ARKIVI:
10 Mars 2026

Vota qytetare është gjykimi më i drejtë ndaj bllokuesve dhe sabotuesve të shtetit

Shkrime relevante

Sulmi i frymëzuar nga ISIS pranë shtëpisë së Mamdanit në Nju Jork

Hans Rustad / Document.no Policia ndalon Emir Balatin pasi ai u përpoq...

A janë të detyruar deputetët që të qëndrojnë në sallë dhe të marrin pjesë në votim?

Prof. Dr. Kolë Krasniqi, ekspert i sigurisë, Pejë Sipas Kushtetutës së Republikës...

Fillimi i fundit të perandorisë politike kurtiane

Agron Mani, Ferizaj A është sot Vjosa Osmani vaksina kundër përhapjes së...

Të drejtat e gruas jashtë botës perëndimore: regresi ligjor dhe beteja për të drejta njerëzore edhe pas 8 Marsit

Shqipe Bytyçi, poete, Zvicër Të drejtat e grave nuk janë vetëm çështje...

A është Kosova republikë, apo juristokraci, pyetja është tani…?

Agim Vuniqi, Vashington “Juristokracia i referohet një sistemi qeverisjeje ku gjyqtarët e...

Shpërndaj

VETËM VOTA QYTETARE DO T’UA TREGOJË VENDIN BLLOKUESVE
Zëri i qytetarëve është zgjidhja e vetme legjitime për çdo bllokadë institucionale. Pushteti në një shtet demokratik buron nga vota e lirë dhe jo nga manovrat politike që synojnë të paralizojnë funksionimin e institucioneve.
Sjelljet destruktive dhe penguese të opozitës nuk i shërbejnë as vendit, as qytetarëve. Përkundrazi, ato minojnë stabilitetin institucional dhe mbjellin pasiguri në një kohë kur vendit i nevojitet bashkim dhe vizion. Historia nuk do t’i harrojë ata që për interesa të ngushta personale apo politike, vendosën të bllokojnë funksionimin kushtetues të shtetit, duke shpërfillur vullnetin qytetar dhe të ardhmen euroatlantike të Kosovës.
Kompetencat e Presidentes sipas Kushtetutës
Edhe pse nuk jam jurist, e kuptoj shumë mirë që Kushtetuta i jep Presidentes së Republikës kompetenca të qarta për të vepruar në situata të tilla. Sipas NENIT 84 të
Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Presidentja:
– Garanton funksionimin kushtetues të institucioneve të përcaktuara me Kushtetutë;
– Shpall zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës dhe thërret mbledhjen e tij të parë.
Kjo do të thotë se zhbllokimi i situatës aktuale politike është, në përputhje me Kushtetutën, në kompetencën dhe përgjegjësinë direkte të Presidentes së Republikës, znj. Vjosa Osmani.
Duke pasur parasysh rrethanat e krijuara dhe mungesën e një shumice funksionale parlamentare, e vetmja zgjidhje legjitime dhe demokratike është shpallja e zgjedhjeve të jashtëzakonshme.
Çdo zgjidhje tjetër do të ishte joefektive, jostabile dhe kalimtare. Vetëm rikthimi te vullneti i drejtpërdrejtë i qytetarëve, përmes votës së lirë, mund të sigurojë legjitimitet dhe funksionalitet të qëndrueshëm për institucionet e Republikës.
Presidentja Osmani ka në dispozicion mjete të qarta kushtetuese për të adresuar këtë bllokim, përfshirë:
– Konsultimet politike;
– Shpalljen e zgjedhjeve të reja;
– Kërkimin e interpretimit nga Gjykata Kushtetuese, nëse ka paqartësi.
Përdorimi i këtyre mjeteve është i domosdoshëm dhe urgjent për të mbrojtur rendin kushtetues dhe për të rikthyer besimin e qytetarëve në sistemin demokratik.
Përgjegjësia është e opozitës – Zgjidhja është vota e qytetarëve
Opozita ka marrë mbi vete përgjegjësinë për bllokimin e institucioneve. Kërkesat për pushtet pa votë dhe përçarja e qëllimshme e funksionimit parlamentar, pa ofruar asnjë alternativë konstruktive, janë dëshmi e një qasjeje që dëmton jo vetëm proceset demokratike, por edhe jetën e përditshme të qytetarëve dhe rrugën e Kosovës drejt integrimeve evropiane.
Prandaj, qytetarët duhet të jenë të vetëdijshëm dhe të vendosur – në zgjedhjet e ardhshme, të tregojnë me votë se kush e meriton besimin dhe kush jo.
Sepse vetëm vota qytetare është gjykimi më i drejtë ndaj bllokuesve dhe sabotuesve të shtetit.

K O M E N T E

1 KOMENT

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu