ARKIVI:
8 Mars 2026

Dëmtimi i shtatores së Gjergj Kastriotit në Prizren, është një sinjal i qartë i përshkallëzimit të një lufte të padukshme ndaj Republikës së Kosovës

Shkrime relevante

Kur Presidetja pi ujë, shpërthem shovenizmi religjioz islamik

Majlinda Grajçevci, Mitrovicë Kur Presidentja pi ujë, shpërthen provincializmi Vjosa Osmani u pa...

Lufta në Lindjen e Mesme: Ish-ministri i jashtëm i Ukrainës paralajmëron se lufta mund të arrijë në Paris

Foto: HANDOUT / AFP / NTB Dmytro Kuleba mendon se barrierat psikologjike...

Provokim në zemër të Kosovës: Flamuri i një shteti të huaj në Mitrovicë , policia e ruan atë…!

Luan Dibrani, Gjermani Ngjarja e fundit në Mitrovica, ku policia e Kosovo...

Përçarje brenda Iranit midis Gardës Revolucionare dhe udhëheqjes politike

Njerëzit vizitojnë Parkun Kombëtar Hapësinor të Gardës Revolucionare, pak jashtë Teheranit,...

Sipas historianit Kristaq Prifti, në Kosovë nuk ekzistonte popullsi turke

Msc Belisar Jezerci, historian POPULLSI TURKE NË KOSOVË NUK EKZISTON ! Ne bazë...

Shpërndaj

⛔️ Sulmi ndaj Skënderbeut në Prizren – kur vandalizmi bëhet mjet i operacioneve hibride
Dëmtimi i shtatores së Gjergj Kastriotit – Skënderbeut në Prizren nuk është një akt i izoluar, por një sinjal i qartë i përshkallëzimit të një lufte të padukshme që po zhvillohet kundër Republikës së Kosovës. Në analizën e parë, dikush mund ta quajë këtë një akt vandal nga ndonjë individ i papërgjegjshëm, por në analizën e dytë – dhe më të thellë – ky është një komponent klasik i një operacioni destabilizues të modelit hibrid që synon krijimin e ndarjeve etnike dhe erozionin e vlerave kombëtare përmes goditjes së simboleve.
❗️Pse Prizreni? Pse Skënderbeu?
Prizreni, si një nga qytetet më multietnike në Kosovë, bart një rëndësi të veçantë strategjike. Është një hapësirë ku bashkëjetesa është ndërtuar mbi tolerancën historike, por që, njëkohësisht, mbetet vulnerabël ndaj ndërhyrjeve të jashtme që synojnë ndarjen sociale dhe tensionimin e marrëdhënieve ndërkomunitare. Për një operacion hibrid që ka në shënjestër themelet e unitetit, Prizreni është një shënjestër ideale.
Skënderbeu nuk është vetëm figurë historike – ai është simbol i qëndrueshmërisë dhe krenarisë shqiptare. Duke goditur një figurë të tillë në një qytet me kompozicion të larmishëm etnik, synimi është i dyfishtë: të fyhet identiteti kombëtar shqiptar dhe të provokohet ndjenja e përjashtimit tek komunitetet tjera, duke inskenuar ndasi artificiale.
📍 Kush përfiton nga kjo?
Strukturat që kanë kapacitet dhe interes të ndërhyjnë në këtë formë janë tashmë të njohura për institucionet e sigurisë në Kosovë. Serbia, përmes shërbimit të saj inteligjent (BIA), ka ngritur për vite të tëra rrjete informale dhe platforma të ndikimit në jug të Kosovës, duke përfshirë persona të infiltruar në shoqërinë civile, sektorin kulturor dhe religjioz. Të ashtuquajturat “veprime spontane” janë pjesë e skenarëve të dizajnuar në Beograd për të testuar reagimin institucional dhe për të prodhuar perceptimin se “Kosova nuk është e qëndrueshme”.
Ky model është parë më herët në veri të vendit, por tashmë po aplikohet në zona të tjera, duke përfshirë Prizrenin dhe Gjakovën, ku përdoret një kombinim i propagandës, provokimeve fizike dhe luftës psikologjike.
📍 Si duhet reaguar?
Akti i dëmtimit të shtatores së Skënderbeut nuk është vetëm një çështje për Policinë dhe Prokurorinë. Kjo është një çështje sigurie kombëtare. Duhet të trajtohet si incident indikator, jo si akt i izoluar. Duhet të analizohen motivet, modeli, kohëzgjatja dhe konteksti.
Institucionet duhet të ndërtojnë një hartë operacionale të targetimit të simboleve dhe hapësirave të ndjeshme – sepse këto akte nuk janë të rastësishme.
Po ashtu, duhet angazhim i menjëhershëm nga ana e institucioneve të trashëgimisë kulturore dhe të pushtetit lokal, që të riparohet jo vetëm shtatorja fizikisht, por të përforcohet edhe mbrojtja e hapësirave që mbartin identitetin e përbashkët të qytetarëve.
📍 Së fundi, është esenciale që opinionbërja dhe mediat të mos bien në kurthin e narrativave ndarëse, por të shërbejnë si kanale të qarta komunikimi për të de-përshkallëzuar tensionet dhe për të identifikuar rreziqet reale.
❗️Në kohë të paqes së brishtë, një sulm ndaj simbolit është gjithmonë një sinjal i një lufte të padukshme. Ne nuk mund të lejojmë që heshtja të bëhet armë e armikut.
Gjergj Kastrioti – Skenderbeu

K O M E N T E

3 KOMENTE

  1. Sipas fenomenit te quajtur Bumerang qqe nje shembull: Erdogan, satrapi turk Erdogan, vjen ne Prizren dhe pritet me gezim thu se eshte komandanti hero qe e ka liru Prizrenin nga ndonje okupuesi. E mbaj ne mend ate fjalin qe e ka fol ne Prizren: “Kosova eshte Turqi, Turqia eshte Kosove”. Dhe ate duartrokitje te mases te njerzve, kryesisht qytetarve te Prizrenit e kam ende para syve dhe ne vesh. Dhe duartokitjen dhe qeshjen gazmore te kryeministrit te Shqiperise, Edi Rama, si dhe kryeministrit te Kosoves Hashim Thaci. Te une ne banese ishte shoku im i Lutes ne Kroaci dhe per Kosove, dhe shoku i Abeit tim, Bekim Berisha. Dhe te dyt qajtem si femij, e ai me tha: ” Athu Dado po na pret edhe nje Lufte per Kosove?!”. Shume.. shume kemi qajt te dyt. Turku qe me shekuj na robroi na shtin ne gjum me shekuj, beri te harojme kush jemi, dhe ne Kongresin e Berlinit 1878., kur ne Kongresin e Berlinit 1878., data kur formohen shtete nacionale, e kur e pyeten Otto von Bismarck “Cka po bejme me shqipetaret?” ai e pyet ndihmesin te pare te tij qe ishte i ulur afer tij, Bismarck, e pyt: “Kush jane ata?!” Dhe me ate rast, nder data me te rendesishme te Historise se njerzimit ne Europe, shqipetaret, “Fjatesa te Heraklitit” si i quaj shpesh kur nervozohom, humben shansen ta kene shtetin e vet. I vetmi popull ne Bote qe ne te gjitha anet e shtetit kufizohen me popullin e vet. Me nxi, e me lumej e te mbushur me gjak te shqipetarve, fituam shtetin e Kosoves, Prizreni historik i a durtrokut, si dhe Rama dhe Thaci, nje turkut gjakpires. Shkaku baraz Pasoja.

  2. Dëmtimi i shtatores së Gjergj Kastriotit në Prizren, është një nji prove qe Lidhja e Prizrenit e vitit 1878 ishte nji LIDHJE TURKO-ISLAMIKE.

  3. 1. Pikësepari e Gjykoj rëndë aktin e dëmtimit të SHTATORËS SE SKENDERBEUT…
    2. Komenti i Dianës është më tepër histori që s’ka lidhje me shkrimin…

    3. Përgjigje Paulit:
    Më sa shkruan na jep të kuptojmë se nuk e njeh domethënien dhe qëllimin e mbajtjtës se Lidhjës së Prizrenit – nuk e njeh historinë e vërtetë të kësaj Lidhje…!?

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu