Nga Shqipe Bytyqi
Në botën e sotme, lajmet jo vetem informojnë, per fat të keq ato të shumten manipulojnë. Çdo ditë shohim si fjalët jane armë, patrioti etiketohet si armik, tradhtari shpallet heroi i kombit.
Një status, një video e manipuluar, një titull sensacional dhe njerezit ndizen si fitil. Dezinformimi nuk është i rastesishem, është strategji. Ai përgatitet me kujdes, shpesh ne ato që i quajmë kuzhina dhe laboratore ideologjike në Rusi ose Serbi që prodhojnë lajme të fabrikuara, mashtrime që më pas shpërndahen si të vërteta historike ose sulme të drejtpërdrejta.
Rezultati, një publik që nuk e dallon fjalën e vërtetë nga shpifja, një shoqëri që vlon si kazan.
Rastet konkrete e dëshmojnë këtë: Në 2010, televizioni gjeorgjian Imedi TV transmetoi një raport të rremë se Parlamenti i Gjeorgjisë ishte shkatërruar dhe figura të larta të qeverisë ishin vrarë, dhe kjo shkaktoi panik, bile dhe viktima reale.
Në 1991, gjatë luftës në ish-Jugosllavi, u përhap lajmi i rrejshem për vrasjen e 41 fëmijëve serbë në Vukovar. Lajmi ne fakt ishte propagandë për të nxitur nacionalizmin dhe për të justifikuar dhunën.
Në Ballkanin e vitit 2022, gjatë luftës në Ukrainë, u përhapën video të trilluar si sulme reale, duke ndezur tensione dhe përçarje etnike, me kanale serbe si burim kryesor i dezinformimit.
Në këtë terr informativ, ne duhet te tregojme kujdes te shtuar. Lajmet nuk janë thjesht fjalë, ato perhapin frikë, manipulojnë ndjenjën patriotike dhe transformojnë perceptimin e realitetit.
Patriot eshte ai që punon për vendin pa bujë e shpesh quhet naiv, ndërsa tradhtari me bujë shpallet heroi i kombit.
Arsyet janë të shumta, si psh. mungesa edukimit ose mediokriteti që shitet si opinion e që manipulon ndjenjën kombëtare për interesa personale. E publiku gëlltit çdo zhurmë pa reflektim, pa menduar me koken e vet.
Pasojat janë të dukshme, humbja e busullës morale, konfuzioni kolektiv, si dhe prodhimi i heronjve të rremë. Fatkeqesisht deri sa të mësojmë të dallojmë të vërtetën nga propaganda, do të jetojmë në një shoqëri që më shumë lavdëron maskat sesa punën e ndershme.
Prandaj, vetëm kur mesojme të dallojmë te vërtetën nga zhurma, mund të shpëtojmë nga tymi i manipulimit dhe panikut që vjen nga kuzhinat e huaja.



Lutje autores Shqipe Bytyqi qe te e skjaron me konkretishte kete pjese te teksit: ” Në 1991, gjatë luftës në ish-Jugosllavi, u përhap lajmi i rrejshem për vrasjen e 41 fëmijëve serbë në Vukovar. Lajmi ne fakt ishte propagandë për të nxitur nacionalizmin dhe për të justifikuar dhunën.”
Falemnderit.
Diana Rexhepi
E nderuar Diana Rexhepi
Në nëntor 1991, gjatë luftës së ish‑Jugosllavisë, u përhap lajmi se 41 fëmijë serbë të moshës 5–7 vjeç ishin vrarë në një shkollë në pjesën e Borovo Naselja të qytetit të Vukovar nga forcat kroate. Ditën pas përhapjes së lajmit, agjencia Reuters e tërhoqi raportimin pasi rezultoi se nuk u gjeten trupat dhe se lajmi doli i pavertete.
Pra ky “fake news” u përdor si propagandë për të nxitur nacionalizmin serb.
The Vukovar children massacre or Vukovar baby massacre refers to a well known case of propaganda during the Yugoslav Wars.[1] Extensive Serbian media coverage of the unconfirmed and false story continued their practice at the time of misrepresenting the Croatian people as inherently criminal and genocidal.[1]
Two days after the Battle of Vukovar had ended, on 20 November 1991, Reuters reported that 41 Serb babies had been murdered in the city during the battle. The report quoted Goran Mikić,[2][3]freelance photographer in the area who supplied pictures for Reuters, told Reuters and the Radio Television of Serbia (RTS) that he had seen and counted bodies of 41 children between the ages of five and seven slaughtered in a school in Borovo Naselje, and added he was told by Yugoslav Army soldiers that the children were Serbs killed by Croatian soldiers.[1] Although Reuters retracted the report a day later, based on his admission that he neither saw nor counted the bodies, the news made headlines in Serbia, where it was used to promote the importance of the “defense of Serb hearths” in Croatia.[4]
The Yugoslav People’s Army (JNA) issued a rebuttal of the story and the RTS was also forced to make an apology, claiming their purported witness was “hallucinating”.[1] In spite of this, the Belgrade-based daily Politika still carried the story on the front page of its 22 November issue, only to publish a small retraction of the piece in the back of the 23 November issue.[1]
This misinformation led to supposed retaliations, including the Ovčara massacre which took place 20–21 November 1991, in which Serb forces executed 264 Croatian prisoners of war and civilians. Dr. Vesna Bosanac, the head of the Vukovar hospital from which the victims were taken, said in her testimony at the February 1998 ICTY trials of Slavko Dokmanović and Slobodan Milošević that she believed the story of slaughtered babies was released on purpose to incite Serb nationalists, encouraging them to retaliate by executing Croats.[5][6]
Zoje e nderuar Shqipe Bytyqi. Nuk ishte Lufta ” ne ish Jugosllavi por Lufta ne mes Serbise e cila, pra Serbia, me tere potencial armatimi qe e kishte Armata Jugosllave e qe e pervetsojne per vehte serbet, te gjitha aradha dhe te ish armates jugosllave dhe paramilitaret, aradha te ndryshme qetnike, e sulmojn Kroacine pas shpalljes te Pavarsise te Kroacise me 25. 6. 1991. Ish Jugosllavia ishit dhe ju, Kosova, atehere, apojo?! Eshte ceshtja shume me e nderlikuar zonje. Lufta ne Vukovar dhe per Vukovarin KROAT zgjati nga qershori deri ne 18 nentor. 1991., kur bjen Vukovari cilin e mbrojne afer 3000 kroat, pra Vukovarin KROAT te sulmuar nga toka dhe ajri dhe lumi Danub e nga qindra mijra serb nga Serbia. Lufta per qytetin kroat Vukovar ka hy ne anale historike te Luftrave Botrore. Lajmi per vrasje te femijve ishte neglizhence e nje fotoreporteri te Reuters, e ate neglizhence, serbet e tregojne se femijet e vrare kroat ishin femij serb, e pas renies te Vukovarit. PO E PERSERIS: Pas renies te qytetit kroat VUKOWAR, kur hyjne ne Vukovar aradha qetnike tu e kendu kengen me ze: “Druže Slobo, šalji nam salate, biće mesa, klaćemo Hrvate” (Shoku Sllobo, qona sallate , do te ket mish, i prejme kroatet”. Nga spitali kroat atehere ne Vukovar, pas renies te VUKOVARIT me 18.11., i marin qetniket i marin te gjithe ata dhe te smut nga smundje te ndryshme dhe ata te plagosur dhe ne menyre me brutale dhe te PAMESHIRSHME eksekutohen ne vendin qe quhet Ovčara. Ky lajm me “femij Serb” e qe ishin femij KROAT ishte pretekst por JO vendimtar dhe/apo kyq. Kam qene e kyqun ne ate Beteje e me aksione te ndryshme informimi dhe demostrata neper Europe: Mastriht, Haag, Brisel, Strasbourg, si dhe ne Zagreb, kuptohet. Numri i civileve te vrame ne Vukovar eshte dikund 1350 e numri i uashtarve mbrojtes te qytetit Vukovar eshte 1100. E numri i te vrarve serb, aradhave te ndyshme JNA dhe aradhave qetnike qe e sulmuan Vukovarin eshte permi 17 MIJ. KROATET E RIKTHEJNE QYTETIN E TYRE HERO, VUKOVAR, ME 15., JANAR 1998. P.S. Shqipetaret te zene ne Vukovar me 18. 11. 1991., dhe mbrojtes por dhe civil, se pari ata eksekutohen ne menyre me BRUTALE, pra jane cuptu para syve te kroatve, mbrojtesve, e me numer me te madh ne llogor serb Stajčevo. Nje nder shok me te ngusht timin, organizator kryesor te mbrojtjes te Vukovarit, Tomislav Merčep, per fat te keq akuzohet me vone ne nje komplot ku ishte kryesori i komplotit, dora e djatht e Tugjmanit, Josip Manolić (njeriu qe ishte kryesori komandues i OZNA ne llogorin “Goli Otok” ku me vjet ishin babi dhe axhi im qe nga viti 1950.), pra Tomislav Merčep, nje nder njerez me fisnik qe i kam njoftu ne jete, po e perseris: Eshte akuzuar me vone per krime Lufte ne te ashtuquajturen Pakračka Poljana, krime QE NUK I KA BERE, dhe gjykohet me burg. Dhe per fat te keq vdes heroi kombetar kroat, organizator i Mbrojtjes te qytetit kroat VUKOVAR, vdes me 16., nentor 2020. Si i kam mbrojt studentet shqipetar e nga presidenti Franjo Tugjman, qe i debonte nga Kroacia, sepse nuk ishin shtetas te Kroacise, e te shpallur te pavarur 1991., per te cilin Kroaci dhe une kam luftu (jo me arme), kam mbrij me e shpetu secilin student shqipetar, por nuk kam mbrri me e shpetu heroin kombetar kroat te Vukovarit, shokun tim te ngusht, Tomislav Merčep. ISHTE KOMPLOTI I FORT KUNDER TOMISLAV MERČEP nga ish partizani i Titos, presedinti kroat Franjo Tugjman dhe nga ketij UDBASHI, doren e djathet te Tugjmanit Josip Manolić cili vdiq ne moshen 105 vjeqare, vitin e kaluar 2024. Diana Rexhepi
Deshmi rrënqethëse. Mos me tu besu se c’farë krimesh dhe padrejtësishë kan ndodhë.