“Ilaçi” i daljes nga ngërçi politik, nuk janë as te Gjykata Kushtetuese, e as te Presidentja, por, te “pazaret” e kampeve!

Shkrime relevante

Dhuna në xhami, e maskuar si rukje apo si kinse “shërim me Kuran”, vazhdon të jetë një realitet i tmerrshëm që nuk po merr...

Xhamia në Bresanë të Sharrit, Prizren Domenik Kastrioti, Gavran, Gjilan  _____ Dhuna në xhami...

Berisha dhe Rama: dy periudha pushteti, një faturë e rëndë për kombin shqiptar

Xhemil Zeqiri, Danimark ____ Ndoshta dështimi më i madh i politikës shqiptare gjatë...

Shumë bashkatdhetarëve tanë, idologjia islamike ua ka bërë trurin bërllok!

Driton Statovci, Vjenë ____ Definitivisht, shumë bashkëkombësve tanë ideologjia islamiste ua ka bërë...

Shpërndaj

Fadil Maloku, sociolog nga Prishtina

(Këtë fakt; duhet ta kuptojnë gjithë qytetarët që ia dojnë të mirën shtetit të Kosovës)

1. Gjasat që Gjykata Kushtetuese e Kosovës do të mund ta zhbllokojë telenovelën e ngërçit politik, për gjykimin tim varet shumë nga gjetja e fakteve të shkeljeve të procedurave ligjore dhe sidomos nga fakti i asaj që po identifikohet si “vullnet politik” (që për mua është një eufemizëm për të fshehur; interesat e klaneve dhe grupeve të interesit). Këto dy fakte, do duhej pa asnjë dyshim t’i nënshtrohen interpretimit të kësaj Gjykate. Megjithatë, në proceset politike nëpër të cilat ka kaluar Kosova në gjitha këto vite të pasluftës, kanë dëshmuar se; zgjidhjet shumë më shumë janë arritur përmes marrëveshjeve (formale apo joformale) politike, se sa përmes vendimeve që ka sjellë Gjykata Kushtetuese.

2. Është e njohur se Gjykata Kushtetuese në përvojën e procesit të sendërtimit dhe të kultivimit të demokracisë, ka lozur një rol të rëndësishëm sidomos gjatë shfaqjes së krizave politike në të kaluarën, si p.sh. në rastin e; a)Interpretimit të nenit për zgjedhjen e Presidentit të vendit (rasti Sejdiu dhe më vonë Thaçi); b) rastin e prurjes së Vendimit për mënyrën e mandatimit të kryeministrit pas zgjedhjeve; dhe sidomos rastet e; c)Rregullimit të shumë çështjeve që kishin të bënin me kompetencat e institucioneve shtetërore dhe ndarjen e pushteteve.

3. Mirëpo, Gjykata e jonë Kushtetuese, nuk ka asnjë përvojë (po as mandat) në zgjidhjen e krizave politike, në rastet kur mungon “vullneti minimal” i subjekteve tona politike. Përvoja jonë “demokratike” na mëson se krizat politike, sikurse është kjo aktualja, zakonisht janë zgjidhur përmes “negociatave ndërpartiake” (lexo; pazareve /madje/ edhe nëpër skuta!) për t’u bë “hisedarë” në ndarjet e pushtetit; në ; Formimin e qeverisë; në Zgjedhjen e presidentit; në Zhvillimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme; dhe eventualisht për ndonjë riformulim për reformën Zgjedhore.

Do theksuar, se ky model i “marrëveshjeve” ka funksionuar, vetëm për dy shkaqe të thjeshta; “kamxhikut” të Dragodanit që po mungon sot (!?)dhe “pazareve” politike që nuk po shpalosen ende nga dy kampet, shkaku i mungesës së numrave…

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu