ARKIVI:
8 Mars 2026

“Rugovën, si e kam njohur” – pasqyrë e një epoke të trazuar (Pjesa I)

Shkrime relevante

Kur Presidetja pi ujë, shpërthem shovenizmi religjioz islamik

Majlinda Grajçevci, Mitrovicë Kur Presidentja pi ujë, shpërthen provincializmi Vjosa Osmani u pa...

Lufta në Lindjen e Mesme: Ish-ministri i jashtëm i Ukrainës paralajmëron se lufta mund të arrijë në Paris

Foto: HANDOUT / AFP / NTB Dmytro Kuleba mendon se barrierat psikologjike...

Provokim në zemër të Kosovës: Flamuri i një shteti të huaj në Mitrovicë , policia e ruan atë…!

Luan Dibrani, Gjermani Ngjarja e fundit në Mitrovica, ku policia e Kosovo...

Përçarje brenda Iranit midis Gardës Revolucionare dhe udhëheqjes politike

Njerëzit vizitojnë Parkun Kombëtar Hapësinor të Gardës Revolucionare, pak jashtë Teheranit,...

Sipas historianit Kristaq Prifti, në Kosovë nuk ekzistonte popullsi turke

Msc Belisar Jezerci, historian POPULLSI TURKE NË KOSOVË NUK EKZISTON ! Ne bazë...

Shpërndaj

Idriz Zeqiraj, Gjermani
____
     Një përvijim biografik i gazetarit, publicistit, shkrimtarit, studiusit dhe personalitetit drejtues artistik, Gani Mehmetaj: U lind më 1955, në Dubovë të Pejës. Shkollën fillore dhe Gjimnazin i kreu në Pejë, ndërsa Fakultetin e Shkencave Politike, Dega e Gazetarisë e mbaroi në Universitetin e Prishtinës. Studimet pasuniversitare i vazhdoi në Universitetin Ndërkombëtar të Strugës.
     Intelektuali i kompletuar, Gani Mehmetaj, ka shkëlqyer në angazhimet e tij në mediat e shkruara, art dhe kulturë. Ishte kritik filmi, redakor, analist e komentator në gazetën zëmadhe “Rilindja”. Përgjatë viteve 1997-1999 ishte redaktor, më vonë kryeredaktor i gazetës “Rilindja”, me seli në Cyrih të Zvicrës.
      Drejtoi revistën “Titanic”; drejtor i revistës “Anza.” Profesor në Fakultetin e Arteve Mediale.
     Pas kthimit në Kosovë, në fund vitin 1999, themeloi gazetën e përditshme “Dardania Press”. Punoi në QIK, pastaj drejtor i gazetës “Bota Sot”. Ligjërues në Akademinë e Filmit; producent dhe drejtor i “Kosova Filmit” për vite me radhë. Bashkëpunëtor me gazetat dhe revistat e Etnikumit shqiptar dhe Amerikë.
     Ka botuar më shumë se një duzinë veprash letrare, në gjini të ndryshme: romane, drama, publicistikë, studime, skenarë filmash dhe të tjera.
     Njeriu i letrave, Gani Mehmetaj, ka bërë perurimin të disa librave në Kosovë dhe në Evropë, ku ka qenë gjithherë i mirëpritur dhe i vlerësuar, në veçasnti, nga Mërgata, shqiptare. Së fundi, peruroi romanin “Zogjtë e Qyqës” dhe përmbledhjen publicistike: Ngjarje, takime, kujtime, titulluar “Rugovën, si e kam njohur”, në Frankfurt, Mannheim, Nordheim Westfalen.
     Kësaj radhe, po kufizohemi vetëm në trajtimin përmbledhës të librit “Rugovën, si e kam njohur”, ku përshkruhen, madje besnikërisht, ngjarje, takime, kujtime. Sentenca e hershme latine: “Scripta manent”, që i paraprinë “verba volant”, thënë shqip: “Fjalët fluturojnë, e shkruara mbetet”. Dhe, kjo e përshkon të gjithë polemikën e rreptë, në demantimin bindës të kundërshtarëve inatçorë, smirëzi e zuzarë të Presidentit Rugova. Mendoj se nuk ka gazetar të dytë, që, në mënyrë kronologjike, ka nokautuar, bindshëm e dinjitetshëm, të gjithë lukuninë shkarravitëse kundra-Rugovë!
     Dr. Ibrahim Rugova nuk ishte rastësi historike, por rezultat i një intelektuali dhe personaliteti të papërsëritshëm, jo vetëm në hapësirat ballkanike, por edhe më gjerë në Ballkan, Evropë dhe botë. Studiuesi i vëmendshëm, Gani Mehmetaj, konstaton se ishte, pikërisht, Rugova që i priu elitës intelektuale, madje, në një kohë zezonë për vendin, për ta zëvendësuar elitën politike të zgjyrosur, të dalë boje, të Kosovës. Disa syresh qenë zhytur në krimet serike e numerike, në vrasjen e mijëra atdhetarëve shqiptarë, përgjatë Luftës së Dytë Botërore, e sidomos në vitet 1944-1949. Krejt ngjashëm, në mos njësoj, kjo gjëmë u përsëritë në luftën e fundit në Kosovë, duke i kopjuar metodat kriminale të partizanëve të Enver Hoxhës, për marrjen dhe mbajtjen e pushtetit, përdhunshëm e përgjakshëm, nga disa “komandantë” pa ushtarë, por me banda të bollshme, që po u kushton dhe do të vazhdojë t`u kushtojë shqiptarëve të Kosovës.
     Vitet `80-a, ishte një pushtim ndryshe i Kosovës nga Serbia. Të parët u sulmuan inteligjenca dhe rinia studentore, kultura dhe arsimi. Nga libraritë dhe bibliotekat e Kosovës, u hoqën veprat e Akademik Mark Krasniqit dhe të Ismail Kadaresë, për çka Rugova reagoi i pari guximshëm. “Po ngjallej logjika e veprimit UDB-esk, që synonte gjunjëzimin e shqiptarëve”, shkruan autori Mehmetaj. Takimi i shkrimtarëve serbë dhe shqiptarë në Beograd, më 26-27 pill 1988, Rugova deklaroi se “nocioni  për Kosovën në Jugosllavi, e sidomos në Serbi, po vdes dita-ditës”. Ai përfaqësonte Shoqatën e Shkrimtarëve të Kosovës dhe foli guximshëm dhe pazakonshëm për kohën dhe rrethanat. Shpërthimi i Rugovës ishte logjik, sepse shkrimtarët serbë, nuk u distancuan nga platforma shoviniste D.Qosiqit, I. Andriqit, I.Garashaninit, për zhdukjen e shqiptarëve.
     Publicisti Gani Mehmetaj e përshkruan Rugovën ashtu siç ishte: I heshtur nga natyra, paksa i zymtë, me syze dioptrie, me shallin karakteristik, pallton e gjatë e qeshjen, ndonjëherë, shpërthyese, u bë intelektuali më i përfolur. “Personaliteti  i Rugovës gjithnjë e më i dallueshëm: intelektual fjalëpak, i vendosur, i pa kompromentuar, pa poste e privilegje, i tërhequr në botën e tij të shkrimeve. Njerëzit e natyrës së tij rrallë i patëm”. Në debatet në revistën javore “Fjala”, ai ishte kryetar i Këshillit, ishte më i zëshmi dhe “e gjuante gurin më larg”. Televizionet dhe shtypi, sidomos francezët, e intervistonin shpesh, pothuaj se, fshehurazi, larg përgjimit të zyrtarëve, në periferi të Prishtinës. Tashmë, krijuesi letrar, Ibrahim Rugova, ishte preferenca dhe referenca e parë politike në Kosovë. Rrjedhimisht, elita intelektuale nismoi ta zëvendësonte elitën politike.
     Gazetari Gani Mehmetaj duke qenë pjesë aktive të themelimit të LDK-së, përshkruan, deri në detaje, këtë nismë fisnike, prijetare të pluralizmit politik, jo vetëm në Kosovë, por më gjerë në hapësirat ballkanike. Vullneti i mirë nuk mungonte, por si të veprohej nuk kishim dijeni. Shkrimtari dhe redaktori i “Rilindjës”, Jusuf Buxhovi “ishte motori i të gjitha procedurave që ne nuk i dinim”. Grupi inicues i themelimit, 127 anëtarë u nënshkruan në listën themeluese. Buxhovi u autorizua të bisedojë me Akademik Qosjen, por ai nuk e pranoi kandidaturën. Në qendër të vëmendjes ishte Rugova. Ndoshta, kandidati i vetëm, Ibrahim Rugova, ndiqte modelin e Vaclav Havel, disident çek. Dhunës nuk i përgjigjej me dhunë, por me padëgjueshmëri qytetare dhe me qendresë.
     Përzgjedhja e emrit të partisë, Lidhja Demokratike, zë fill nga Lidhja e Prizrenit, si organizatë politike çlirimtare. Kryetar i LDK-së u zgjodh Dr. Ibrahim Rugova, ndërsa Sekretar i Përgjithshëm Jusuf Buxhovi. Kjo ndodhi me 23 dhjetor 1989. Për pak muaj, Rugova e pushtoi botën demokratike me guximin, mençurinë e maturinë, që nuk e pati asnjë intelektual tjetër. Kuvendi i parë i LDK-së u mbajt më 5 maj 1991, në godinën e Bashkësisë Islame. Në Komisionin zgjedhor ishin: Skënder Zogaj, kryetar dhe Ramadan Musliu e Mejdi Bardhi, anëtarë. Kryetar u propozua dhe u zgjodh Dr. Ibrahahim Rugova.
     Talleshin me PKJ, e cila për 50 vjet kishte 80 mijë anëtarë, kurse LDK, partia më e madhe në Gadishullin Ilirik, me 700 mijë anëtarë. Rugova shmangu diferencimin. “Jemi pak, nuk kemi njerëz që të humbasim apo t`ia lëshojmë në dorë armikut”, ishte parimi fondamental i Ibrahim Rugovës. “Duhej të ktheheshin edhe delet e humbura, por që nuk kanë marrë pjesë në krime e në tortura ndaj bashkëkombasve”. Rugova nisi të ndërtonte filozofinë e rezistencës paqësore, kultivonte kulturën demokratike, tolerancën, dialogun. Rugova dhe rugovizmi nuk u bënë vetëm sinonim i rezistencës paqësore pa përdorimin e dhunës, por edhe sinonim i kultivimit të qytetarisë, me një përcaktim të qartë për Evropën. Fryma e tolerancës, e mirëkuptimit, e qytetarisë ishin vlera fondamentale. “Më parë duaje vetën, pastaj fqinjin tënd”, – ishte filozofia politike e Rugovës. Debatet qytetare rrezatonin mirësi e mirëkuptim.
     Gjatë aksionit të pajtimit të gjaqeve, që i udhëhiqte Profesor Anton Çetta, një personalitet i fuqishëm shqiptar, punëtor shkencor në Institutin Albanologjik të Prishtinës, ku punoi edhe Ibrahim Rugova, u pa se pjesën më të madhe të këtyre ngatërresave e kishte nxitur Shërbimi i Fshehtë jugosllav: UDB-a dhe OZNA, njësoj si SHIK-u dhe “Shqiponjat e Zeza”, “BIA”, gjatë dhe pas Luftës së Kosovës. Rugova e mbështeste nismen sublime të Profesor Antonit, student i të cilit kishte qenë.
     Autori i librit, Gani Mehmetaj, “Rugovën, si e kam njohur”, pasqyron vizitën e Rugovës në Tiranë, i shoqëruar nga Bujar Bukoshi e Ali Aliu, takimin me prasidentin Ramiz Alia, vizita ke varrezat e dëshmorëve, mospranimi i përkuljes para varrit të diktatorit Enver Hoxha.
     Rugova kishte konsideratë për djemtë, ish- të burgosur politikë, i priti në selinë e LDK-së, ofroi bashkëpunim, sepse, siç thoshte Ai: “Më mirë t`i fusim brenda LDK-së, se sa t`i lëmë të na sulmojnë nga jashtë”. Disa prej tyre u ngritën në udhëheqjen e lartë të LDK-së, por synuan ta “pushtojnë kështjellën nga brenda”, dështuan dhe u larguan, duke u strehuar në partitë e kriminalizuara: PDK-AAK-NISMA! Se fundi, duket se janë këndellur dhe po korrigjojnë fajet fatale, të cilët, përtej një dekade u bënë pjesë e partive-banda, ekzekutuese të FARK-istëve luftëbërës të Ibrahim Rugovës dhe të kuadrove e veprimtarëve të LDK-së.
     Janë, pikërisht, eksponentët e këtyre partive-banda, të cilët i akuzojnë të burgosurit politikë, cinikisht e poshtërsisht, si spiunë të instruktuar në burgjet jugosllave, duke mos ofruar asnjë provë të vetme?! “Zgjidh shokët, biro”, – thonin gjyshërit tanë! Ish-të burgosurit politikë, janë ajka e burrërisë dhe e djalërisë qendrestare, të cilët i frymëzuan brezat shqiptarë. Ndërkohë që sot akuzohen nga disa “biçim komandantësh”, të cilët nuk kanë dhënë asnjë provë të kundërshtisë ndaj armikut. Këtë qyqarllëk e kanë kompensuar, duke vrarë kundërshtarët politikë bahkëkombas, gjatë dhe pas luftës, njësoj si byroistët e filosllavit Enver Hoxha.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu