Ahiii, vëlla i shtrenjtë, Ymer Elshani, poezi e Rifat Kukajt për Y.Elshanin

Shkrime relevante

Vuçiqi ishte bashkëpunëtor me Milosheviqin e Mlladiqin, këtë e di edhe Bashkimi Europian

Gani Mehmeti Thonë se ujku e ndërron qimen por jo zanatin. E,...

Kisha e Milosheviqit dhe xhamia e Sulltan Mehmetit

Gani Mehmetaj, Prishtinë ___ Xhamia e Sulltan Mehmetit në Prishtinë, u ngrit mbi...

Tash mësohet në Gjermani e Europë se kush kishte plane apo ishin vegla që përdoreshin

Merita Leka Tash fillon ne Gjermani me u pa kush ka pasë...

Kur historia shqiptare “hyn në xhami” dhe prej saj del me “pasaportë osmane!”

Lirim Gashi, Prizren ____ KUR HISTORIA SHQIPTARE HYN NË XHAMI DHE DEL PREJ...

Shpërndaj

Sot ka ditëlindjen shkrimtari Rifat Kukaj

(25 tetor 1938 – 11 shtator 2005)
E kujtojmë sot me vargjet e tij, shkruar nga zemra për shkrimtarin Ymer Elshani. Respekt!
(Teuta Y. Elshani, Drenas)
____
RIFAT KUKAJ
Ymer Elshanit
Ahiii, vëlla i shtrenjtë, Ymer Elshani
Parandjej se derisa t’jem gjallë
Në plagë t’hapur do m’pikoj katrani
Lot i shpirtit do m’këlthasë n’qëpallë!
Pa ty netët zvarritën ngathtë – ngathtë
Për n’vendlindje udha m’është shëmtuar
Se ç’na e theve, ore krahun e djathtë
Me stuhinë e dhembjes së pashëruar!
Në orët letrare tani si të shkojmë
Pa buzëqeshjen tënde aq bujare?
Kurreshtarëve mësues c’ka t’u thomë
Dhe zogjtë që çukisin në abetare?!
Si do t’na vijë lejleku i parë
Pa ëndrrën tënde n’flatra o mik?
Si do mbijë kokërr gruri n’arë,
Pa afshin e vargut të ri – lirik?
Më bëhet sikur më le një porosi
Që më erdhi me zërin tënd të gjallë
“Ma përkëdhel gjithandej çdo fëmijë,
M’ia fshij lotët shkurtabiqit n’përrallë!”
Kjo Drenica jonë përherë e zhuritur
Nën rrufetë e këtij qielli të nxirë,
Yje t’çiltër lindi e të ndritur
Që barbarët i krodhën nē humbëtirë!
***
Kjo poezi mori çmimin më të lartë në takimet Sofra Poetike “Ymer Elshani” në Drenas, me 17 prill 2002. Botuar në Pioneri nr.6 2002

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu