ARKIVI:
7 Mars 2026

Rozeta Hajdari, gruaja që ju frikësoi me dinjitetin e saj

Shkrime relevante

Gjithçka është si më parë, dhe gjithçka është ndryshe për shkak të një letre…

Aurel Dasareti  Ditën kur unë Aurel Dasareti (arbër-shqiptar) nuk do të shkruaj më...

Trekëndëshi i gabimeve dhe bllokada e shtetit

Zeqir Bekolli, Drenas Kushtetuta e Kosovës është ndërtuar mbi parimin e kompromisit....

Parandalimi i një masakre të radhës në Istog, sipas Isntitutit për Hulumtime dhe Analiza të Politikave Ekonomike

Isa Mulaj, Istog Parandalohet Masakra e Radhës e Policisë së LDK-UDB-KGB-së në...

Kriza e zgjedhjes së presidentit: kalkulimet politike dhe frika nga përgjegjësia

Ramiz Tafilaj, Texas, SHBA _____ Dështimi i zgjedhjes së presidentit të ri në Parlamentin...

Shpërndaj

Burgosur politik 1981–1990 – Grupi i Ali Lajçit e Bajram Kosumit
Ish-mik i Fehmi Lladrovcit në Zagreb
Rugovë – korrik 2025
Nuk është çudi që burracakët e Kosovës po ngrihen si hije për të sulmuar Ministren Rozeta Hajdari.
Sepse atyre u vjen rëndë të shohin një grua që nuk puth dorën e pushtetit, që nuk i përket asnjë bande, që nuk blen vota me tendera, as ndërton vila me asfalt të lëpirë politik.
Rozeta Hajdari – me një buzë të kuqe dhe një mendje të kthjellët – i rrëzoi gjithë “burrat” që e lanë Kosovën pa ekonomi dhe me valixhe nëpër autobusë.
Dhe kur nuk munden ta ndalin me argument, ata fillojnë ta sulmojnë me zinë e shpirtit të tyre të shitur.
Por Rozeta nuk ka nevojë për mburojë politike.
Sepse ajo ka diçka që s’e blen asnjë partí – nderin dhe shkollën!
Ju që e sulmoni nga frika,
ju që e përgojoni nga pazari,
ju që e quani “arrogante” sepse s’ju ulet në tavolinat e hajnave –
ju jeni shpulla që i bie vetes,
ju jeni shembulli se sa shumë trembeni nga një grua që nuk është e juaja!
Rozeta është shqiptarja që nuk e përfaqëson vetëm një krahinë,
ajo është dignitas kombëtar – fytyra që do duhej të kishte Kosova në çdo takim ndërkombëtar.
Unë, që kam parë qelitë e Nishit dhe poshtërsitë e tradhtisë,
i jap nderim kësaj gruaje, që përfaqëson shqiptaren me shtat, guxim dhe dije.
Rozeta, qëndro drejt!
Këta do të veniten si çdo krimb që doli nga balta për të kafshuar ndershmërinë.
Por ti do të mbetesh në histori si Zonja që s’u shiti!
Epilog për publikim me foto
(Fotoja e Rozetës me pamje të qetë dhe të fortë)**
Nën këtë buzëqeshje që ju djeg, fshihet një mendje që nuk ju fal.
Nën këtë fytyrë që ju tremb, fshihet një komb që zgjohet.
***
Rozeta Hajdari
Vet prokurori shkel ligjin!
– Të nderuar qytetarë,
___
Sot jam ftuar për intervistë në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës për çështjen e kontraktimit të rezervave shtetërore, proces ky tepër i rëndësishëm për të gjithë ne.
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) ka siguruar rezervën shtetërore të mallrave, në kohën kur ishim të pambrojtur në këtë aspekt. Me agresionin rus ndaj Ukrainës shtetet kishin mbyllur kufinjtë e tyre dhe ndalur eksportin e produketeve thelbësore për jetesë. Ishte jashtëzakonisht e rëndë të siguroheshin rezervat e ushqimit për popullatën tonë. Si çështje e sigurisë publike, e ashtu siç e kërkon ligji, ky proces u klasifikua si sekret shtetëror.
Tani për këtë proces jetik merrem në pyetje nga Prokuroria Speciale, nën dyshimin e keqpërdorimit të detyrës zyrtare.
Nuk mund të mos e them, që për çështjet e këtilla, me shumë interes për publikun, nuk është raportuar drejt asnjëherë.
Procesi i blerjes së produkteve thelbësore për rezervën shtetërore të mallrave, është klasifikuar si SEKRET, se ashtu e kërkon ligji, siç e kërkon siguria publike. Asnjë person nuk mund të ketë qasje në dokumente të klasifikuar pa çertifikatë të sigurisë.
Në rastin e MINT, dy policë hetues pa çertifikatë të sigurisë, pra pa leje për qasje në këto dokumente, kanë marrë materialin brenda 1 ore në MINT, duke u thirrë në autorizimin e prokurorit të PSRK-së Valdet Gashi.
Të kuptohemi qartë: nuk jemi kundër asnjë hetimi për çfarëdo çështje në interes të publikut. Këtu jemi për të shërbyer e dhënë llogari për veprimet tona, por asesi nuk guxojmë, asnjëri prej nesh, e as Prokuroria Speciale e Kosovës, të shkelim ligjin në emër të drejtësisë.
Këtë gjë, pra shkeljen ligjore me veprimet e policëve hetues, e ka konstatuar edhe Inspektorati Policor i Kosovës, duke konfirmuar që dy policët hetues nuk ishin të pajisur me certifikaten e sigurisë të nivelit SEKRET.
Inspektorati Policor i Kosovës, ka dërguar këtë Raport Informues në Prokurorinë Speciale dhe ka kërkuar nga e njëjta udhëzimet e mëtejme për këtë rast.
Por vetë prokurori Valdet Gashi i ka liruar policët nga përgjegjësia. Edhe pse kemi të dokumentuar pranimin e tij që gjendet në konflikt interesi në këtë rast, ai sërish vendos ta mbyllë lëndën e nisur nga Inspektorati Policor i Kosovës dhe kundërligjshëm liron nga përgjegjësia penale shërbyesit e vet.
Pra, vet Prokurori Gashi shkel ligjin. Vet autorizon paligjshëm, vet i liron përgjegjësit nga përgjegjësia.
Ne MINT kemi kërkuar hetim nga Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit dhe vërtetimin e konfliktit të interesit. Me çështjet e sigurisë nuk duhet luajtur e as manipuluar. Konfliktin e interesit do ta dëshmojmë dhe do të kërkojmë veprime në emër të së drejtes e të drejtësisë.
Prandaj, nuk është e saktë që jam mbrojtur në heshtje dhe këtë gjë po ashtu e kam të dokumentuar me procesverbal, ku kam shprehur vullnetin tim të plotë që t’iu përgjigjem prokurorëve në kushte të krijuara sipas ligjeve në fuqi lidhur me rezervat shtetërore të mallrave. Por jo nën rrethana paligjshmërie, konflikti të interesit e manipulimit të qëllimshëm të opinionit publik rreth çështjes së rezervës shtetërore, që nga vera e vitit 2023.
Ju faleminderit për kujdesin dhe përkrahjen e vazhdueshme!

K O M E N T E

2 KOMENTE

  1. Urime për guximin, përkushtimin dhe besimin në të vërtetën!

    Ju përshëndes me mirënjohje për fjalën e botuar dhe ju uroj vazhdimësi të mbarë në rrugën e ndriçimit të historisë dhe ndërgjegjes sonë shqiptare.
    Zëri juaj në krye të “DRINIT” është si një valë që vjen nga thellësia e shpirtit kombëtar – dhe kthehet si jehonë ndër breza.

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu