ARKIVI:
26 Prill 2026

Beqir Sutaj ishte jo vetëm luftëtar i UÇK-së, por edhe mësues i përkushtuar; ndër shqiptarët e parë që foli hapur kundër islamit politik!

Shkrime relevante

Lavdi grave të qëndresës antikomuniste shqiptare

Nga Frank Shkreli (Në Kujtim të Klora Mirakaj Merlika dhe të gjitha...

Kosova miratoi Rezolutë, për Luginën e Preshevës

Sot, Kuvendi i Republikës së Kosovës, për avancimin e përkujdesjes institucionale,...

Vuçiç: Serbia s’është në linjë me politikën botërore për shkak të Kosovës

Gani I. Mehmeti (A.P / 25 April 2026 - 17:34, Kosova Sot...

Bllokim të deputetevë në Kuvend deri në zgjedhjen e Presidentit!

Florim Zeqa Në demokraci sovrani (populli) është forca mbrojtëse e shtetit dhe...

Shpërndaj

Komandant Mësuesi, dikur jo vetëm luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, por edhe mësues i përkushtuar, është ndër shqiptarët e parë që ka pasur guximin të flasë hapur kundër islamit politik. Ai e ka parë çlirimin e vendit si një betejë të dyfishtë: për lirinë e tokës dhe për lirinë e shpirtit.
Emri i tij ishte Beqir S. Sutaj, por pas pagëzimit vendosi ta mbajë me krenari emrin e tij shqip, Lekë Sutaj. Ky veprim nuk ishte vetëm ndërrim emri, por një akt simbolik, një rikthim i vetëdijshëm te rrënjët e lashta arbërore, te drita e fesë dhe kulturës që na mbajti gjallë ndër shekuj.
Mësuesi e tregon qartë se si mendësia turko-sllave, e imponuar përmes pushtimeve dhe robërive shekullore, na ka lënë të pazhvilluar e të pashkolluar, duke na mohuar të drejtën për dije, arsim dhe përparim njerëzor. Populli shqiptar, i shtypur ndër mote, ka mbijetuar vetëm falë forcës shpirtërore, besës dhe dashurisë për atdheun. Vetëm Zoti i madh e di sa ka vuajtur ky popull për të ruajtur gjuhën, emrin dhe dinjitetin e vet.
Por koha ka ndryshuar. Sot, me vullnet të lirë e me zemër të hapur, bijtë e këtij kombi po kthehen te rrënjët e tyre shpirtërore, në gjirin e Kishës së tyre katolike – aty ku dikur u pagëzuan të parët tanë, aty ku u formua vetëdija jonë kombëtare e perëndimore.
Zoti i bekoftë të gjithë ata që kërkojnë të vërtetën dhe dritën e shpirtit.
Zot, bekoje popullin tonë. Zot, bekoje vendin tonë me hirin Tënd.
Me 06.11.2025
Blerim Nika

Shih videon:

Facebook

K O M E N T E

1 KOMENT

  1. 1. Krijuesin -Zotin kemi obligim ta adhurojmë, ndersa feja është dëshirë;

    2. Kam të lexuar se në botë janë 8.200 (tetëmijë e dyqind) fé, ku janë përfshirë katolicizmi dhe Islami.

    3. Kam dëgjuar Radio-Vatikanin në vitin 2006, Papa pat folë: “Për herë të parë në histori Islami na kaloi me rritje prej 19,7% e na me rritje prej 17,9%.

    4. Me kthimin e Gjergj Kastriotit – SKËNDERBEUT në Krujë në vitin 1443, i ka tubue krenët e të gjitha fiseve shqiptare dhe, përveç ju ka tdânë:
    Tash t’i lidhim duer e gishta,
    E t’i lam’e xhamia e kisha!
    ‘ KJO LËN TË KUPTOSH SE edhe në Kohën e Skënderbeut kas pasë xhamia e kisha ka pasë edhe muslimanë edhe katolikë;
    5. 424 vjet më vonë, Pashko Vaso ka thënë fjalën e famshme: “Mos t’i kqyrim kisha e xhamia,
    FEJA E SHQIPTARIT ËSHTË SHQIPTARIA!” që na mëson se edhe në atë kohë ka pasë xhamia – muslimanë dhe kisha – katolikë.

    Dhe, po e përefundojë me këto fjalë:

    SI T’KRISHTJENË, SI MUSLMAN’
    JEM’ T’NJOJ GJAKU . VËLLAZËN TE TAN’
    JEM’ T’NJOJ GJAKU, JEM’ T’NJOJ FISI,
    JEM’ SIKUR DEGËT QË JANË T’NJOJ LISI!

    Respekt,
    për juve – autor i shrimit, dhe
    për Kryeredaktorin e PD –

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu