Një jetë në shërbim të atdheut legjenda e kombit, Adem Demaçit 

Shkrime relevante

Rrëfime për “gjeneratën time të hekurt!”

Ali Ramadan Asllani, Pejë _____ GJENERATA IME E HEKURT! _____ Ishte TRANI kryesorë i të...

Kur Kalorësja Shqiptare zbret nga bjeshkët si ortek Kuq e Zi

Sak Muji, Zvicër - Rugovë _____ ZANA E MALIT DHE MALËSORI KUR KALORËSJA SHQIPTARE...

Strategjia sistematike e vëllazërisë: Europa po islamizohet nga poshtë

Muslims pray during the Eid al Fitr prayer marking the end...

Vëllezëria Myslimane po infiltrohet në Perëndim. A është baza kryesore tani në Suedi?

Suedia e ndjek Francën dhe do të hulumtojë infiltrimin islamist. Fotot...

Qeveria lejon që terroristët të drejtojnë xhami dhe të japin mësim për islamin për nxënësit norvegjezë

Kryeministri Jonas Gahr Støre (Ap) vizitoi xhaminë Rabita në Oslo më...

Shpërndaj

Nga: Mustaf Krasniqi

Sot pesë vite që kur babai i lirisë së Kosovës, simboli i qëndresës shqiptare, luftëtari i paepur i fjalës së lirë, njeriu i pathyeshëm në përballje me çdo furtunë ishte legjenda e kombit, Baca Adem Demaçi. Adem Demaçi  mbylli kapitullin e jetës në mes njerëzve të gjallë, duke u shndërrua në një engjëll i pavdekshëm, që mbeti frymëzues i rrugës së drejtë dhe inspirues për gjeneratat e ardhshme, se si duhet të jenë në shërbim të atdheut e të kombit. 

Njeriu që i rezistoi kohës makabër, regjimit kriminal serbo-Jugosllav për 30 vite, njeriu i cili në asnjë kohë nuk u dëshpërua, por gjithmonë optimist, krenar e i fuqishëm në shërbim të kombit. 

Si fëmijë kaloi shumë peripeci, në përballjen me varfërinë dhe regjimin, por asnjëherë nuk hoqi dorë nga ideali i lirisë, pavarësisë së Kosovës e për bashkim me shtetin amë – Shqipërinë dhe të drejtën e shkollimit, për të cilën falangat serbe ua mohonin këtë të drejtë shqiptarëve. Por dhe të drejtën për të jetuar të lirë, pa frikë në tokën e stërgjyshërve pellazgo-ilirë-shqiptarë. 

Sot festohet ditëlindja e Adem Demaçit - Kosova Sot

Për idealet dhe atdhedashurinë e Demaçit, pushteti fashist serbo-jugosllav e burgosi për herë të parë, më 19 nëntor 1958, i cili në mars të vitit 1959 para Gjyqit të Qarkut në Prishtinës do të dalë hapur me kërkesën e tij, për bashkimin e Kosovës me Shqipëri, i cili për këto qëndrime u dënua me pesë vjet burg. Për të dytën herë Demaçi u burgos si kryetar i  LRBSH, me pesëmbëdhjetë vjet burgim , por që i mbajti vetëm 10 vite dhe u lirua më 8 qershor 1974.  

Demaçi për herën e tretë burgoset më 6 tetor 1975, me proces të montuar politik dhe dënohet me pesëmbëdhjetë vjet, i cili lirohet më 21 prill 1990. Gjithsejtë me 30 vjet burgim, vetëm për fjalën dhe mendimin e lirë, duke mbrojtur qëndrimin e së drejtës për bashkim me Shqipërinë. 

Mbahet meshë për Adem Demaçin në Katedralen “Nënë Tereza”

Për qëndrimin e Demaçit Parlamente Evropian, më 4 dhjetor 1991, i ndan Çmimin Saharov. E më 1993, Klubi i Rektorëve Universitarë në Madrid i dha Çmimin Special për Paqe, kundër racizmit, ksenofobisë, për qëndrim paqësor e tolerant. Në shkurt të vitit 1994, pesë anëtarë të Parlamentit të Norvegjisë e kandiduan shkrimtarin Adem Demaçi për çmimin Nobel për letërsi. Më 14 dhjetor 1995 Adem Demaçit iu dorëzua Çmimi për të Drejtat e Njeriut nga Universiteti i Oslos. 

Përpos që ishte Demaçi simbol i rezistencës, ai ishte edhe një krijues me vlera të mëdha letrare, i cili veprimtarinë e tij krijues e filloi në revistën letrare “Jeta e re”, që më 1958 kjo revistë ia  botoi romanin e parë “Gjarpinjtë e gjakut” e , më pas romani u ribotua në Zvicë, Lublanë dhe në Prishtinë.  Librat e Demaçit janë: “Kur Zoti harron” (vëllim me tregime) më 1990,   “Vetëmohimin”(roman), më 1994, “Tung, vargu im”, Prishtinë, 2002, “Heli dhe Mimoza”, Prishtinë, 2006,  “Dashuria kuantike e Filanit” Prishtinë, 2007 dhe “Shkrumbnajë e dashuri” (roman), Prishtinë 1912. Për bacën Adem janë shkruar edhe shumë libra, këngë, poezi, ndër to është edhe libri, “Lamtumirë Baca Adem”  i botuar nga Shoqata e të Burgosurve Politikë të Kosovës, më 2018, nga autori Selatin Novosella. 

Përpos rezistencës dhe krijimtarisë letrare, Adem Demaçi ishte kryetar i KLMDNJ-së në Prishtinë dhe njëri që iu dha zemër ushtarëve të UÇK-së, ishte edhe përfaqësuesi politik i UÇK-së. Ky vigan i trimërisë kurrë nuk hoqi dorë nga kërkesa e tij e arsyeshme për bashkimin e kombit. Shpesh, politika pacifiste është munduar ta zhvlerësojë qëndrimin e tij, por kurrë simboli i rezistencës nuk thye. Gjithmonë në mbrojtje të vlerave kombëtare, të atyre që kishin në shpirt bërjen e shtetit të lirë dhe të bashkuar. Pas lufte, shumëherë disa politikanë i quante si frikacakë, të cilët në periudhat më të vështira të atdheut, këta frikacakë ishin të gatshëm të jepnin gjithçka. Ishte kundër atyre që i fyenin ushtarët e lirisë, UÇK-në para dhe pas luftës. Ky vizionar i madh, sy patrembur dhe i ashpër ndaj atyre që interesin e karrierës e vënin para interesit kombëtar. 

Sot e pesë vite mbushen kur Adem Demaçi u nda nga njerëzit me më të dashur, nga atdheu që shumë i dha dhe hyri në histori me veprimtarinë e tij sublime. Hyri si Simbol i Rezistencës shqiptare, luftëtar i paepur i së drejtës dhe i bashkimit kombëtar, por edhe si  letrar e publicist i talentuar.  

Demaçi do të kujtohet nga gjeneratat që do të vijnë pas me shembullin, sakrificën dhe punën e tij vetëmohuese, duke mos i mohuar të drejtën e asnjë komuniteti, por asnjëherë nuk është pajtuar që të shkelen të drejtat që u takojnë shqiptarëve, për bashkim kombëtar.  Dhe, për këtë çdo herë e ka thënë hapur dhe i ka inspiruar politikanët dhe popullin, që nga e drejta e tyre të mos heqin dorë, por edhe të drejtat e asnjë komuniteti tjetër të mos cenohet. 

Shembulli i Bacës Adem duhet të na shërbejë si forcë në mbrojtje të idealeve për atdhe e komb! 

Lavdi veprës së Adem Demaçit! 

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu