
Sak Muji, Rugovë-Zvicër
(Sylë Mujaj)
___
NJERIU QË S’E NJEH PASQYRËN
– Tetë tradhti dhe një hije që s’plaket
Në tetor 2024, një nga figurat e vjetra të politikës, Xhavit Haliti, në një video–deklaratë publike të shpërndarë në rrjetet sociale (link referues: facebook.com/share/v/16N2D1tfLU) e tha publikisht atë që shumëkush e dinte, por askush s’e thoshte…
Në vendin ku historia përsëritet si tallje, e tradhtia vishet me kravatë, çdo nënshkrim bëhet në emër të shtetit – por për llogari të tjetrit.
Kosova e pasluftës, shteti sui generis që duhej të ishte shembulli i drejtësisë, u bë për vite laborator i kompromisit.
Dhe, në fund, doli se pushteti nuk na erdhi nga jashtë, por nga brenda.
Në tetor 2024, një nga figurat e vjetra të politikës, Xhavit Haliti, në një video–deklaratë publike të shpërndarë në rrjetet sociale (link referues: facebook.com/share/v/16N2D1tfLU) e tha publikisht atë që shumëkush e dinte, por askush s’e thoshte:
“Janë nënshkruar marrëveshje që kanë dhënë manastire me status ekstraterritorial, kanë vendosur barazi të gjuhëve dhe kanë pranuar kushte që dobësojnë shtetin.”
Një fjali e vetme, dhe muret e sistemit filluan të plasariten.
Sepse kur e thotë zëdhënësi i vetë pushtetit, fjala nuk është më akuzë – është dëshmi.
Në të njëjtën frymë, në dalje të tjera publike që morën vëmendje në gjithë Kosovën, i njëjti zyrtar i lartë deklaroi:
“Pse e akuzoni Radojiçiqin? Ai nuk është terrorist.”
Dhe pas kësaj, çuditërisht, vetë prokuroria e shtetit filloi të zbehte aktakuzat ndaj figurës më të njohur të strukturave kriminale në veri.
Në të njëjtin diskurs publik, Haliti kishte shtuar edhe frazën simbolike:
“Kush jeni ju që secili i keni nga tre milionë?”
Një fjali që u bë metaforë e arrogancës politike – ironia e pushtetit që pyet popullin se pse guxon të pyesë.
Këto fjalë janë tashmë pjesë e arkivës publike, e dëshmojnë më mirë se çdo dokument se sistemi nuk bie në kundërshti me veten – ai e mbron vetveten.

Xhavit Haliti
Tetë nënshkrime që zbehën sovranitetin
1. Demarkacioni me Malin e Zi (2015)
Qeveria Mustafa me Hashim Thaçin ministër të jashtëm. Në emër të “vijës kufitare”, Kosova humbi mbi 8 mijë hektarë tokë.
Pushteti fitoi nënshkrime, populli humbi male.
2. “Dillbega” me Maqedoninë e Veriut (2012–2013)
Qeveria Thaçi pranoi “rregullim teknik”, që në terren u përkthye si dorëzim i tokës.
Në diplomaci quhet korrigjim, në histori – fshirje.
3. Marrëveshja e Brukselit (2013)
Nënshkruar nga Thaçi e Dačić. Krijoi Asociacionin e Komunave Serbe, një “mini-republikë” brenda shtetit.
Një rrjet paralel që flet serbisht dhe komandon nga Beogradi.
4. Energjia dhe Telekomunikacioni (2015)
Serbia regjistroi kompani në veri të Kosovës.
Rryma e energjisë kaloi në duart e tjetrit, rryma e ndërgjegjes – në heshtje.
5. Manastiret dhe Trashëgimia Kulturore (2015)
Nën qeverinë Mustafa–Thaçi, 40 manastire u shpallën ekstraterritoriale.
Kultura kombëtare u nda me kufi fetar. Në tokën shqiptare, ligji nuk vlen.
6. Heqja e Ligjit për Gjenocidin Serb (2014–2016)
Nën qeverisjen e Hashim Thaçit, me Arsim Bajramin në arsim dhe Hajredin Kuçin në drejtësi, u mbyll një plagë e hapur ligjore: mosmiratimi i Ligjit për Gjenocidin Serb në Kosovë.

Shkelzen Maliqi
Në emër të “normalizimit të marrëdhënieve”, ligji u hoq nga tryezat, u harrua në komisione dhe u hesht në media.
Pasojë: Serbia u la pa barrë morale, pa detyrim juridik dhe pa përgjegjësi për krimet e luftës.
Efekt moral: Fshirje e kujtesës historike dhe shkelje e sakrificës së viktimave.
Në vend të drejtësisë, u ofrua heshtje diplomatike – një heshtje që ende peshon mbi gjakun e Kosovës.
7. Barazia e gjuhëve (2016)
Serbishtja dhe cirilika u shpallën zyrtare në gjithë Kosovën.
Një përulje e veshur si demokraci.
8. Marrëveshja e Uashingtonit (2020)
Nënshkruar nga Qeveria Hoti. “Normalizim” nën presion – në realitet, vetë-nënshtrim.
Kosova si firmë në kontratën e vet.

Fjalët që e tradhtuan heshtjen
Kur një ish–zyrtar i lartë i sistemit pranon vetë këto marrëveshje, nuk kemi më debat politik – kemi provë morale.
Kjo është fjalë që vlen më shumë se çdo gjykatë, sepse vjen nga brenda, jo nga jashtë.
Nga vetë aparati që i nënshkroi, i zbaton ende, e sot i mbron si “domosdoshmëri shtetërore”.

Milazim Krasniqi dhe Memli Krasniqi
Kukullat dhe regjisori
Në këtë teatër të gjatë politik, është e lehtë të gjesh kukulla:
Analistë që zihen në studio televizive, gazetarë që bërtasin për “patriotizëm”, biznesmenë që blejnë atdhe me tenderë, dhe opozitarë që dalin në protestë me mikrofona të pushtetit.
Ata nuk janë problemi.
Janë zëri i sistemit që e do qetësinë, jo drejtësinë.
Në prapaskenë, regjisori është po ai – i përhershmi, i padukshmi, “njeriu që s’e njeh pasqyrën”.
Ai që ndryshon fytyra, por jo qëllim.

Njeriu i sistemit – karikatura që s’plaket
Në çdo kohë, ai duket i ri, sepse sistemi i jep përditë lëkurë të re.
Në dorën e djathtë mban dosjen “Sekret Shtetëror”.
Në të majtën, flamujt që i përzien sipas interesit të ditës.
Rreth e rrotull, shirita me fjalët “Pushtet – Privilegje – Heshtje”.
Në tokë, hija e tij merr formën e një gjarpri që zhduket në Kuvend.
Poshtë, vetëm një firmë:
Epilog – Pse heshtet thelbi
Në Kosovë, të gjithë flasin për emra dytësorë: Batonin, Shkëlzenin, Ramizin, Buzhalën, Matoshin, Sylën, e me radhë – sikur të ishin ata fajtorët e historisë.
Në të vërtetë, ata janë jehona e sistemit, jo burimi.
Faji nuk është në zërat që shpërndajnë tym, por te burimi që e prodhon zjarrin – tri pushtetet që nënshkruan, heshtën dhe e shitën sovranitetin si produkt politik.
Kush e do të vërtetën, duhet të kërkojë hijen që s’ka nevojë për dritë.
Ajo hije që nuk është më njeri, por sistem.
Ajo që rri e ulur në çdo qeveri, në çdo komision, në çdo zyrë që quhet “shtet”.

Smuji`2025 – Njeriu i sistemit s’ka fytyrë, sepse është gjithmonë në detyrë.
“Në vend të drejtësisë – kujtesa. Në vend të harresës – karikatura.”



I nderuemi Sak Muji!
Portali DRINI- Kryeredaktori Kabashi – janë të mirë, shkrimet e juaja në të mira – të mirëfillëta.
I lexova të dyja shkrimet e juaja dhe Po e jap vetëm një mendim personal:
Disa “NJERËZ” i ngjajnë PASQYRËS- njënën anë e kanë të ERRËT!
Po, kjo edhte fytyra e vertet e Xhavit Halitit, udheheqsi I Hashim Thacit, Kadri Vesel8t, Azem Syles dhe gjithe PDK