ARKIVI:
27 Prill 2026

Kjo opozitë nuk i duhet kombit shqiptar

Shkrime relevante

Prizreni nuk është skenë për rikthimin e hijes osmane

Zamira Bytyqi, Prizren Dje 25.04 në Shadërvan, në zemrën historike të Prizrenit, u...

Zbulohën planet e fshehta ”politike” të opozitës në Kosovë!

Ismet M. Hasani, Suedi Pak politikë Kriza politike në Kosovë dhe dështimi i...

Lavdi grave të qëndresës antikomuniste shqiptare

Nga Frank Shkreli (Në Kujtim të Klora Mirakaj Merlika dhe të gjitha...

Kosova miratoi Rezolutë, për Luginën e Preshevës

Sot, Kuvendi i Republikës së Kosovës, për avancimin e përkujdesjes institucionale,...

Shpërndaj

Afrim Caka, Gjakovë

Nga njëherë pyes veten:
“Përse vepruan në këtë mënyrë, në dëmë të DARDANISË dhe Kombit Shqiptar”?
Populli nuk e meriton vëmendjen e tyre dhe nuk duhet të jetojnë mendjet e votuesve.
Një shembull është filozofia politike, e cila pyet se si duhet të organizohet partit opozitare. Disa opozitar thonë se forma më e mirëe debateve në parlamentë e në media është diktatura e oligarkëve. Këta kanë një teori të thjeshtë në filozofinë politike të shantazheve dhe pazareve.
A është e vërtetë? Politika e oligarkëve është në të vërtetë një formë e dredhive, ka edhe rrugë të tjera të prostitucionit politik, sepse egoizmi i tyre është një materjal strukturor, është thjeshtë një tipar psikologjik që mund të ndodhë te këta opozitar: çfarë na siguron që diktatorët e vjetër do të jenë dashamirës ndaj atdheut? A duhet të fajsohen këta për këto, apo të „lavdërohen“ …. Megjithëse opozitës i nevojiten verdikte të tilla, atyre gjithashtu i nevojitet një strategji për të trajtuar rrezikun e gabimeve në sjelljet e tyre.

Kjo klasë opozitare analfabetesh e pa karakter kombëtar ka votuar Zajednicën, demarkacionin, amnestimin e kriminelëve serbo-malazez, kanë bashkpunuar dhe bënë pazare me Radojçiqin, e kanë votuar Gjykatën Speciale, Debellden Polari ja dha Maqedonisë, Çakorrin Ramushi ja dha Cërnagorëve. Ndërsa Dulla Vuçiqit i thotë “Razumem” në Bruksel e shumë të tjera… Ne duhet të zgjedhim përfaqësuesit tonë shqiptarë në të gjitha nivelet e opozitës. Aty ku kemi mundësi na duhet të zgjedhim shqiptarin më të mirë, që nga pleqësia, deri tek kreu i bashkësisë dhe i shtetit.
Unë them që kjo ishte e “nevojshme” pasi që zullumçarët aktual nuk i kanë mjetet e mundshme të diturisë për durimin e barrës (më mirë të themi pasigurinë) e akuzave që kanë vënë mbi të një politike antishqiptare, e brendëshme dhe të jashtëme. Dhe këtu problemi tjetër me politikën e brendëshme me anë të menyrave kriminale të përfaqësimit të interesave të Dardanisë, do të mbetën gjithmonë tradhtarë për shpirtin e popullit tonë.

Njeriu i zakonshëm i opozitës nuk janë profesor të filozofisë politike. Për t‘a filozofia politike ka vetëm një emison, të japë një sasi njohurish politike, historike e kulturore për të krijuar një opinion të pavarur mbi çështjet politike në vend. Kush do të bëhet politikanë i mirfilltë mund t‘i kushtohet më vonë të gjitha hollësive e jo gënjeshtrave, shantazheve e shpifjeve.
Thelbi i veprimit politik është se do të veprohet në emër të kombit, për kombin dhe për ndërtimin e shtet-kombit. Pra, nuk ka rëndësi a je i papunë, a je komandantë, profesor, akademik, apo a je ndërmarrës apo sipërmarrës: po e deshëm kombin tonë e të mirën tonë siç duan të gjithë të tjerët. Mbi të gjitha opozita duhet jo vetëm të vetëdijësohetë, por edhe të organizohet në nivel shoqëror e kombëtar. Rezultati i kësaj përpjekje do të jetë ajo që kanë arritur të gjithë kombet normalë. Dardania duhet me kenështeti i shqiptarëve dhe jo i maskarenjve, i të huajve dhe i tradhëtarëve që ne kemi kaq shumë dhe që shiten për pak lekë dhe për një mirënjohje të të huajve.

Këta janë një fenomen thjesht politik në shërbim të Serbisë u shfaqën gjatë epokës kur Perandoria e PDYKYS, AAKYS, LDYKYS ishin në një gjendje ezauruar e të kriminalizuar. Këta përfaqsonin si shkakun dhe pasojat e korrupsionit, zhvatjeve, pasigurisë, krimit politikë dhe shpërbërjes së atdheut tonë. Këta opozitar kosovali mund të krahasoheshin me „ushtarët rezervë të Zajednicës“.
Kjo është drama e madhe e këtij vendi! Kjo është opozita e jonë. A përmbyset kjo rrugaqëri? Ky shkrim shpjegon se si filozofia e tyre fillon me kureshtjen mbi natyrën e tyre politike dhe vendin tonë e në te, siç i njohim ata nga mendja e shëndosh, dhe zhvillohet nëpërmjet eksperimenteve imagjinare, shantazheve, kërcënimeve, mashtrimeve dhe shpifjeve më të ulëta….

Supozoni se jeni të interesuar në problemet politike. A do të pengohet aftësia juaj për të bërë progres me to nëse e injorojnë filozofin e së kaluarës opozitare?
Nëse me të vërtetë injorojnë të gjithë opozitarët e së kaluarës, kjo përfshinë njëzet e një vjetë vitet e kaluara. Ne dhe shoqëria shqiptare do të përpiqenë të rizbulojnë filozofinë e tyre politike nga e para. Kjo nuk do të ishte më kuptimplotë sesa përpjekja për të zgjedhuu Kryetarën e parlamentit dhe organet tjera, duke injoruar votën e Sovranit. Me pak fat, do të shpikin sërish rrotën e sulmeve verbale e antishqiptare.
Në të gjitha seancat parlamentare, kemi arritur aty ku jemi përmes përpjekjeve të kombinuara të qindra gënjeshtarëve “brilante” për dhjetëra vite. Ekziston një mit gjeniut analfabet të vetmuar në burgun e Holandës, që mendonte gjithçka nga vetja në një izolim të lavdishëm, miti tjetër i gjeniut dhe diferencuesit më të madh gjatë viteve ’80 në (Akademin e Shkencave) dhe miti i gjeniut tjetër i Çakorrit dhe i hektarëve. Kjo nuk është mënyra se si funksionojnë filozofët e mashtrimeve, gënjeshtrave dhe luftës hibride.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu