
Nafi Çegrani, Çegran
Vdekja, ndonjëherë, nuk vinte me zhurmë. Nuk kishte hapa që dëgjoheshin në korridor, as derë që përplasej, as një zë që të thërriste emrin. Ajo vinte prej syve. Prej atyre syve që shfaqeshin papritur në turmë, në një kafene, në një rrugicë, pas xhamit të një automobili, ose në fytyrën e dikujt që dje të kishte folur si mik dhe sot të shikonte sikur nuk të kishte njohur kurrë.
Ishin sytë e nëntokës së fshehtë të një sistemi që kishte mësuar ta sundonte njeriun jo vetëm me ligj, por edhe me dyshim; jo vetëm me burg, por edhe me frikën e burgut; jo vetëm me dënim, por me parandjenjën e dënimit. UDB-ja dhe strukturat e sigurimit të Jugosllavisë komuniste nuk kishin nevojë të ishin gjithmonë të dukshme. Mjaftonte të besoje se ishin aty. Dhe pikërisht aty, në atë hapësirë të mjegullt midis asaj që shihje dhe asaj që vetëm e parandjeje, fillonte pushteti i vërtetë i frikës.
Kështu, njeriu mësonte të fliste me gjysmë zëri. Mësonte të shikonte pas vetes. Mësonte të mos i tregonte të gjitha mendimet e veta. Dhe, më e rënda nga të gjitha, mësonte të dyshonte edhe te heshtja e tjetrit.
Por një popull mund të mbijetojë edhe nën syrin e pushtetit.
Sepse syri që të ndjek nga errësira mund ta kontrollojë hapin tënd, por nuk mund ta zotërojë plotësisht kujtesën tënde. Mund të të trembë, mund të të izolojë, mund të të bëjë të heshtësh për një kohë të gjatë, por nuk mund ta shuajë atë zë të brendshëm që vazhdon të pyesë: pse?
Dhe ndoshta pikërisht aty fillon liria.
Jo atëherë kur njeriu nuk ka më frikë, por atëherë kur, pavarësisht frikës, refuzon ta dorëzojë shpirtin e vet.
Në këtë kuptim, “syri” nuk ishte vetëm syri i një spiuni. Ishte metafora e një epoke. Një epoke ku pushteti kërkonte të hynte deri në mendimin e njeriut, në familjen e tij, në miqësitë e tij, në fjalët që thoshte dhe madje edhe në ato që nuk guxonte t’i thoshte.
Dhe nëntoka kishte shumë sy.
Por kishte edhe kujtesë.
Kishte njerëz që nuk harruan. Kishte njerëz që, edhe pasi u mbyllën dyert, vazhduan ta ruanin brenda vetes një dritë të vogël. Ishte ajo dritë që regjimet nuk arrinin ta kontrollonin dot me dosje, me përgjime apo me frikë.
Sepse pushteti mund ta shkruajë dosjen e njeriut.
Por nuk mund ta shkruajë përgjithmonë shpirtin e tij.
DËSHMI PËR TË VËRTETËN
1 TETOR 1981 – 1 TETOR 2026
45 vjet nga arrestimi im – 46-vjetori i një nate që nuk u mbyll kurrë
LETËR E HAPUR PËR OPINIONIN NDËRKOMBËTAR
Nga Nafi ÇEGRANI
Bir i Çegranit të Gostivarit, bir i Nënës Mahije dhe i Teki Rexhës, veteranit të Frontit të Sremit
Më 1 tetor 1981 ishte e enjte.
Ishte ende herët. Shkupi flinte. Në banesën time flinim unë, gruaja dhe fëmijët. Asgjë nuk paralajmëronte atë mëngjes se, pas pak çastesh, dera e shtëpisë do të hapej dhe jeta ime do të ndahej më dysh: jeta para 1 Tetorit dhe jeta pas 1 Tetorit 1981.
Trokitjet në derë nuk ishin trokitje njerëzish që vinin për të pyetur.
Ishin të forta, të dhunshme, këmbëngulëse.
U zgjova menjëherë.
Nuk e dija kush ishte pas derës. Nuk e dija pse trokitnin me aq forcë. Kur e hapa, përballë meje pashë një tog milicësh të armatosur. Pas tyre qëndronin disa persona civilë.
Në atë çast nuk dija ende se për mua kishte nisur një plan i fshehtë arrestimi.
Nuk e dija se po hapja derën e shtëpisë sime për të hyrë në një nga periudhat më të errëta të jetës sime.
Nuk e dija se pas pak do të më lidhnin.
Nuk e dija se do të largohesha nga familja ime në atë mënyrë.
Nuk e dija se rruga që niste atë mëngjes do të më çonte drejt qelive të ftohta të burgut hetues të Zenicës, në Bosnje, ku për vite do të njihja betonin, lagështinë, heshtjen dhe mungesën e diellit.
Por një gjë e di sot.
Ajo derë që u hap më 1 tetor 1981 nuk u mbyll kurrë plotësisht në kujtesën time.
Sepse njeriu mund të dalë nga burgu.
Por burgu nuk del gjithmonë menjëherë nga njeriu.
Unë, Nafi Çegrani, i lindur më 10 tetor 1946 në Çegran të Gostivarit, bir i Nënës Mahije dhe i Teki Rexhës, veteranit të Frontit të Sremit, po e shkruaj këtë dëshmi pas dyzet e pesë vitesh.
E shkruaj jo për të ushqyer urrejtjen.
E shkruaj sepse kujtesa nuk është urrejtje.
Kujtesa është përgjegjësi.
Dhe kur një njeri ka kaluar nëpër një histori që ai e konsideron të padrejtë, heshtja e përjetshme nuk mund të jetë përgjigjja e vetme. Prandaj flas. Prandaj shkruaj.
Prandaj dëshmoj. Sipas dëshmisë sime dhe dokumenteve që kam ruajtur e mbledhur ndër vite, arrestimi im u pasua nga një proces penal që unë e kam konsideruar të inskenuar dhe politikisht të motivuar.
Mbi mua u ngritën akuza të rënda, ndër të tjera lidhur me rrëmbimin dhe vrasjen e një vajze të quajtur Meliha Deliq.
Unë e kam mohuar kategorikisht çdo përfshirje.
Nuk e kam njohur atë person.
Dhe, sipas dëshmisë sime, nuk kishte një trup të viktimës, nuk kishte një provë që të më lidhte me një krim të tillë dhe nuk kishte bazë reale për atë që mbi mua u ngrit si akuzë.
Megjithatë, përfundimi i procesit ishte dënimi me vdekje.
Për mua kjo ishte absurdi në formën e tij më të skajshme.
Një njeri mund të dënohet me vdekje edhe kur e vërteta nuk është provuar?
Kjo është pyetja që më ka ndjekur për dekada. Dhe kjo nuk është më vetëm pyetje personale. Është pyetje për drejtësinë.
Është pyetje për shtetin. Është pyetje për njeriun. Në burgun e Zenicës filloi për mua një kohë tjetër. Një kohë pa stinë.
Një kohë ku dita nuk përcaktohej nga lindja e diellit, por nga hapja dhe mbyllja e një dere. Qelitë prej betoni, lagështia, heshtja, zinxhirët dhe izolimi u bënë peizazhi i jetës sime. Aty, në errësirën e burgut, ku njeriu mund të humbë edhe ndjenjën e kohës, fillova ta kuptoj një të vërtetë të hidhur:
pushteti mund ta mbyllë trupin e njeriut, por nuk mund ta burgosë domosdoshmërisht mendimin e tij.
Mund të më merrnin lirinë.
Mund të më ndanin nga familja.
Mund të më lidhnin me zinxhirë.
Por nuk mund të më detyronin të besoja atë që nuk e besoja. Nuk mund të më bindnin se e pavërteta ishte e vërtetë.
Dhe pikërisht aty, në qelinë e ftohtë, filloi një betejë tjetër: beteja për të mos humbur veten. Në atë periudhë, emri im u bë pjesë e dosjeve. Por unë nuk isha dosje. Isha njeri.
Isha baba. Isha bashkëshort. Isha bir. Isha mësues. Isha shqiptar.
Dhe, mbi të gjitha, isha një njeri që kërkonte të dëgjohej. Kjo është arsyeja pse sot nuk dua të flas vetëm për prangat.
Dua të flas për dinjitetin.
Sepse prangat mund të lidhen në duar, por dinjiteti është ajo hapësirë e fundit e shpirtit ku pushteti nuk duhet të ketë të drejtë të hyjë.
Babai im, Teki Rexha, kishte luftuar në Frontin e Sremit.
Në fotografitë e ruajtura prej familjes ai shfaqet me uniformë, krenar, si një njeri i brezit të tij që besonte se po luftonte për një të ardhme më të mirë.
Dhe këtu historia ime merr një ironi të dhimbshme.
Babai im luftoi për atë sistem; unë, vite më vonë, u bëra i akuzuari dhe i burgosuri i tij.
Kjo është një nga ato kthesa të historisë që asnjë roman nuk do të mund ta shpikte më bindshëm se vetë jeta.
Por unë nuk dua ta gjykoj babanë tim për idealet e kohës së tij.
Dua vetëm të tregoj paradoksin.
Sepse historia shpesh i vendos babanë dhe birin në dy brigje të ndryshme të së njëjtës kohë. Unë kam dalë nga ajo errësirë.
Por nuk kam dalë pa gjurmë.
Ato vite lanë shenja në trup, në shpirt, në familje dhe në kujtesë.
Familja ime e pagoi gjithashtu çmimin e frikës. Fëmijët e mi u rritën me mungesën e babait. Gruaja ime mbajti mbi vete ankthin e një familjeje që nuk e dinte se çfarë do të sillte dita tjetër.
Sepse unë besoj se drejtësia nuk është thjesht ajo që shkruhet zyrat e UDB-së dhe KOS-it jugosllav nëpër zyra si një aktgjykim, apo inskenime të trilluara.
Ligji mund të shkruhet nga njerëzit, edhe nga ata që kanë botkumtime dhe mendime të ndryshme, ndoshta edhe jo njerëzore.
Por drejtësia duhet të ketë një masë më të lartë se frika e pushtetit.
Njeriu nuk duhet të shndërrohet në mjet.
As në shembull frikësimi.
As në numër dosjeje.
As në objekt hakmarrjeje politike.
Njeriu është qëllim në vetvete.
Kjo është arsyeja pse edhe sot, pas gjithë këtyre viteve, unë e ngre të njëjtën pyetje:
Çfarë vlere ka një drejtësi që kërkon fajin përpara se të kërkojë të vërtetën?
Në një nga kthesat e çuditshme të historisë sime, vite më vonë, kur Jugosllavia po shembej dhe Kosova po kalonte nëpër luftën e saj tragjike, unë u gjenda përsëri në hapësirën publike, këtë herë me një KFOR Press Pass, si gazetar i Zërit të Çegranit.
Kjo fotografi për mua nuk është thjesht dokument.
Është një simbol.
Sepse dikur më kishin marrë lirinë.
Më vonë, në një kohë tjetër, unë mbaja një dokument që më jepte mundësinë të hyja në hapësirën publike si gazetar.
Dikur isha i mbyllur pas dyerve të burgut.
Më vonë isha pas një mikrofoni.
Dikur më duhej të mbroja të drejtën time për të folur.
Më vonë fjala u bë profesioni im.
Dhe ndoshta këtu qëndron kuptimi më i thellë i gjithë udhëtimit tim:
ata deshën të ma mbyllnin zërin; unë zgjodha ta kthej jetën time në dëshmi.
Prandaj sot, më 1 tetor 2026, nuk dua të them se jam vetëm një viktimë e së kaluarës.
Jo.
Unë jam dëshmitar.
Dhe dëshmitari ka një detyrë:
të mos e lejojë harresën të bëhet gjykatësi i fundit i historisë.
Kam shkruar për atë që kam përjetuar.
Kam shkruar për vdekjen, për nënën, për lotët, për burgun, për UDB-në, për shqiptarët në Amerikë, për vitet e vrara dhe për një epokë që la pas shumë plagë.
Nga “Ballë për ballë me vdekjen” te “Orfeu i vrarë”.
Nga “Lotët e Nënës” te “Vargjet e mia”.
Këto nuk janë vetëm tituj librash.
Për mua janë gurë kilometrikë të një udhëtimi jetësor.
Secili libër mban një copëz nga ajo që nuk arrita ta them në atë kohë.
Dhe tani, pas 45 vitesh nga ajo derë e mëngjesit të 1 Tetorit 1981, unë nuk po trokas në derën e askujt.
Po trokas në derën e kujtesës.
Po i drejtohem opinionit shqiptar dhe ndërkombëtar.
Po u them atyre që besojnë se dokumenti ka vlerë, se dëshmia ka peshë dhe se njeriu ka të drejtë të kërkojë drejtësi:
Lexojeni historinë time.
Shikojeni me sytë e një njeriu që e ka jetuar.
Shikojeni me sytë e familjes që e ka përjetuar.
Shikojeni me sytë e kohës.
Dhe pastaj bëni pyetjet tuaja.
Unë nuk kërkoj privilegj.
Nuk kërkoj mëshirë.
Kërkoj që dëshmia të dëgjohet.
Kërkoj që dokumentet të lexohen.
Kërkoj që faktet të krahasohen.
Kërkoj që historia të mos shkruhet vetëm nga ata që kishin pushtetin ta shkruanin atëherë.
Në fund, dua të kthehem aty ku gjithçka filloi:
te Çegrani.
Te trualli ku linda.
Te Nëna Mahije.
Te babai im, Teki Rexha.
Te fëmijët e mi.Te familja.Te themeli prej guri. Sepse unë e kam gjetur veten shpesh duke menduar se njeriu i ngjan vendlindjes së tij. Dhe vendlindja ime është prej gurësh.
Guri mund të laget. Mund të mbulohet me baltë. Mund të futet nën dhe.
Mund të shkelet. Por, nëse është gur, ai mbetet. Prandaj them:
Unë jam shqiptar si shkëmb mali.
Më lidhën me zinxhirë, por nuk më zhdukën.
Më dënuan me vdekje, por jeta ime vazhdoi.
Më mbyllën në beton, por mendimi im nuk u bë beton.
Më vendosën në dosje, por unë nuk u bëra dosje.
Unë jam Nafi Çegrani.
Unë jam biri i Mahijes. Unë jam biri i Teki Rexhës. Unë jam biri i Çegranit.
Dhe sot, pas gjithë këtyre viteve, kam vetëm një kërkesë: TË VËRTETËN.
Vetëm të vërtetën.
Sepse e vërteta mund të vonojë.
Mund të humbasë përkohësisht nën pluhurin e arkivave. Mund të mbyllet në një dosje. Mund të kalojë nëpër breza.
Por, nëse dikush vazhdon ta dëshmojë, ajo nuk vdes… Sepse shkëmbi nuk harron.
Për mua, ai mëngjes ishte 1 tetori i vitit 1981.
Ishte e enjte.
Shkupi ende flinte. Në banesën time ishim unë, gruaja dhe fëmijët. Ishim të mbështjellë nga ajo qetësi e brishtë familjare që njeriu e kupton se sa e shtrenjtë është vetëm pasi ta humbasë. Pastaj erdhën trokitjet. Të forta.
Të dhunshme. Të paduruara.
Dera dukej sikur po goditej jo nga dora e njeriut, por nga vetë një fuqi e padukshme që kërkonte të hynte me çdo kusht brenda jetës sonë.
U zgjova menjëherë.
Nuk e dija kush ishte pas derës. “Hape derën. Jemi milicia!”- u dëgjua zëri nga jashtë në gjuhën slave. Nuk e dija pse më kërkonin. Nuk e dija se, pas atij druri të zakonshëm, që deri atëherë kishte ndarë vetëm shtëpinë time nga korridori i banesës, ishte duke pritur një pjesë e makinerisë së shtetit.
E hapa derën. Dhe atëherë pashë.
Një tog milicësh të armatosur. Uniforma. Automatikë. Fytyra të ngrira. Dhe pas tyre disa persona civilë. Në një çast, hapësira e banesës sime u bë shumë e vogël.
Nuk ishte më shtëpia ime.
Ishte një vend ku pushteti kishte hyrë.
Dhe unë ende nuk e dija se çfarë kërkonte prej meje. Më vonë do të kuptoja se arrestimi im nuk ishte një shpërthim i çastit.
Pas tij kishte pasur hetime, dyshime, dosje dhe plane që unë nuk i njihja.
Kjo është një nga përvojat më të rënda psikologjike që mund t’i ndodhë njeriut: të kuptosh se ndërsa ti jeton jetën tënde, dikush tjetër mund të jetë duke shkruar fshehurazi një histori tjetër për ty.
Ti fle. Ata shkruajnë, të vëzhgojnë.
Ti mendon se e nesërmja do të jetë si sot.
Ndërsa diku, në një zyrë të mbyllur, e nesërmja jote mund të jetë vendosur tashmë. Ky është pushteti i frikës.
Nuk është e nevojshme që polici të jetë gjithmonë para teje. Mjafton të dish se mund të jetë. Nuk është e nevojshme që syri të duket. Mjafton të besosh se po të shikon.
Dhe këtu fillon nëntoka psikologjike e një sistemi represiv: njeriu fillon të vetëkontrollohet përpara se ta kontrollojë dikush tjetër.
…Në atë mëngjes, unë nuk e dija se do të përfundoja në burgjet e Zenicës.
Nuk e dija se rruga që niste nga banesa ime në Shkup do të më çonte në një burg hetues në Bosnje. Nuk e dija se do të shihja qelitë prej betoni, lagështinë, dyert e rënda dhe fytyrat e njerëzve që prisnin një drejtësi që shpesh dukej më larg se vetë qielli.
Nuk e dija se do të përballesha me akuza që për mua ishin absurde dhe të pavërteta.
Dhe nuk e dija se një ditë mbi kokën time do të rëndonte edhe dënimi me vdekje.
Por njeriu, kur hyn në një sistem të tillë, mëson shpejt një gjë:
burgu nuk fillon me derën e qelisë.
Burgu fillon në momentin kur të hiqet e drejta për ta përcaktuar vetë kuptimin e jetës sate. Procesi që lidhej me emrin tim dhe me rastin e Meliha Deliqit mbeti për mua një nga kapitujt më të errët të jetës.
Unë e kam mohuar dhe vazhdoj ta mohoj çdo përfshirje në atë krim.
Sipas dëshmisë sime, nuk e kam njohur atë person dhe nuk kam pasur asnjë lidhje me vrasjen për të cilën u akuzova.
Në kujtesën time, ajo çështje mbeti si një akuzë që nuk arrinte të lidhej me realitetin tim. Dhe këtu lind pyetja juridike që më ka ndjekur për dekada:
A mund të ndërtohet faji i një njeriu mbi një histori që nuk provohet?
Drejtësia nuk duhet të fillojë me pyetjen:
“Si ta dënojmë?”
Duhet të fillojë me pyetjen:
“Çfarë ka ndodhur vërtet?”
Ky është dallimi ndërmjet drejtësisë dhe hakmarrjes. Dallimi ndërmjet gjykimit dhe urdhrit. Dallimi ndërmjet ligjit dhe arbitraritetit. Ligji, kur ndahet nga e vërteta, mund të bëhet vetëm një formë e organizuar e forcës. Dhe kur forca vishet me uniformën e ligjit, rreziku bëhet edhe më i madh.
Në ato vite, unë nuk isha vetëm një i burgosur. Isha një njeri që duhej të përballej me një mekanizëm të tërë që kishte fuqinë të përcaktonte se kush ishe, çfarë kishe bërë dhe çfarë duhej të besoje se kishe bërë.Kjo është ajo që e bën represionin politik kaq shkatërrues. Ai nuk synon vetëm trupin. Ai synon identitetin.
Të thotë:
“Ti je ai që them unë.”
Dhe përgjigjja e vetme që mund t’i japë një njeri i pafajshëm këtij pushteti është:
“Jo. Unë e di kush jam.”
Rrugët e panjohura. Syrgjynosja. Zenica.
Dhe qelitë.
Ah, qelitë…
Dhe pikërisht atëherë kupton se pushteti mund të të marrë shumëçka, por ka një territor ku ai nuk duhet të hyjë:
kujtesën.
Shpesh kam menduar për babanë tim, Teki Rexhën, veteranin e Frontit të Sremit.
Në fotografi ai shfaqet me uniformë. Një burrë i një kohe tjetër. Një njeri që kishte besuar në një ideal dhe kishte luftuar për të.
Dhe më pas, dekada më vonë, djali i tij u gjend përballë të njëjtit sistem si i akuzuar dhe i dënuar me vdekje. Në këtë kontradiktë të dhimbshme fshihet një nga ironitë më të mëdha të historisë.
Babai luftoi për sistemin; sistemi më futi mua në burg.
Por historia nuk është gjithmonë bardh e zi.
Ajo është plot me njerëz që besuan dhe njerëz që u zhgënjyen, me breza që luftuan për një ide dhe breza që më vonë u përballën me pasojat e saj. Prandaj sot nuk e përdor historinë e babait tim për të dënuar atë. E përdor për të treguar paradoksin e një epoke. Vitet kaluan. Por koha nuk e fshiu atë mëngjes. Ajo vetëm e largoi nga trupi dhe e afroi me mendimin.
Dhe ndoshta kjo është arsyeja pse sot, kur e shoh atë ngjarje nga largësia e dekadave, nuk e shoh vetëm si dramën time.
E shoh si një studim të njeriut përballë pushtetit.
Çfarë ndodh kur një njeri mund të burgoset jo vetëm fizikisht, por edhe në një rrëfim të shkruar nga të tjerët? Këto pyetje nuk i përkasin vetëm vitit 1981.
Shkruaj që fëmijët e mi dhe brezat pas tyre të dinë se çfarë mund t’i ndodhë një njeriu kur drejtësia humb pavarësinë dhe kur pushteti harron se ligji ekziston për të mbrojtur njeriun. Shkruaj që ata të kuptojnë se liria nuk është e dhënë përgjithmonë.
Ajo kërkon kujtesë. Kërkon përgjegjësi.
Kërkon institucione. Kërkon drejtësi.
Dhe mbi të gjitha kërkon njerëz që të mos heshtin kur e pavërteta kërkon të bëhet normë.
Unë dola nga Zenica. Por Zenica nuk doli menjëherë nga unë. Ajo mbeti në kujtesë.
Në gjumë. Në heshtje. Në mënyrën se si njeriu sheh një derë. Në mënyrën se si dëgjon një trokitje. Në mënyrën se si mendon për lirinë.
Por me kalimin e viteve, ajo plagë filloi të shndërrohej në fjalë. Dhe fjala në dëshmi.
Dëshmia në libër. Libri në kujtesë.
Kështu, ajo që dikur duhej të më varroste në heshtje, u kthye në një arsye për të shkruar.
Dua të them:
Shikoni çfarë mund t’i bëjë pushteti njeriut kur harron drejtësinë.
Shikoni se çfarë ndodh kur frika bëhet metodë. Shikoni se si një familje e tërë mund të vuajë nga një vendim politik.
Shikoni se si një njeri mund të kalojë nga qytetari në të burgosur brenda disa minutash.
Dhe pastaj pyesni veten:
A është drejtësia vetëm dënimi i fajtorit, apo është edhe mbrojtja e të pafajshmit?
Për mua, përgjigjja është e qartë.
Drejtësia pa mbrojtjen e njeriut është vetëm forcë me emër tjetër.
Prandaj sot, pas gjithë këtyre viteve, unë nuk e ngre zërin për të kërkuar mëshirë.
E ngre për të kërkuar kujtesë dhe të vërtetë.
Sepse njeriu mund të jetojë edhe pas padrejtësisë.
Mund të mbajë përsëri diellin në fytyrë.
Por një pyetje mbetet:
Kush do ta shkruajë të vërtetën e asaj që ndodhi?
Nëse nuk e shkruajmë ne, do ta shkruajnë të tjerët. Nëse nuk e ruajmë kujtesën, do ta marrë harresa. Dhe harresa, ndonjëherë, është aleati më i heshtur i padrejtësisë.
Unë jam Nafi Çegrani. Nuk kam numër dosjeje. Nuk jam vetëm një emër në një aktgjykim. Nuk jam vetëm një i burgosur i dikurshëm. Jam njeriu që e hapi atë derë më 1 tetor 1981. Jam njeriu që e pa përballë togën e milicëve. Jam njeriu që u largua nga shtëpia duke lënë pas gruan dhe fëmijët.
Jam njeriu që kaloi nëpër qelitë e Zenicës.
Jam njeriu që mbarti me vete kujtesën e asaj kohe.
Dhe jam shkrimtari që, dekada më vonë, u kthye te ajo derë për ta hapur edhe një herë — por këtë herë jo me dorë.
Me fjalë. Sepse atëherë, pas derës, ishte pushteti. Sot, pas derës, jam unë me dëshminë time. Dhe këtë herë nuk po e hap për të dalë.
Po e hap që të hyjë drita. Më 1 tetor 1981, ata erdhën në mëngjes. Më 1 tetor 2026, unë ulem dhe shkruaj.
Mes këtyre dy datave qëndrojnë dekada.
Mes tyre qëndron një burg. Një rini e vrarë.
Një shpirt që mbajti mend. Dhe një zë që nuk pranoi të shuhej.
Kjo është arsyeja pse sot them:
Më lidhën me zinxhirë, por nuk më lidhën mendimin.
Më mbyllën në beton, por nuk e mbyllën kujtesën time.
Më morën lirinë, por nuk ma morën dinjitetin.
GJURMËT E FERRIT
Nga prangat te drejtësia
Kur sot kthehem me mendje në ato vite, nuk më kujtohen vetëm muret e burgut.
Më kujtohen gjurmët, njollat e mavijosura dhe përgjakjet në fytyrë.
Gjurmët e hapave në korridoret e ftohta. Gjurmët e lagështisë mbi beton. Gjurmët e njollave të errëta në qelitë ku koha dukej sikur kishte ndaluar. Gjurmët e prangave mbi duar. Gjurmët e heshtjes në fytyrat e njerëzve që kalonin pranë meje pa ditur nëse do të ishin ata të nesërmit që do të zhdukeshin pas një dere të rëndë.
Dhe mbi të gjitha, më kujtohet gjurma që ajo kohë la brenda meje.
Sepse burgu nuk është vetëm një hapësirë e mbyllur.
Burgu është një mënyrë e veçantë për ta matur lirinë. Njeriu që ecën lirshëm në rrugë nuk mendon për madhësinë e një qielli. I burgosuri e di. Njeriu që hap derën e shtëpisë nuk mendon për kuptimin e një dere të hapur. I burgosuri e di. Njeriu që del në diell nuk mendon për dritën. I burgosuri e di. Kështu mësova se liria nuk është një abstraksion filozofik.
Liria ka dritë. Ka ajër. Ka hapësirë. Ka një derë që hapet pa frikë.
…Për vite, prangat e ndryshkura nga lagështia ishin pjesë e jetës sime.
Por me kalimin e kohës kuptova se kishte edhe pranga të tjera, më të padukshme.
Pranga të dyshimit. Pranga të akuzës.
Pranga të një dosjeje që mund të të përcaktonte përpara se të flisje.
Pranga të një sistemi ku individi duhej të përkulej përpara mekanizmit shtetëror.
Këto pranga nuk shiheshin në duar.
Por ishin ndoshta më të rrezikshme.
Sepse një pranga metalike mund të hiqet.
Një pranga e vendosur mbi mendje mund të zgjasë për breza.
Këtu fillon edhe mendimi im politik mbi atë që kam përjetuar.
Unë nuk e shoh më shtetin vetëm si një ndërtesë, një administratë apo një aparat me uniforma.
Shteti është një marrëdhënie mes pushtetit dhe njeriut. Dhe vlera e tij matet pikërisht në momentin kur njeriu është i dobët përballë tij. Kur qytetari është i pafuqishëm dhe shteti është i fuqishëm, aty provohet karakteri i shtetit. Nëse shteti e mbron njeriun, kemi rend. Nëse shteti e nënshtron njeriun përmes frikës, kemi pushtet pa kufi.
Dhe pushteti pa kufi është një nga format më të rrezikshme të uraganit politik.
Sepse ai nuk ka nevojë të shkatërrojë gjithçka përnjëherë.
Mjafton të të mësojë të heshtësh.
Prandaj, për mua, politika nuk mund të ndahet nga morali.
Një sistem politik që humb ndjenjën e përgjegjësisë morale mund të ndërtojë institucione, por jo drejtësi.
Mund të ketë ligje, por jo domosdoshmërisht drejtësi. Mund të ketë gjykata, por jo domosdoshmërisht të vërtetën. Mund të ketë dosje, por dosja nuk është gjithmonë e vërteta.
Dokumenti duhet të dëshmojë faktin; nuk duhet ta zëvendësojë faktin.
Kjo është edhe arsyeja pse përvoja ime e burgut më çoi drejt një pyetjeje juridike që më ka ndjekur gjithë jetën:
Çfarë ndodh kur procedura humbet qëllimin e saj dhe bëhet instrument i pushtetit?
Drejtësia ekziston për të kërkuar të vërtetën dhe për të mbrojtur të drejtat e njeriut.
Nëse akuza bëhet më e rëndësishme se prova, drejtësia rrezikon të shndërrohet në spektakël. Nëse dënimi vendoset përpara se të provohet faji, ligji humbet kuptimin e tij themelor. Nëse një njeri trajtohet si fajtor vetëm sepse është i padëshirueshëm për pushtetin, atëherë nuk kemi më vetëm një padrejtësi ndaj individit.
Kemi një plagë mbi vetë idenë e shtetit të së drejtës. Prandaj unë nuk e shoh çështjen time vetëm si një kapitull të biografisë.
E shoh si një pyetje për drejtësinë.
Nëse dokumenti është i gabuar, ai nuk mund të bëhet i vërtetë vetëm sepse është shkruar me gjuhën e institucionit.
Kjo është një nga plagët më të mëdha që më la ajo kohë:
kuptimi se e vërteta dhe versioni zyrtar i së vërtetës nuk janë gjithmonë e njëjta gjë.
Në ato qeli, ku muret mbanin lagështinë dhe koha dukej e trashë si mjegull, unë shtegtova nëpër një labirint që nuk kishte hartë. Nuk e dija ku përfundonte.
Nuk e dija nëse pas derës tjetër do të ishte pyetja, hetimi, gjykimi apo një tjetër natë pa fund. Por çdo labirint ka një pyetje qendrore.
E imja ishte:
A do të arrij të mbetem vetvetja?
Kjo ishte beteja e vërtetë. Jo vetëm të shpëtoja trupin. Por të mos lejoja që sistemi të më përcaktonte shpirtin.
Sepse pushteti mund të të thotë:
“Ti je ky.”
Dhe ti duhet të kesh forcën të përgjigjesh:
“Jo. Unë e di kush jam.”
Ndonjëherë mendoj se ajo qeli ishte edhe një lloj shkolle e dhimbshme. Aty mësova psikologjinë e frikës. Mësova se si njeriu fillon të dëgjojë edhe heshtjen.
Mësova se si një hap në korridor mund të bëhet lajm. Si një çelës që rrotullohet mund të sjellë ankth. Si një derë që hapet mund të ndryshojë ritmin e zemrës.
Por mësova edhe diçka tjetër:
frika nuk është e njëjtë me dorëzimin.
Mund të kesh frikë dhe prapë të mos e pranosh të pavërtetën.
Sepse vuajtja personale merr kuptim tjetër kur shndërrohet në kujtesë kolektive.
Një njeri mund të vuajë dhe të heshtë.
Por një dëshmi mund t’u shërbejë brezave.
Kjo është arsyeja pse shkruaj.
Jo për të kërkuar mëshirë.
Jo për ta kthyer dhimbjen në hakmarrje.
Por për ta kthyer kujtesën në përgjegjësi.
Dhe këtu ndodhet edhe përfundimi im politik. Një shtet nuk duhet të ketë frikë nga qytetari që pyet. Nuk duhet të ketë frikë nga shkrimtari që shkruan. Nuk duhet të ketë frikë nga gazetari që kërkon dokument.
Nuk duhet të ketë frikë nga njeriu që kërkon drejtësi. Përkundrazi.
Shteti që është i sigurt në të vërtetën e tij nuk ka nevojë ta burgosë pyetjen.
Pyetja është pjesë e lirisë.
Kritika është pjesë e lirisë.
Dëshmia është pjesë e lirisë.
Dhe drejtësia duhet të jetë vendi ku këto përballen me prova, jo me frikë.
Sot, kur shkruaj këto rreshta, e kuptoj se gjurmët e shtegtimeve të mia në atë ferr nuk janë vetëm shenja dhimbjeje.
Ato janë edhe një hartë.
Një hartë që tregon se deri ku mund të shkojë pushteti kur nuk njeh kufi.
Por tregon edhe se deri ku mund të shkojë njeriu kur nuk pranon të dorëzojë dinjitetin.
Prangat ndryshken. Betoni çahet.
Dyert e burgut një ditë hapen. Dosjet zverdhen. Sistemet politike bien.
Emrat e shumë pushtetarëve humbasin në pluhurin e historisë.
Kjo është arsyeja pse unë, pas gjithë këtyre dekadave, ende shkruaj.
Sepse gjurmët e mia nuk janë vetëm gjurmët e një njeriu që kaloi nëpër qeli.
Janë gjurmët e një kohe.
Dhe koha, sado e errët, një ditë duhet të dalë përpara dritës. Unë e kalova atë labirint. Nuk dola prej tij i njëjti njeri.
Dola me plagë. Me kujtime.
Me pyetje. Por edhe me një bindje që nuk ma hoqi dot as burgu:
njeriu mund të burgoset, por dinjiteti i tij nuk duhet të burgoset kurrë.
Kjo është drejtësia që kam kërkuar.
Kjo është liria që kam mbrojtur.
Dhe kjo është arsyeja pse, pas 1 Tetorit 1981, unë vazhdova të ec.
Sepse rrugët e ferrit nuk janë domosdoshmërisht fundi i udhëtimit.
Ndonjëherë janë vendi prej nga fillon të kuptosh se çfarë do të thotë të jesh njeri.
Dhe unë dola nga errësira me ca fjali në dorë: KËTO JANË BINDJET E MIA !
Jo për të ndezur një tjetër uragan.
Por për të dëshmuar se, edhe kur uragani kalon mbi njeriun, nuk është e thënë që ta rrëzojë.
Unë mbeta. Dhe sot, në vend të prangave, kam fjalët. Në vend të qelisë, kam faqen.
Në vend të heshtjes, kam dëshminë.
Nafi Çegrani
***
I AM ALBANIAN LIKE A MOUNTAIN ROCK
An Open Letter to the International Public
By Nafi ÇEGRANI — From Çegran of Gostivar
Çegran, 1 October 2026
If you ask me who I am, I will not begin with a file number.
I will not show you the UDBA file marked DL 229503, although that number has followed me through a great part of my life.
I will not begin with the death sentence that was imposed upon me, although I have carried its shadow for decades.
I will not show you first the cold cells of Zenica, the concrete walls, the silence, the darkness, or the years in which freedom became something remembered rather than something lived.
I will show you my father.
I am the son of Teki Rexha, a veteran of the Srem Front.
I am the son of my mother, Mahije, from Çegran.
I was born on the soil of Çegran on 10 October 1946, among people for whom the land was not merely land, but memory, language, family and dignity.
This is where my story begins.
Not with a police file.
Not with an accusation.
Not with a prison number.
With a home.
With a father.
With a mother.
With Çegran.
And with the identity that no interrogation room was able to take away from me:
I am Albanian like a mountain rock.
On 1 October 1981, my life changed.
I was taken from my home in Skopje by armed men and subjected to a process that, as I experienced it and have described it throughout the decades, became a profound encounter with the machinery of political repression.
I was arrested.
I was taken away from my family.
I was imprisoned.
I was accused.
And ultimately I was sentenced to death.
I have always maintained that the accusations against me were false and that the proceedings were politically motivated, connected with my Albanian identity and my political and ideological convictions.
One of the most extraordinary accusations concerned a woman named Meliha Deliq, whom I have consistently stated that I never knew and with whose alleged disappearance and death I had nothing to do.
There was no body before me.
There was no truth that I could recognize in the accusation.
There was only the machinery of accusation.
And when an accusation becomes stronger than evidence, when a political system decides what the truth must be before the facts have spoken, then the courtroom ceases to be merely a place where law is applied.
It becomes a place where power tests how far it can go against a human being.
That is why I have continued to ask the same question for decades:
What happens to justice when the state becomes more powerful than the truth?
I was called a criminal.
But I had been a teacher in Koritë and Çegran.
I was portrayed through accusations that I rejected.
Yet I was also a man who wrote, observed, remembered and kept a handwritten diary.
In 1977, I had written about Dora d’Istria in Bota e re.
I was a writer before I became a prisoner.
I was a human being before I became a case file.
And I remained a human being after the sentence.
This distinction is important.
Because a state may write a person’s name into a file, but a file cannot become a person’s soul.
A court may pronounce a sentence, but a sentence cannot automatically transform falsehood into truth.
A prison may take away a person’s physical freedom, but it cannot possess his conscience unless the prisoner himself surrenders it. They put chains on me.
They did not break me. They sentenced me to death.
They did not destroy me.
They took years from my life. They did not take my memory.
They tried to reduce me to an accusation.
I remained a human being.
And later, I became a witness.
For me, this is the deepest meaning of those years.
I do not tell this story because I want revenge.
I tell it because I believe that societies cannot build a just future by erasing the memory of injustice.
I do not ask the world to believe me merely because I speak.
I ask the world to examine.
To read. To compare documents.
To examine archives. To listen to witnesses.
To distinguish evidence from accusation.
And above all, to remember that behind every political file there is a human life.
My story is therefore not only my personal story.
It is also a question about the relationship between state power and the individual.
When the state possesses the police, the investigators, the files, the prisons and the authority to define a person as an enemy, the individual can become almost powerless.
But there remains one territory that power cannot legitimately confiscate:
human dignity.
That is the territory in which I survived.
Zenica was not only a prison for me.
It became a laboratory of the human soul.
There I learned that freedom is not something we appreciate only when we possess it.
We understand its meaning most profoundly when it is taken away.
I learned that fear can be imposed from outside, but dignity must be surrendered from within.
And I refused to surrender it.
Years passed. History changed.
The political order that had surrounded my imprisonment eventually disappeared.
And then, on 6 July 1999, I returned to another reality, carrying KFOR Press Pass No. 1314, under the name ZERI I CEGRANIT.
For me, that piece of paper carried a meaning much greater than a press credential.
Once, I had been taken away in chains.
Now I returned with a journalist’s identity and a pen.
Once, they had tried to silence my voice.
Now I had a newspaper through which that voice could speak.
Once, I had been treated as a file.
Now I was returning as a witness.
History had turned a page.
But I had not forgotten the previous one.
That is why I write.
From FACE TO FACE WITH DEATH to THE MURDERED ORPHEUS.
From MOTHER’S TEARS to MY VERSES.
From prison memories to the pages of testimony.
I have written because memory without testimony can become silence, and silence can become a second prison.
Today, on 1 October 2026, forty-five years after the day when my freedom was taken from me, I stand before my past without hatred and without fear.
I stand before my daughters.
I stand before the red and black flag.
I stand before the memory of my parents.
I stand before Çegran.
And I say:
I am not a file number.
I am not the accusation written against me.
I am not the sentence imposed upon me.
I am the man who survived it and remembers.
I am not asking history for pity.
I am asking history for memory.
I am not asking the world for revenge.
I am asking for truth.
Because truth is not revenge.
Truth is dignity.
And dignity is the foundation upon which freedom becomes meaningful.
I have waited forty-five years.
Not because I had forgotten.
But because I wanted my words to outlive the walls that once surrounded me.
I wanted to reach a time in which the younger generations could read what happened and ask their own questions.
I wanted them to understand how easily a human being can be transformed into a file, an accusation, a number, a political enemy.
And I wanted them to understand something even more important:
A human being must never become smaller than the system that judges him.
I was born in Çegran.
I carried Çegran with me through every prison wall, every interrogation, every night of uncertainty and every year of waiting.
They could imprison a man.
They could not imprison the mountain inside him.
They could put iron around his hands.
They could not put iron around his memory.
They could close the doors of a cell.
They could not close the door through which truth eventually returns.
That is why I say today, before the world:
I am Albanian like a mountain rock.
The rock remembers.
The rock remains.
The rock does not need to shout in order to exist.
It simply stands.
And after the storm has passed, it is still there.
My truth is my honor.
My memory is my testimony.
My dignity is my freedom.
And my name is not a number in a file.
My name is:
NAFI ÇEGRANI
I am Albanian like a mountain rock — and the rock never forgets.


