ARKIVI:
11 Qershor 2026

Joselle Koprraci i Shenjtë

Shkrime relevante

Nga autonomia e vitit 1974 te Pavarësia e vitit 2008, kur shkelet Akti i Helsinkit, historia ndryshon drejtimin

Agim Vuniqi, Vashington Nga autonomia e vitit 1974 te Pavarësia e vitit...

Mendime për lirinë dhe demokracinë 1999 – 2026

Fotoja është e futjes së trupave të NATO-s në Kosovë Nga: Besim...

Tre burra iu bashkuan Shtetit Islamik, planifikuan vrasjen masive të forcave speciale amerikane

Shteti Islamik, foto ilustrues. Burimi: Wikimedia. Njëri nga të dyshuarit, Bereen...

Prizreni nderon Lidhjen Shqiptare: Pas 148 vitesh, fryma e bashkimit kombëtar mbetet e gjallë!

Në ceremoninë qendrore morën pjesë edhe përfaqësues nga Sanxhaku dhe Ulqini,...

Jusuf Buxhovi për NATO-n dhe trupat ruse në Prishtinë

Jusuf Buxhovi, historian Reagim NATO DHE TRUPAT RUSE NË PRISHTINË - Prej vitesh, politika...

Shpërndaj

Joselle Koprraci i Shenjtë ishte një hebre që jetonte në Poloninë mesjetare në lagjen hebraike Kazimierz të Kraków. Koprracia e tij e dukshme, por bujaria e fshehur është në qendër të një përralle të njohur të folklorit hebre që flet për një nga nivelet më të larta të tzedakah (bamirësisë) në traditën hebraike: dhënien në mënyrë anonime.Guri i varrit të Koprracit të Shenjtë mund të gjendet në varrezat Remah të Kraków pranë varrit të rabinit të njohur Jom-Tov Lipmann Heller.
Përralla popullore hebraike
Sipas skicës së përgjithshme të legjendës, hebreu më i pasur në Kraków në shekullin e 17-të ishte Joselle Koprraci. Ai ishte i njohur me këtë titull, sepse në komunitet ai shahej për koprracinë e tij dhe refuzimin për të kontribuar me tzedakah (bamirësi) megjithë pasurinë e tij të madhe. Kur Koprraci vdiq, banorët e qytetit që e përbuznin për një kohë të gjatë nuk pranuan ta varrosnin trupin e tij për disa ditë. Nga përbuzja, ata përfundimisht e varrosën në pjesën e pasme të varrezave, një zonë e rezervuar normalisht për të varfërit dhe të dëbuarit e tjerë të shoqërisë.
Brenda një jave nga vdekja e Koprracit, në qytet filluan të shfaqen ngjarje të çuditshme. Të gjithë të varfërit filluan t’i luteshin rabinit vendas për para, sepse ndihmat javore që merrnin rregullisht nga një bamirës anonim kishin pushuar së ardhuri. Përfundimisht, rabini kuptoi se Joselle ishte burimi i këtyre donacioneve bamirëse dhe në fakt, Koprraci famëkeq ishte një Tzadik i madh (njeri i drejtë) .
Menjëherë, rabini urdhëroi të gjithë qytetarët të mblidhen në varrin e Joselle dhe të luteshin për falje. Dhe në gurin e varrit ku shkruhej “Joselle Koprraci”, rabini shtoi fjalën HaTzadik—I Drejti. Sipas historisë, rabini i përfshirë ishte i urti i famshëm Jom-Tov Lipmann Heller, i cili kërkoi të varrosej pranë Koprracit të Shenjtë. Kjo kuptohet si arsyeja pse varri i rabinit të nderuar Jom-Tov gjendet në pjesën e pasme të Varrezave Remuh pranë Joselle sot.
Përralla nënvizon një nga format më sublime të tzedakah-së ( bamirësisë ) sipas filozofit të shquar hebre Maimonides – dhënien në mënyrë anonime.
Përktheu nga anglishtja: Vera Xerxa, Londër 23 prill 2022

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu