ARKIVI:
8 Mars 2026

Të shantazhuarit me dosje kriminale, kërcënojnë shtetin!

Shkrime relevante

Provokim në zemër të Kosovës: Flamuri i një shteti të huaj në Mitrovicë , policia e ruan atë…!

Luan Dibrani, Gjermani Ngjarja e fundit në Mitrovica, ku policia e Kosovo...

Përçarje brenda Iranit midis Gardës Revolucionare dhe udhëheqjes politike

Njerëzit vizitojnë Parkun Kombëtar Hapësinor të Gardës Revolucionare, pak jashtë Teheranit,...

Sipas historianit Kristaq Prifti, në Kosovë nuk ekzistonte popullsi turke

Msc Belisar Jezerci, historian POPULLSI TURKE NË KOSOVË NUK EKZISTON ! Ne bazë...

Urime për 7 Marsin – Ditën e Mësuesit

Luan Dibrani, Gjermani  Sot, më 7 Mars, në këtë ditë të shënuar të...

Fjalë respekti dhe mirënjohjeje për Mësuesin tim, Sabri Raçi

Arif Ejupi, Gjenevë Disa njerëz kalojnë në jetën tonë pa lënë fare...

Shpërndaj

Foto: Një pamje e arkivit të UDB-ës
 
Idriz Zeqiraj, Gjermani
____
 -Testimi  serioz i mësimdhënësve, garanci e suksesit në arsim-
____
     Është në praktikën e të majtës, sidomos të asaj ballkanike, të përvetësojnë e privatizojnë sindikatat, shoqërinë civile dhe organizma të tjera të ngjashme, për t`i përdorur ato në protesta e demonstrime, madje pa ndonjë motiv të arsyeshëm, për ta kërcënuar ndonjë parti, shtetin, për qëllime elektorale dhe destabilizuese. Kështu po ndodhë me partitë-banda, të koalicionuara në PAN-in kriminal. Ato thirrën në djathtizëm, por, realisht, janë të majta ekstreme, puro staliniste, me një urrejtje patologjike për Perëndimin, në përgjithësi, dhe Amerikën, në veçanti. Thirrjet e tyre në “Amelika, Amelika”, janë individë të kriminalizuar dhe kandidatë potencialë, për t`u zinxhirosur me dosje faktike vrastare e hajnore.
           Shembullojmë:
     Sindikata SBASHK, e drejtuar nga kuadro të thekur të SHIK-ut ilegal e kriminal, vazhdon të manipulojë e sabotojë mbarëvajtjen e procesit arsimor, të kërcënojë qeverinë e shtetin e Kosovës. Vetëm një pikë më dobët, krahasuar me rezultatet e qeverive paraprake, të testuara nga PISA, që kishte Kosova, opozita PAN-iste e bëri namin, edhe pse kjo ishte rrjedhojë e grevës të SBASHK-ut. Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, në emër të dikasterit, bëri marrëveshjen për pagesën e një muajit të humbur në grevë, në kushtëzim të plotësimit të shumë mijëra orëve mësimore të humbura, sa sabotuese e armiqësore, aq edhe të turpshme e kriminale. Paratë u paguan për mësuesit, natyisht, jashtëligjshëm, por Sindikata e SBASHK-ut, e drejtuar nga Rrahman Jashari, vegël qorre të eksponentëve të SHIK-ut, Reshat Kushe, nënkryetar dhe Imer Imeri, sekretar i  kësaj sindikate, dikur qëndrestare përballë pushtuesit, ndërsa tani mafioze, në shërbim të bandës PAN.
      Sabotimi i drejtëpërdrejtë i procesit mësimor, respektivisht, pengimin e testimit të mësimdhënësve, ka qenë i skajshëm i vrazhdët. Është unike deklarata e Rrahman Jasharit, Rrahman Grevës, kur sfidon dhe kërcënon, publikisht, shtetin, duke thënë se “sa të jam unë kryetar e SBASHK-ut, nuk do të lejoj të bëhet testitimi i mësimdhënësve në asnjë nivel!” Ndërkohë që dihet se testimi është i paraparë me ligj, ka qenë dhe mbetet i gjithmonshëm dhe i përbotshëm. Një testim serioz, është garanci e suksesit në arsim. Dhe, kjo bëhet, kryesisht, me shkrim. Cilido që nuk realizon përqindjen e normuar të pikëve, e humbet të drejtën e mësimdhënies. Dhe, për ta rifituar të drejtën e sërishme, duhet kaluar për një proces riaftësimi, sa të gjatë, aq edhe  të vështirë.
     Janë 4 (katër) arsye bazë, që i japin të drejtë ministrës Arbërie, që të mos pranojë asnjë bisedë me kryesinë e SBASHK-ut:
      1. Krerët e SBASHK-ut, me argatët e tyre servil e të pa integritet, janë kuadro të një organizate ilegale e vrastare, SHIK, e cila ka përgjakur Kosovën;
        2) Krerët e SBASHK-ut kanë shkelur ligjin, duke refuzuar, përkatësisht, sabotuar testimin e mësimdhënësve, duke ndikuar drejtëpërsëdrejti në cilësinë e dobët të procesit mësimor;
      3) Krerët e SBASHK-ut kanë mashtruar e tradhtuar marrëveshjen për plotësimin e shumë mijëra orëve të mësimit të humbura, edhe pse janë paguar. Pra, mashtrim dhe vjedhje – njëherësh;
     4) Krerët e SBASHK-ut, si dhe krerët e sindikatave tjera, konkretisht, të organizatës të OVL të UÇK-së, duke qenë të shantazhuar me dosjest kriminale, për -të bëmat- e tyre vrastare, janë vënë në shërbim të partive-banda të PAN-it, për ta destabilizuar vendin, për interesa të PAN-it. Ata u kanë bërë thirrje edhe sindikatave, për t`u solidarizuar në greva e protesta, për ta shantazhuar dhe kërcënuar shtetin e Kosovës, në vijimësi.
 
     Kupa është stërmbushur dhe shkarkimi i Kryesisë të SBASHK-ut, është imperativ, kërkesë e kohës.

     Si motër e SBASHK-ut është OVL e UÇK-së, përkatësisht, krerët e saj me bashkëpunëtorë, madje prej krijimit të kësaj organizate dhe deri më sot. Të bëmat e kësaj organizate me emër shenjtëror, por me veprime të pista, qofshin ato hajnore, grabitçare, haraçiste dhe pjesëmarrës në krime makabre.

     Sjellim vetëm disa nga të bëmat e krerëve kriminale të organizatës të OVL të UÇK-së:
     1) Duke i bashkuar të ashuquajturat “Shoqata të dala nga lufta”, bëri përçarjen e madhe ndërshqiptare;
      2) Në mars-prillin 2004, krerët politikë të partive-banda të PAN-it, në bashkëpunim të ngushtë me krerët e OVL të UÇK-së, të vëna në shërbim të Serbisë, organizuan dhe zbatuan projektin kriminal e famkeq të Beogradit zyrtar, protestat vandaliste, me sulmet ndaj njerëzve të pafajshëm dhe të pambrojtur; shtëpive dhe të kishave serbe, duke u vënë zjarrin. Rrjedhojat ishin fatale për Kosovën. Që këtej lindi ideja e “pamundësimit të bashkëjetesës me shqiptarët!” Për pasojë, ndërkombëtarët krijuan fshat e komunë serbe; demarkacionin e deri ke Asociacioni njëetnik, i cili ka bllokuar Kosovën edhe sot, duke rrezikuar ndarjen e saj.
     3) Krerët qendrorë dhe lokalë të OVL të UÇK-së, në mënyrë të organizuar, nga 4.500 veteranë meritorë, i bënë 12.700 veteranë të dyshimtë  dhe krejt të rrejshëmn, plot 42.000. Dhe, për ta shtuar dozën e krimit, përveç abuzimit material-buxhetor, mijërat e veteranëve i bënë pjesë të klientelës elektorale të partive të PAN-it!
     4) Kulmon tradhtia e krerëve të OVL të UÇK-së, në bashkëpunim me Beogradin zyrtar, duke pranuar dosjet e Gjykatës Speciale të Kosovës, me seli në Hagë, në Zyrën Qendrore të OVL të UÇK-së, për t`i shpërndarë në media dhe publik. Qëllimi ishte sa i poshtër, aq edhe kriminal: Nxitja e përçarjeve dhe të vrasjeve ndër shqiptare, për arsye të dëshmive faktike, për krimet e bëra nga disa “biçim komandantësh” pa ushtarë!
     Rrjedhimisht, qoftë  Qeveria aktuale e Kosovës, si dhe të tjera , që do të pasojnë, pa u bërë spastrimi radikal, nga eksponentët krimimnalë, në radhët e SBASHK-ut dhe të OVL të UÇK-së, si dhe shumë mijëra “veteranëve” të rrejshëm, zhvatës të buxhetit të Kosovës, nuk duhet të pranojnë asnjë kontrakt dhe asnjë konsultim me këtë organizatë, e cila ka strehuar kriminelë dhe “veteranë” të rremë. Pra, duhet injoruar plotësisht, ashtu siç e meritojnë.

K O M E N T E

1 KOMENT

  1. Tungjatjeta z. Idriz Zeqiraj!

    Portali DRINI.us, të cilin e moderon Gjergj Kabashi, publikon shkrime relevante, pra të një rëndësie të veçantë, siç është ky shkrim i juaj.
    Nga shkrimi i juaj veçova fjalinë e fundit, me të cilën ju e përfundoni shkrimin, po citoj:

    “Rrjedhimisht, qoftë Qeveria aktuale e Kosovës, si dhe të tjera , që do të pasojnë, pa u bërë spastrimi radikal, nga eksponentët krimimnalë, në radhët e SBASHK-ut dhe të OVL të UÇK-së, si dhe shumë mijëra “veteranëve” të rrejshëm, zhvatës të buxhetit të Kosovës, nuk duhet të pranojnë asnjë kontrakt dhe asnjë konsultim me këtë organizatë, e cila ka strehuar kriminelë dhe “veteranë” të rremë. Pra, duhet injoruar plotësisht, ashtu siç e meritojnë.”
    *
    Ju lumt dora. Keni përmendur me radhë ata të cilët kanë dosje kriminale dhe janë të dëmshëm për shtetin!
    Duhet të bëhet sprastimi radikal nga të tillët.
    Qëndron jë thënie: “ET ERIPUIT ANIMAM MEAM IN VERITATE” që në gjuhën tonë te ëmbbël shqipe nënkuptoht: “E THASHË TË VËRTETËN DHE E LIROVA SHPIRITIN”
    Shpresoj se jam i kuptueshëm…!?
    Kësaj here evetëm kaq.

    me nderime,
    Ismet M. Hasani, Suedi

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu