ARKIVI:
6 Mars 2026

“Vërtejshta”, ma e shejshta !

Shkrime relevante

Rugovishtja mes ruajtjes dhe asimilimit gjuhësor

MSc. Adem Lushaj, Deçan (Vështrim rreth librit, Ndryshimi i varietetit gjuhësor (Rasti...

Donna Dafi vjen me superhitin provokues për fuqizimin e grave “Touch Me Like That”

Shtutgart, 7 mars 2026 Skena ndërkombëtare e muzikës pop-dance po tronditet nga...

Kur ideologjia fetare bëhet filtër i arsyes

Basri Beka, Prishtinë Debati me mikun tonë X është një shembull klasik...

Kur pushteti gabon dhe opozita dështon: Kosova peng i ambicieve politike

Luan Dibrani, Gjermani Në politikën e Kosovës po përsëritet një gabim i...

Majlinda Grajçevci: Si mund të kthehen shqiptarët në Toplicë?

Majlinda Grajçevci, Mitrovicë Shqiptarët e dëbuar nga Toplica (1877–1878) – Historia...

Shpërndaj

Teksti, Syrja ETEMI
Fotot, Marsim NEZIRI
___
Në fundin e Udhës së Govedarit, që i themi ne Sllatinasët, të shfaqet një kodrinë e butë e mbushur me vegjetacion plotë gjelbrim që të mahnitë e të bën për vete. Takojmë kullotat e lëna djerr, duke ndjekur përroin e quajtur: Ujt’i Trëndafilit, qafat e udhës të gjarpëruar nëpër “Ferin” e lartë deri 2 m. , për t’u futur në pyjet (shubutin) e Ahishteve të shumta. Hera herës, zhurma e ujit të kajnaqeve që kalojnë nëpër lugje here – herë të rrëpinjta, të kënaq me zhurmën grafulluese; me reflekset e çuditshme plotë valëzime të ndritshme nga rrezet e diellit, por, edhe me freskinë e ajrit të pastër që vjen nga gjoksi i bjeshkëve shtathedhura të Sharrit. Ndërsa ngjitesh lart kreshtave hijerënda, ndjen madhështinë me pamjet e majave të maleve të Vërtejshtës, me atë koloritin magjepsës pyjeve, të shkurreve e fierishteve.
E, mrekullia e natyrës nuk ka të mbaruar, ajo, jo vetëm të josh me këto relieve të thyera e të buta , por, të fut në galeritë e të panjohurave të saja. Në xhepat e këtyre shkëmbinjëve, në këto plasaritje, duken shumë barishte, që të ngjajnë si lulishte të varura ballkoneve të shtëpive të Rrafshit, madje, edhe drurët e llojeve të ndryshme, që nga lajthia, dushku, ahu, shkoza, frashëri, dëllinja e kuqe dhe zezë, etj. Ndërsa, dredhëzat, manaferrat e kulumritë, kaçat, i gjen thuase në çdo kënd, varësisht edhe nga stinët e vitit. E, këtu takon edhe gojëdhëna të shumta për këtë zonë. Ja një prej tyre: “Malësorët e kohërave të thella të këtyre anëve, janë çvendosur moti e, s’dihet se kurrë, e, s’dihet se ku kanë “ikur”, por na mbetet vetëm të presupozojmë. Kuptohet, stërgjyshërit e moçëm, aty ku kanë gjetur ujë, tokë e malin pranë, kanë ndërtuar banesat e tyre modeste, për të ardhur një kohë tjetër, që s’dihet se kurrë, edhe t’i braktisin përfundimisht, për t’i ngelur këtij vendi vetëm emërtimi: V ë r t e j s h t…”
Vërtejshta është formuar me thyerje të fuqishme tektonike dhe në pjesën më të madhe ka formën e germës “A”, ku, ma matanë rrjedh lumi i gajasur i Sllatinës, i cili di të tregohet, herë i rrëmbyeshëm dhe herë i qetë. Shpatet e tij janë shumë të pjerrëta, kurse shtrati është i ngushtë dhe formohet drejtëpërsëdrejti në shkëmbinj rrënjësor.
Përgjatë rrugës për në thellësi të pyllit të Vërtejshtës, shpesh mund të pikasësh maja shkëmbore të larta e dhiare shumë të thella, plotë kthina, madhështore e kureshtëndjellëse.
Në udhëtim e sipër, kureshtari i beftë mund të humb pa dashje në peisazhet arkitekturore shumëformëshe të Vërtejshtës, ku është shkrirë e gjelbërta e bimësisë barishtore e drunore. Mund të harliset e të futet në dukuritë e pazakonta natyrore mijëravjeçare të formimit të tyre, në epoka gjeologjike të formimit e një ekositemi paksa të ndërlikuar, që të bën të parashtrosh një mori pyetjesh të pazakonta: Si, e, kur janë formuar gjithë këto krijesa në unitet veprimi e jete, lindje e shuarje të pjesshme?
Sido që të jetë pyetja, një përgjigje është në vend e me vend: “Sllatinasët kanë sens për të shijuar të bukurën e madhështoren… Ata dinë t’u japin jetë rrënjëve të të parëve të tyre,e,  kjo dëshmohet ashiqare me ndërtimin e shumë kampshtëpizave bukuroshe në Vërtejshtën e gjyshërve e katragjyshërve të tyre të fisëm.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu