Bordi i Drejtorëve të Kongresit Pan-Shqiptar Amerikan, shkarkon Bleron Baraliun dhe Uk Lushin

Shkrime relevante

Kohë maskarenjsh…, apo kur morali shoqëror struket në vrima?!

Afrim Caka, Gjakovë ____ ERDHI KOHA E MASKARENJEVE, MORALI SHOQERISE STRUKET VRIMASH Ku ka...

Mark Gjonaj kërkon dorëheqjen e Edi Ramës dhe jep dorëheqje nga Këshilli Koordinues i Diasporës

Ish-anëtari i Këshillit Bashkiak të Nju Jorkut dhe i Asamblesë së...

Reagim i intelektualëve shqiptarë nga Shqipëria dhe Mërgata Shqiptare në botë për dhunën policore ndaj të rinjve e të miturve në Shqipëri

RRJETI I INTELEKTUALËVE MBARËSHQIPTARË, me seli në Tiranë, Shqipëri DHE MËRGATA SHQIPTARE NË...

Malli midis birit dhe nënës kapërcen dhe vdekjen, analizë poezisë së Sinan Vakas, “Letër nënës pas vdekjes”

Nga Kujtim Mateli Malli midis birit dhe nënës kapërcen dhe vdekjen Poezia “Letër...

Shpërndaj

Bordi i Drejtorëve të Kongresit Pan-Shqiptar Amerikan, në mbledhjen e jashtëzakonshme të tij, të mbajtur të enjten më 5 gusht të vitit 2021, nën udhëheqjen e kryetarit Bruno Ceka dhe në prezencën e 10 (dhjetë) drejtorëve të saj dhe 3 (tre) joprezent, duke u bazuar në Nenin V, Seksioni 4 “Shkarkimin”, e nën-ligjeve dhe rregullores të Kongresit Pan-Shqiptar Amerikan, me shumicë votash prej 9 (nëntë) për dhe 1 (një) kundër shkarkoi nga detyra si Sekretar dhe anëtar i Bordit të Drejtorëve Bleron Baraliun, dhe anëtarin tjetër të Bordit të Drejtorëve Uk Lushin.

Ky shkarkim hyn në fuqi menjëherë.

“Bordi i Drejtorëve si organi më i lartë i Kongresit Pan-Shqiptar Amerikan, duke u bazuar në agjendën e pastër të saj, me qëllim për të vazhduar punën dhe detyrimet që i ka ndaj anëtarësisë së saj dhe veprimtarinë fisnike për të promovuar interesin e përbashkët, vlerat dhe idealet e Shteteve të Bashkuara dhe të popullit shqiptar, gjithmonë duke u mbështetur në rregulloren dhe nën-ligjet e saj, nuk do të lejon rrëmbimin dhe shkeljen e punës së saj nga individë të caktuar për qëllime dashakeqe”, thuhet në njoftimin për media të Kongresit Pan-Shqiptar Amerikan.

Aty thuhet gjithashtu se mundi i të gjithë bordit, por në veçanti i kryetarit Bruno Ceka, janë dëshmi e fortë që puna e Kongresit Pan-Shqiptar Amerikan është në rrugë të drejtë dhe detyron për angazhim edhe më të madh për një vazhdimësi edhe më të fortë në ngritjen e këtyre vlerave.

Kongresi Pan-Shqiptar Amerikan që drejtohet nga Bruno Ceka ka njoftuar se Bleron Baraliu dhe Uk Lushi, të dy tashmë të shkarkuar nga bordi i drejtorëve të kongresit, kanë abuzuar me faqen zyrtare në Facebook për të përhapur dezinformata.

“Për fat të keq, sot jemi dëshmitar të një rrëmbimi të egër të tillë, të një abuzimi të paskrupullt, në detyrën e postit në mirëmbajtjen si admin i faqes së medies sociale Facebook nga tanimë ish-drejtori i saj z.Uk Lushi dhe ish-sekretari i saj z. Bleron Baraliu, ku pa autorizim, me shkelje brutale të rregullores dhe nën-ligjeve të Kongresit Pan-Shqiptar Amerikan, ata haptazi përdhosën këtë rregullore duke u paraqitur në emër të Bordit të Kongresit Pan-Shqiptar Amerikan për të përhapur dezinofrmata të pabaza”.

Kongresi Pan-Shqiptar Amerikan dhe bordi i tij janë zotuar se do të vazhdojnë me angazhimin dhe detyrimet që i kanë marrë dhe për çdo aktivitet që do të ndërmarrë në të ardhmen do të informojë publikun e gjerë.

Image

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu