ARKIVI:
7 Mars 2026

Kosova nuk ka nevojë për “gjeneral” të etur për pushtet…!

Shkrime relevante

Gjithçka është si më parë, dhe gjithçka është ndryshe për shkak të një letre…

Aurel Dasareti  Ditën kur unë Aurel Dasareti (arbër-shqiptar) nuk do të shkruaj më...

Trekëndëshi i gabimeve dhe bllokada e shtetit

Zeqir Bekolli, Drenas Kushtetuta e Kosovës është ndërtuar mbi parimin e kompromisit....

Parandalimi i një masakre të radhës në Istog, sipas Isntitutit për Hulumtime dhe Analiza të Politikave Ekonomike

Isa Mulaj, Istog Parandalohet Masakra e Radhës e Policisë së LDK-UDB-KGB-së në...

Kriza e zgjedhjes së presidentit: kalkulimet politike dhe frika nga përgjegjësia

Ramiz Tafilaj, Texas, SHBA _____ Dështimi i zgjedhjes së presidentit të ri në Parlamentin...

Shpërndaj

Kosova nuk ka nevojë për gjeneralë të etur për pushtet. Ka nevojë për njerëz të ndershëm, të arsimuar dhe të përkushtuar ndaj interesit të përgjithshëm. Ndaj, të mos e lëmë më vendin tonë peng të atyre që e shohin si një thesar për t’u grabitur, por si një amanet për t’u mbrojtur dhe ndërtuar shtetin.
Fatkeqësisht, sot disa nga gjeneralët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët dikur luftuan me sakrifica të mëdha dhe përballuan armikun “fyt për fyt” e “dhëmb për dhëmb”, kanë zgjedhur një rrugë krejt tjetër nga ajo për të cilën dhanë betimin dhe amanetin e shokëve të tyre të rënë. Dikur krenarë për përkrahjen e popullit dhe fondet që bashkëkombësit mblidhnin me mund për të ndihmuar luftën, ata sot e kanë kthyer gjithë atë sakrificë në një përfitim personal.
Disa nga këta gjeneralë, që “u shkolluan” në akademinë e luftës në Prronin e Madh të Llaushës ose në Zheginë të Brojës, sot kanë vendosur t’i hyjnë politikës, ashtu siç patën hyrë shefat e tyre që po i mban Haga, ndërsa disa të tjerë kanë mbetur këtu për të trazuar ujërat e bizneseve të mbetura gjysmë që nga ardhja e Albinit në pushtet. Disa nga këta gjeneralë janë bërë analistë dhe bëjnë analiza të pakuptimta, sa të vjen neveri t’i dëgjosh. Nuk kanë faj, sepse paratë e ëmbla dhe pushteti i joshin. Për hir të këtyre interesave, ata pretendojnë se duan t’i shërbejnë vendit, por në të vërtetë kërkojnë vetëm pasuri dhe pushtet.
Këta gjeneralë, në vend që të tërhiqen me nder dhe të kujtohen si heronj të luftës, po kërkojnë të bëhen deputetë, ministra dhe figura që shfrytëzojnë shtetin për tendera dhe përfitime materiale.
Madje, kur nuk kanë mundur të hyjnë vetë në politikë, i kanë dërguar fëmijët e tyre, duke u bërë fushatë për ta, edhe pse këta të fundit nuk kanë as kontributin, as kualifikimin, as lidhjen e mirëfilltë me sakrificat e Kosovës. Synimi i tyre nuk është ndërtimi i shtetit, por ndërtimi i pasurisë së tyre, duke ia zënë frymën popullit dhe duke i kthyer institucionet shtetërore në mjete private për përfitime familjare.
E si të mos mjaftonte kjo, disa nga këta gjeneralë kujtojnë se sakrificat e popullit dhe amaneti i dëshmorëve justifikojnë gjithçka që bëjnë sot. Po të kishim një kulturë të mirëfilltë politike, siç e kanë oficerët kroatë pas luftës, do të kishim një Kosovë ndryshe. Gjeneralë si Ante Gotovina, sapo e mbaruan luftën, ia dorëzuan pushkën shtetit dhe zgjodhën të jetojnë thjeshtë, duke mos përdorur sakrificën e luftës si trampolinë për pushtet dhe pasuri. Gotovina thotë me krenari:
“Si gjeneral i luftës, kam qenë hero dhe idealist, duke i përkitur të gjithë popullit liridashës kroat, pa dallim. Por si politikan, e di që nuk mund t’i përkas të gjithëve. Politika shpesh i kthen idealistët në figurantë të zhytur në premtime të rreme dhe korrupsion, dhe unë nuk dua të zhgënjej as veten, as popullin tim, as kujtimin e dëshmorëve dhe plagët e shokëve të luftës.”
Dhe ky Gotovina, që jeton me parime dhe nder, sot do të quhej “naiv” nga gjeneralët tanë. E për ironi, këta gjeneralë “naivë”, siç i quajnë ata, i shërbyen popullit pa interes dhe kanë mbetur si gjyshër pranë ogjakut të tyre, ndërsa gjeneralët e Kosovës po sillen si tregtarë të “ndershëm” që kërkojnë të bëhen milionerë mbi kurriz të popullit të varfër.
Populli i Kosovës duhet ta kuptojë njëherë e mirë: Vota për këta gjeneralë dhe për fëmijët e tyre nuk është votë për Kosovën, por për pasurimin e tyre personal. Nëse ata kthehen në parlament, shteti do të mbetet në duart e njerëzve që kujdesen vetëm për tenderat, përfitimet personale dhe interesat familjare. Duhet t’u ndalet ky hov i pandershëm, sepse nëse nuk ndalet, amaneti i dëshmorëve dhe sakrificat e luftës do të përfundojnë si kujtime të fshira nga korrupsioni dhe zhgënjimi.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu