ARKIVI:
20 Maj 2024

Kryeministri Kurti priti në takim Ndihmës Sekretaren e SHBA-së për Çështje Evropiane dhe Euraziatike, Karen Donfried

Shkrime relevante

Edhe Albian Hajdari, qendërmbrojtës i skuadrës tiçineze FC. Lugano, në listën e Murat Yakin

Arif Ejupi, Zvicër Të rinjtë me rrënjë shqiptare nga Kosova, Maqedonia e...

Gjenerali Bislim Zyrapi, ai që luftoj për ne, është i sëmurë rëndë andaj tash ne duhet ta ndihmojmë atë

Nga: Lirim Gashi, Prishtinë ___ Gjeneral Bislim Zyrapi mbante detyrën më të përgjegjshme...

Kryeministri Kurti mirëpriti nënsekretaren amerikane të Shtetit për Çështje dhe Diplomaci Publike, Elizabeth Allen

Prishtinë, 19 maj 2024 Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti,...

Shpërndaj

Kryeministri i Republikës së Kosovës, z.Albin Kurti së bashku me Zëvendëskryeministrin e Republikës së Kosovës për Dialog, Zhvillim dhe Integrim Evropian, z. Besnik Bislimi, pritën në takim Ndihmës Sekretaren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Çështje Evropiane dhe Euraziatike, znj.Karen Donfried dhe Zëvendës Ndihmës Sekretarin për Çështje Evropiane dhe Euraziatike, z. Gabriel Escobar, njëherësh i deleguar i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor.

Kryeministri Kurti shprehu falënderimin dhe mirënjohjen për ndihmën dhe mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, para, gjatë dhe pas luftës e shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Gjithashtu falënderoi shtetin amerikan për ndihmën me mbi 500 mijë doza të vaksinës anti-covid dhe për përkrahjen e ofruar për Forcën e Sigurisë së Kosovës nëpërmjet programit të partneritetit të udhëhequr nga Garda Kombëtare e shtetit të Iovas.

Duke folur për të arriturat në vitin e parë të qeverisjes, kryeministri Kurti tregoi se më 2021 është shënuar rritje ekonomike prej 10,53 për qind, eksportet janë rritur për mbi 83 për qind, investimet e huaja direkte për 22 për qind, të hyrat tatimore për 34 për qind.

Përmirësime janë shënuar edhe në aspektin e sundimit të ligjit dhe transparencës. Jemi radhitur të parët në Ballkanin Perëndimor në indeksin e “World Justice Project” për vitin 2021, jemi ngritur për 17 vende në indeksin e Transparency International, ndërsa së fundmi jemi vendi i vetëm i Ballkanit Perëndimor që kemi shënuar përmirësim në raportin e Freedom House për vendet në tranzicion, tha kryeministri.

Sa i përket dialogut me Serbinë, kryeministri tha se kemi qenë të përkushtuar, kreativë dhe konstruktivë. Ai ritheksoi se duhet të jetë dialog parimor që respekton barazinë e palëve në bisedime dhe bashkë me znj. Donfreid u pajtuan që në qendër të marrëveshjes duhet ta ketë njohjen e ndërsjellë.

U diskutua për invazionin dhe agresionin në Ukrainë dhe përpjekjet destabilizuese të Rusisë dhe të zgjatimeve të saj në rajon.

Ndihmës Sekretarja Donfried e vlerësoi rreshtimin e Republikës së Kosovës me ShBA-në dhe botën demokratike në dënimin e sulmit të pajustifikueshëm dhe vendosjen e sanksioneve ndaj Federatës Ruse. Ajo e falënderoi kryeministrin Kurti për solidarizimin me popullin dhe shtetin e Ukrainës dhe gatishmërinë për të pranuar deri në 5000 refugjatë ukrainas dhe për të mirëpritur 20 gazetarë nga Ukraina.

Po ashtu, Ndihmës Sekretarja Donfried shprehu mirënjohjen për ndihmën e ofruar refugjatëve afganë dhe tha se  600 afganë që kanë qëndruar në Kosovë, tani kanë filluar jetën e re në ShBA.

Kryeministri Kurti tha se në aspektin e sigurisë, Republika e Kosovës është e përgatitur për të thelluar partneritetin e bazuar mbi vlerat e përbashkëta me ShBA-në dhe është e përkushtuar në rrugën e saj të integrimit në Bashkimin Evropian dhe në përfshirjen sa më të shpejtë në Programin e Partneritetit për Paqe, si hap i parë drejt anëtarësimit në NATO.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu