Ngjarja më kulmore kulturore- shkencore në Shkup , DITËT E ALFABETIT, nuk mbulohet nga shumica e mediave në gjuhën shqipe

Shkrime relevante

Albin Kurti po “lufton” për “Republikën e tretë”, fakt ky që s’po e kupton as opozita e as mediet!

Prof. Dr. Fadil MALOKU, sociolog nga Prishtina ____ Këto ditë jemi dëshmitarë të...

Po, zoti Tahiri, mandatin ua ka dhënë populli – por për çfarë?

Shqiptar Shaljani, Shalë e Bajgorës, Mitrovicë Dhe pikërisht kur menduam se skenari...

Mendime që bëjnë dritë tërë jetën

Nga Ismet M. Hasani   MENDIME QË BËJNË DRITË TËRË JETËN           U R...

Flamuri Shqiptar në gjyq, ku janë vlerat europiane të Malit të Zi

Plavë, Mali i Zi Nga Frank Shkreli ___ Drejtësia Selektive në Mal të Zi...

Një zgjidhje e lehtë dhe e shpejtë!

Florim Zeqa Propozimi im pesonal për zgjedhjen e ngërçit politik në Kuvend...

Shpërndaj

Sot shumica e mediave në gjuhën shqipe nuk e kanë mbuluar ngjarjen e méposhtme…Sikur të mos kisha punuar 40 vite në media, do t’ më bindte ndokush se ka kohë që në këto media nuk banon as kultura, as njerëzit që ndjekin kulturën. Sot dhe në ditët në vijim ngjarja më kulmore kulturore- shkencore në Shkup është kjo që po ndodhë aktualisht në ITShKSH…. DITËT E ALFABETIT …
Por këto ngjarje mbeten të paregjistruara dhe për pasojë publiku mbetet i painformuar.
Kishin ardhur katër studiues nga Tirana dhe po aq nga Prshtina , përfshi edhe disa nga Shkupi që shkoqitën shumëdimensionalitetin e profilit krijues të shkrimtarit Ismail Kadare, por mediet në gjuhën shqipe kishin zgjedhur të jenë në anën e kundërt të interes (im) it të publikut. Në momente të tilla të ngel në fyt shpjegimi, arsyetimi, që kërkuan disa kolegë nga Tirane se pse mungojnë mediet?! Thjesht ndjehesh i turpëruar nga kjo nonshalancë dhe papërgjegjësi e mediave….Madje, ndonjë prej tyre porsi cubi nuk vjen ta mbulojë ngjarjen , por vjen e ta merr panelistin në gjysëm të konferencés shkencore, pa marrë leje nga askush, dhe bën një, gjoja , intervistë në studio. Shumë hipokrit dhe idiot duhet të jetë ai soj gazetari i cili emisionin e mbush me një bashkëbisedues që e “ kidnapon” nga paneli i konferencë shkencore dhe nuk e sheh të udhés të bëj një kronikë disa minutëshe për atë konferencë…. Të mos e zotërosh zanatin e gazetarit nuk është kurrfarë tragjedie, por kur atë zanat e zëvendéson me fijet djallëzore të intrigës, atëherë ndodhë të humbësh sensin profesional të përzgjedhjes së ngjarjeve , edhe kulturore, si bartëse kryesore të sferës publike.
Mediat që nuk i mbulojnë ngjarjet kryesore kulturore, jo vetëm se janë të pakulturuara , dhe të paedukuara, por janë edhe djallëzore për nga mënyra e përzgjedhjes dhe “kidnapimit” të bashkëbiseduesve pa marrë fare pjesë në ato ngjarje…
Këto marifete i bëjnë veç edepsëzat! / ea
Mund të jetë një grafik i teksti

K O M E N T E

1 KOMENT

  1. Në koment po theksoj vetëm këtë mendim!

    As teologët më të njohur ne KISHA e XHAIA,
    As ligjëruesit më me zë në SHKOLLA E UNIVERSITETE,
    nuk kanë aq ndikim të populli, sesa MEDIAT dhe SHTYPI.

    ME respekt,
    Ismet M. Hasani, Suedi

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu