Gani Pecani : Pensionistët nuk kërkojnë lëmoshë, kërkojnë vetëm drejtësi!

Shkrime relevante

A është Islami vërtetë religjion agresiv dhe i rrezikshëm?!

Nga Ismet M. Hasani, Suedi ____ A është Islami vërtetë religjion agresiv dhe...

Alma Hani, mësuesja që mbjell dashurinë për gjuhën shqipe te fëmijët e diasporës në Gjermani

Intervistoj: Nexhmije Mehmetaj, Gjenevë  Gjuha shqipe është ura që lidh brezat e...

Shkodra dhe Pazari, 1878

SHKODRA DHE PAZARI, 1878 E. F. Knight Pazari i Shkodrës asht nji prej...

Gënjeshtra e Vudi Xhymshitit për rekrutimin e Hashim Thaçit “si spiun të Francës”

Reshat Sahitaj, shkrimtar e regjisor, Prishtinë _____ VUDI XHYMSHITI GËNJEN KUR RREFEN PËR...

Shpërndaj

Zeqir Bekolli, Drenas

Pensionistët në Kosovë, shtresa që dikur mbajti mbi supe barrën e ndërtimit të shoqërisë dhe rezistencës kombëtare, sot gjenden në pozitën më të nëpërkëmbur të mundshme. Në vend të mirënjohjes dhe përkrahjes së merituar, ata përballen me përjashtim dhe diskriminim institucional, madje edhe në të drejtat më themelore që u takojnë me ligj e me dinjitet. Një nga padrejtësitë më të mëdha është mosnjohja e kontributit të mijëra pensionistëve që kanë punuar në institucionet paralele të Republikës së Kosovës gjatë viteve të nëntëdhjeta, apo që janë larguar dhunshëm nga puna nga regjimi serb.

Shumë prej tyre kanë mbi 40 apo 45 vjet përvojë pune, por sërish nuk gëzojnë të drejtën e pensionit të plotë. Kjo padrejtësi ka ndodhur për shkak të mungesës së vullnetit politik që ligji të përfshijë të gjitha kategoritë e nëpërkëmbura të shoqërisë sonë.

Gani Pecani, kryetar i Shoqatës së Pensionistëve të Komoranit dhe nip i heroit Shaban Palluzha, njëkohësisht edhe ish-luftëtar i UÇK-së në Zonën e Drenicës, ka ngritur zërin për këtë padrejtësi të thellë.

Ai ishte edhe kryetar i Sindikatës së Pavarur të OP “Drenica” në kohën e pushtimit të vendit tonë.

Shi për këtë i bën thirrje Qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës, që të miratojnë sa më parë një ligj gjithëpërfshirës, që do t’u mundësonte pensionistëve të diskriminuar të gëzojnë pensionin e plotë që u takon. Shoqata e Pensionistëve në Komoran, megjithëse e formuar vonë, tashmë ka rreth vetes mbi 80 anëtarë dhe ka arritur të organizojë dërgimin e 31 pensionistëve në banjë në Elbasan.

Krahas kësaj, synon të organizojë vizita në vende historike e turistike të Kosovës dhe më gjerë. Por, për realizimin e këtyre planeve, nevojitet përkrahje nga komuna dhe donatorët. Është koha tha Pecani, që shoqëria jonë t’u kthejë pensionistëve dinjitetin që ua ka mohuar për shumë kohë.

Ata nuk kërkojnë lëmoshë por kërkojnë vetëm drejtësi.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu