ARKIVI:
7 Mars 2026

Sokol Halili: Serbia ka pasur gjithmonë aleancë me xhamitë, të cilat si ka penguar kurrë! (Video)

Shkrime relevante

Shkarkimi: Përgjigjia meritore ndaj pecedentit të rrezikshëm kushtetues

Nga: Dr. Sadri Ramabaja ______ Dekreti i Presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e...

Me cilën dorë duhet të pijë ujë Presidentja – sipas mullës Mustafë Bajrami dhe neoosmanit Gëzim Kelmendi?!

Shqiptar Shaljani, Shalë e Bajgorës, Mitrovicë ____ Mullahu Mustafë Bajrami duket se së...

Trump: – Irani do të goditet shumë rëndë sot

David Vojislav Krekling, Aftenposten Foto: Jose Luis Magana / AP Presidenti Donald Trump...

E kam përkrahë Vjosën por ajo kujtofti se s’ka shtet pa qenë hija e saj si bajrak mbi çati!

Nga: Çun Lajçi ___ Mall i kotë për një atdhe të lodhun ___ Me vetveten...

Shpërndaj

Poeti Sokol Halili apo qysh e quaj une Sokol Mali i paska dhënë një leksion të paharrueshëm kujtdo që nuk heq dorë nga islamizimi antishqiptar i kombit shqiptar. Kujtdo që e shndërron vendin e vet në një lëndinë ku kujt ti teket ngre xhami apo qysh i quante dramaturgu i madh Teki Dervishi , “fabrika për prodhimin e turqve” apo të islamikëve, do të shtoja une.
Sokol Mali e din mirë se pasi u pushtuam nga Serbia në vitin 1912 (pasi e “çliroi Kosovën” nga Perandoria Osmane!), rrafsh 12 vite ma vonë, me qëllim dhe vendosmëri që të mos i lente shqiptarët që ta “harronin islamin” e ngriti në vitin 1924 Medresën e Madhe “Mbreti Aleksander” në Shkup, medrese që ia nisi procesit edukativo- arsimor për teolog të ciklit të mesëm, që serbomëdhenjt i kishin parapa si spiun për nxitjen dhe propagandimin e shpërnguljen së shqiptarëve (kryesisht), për në viset e lëna shkretë nga kurdët dhe armenët në Turqi, pas shumë gjenocideve të ushtruara nga shteti turk ndaj tyre.
Po ashtu, Serbia e udhëhequr nga Aleksander Rankoviq, menjëherë pas viteve të ’50-ta të shekullit të kaluar, e nisi hapjen e Medresës së Prishtinës, ku duhej të shkolloheshin shqiptarët për fenë islame që të identifikoheshin me turqit, pasi të vinte koha tjetër për shpërnguljet në Turqi.
Në atë kohë ndodhte Aksioni i Armëve , i njohur për mizoritë ndaj shqiptarëve të pafajshëm të shënjuar për tu masakruar, terrorizuar, vrarë e poshtëruar, që të krijonte frikë në popull se “këtu nuk ka jetë për ne Shqiptarët”.
Sokol Mali e din mirë, sikurse historianët e shquar se në atë aksion famëzi i lidhnin shqiptarët npër shelgje buzë lumenjve dhe nëpër trugnje pemësh në kospshtet e tyre që ti vrisnin me acar gjatë dimrit 1956.
Në atë kohë Serbia e Aleksander Rankoviqit nuk e lejonte asnjë shkollë fillore a të mesme në gjuhën shqipe në Kosovës.
Andaj, komentet e tjera janë të tepërta.
Sokol Mali me këtë intervistë të hapur, të sinqertë dhe të dokumentuar, preku në plagën e njohur historike, duke e dhënë diagnozen që shumëkush nuk do ta pranoj për shkak të përgjumjes së nxitur “arnaute”-serbomadhe!
Gjergj Kabashi

____

Shih videon se si përgjigjet poeti Sokol Halili për islamizimin e kombit dhe si e vlerëson vendvarrimin e Gjergj Kastriotit në Lezhë:

(7) Video | Facebook

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu