ARKIVI:
7 Mars 2026

Një kohë të gjatë mendoj të shkruaj për romanin “Mjeshtri e Margarita” të Mihail Burgakov

Shkrime relevante

Shkarkimi: Përgjigjia meritore ndaj pecedentit të rrezikshëm kushtetues

Nga: Dr. Sadri Ramabaja ______ Dekreti i Presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e...

Me cilën dorë duhet të pijë ujë Presidentja – sipas mullës Mustafë Bajrami dhe neoosmanit Gëzim Kelmendi?!

Shqiptar Shaljani, Shalë e Bajgorës, Mitrovicë ____ Mullahu Mustafë Bajrami duket se së...

Trump: – Irani do të goditet shumë rëndë sot

David Vojislav Krekling, Aftenposten Foto: Jose Luis Magana / AP Presidenti Donald Trump...

E kam përkrahë Vjosën por ajo kujtofti se s’ka shtet pa qenë hija e saj si bajrak mbi çati!

Nga: Çun Lajçi ___ Mall i kotë për një atdhe të lodhun ___ Me vetveten...

Shpërndaj

Kam kohë që mendoj të shkruaj diçka, modeste kuptohet, nga ana ime, në lidhje me romanin më të jashtëzakonshëm për periudhën e viteve të Rusisë sovjetike 1930-1940 “Mjeshtri dhe Margarita” të Mihail Burgakov. Për ata që e kanë pasur fatin ta lexojnë e kuptojnë pse dua ta risjell të gjallë nga pluhuri i harresës për Shqipërinë ku kam ndjesinë e trishtë se nuk lexohet më. Për ata që nuk e kanë lexuar ndoshta ua shtoj disi kureshtjen për të mos humbur një kryevepër të këtij dimensioni.

Libri u shkrua ndërmjet viteve 1928-1940, kaq gjatë iu desh autorit për ta shkruar, rishkruar, punuar e ripunuar. Por u botua i paçensuruar vetëm në vitin 1973. Një nga detajet më të veçanta të këtij libri “Mjeshtri dhe Margarita” është mënyra magjike se si ky roman ka ndikuar në jetën reale të Moskës dhe të vetë autorit, Mikhail Bulgakov.

Ju e dini se letërsia nuk pasuron vetëm shpirtin, por ajo pasqyron dhe analizon historinë, ndikon në politikë, në ndërgjegjësimin e njerëzve, formon identitetin kulturor, edukon dhe ndikon në filozofi, e gjuhësi. Ndoshta ky është shkaku kryesor që letërsia e bukur, e mençur u shpall armike në 50 vite komunizëm që ne të mos kulturohemi, edukohemi e ndërgjegjësohemi asnjëherë.

Adresa e dhënë në libër, apartamenti në rrugën “Bolshaya Sadovaya 10”, për shumë vite u kthye në një vend pelegrinazhi për adhuruesit e romanit. Në epokën sovjetike, kur censura ndalonte hapur diskutimin për romanin, lexuesit e dashuruar me të nisën të linin mesazhe të fshehta nëpër muret e ndërtesës, duke shkruar citate nga libri, si: “Dorëshkrimet nuk digjen”, “Mos kërkoni kurrë asgjë, veçanërisht nga ata që kanë më shumë pushtet se ju”. “Gjithçka është në duart e njeriut, dhe ai nuk duhet ta lëshojë”.

Muret e shkallëve të ndërtesës, dyert dhe madje edhe stolat pranë hyrjes u mbushën me këto citate, duke krijuar një hapësirë mistike, sikur vetë Woland dhe Margarita të kishin qenë vërtet atje.

Romani duket se parashikoi fatin e autorit të tij. Bulgakov nuk arriti ta shihte të botuar gjatë jetës së tij, por “Mjeshtri dhe Margarita” doli në dritë pavarësisht censurës, duke vërtetuar fjalët e tij të cituara në libër: “Dorëshkrimet nuk digjen”. Dhe jo vetëm që nuk u dogj, por historia e tij mbeti e pavdekshme, duke ndikuar në breza të tërë lexuesish dhe duke e kthyer apartamentin e tij në një tempull për të gjithë ata që ende kërkojnë magjinë e Moskës së Wolandit.

Në këtë botë të shëmtuar, plot përbindësha të pandjeshëm e njerëz të nënshtruar, e vetmja dritare që të ofron një copë parajse është letërsia, e cila ka shpëtuar breza të tërë përgjatë historisë. Nuk e di sa kuptohet kjo gjē nē Shqipërinë tonë ku kam pêrshtypjen se paraja e ka blerë dhe e ngrënë me raste letërsinë e vërtetë.
Kam vërtet dëshirë ta shkruaj një mendim mbi këtë libër të jashtëzakonshëm.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu