ARKIVI:
26 Prill 2026

Buron Binaku: “Tokat t’lshoftë hoxhë, veç ku-ku, bëfsh”!

Shkrime relevante

Prizreni nuk është skenë për rikthimin e hijes osmane

Zamira Bytyqi, Prizren Dje 25.04 në Shadërvan, në zemrën historike të Prizrenit, u...

Zbulohën planet e fshehta ”politike” të opozitës në Kosovë!

Ismet M. Hasani, Suedi Pak politikë Kriza politike në Kosovë dhe dështimi i...

Lavdi grave të qëndresës antikomuniste shqiptare

Nga Frank Shkreli (Në Kujtim të Klora Mirakaj Merlika dhe të gjitha...

Kosova miratoi Rezolutë, për Luginën e Preshevës

Sot, Kuvendi i Republikës së Kosovës, për avancimin e përkujdesjes institucionale,...

Shpërndaj

* Telefonatë me hoxhë Shefqetin
___
Pasi u zgjova e u kthjella pakës, dola në teracën e shtepisë për t’a parë lindjen e diellit. Ditë e mirë sot, asnjë re në qiell.
Kurban bajrami ja ka filluar mbarë për gjithë muslimanët e botës e posaqerisht për këta tonët qe duhet t’i kryejnë ritet e namazit, therjes se kurbanëve e vizitave tek të afërmit.
Dy tri mesazhe ma prishën këtë ditë të bukur. “Urime Fiter bajrami, jam n’deti me familje”! Tjetri,
“Për hajr Bajrami i vogël edhe shumë pritsh, të fala nga Durrësi”!
I treti, xrrrr me telefon: “Ku je more Bajram Binaku, për hajr festa jote, të fala prej mikut, veç sa mbërrimë në Shengjin”!
Eu thash çka dreqi po ndodhë me ne shqiptarët? Turr n’xhami e vrap n’deti! As dreqi nuk na bie n’fije!
Pak si nervos e marr telefonin e crrrr, e thrras Shefqet Krasniqin. E hapi, ish kanë n’xhami tue mbajtë ders me rastin e bajramit.
I foli me mue veç dy fjalë: “Jam n’xhami, thirr më vonë”!
Prita pak e prap e thirra: “Hoxhë, a je ti, jam Bajrami, qe të thirra parëzi”!
“Thirr më vonë se jam në bashkë me kryetarin e Bashkësisë islame të Kosovës në pritje të urimeve për bajram. Janë ba rresht në hymje, politikanë,akademikë, doktora e profesora. As xhevapë tybe nuk po mujmë me ju dhënë”.
“Ani, hoxhë”- i thashë-“të thrras më vonë”!
Pasi u qetësua pak televizori, i cili jepte njoftime për faljen e Bajramit, pritjen nga krye imami Trrnava, prap e thrras Shefqetin!
“Tash, -me tha -jam i lirë për pak kohë, urdhëro”!
Iu prezentova, si Bajram Buron Binaku. I thash se merrem pak edhe me gazetari dhe se isha i interesuar për një bisedë rasti, mbase dhe për këshillë.
“Hoxhë i respektuar, kam një brengë, qe me stërsillët nëpër kokë, sot dita e parë e Bajramit, me thrrasin nga deti, me bëjnë të fala e m’a urojnë kurban bajramin, çka thue ti, po me duket edhe po me ngacnojnë, si fetar”?
Hoxha: “Ku,ku,ku,ku, o zot jep mend aty ku s’ka, po qysh me shkue n’deti për bajram”!
Unë, “Hoxhë me t’nime e kam, bile, kishin hy në kurban e i kishin lanë çelsat e shpisë tek kojshitë për me ju shti mishin n’friz”!
Hoxha, ” Ku ku, ku, ku, edhe ajo po bëjka vaki a?
“Hoxhë, disa të tjerë edhe pasi kanë konfirmue pjesëarrjen në kurban me ato pare paskan shkue në deti, një shok imi me tha: Ma mirë paret e kurbanit me i hargjue në plazh, se tybe mish po kemi mjaft”!
Shefqeti, “Ku,ku,ku,ku! Këta njerës kanë dal prej dinit e imanit. I pret zjemi i xhehnemit, kanë me u zi në katran të valë me mija vjet, n’ mes të xhehnemit”.
Unë, “Bash po kam qef, nese do të ndodhë ajo qe po thua”.
Hoxha: ” Unë i përcjelli fjalët e Kuranit famlartë dhe të pejgamberit alehi selam e resulullah”!
“Hoxhë efendi, kam edhe një pyetje, a lejohet me pi birrë pa alkool, se e dij qe alkooli është haram”!
Hoxha,” Ku,ku,ku,ku, qysh me pi birrë, kurani e ndalon, birrën, verën e rakinë rreptësisht, si me alkool, si pa alkool”!
“Hoxhë, e kam shtepinë në kodër, ujë s’po kemi, ndodhë një javë. A lejohet me u falë pa abdes”?
Hoxha, ” Ku,ku,ku,ku, jo, nuk lejohet , duhet me tejmym.
Unë, “Nuk po e kuptoj”!
Hoxha, “Merr abdes me dhe të pastër, të terur”!
“Hoxhë, si po duket pak muslimanë ka në Kosovë, qe i respektojnl rregullat islame. Falën veç me na bindë se janë fetarë, të moralshëm e me na bërë tymnajë”.
“Hoxhë, a i paguan dikush mjekrroshat dhe femrat tona të mbuluara”?
Hoxha, “Ku,ku,ku,ku çfarë pyetje me bën, a je ti muslimanë apo jo”?
Unë, “Nuk jam, jam veç shqiptar”?
Hoxha, “Ku,ku,ku,ku, mbana tokë…!
Unë,” Tokat,lshoftë hoxhë, veç ku,ku, bëfsh”!
Hoxha e ndërpreu bisedën, tel, ty,ty,ty…!

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu