Zhbërja e dhomave të specializuara imperativ kategorik

Shkrime relevante

Zhbërja e dhomave të specializuara imperativ kategorik

Znj. Albulena Haxhiu, Kryetare e Kuvendit të Kosovës dhe U.D. e...

Dy analogji me evolucion pozitiv!

Florim Zeqa Protestat apo lëvizjet shoqërore janë përpjekje e organizuar nga një...

Pse skandali i inteligjencës së një aleati të NATO-s kërkon më shumë se thjesht përgjegjësi ligjore, Vlora Hyseni si shembull

Agim Vuniqi, Vashington _____ Kur institucionet më të larta të inteligjencës amerikane presin...

Reagim publik ndaj njoftimit të avokatit Muhamet Mujaj

Basri Beka, Prishtinë _____ Zoti avokat Muhamet Mujaj, Si përfaqësues i autorizuar i Hoxhë...

Biri i trevave Ilire, Shën Jeronimi, është fjala që i kapërcen gjuhët e shekujt

Dom Fran Sopi, Pejë Shën Jeronimi, biri i trevave ilire dhe...

Shpërndaj

Znj. Albulena Haxhiu, Kryetare e Kuvendit të Kosovës dhe U.D. e Presidentit të Kosovës,

  1. Albin Kurti, Kryeministër i Republikës së Kosovës,

Deputetëve të Kuvendit të Kosovës,

  1. Bedri Hamza, kryetar i PDK-së,
  2. Lumir Abdixhiku, kryetar i LDK-së,
  3. Ardian Gjini, kryetar AK-së,
  4. Fatmir Limaj, kryetar i Nismës Socialdemokrate të Kosovës,
  5. Dardan Molliqaj, kryetar i PSD-së,

Të nderuara zonja,

Të nderuar zotërinj,

Aktgjykimi politik i Dhomave të Specializuara të Kosovës i datës 16 shtator 2026 është një goditje e rëndë ndaj dispozitave themelore të Kushtetutës së Kosovës, sepse realizimin e pavarësisë së shtetit tonë e konsideron si rezultat të vrasjeve sistematike, arrestimeve, ndalimeve, trajtimeve çnjerëzore dhe formave të tjera të dhunës, që janë në kundërshtim të plotë me normat e së drejtës së përgjithshme humanitare ndërkombëtare.

Të brengosur për shkak të rrezikut që ngërthen në vetvete ky vendim për pavarësinë e shtetit të Kosovës, Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e hapur” ju drejtoi memorandumin për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme dhe zhbërjen e të ashtuquajturës “Gjykatë Speciale”.

Më 28 shtator 2026, 99 deputetë të Kuvendit të Kosovës miratuan deklaratën nëpërmjet së cilës, ndër të tjera, kërkuan nga të gjitha institucionet shtetërore të Republikës së Kosovës që të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për mbrojtjen e së vërtetës dhe të pastërtisë së luftës çlirimtare të popullit të Kosovës dhe hartimin e një strategjie të përbashkët shtetërore, në kuadër të së cilës të bashkërendohen veprimet juridike, institucionale dhe diplomatike për mbrojtjen dhe afirmimin e së vërtetës së plotë historike mbi luftën e drejtë për liri dhe çlirim të Kosovës.

Më 29 shtator 2026, u bë publik se është caktuar Paneli i Apelit i Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, që do të shqyrtojë ankesat e ekipeve mbrojtëse të presidentit që shpalli pavarësinë e Kosovës, z. Hashim Thaçi; të Kryetarit të Kuvedejandit të Kosovës, që udhëhoqi seancën e Kuvendit kur u shpall pavarësia e Kosovës, z. Jakup Krasniqi; të Kryetarit të Kuvendit të Kosovës, z. Kadri Veseli dhe shefit të Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, z. Rexhep Selimi që dhanë kontribut të madh për çlirimin e Kosovës.

Si në çdo proces politik, për të shmangur befasitë, sajuesit e procesit që kishte për qëllim kriminalizimin e luftës për pavarësi të Kosovës nga Serbia, përcaktuan gjykatësit që kanë qenë pjesë e paneleve të mëparshme të Apelit në rastin e Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt, Salih Mustafës dhe Pjetër Shalës.

Prandaj rezultati i vendimit të Panelit të Apelit është DÉJÀ VU!

Në këtë kontekst të jashtëzakonshëm, çështja e shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme dhe abrogimi i nenit 162 të Kushtetutës së Kosovës janë imperativ kategorik!

Vetëm zhbërja e Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm mund të shpëtojë Kosovën nga rreziku i madh që i kanoset.

Mbetemi me shpresë se në këtë situatë plot rreziqe, forcat politike do të ruajnë konsensusin e arritur për miratimin e deklaratës së 28 shtatorit dhe, të bashkuara, do të realizojnë detyrimin që u ngarkon funksioni i përfaqësimit të vullnetit të popullit.

Të jeni të sigurt se konsensusi juaj do të ketë një efekt të jashtëzakonshëm në uljen e tensioneve të brendshme dhe homogjenizimin shoqëror për t’i dalë ballë presioneve me të cilat mund të ballafaqohemi si komb.

Gjenevë, 30 shtator 2026

Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu