Albanologjisë lingustike në këtë rrafsh e ka një shansë të dëshmohet në glob duke i shkolluar disa shkenctarë për t` i dëshifruar Pllakat Etrure, përmes lingustikës krahasimtare, më pati thënë Nermin Vlora dikur në Romë.Pra në Pllakat Etrure mshifet shumë çka që është “zbuluar” nga jeta e jetur e njeriut të lashtë që ka luftuar me çka ka patur mundësi për t` i tejkaluar smundjet dhe vështersitë. Në këtë rrafsh, prej të cilit ata që e vuajnë këtë smundje dihet se presin ndihmë edhe prej një fieje të “kashtës”.Ndërsa, ata që prodhojnë sot medikamente, në msheftësi veprojnë që ilaçi i “shekullit” disi mos të zbulohët, sepse pësojnë kartelet e industrisë që i furnizojnë institutët përkatëse me loj-lloj medikamentësh, të cilat kushtojnë miliarda por prodhojnë në fund fatkeqësi, sepse qelizat e smura nuk po sherohën dot, dhe tërë mundi po shkon kot për një çast.E muarëm këtë fakt vetëm nga lakmia që zbulimi të ndodhë nga shkenctarët shqiptar, edhe për një fakt, për t` i treguar botës se ndihma që na është bërë më 24 mars-10 qershor 1999 ka qenë e merituar.
Edhe në rrafshin e rreligjionit do të preferoja që të lexohën disa fjali të Biblës dhe të Kuranit e të cilat nuk janë përfsirë në botimin “zyrtar”, me faktin se sigurisht lexuesit e parë kanë pasë vështërsi për t` i deshifruar. Provone dhe i lexoni ato copëza shkrimesh. Ato ruhën me kujdes dhe “ndoshta” del prej tyre “zbulimi” i zbuluar me shekuj më parë, kuptohet prej bimëve që jetojnë para syve tanë e nuk ua dijmë vlerën.
Së këndejmi, duhet rilezuar edhe (kanunet) Kanunin e Lekë Dukagjinit i cili është kopje e shumë kanuneve të lashta Etruro-Pellazge dhe Pellazgo-Ilire e që kanë mbetur anonime,por që në to mundet t` i ndihohet shkencës me drejtësi dhe forcë, të cilat sigurojnë sipas Sami Frashërit lumturi te popujt në luftë për çlirim shndetsor.
Pse për shembull parlamentët e dy shteteve shqiptare mos ta kanë STATUN e Dardaniusit para ndërtesave, spse ligjet e tij u inkorporuan në të ashtuquajturën e Drejta Romake.Së këndejmi dy shtetët shqiptare si dy shtete që dualën nga Pernadoria Romake të mos shkojnë një hap mëtej tyre e të ruhën kryqytetët (Tirana dhe Prishtina) por që kryeqendër e shtetit bashkuar të jetë Prizreni me të gjitha atributët e një metropole evropiane për ardhmëri.
Në rrafshin e famës botërore ne sot i kemi dy Nobelistë. Por, në të ardhmën nëse investohët në shkencë mund t` i kemi edhe disa.Në lidhje me Nobelin si pasuri ata që e fitojnë sidomos,dihet se kanë ndikuar terthorazu në vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (2010), në verdiktin për Kosovën, sepse Gjykatësit e njihnin mirë historinë dhe Drejtësinë që quhet Romake, por që në esencë këtë lëmi më së shumti e zhvilluan prijësit Iliro-dardan, me ligjet e tyre. Po i theksojmë këto “fakte” sikur duam të futemi në një film me plot të papritura të llojit të fatamorganës, por që prej asaj fatamorgane njerëzimi do të fitonte shumë, madje diçka epokale, ashtu si u bë UÇK epokale si shembull për popujtë e robëruar për t` u çliruar.
3. Cila është strategjia e të fuqishmëve për t` u liruar bota nga pasiguria që e ka përfshi
Sot, dy qendra të krizave janë me prioritet që të sherohën.E para është Ukraina, e dyta po themi se është Kosova, sepse NATO investoi në lirinë e saj mbi 80 miliardë dollarë. Në rastin e parë (Ukrainë) SHBA instistojnë që shteti që mbrohët t` japi territore agresorit rus e ta fitojë paqën. Pra me këtë kuti diplomatiko strategjik Ukraina disi është vënë para aktit të kryer.Ujdhesën e Krimesë shteti i Ukrainës duhet t`ia japi Rusisë, po se po. Por edhe një pjesë të territorit kontinental po thonë se duhët ta japi, sepse aty ka banor rusë me shumicë.
Tash, e zgjërojmë pyetjën: a do të përdorën të njejtat definicione për Kosovën si viktimë dyshekullore e imperializmit ruso-serb. Kështu deri sa amerikanët të luftojnë për ta mbajtur pronësinë mbi sovranitetin e kufizuar të disa shteteve, rriedhat historike nuk do të pelqehën të paktën nga popujtë që kanë sakrifikuar çdo gjë për çlirim.Së këndejmi, SHBA ia dhuruan Serbisë bashkpunimin strategjik këto ditë, gjithnjë për ta joshur e për ta shkëputur nga Ruisia. Por pritjet amerikane, ju themi ne të varfurit se si fqinjët i njohim fare mirë, se Serbia nuk shkëputet nga Rusia me asnjë çmim. Prandaj e themi publikisht, se miqësia Serbi- Rusi nuk do të luaj vendi, të paktën jo pa një luftë botërore, fundi i së cilës nuk dihet.Pra me këtë filozofi politike dhe strategjike Republika e Kosovës parahsihet t`japi territore nepër pazare sekrete Serbisë, për të fituar paqe dhe siguri. E këtë filozofi e vërtetojnë: Rasti i Debëlldes-Serbia ia jep Maqedonisë tokat e Kosovës, për të treguar se kush është pronar i saj. Rasti i dytë, Çakorrin dhe Kullën ia japin Malit Zi, për ta kthyer Malin e Zi në sferën Perendimore.Ndërsa rasti i tentimit të kembimit të territoreve-shiqo Marrëveshjën Millosheviq-Tuxhmuan 1991 ku parashien ndryshime strukturore të popullsisë dhe kufijësh shtetëror,të ndodhin në proces, sikurse ndodhën në bisedimet Wjenës.
- Çështja e enklavave dhe eksenklavave në Ballkan
Është shumë vështirë në këtë polarizim të interesave gjeostrategjike në mes BE dhe SHBA në një anë dhe Rusisë e satelitëve të saj në anën tjetër të ndodhë siguria e plotë e shteteve të vogla sepse ato nuk kanë kapacitete të mjaftuara për ta mbarvajtur zhvillimin.
Vështërsitë e brendëshme politike në dy shtetet shqiptare janë bërë pengesë e zhvillimit dhe sigurisë në përgjithësi.Në të ardhmën do të shtrohën në nivel shumë të egër nominimet a jemi popull etnik apo politik.Në bazë të ecurive të deritashme, do të lajmërohën edhe termat Shqipëri etnike apo politike.Në realitet duhet zhvilluar luftë normative gjeopolitike për bashkimin substancial. Po,nuk do të vdes nominimi Shqiptar dhe “Kosovar”, fakt ky që i dyti evolutivisht do të shkoi në knetën e termave gjeografik. Së këndejmi lakmia për zbulime do të mbetët një garancion dashurie në dobi për kombin, pa e lërë anash forcimin e shteteve federale shqiptare, nëse antarsohën në OKB me dy emra.Dhe deri te zbatimi që të jemi një, ndoshta nuk jam unë, por do të mbetet në kujtesë përpjekja se ndoshta kam qenë afër zbulimit sepse jam shkrirë në punë sa një pikë uji. E vërteta, bashkimin e shteteve shqiptare nuk duhet ta shikojmë pa vështirësi të brendshme e sidomos ato të jashtme, sepse asnjë shtet nuk prishet kollaj.
- Shkrimi i kushtohet Adem Demaçit
Më 26 korrik, 2026


