Aurel Dasareti, ekspert i shkencave psikologjike-ushtarake
Tradhtitë ndaj Shqipërisë, Kosovës dhe territoreve të pushtuara nuk gjenden në oqeane të largëta, por në zemrat dhe mendjet e përfituesve/bastardëve shqipfolës, të cilët duhet t’i luftojmë.
Tradhtia ndaj vendit është një term kolektiv për veprimet që kërcënojnë pavarësinë, sigurinë ose kreun e një vendi. Mund të përfshijë bashkëpunimin me armikun, spiunazhin ose dëmtimin e shtetit.
Tradhtia ndaj vendit është një vepër që rrezikon drejtpërdrejt ose tërthorazi vendin, qoftë duke mbështetur një pushtim të huaj ose duke cenuar sigurinë e vendit.
Tradhtia ndaj vendit mund të përfshijë ofrimin e informacionit për një armik, përfshirjen në spiunazh kundër vendit ose pjesëmarrjen në veprime që minojnë aftësitë mbrojtëse të vendit. (Shembull i këtij lloji të tradhtisë: “Profesori” me imagjinatë jashtëtokësore Pirro Prifti…).
Tradhtia ndaj vendit është një krim i rëndë dhe dënohet me burgim të rëndë, në varësi të peshës së krimit.
Sqarim i thjeshtë:
· Nëse kreu i vendit është joligjor dhe vetë krye-tradhtar (si p.sh. Edvin Kristaq Rama…), atëherë veprimet ndaj tij nuk janë tradhti, por atdhedashuri-patriotizëm.
· Nëse kreu i vendit është i mirëfilltë (si p.sh. Albin Kurti), atëherë veprimet e “opozitës” së korruptuar-hajdute-mercenare, pro-serbe) ndaj tij janë tradhti.
PS: Në vendet normale, tradhtia dënohet me qindra vjet burg, ose shumë më tepër…
Gjithë të mirat, Aurel Dasareti



MOS SHKRUAJ BUDALLALLEQE