ARKIVI:
7 Mars 2026

Shqiptar Shaljani edhe një herë i reagon Milazim Krasniqit, që flet si zëdhënës i një axhende që tenton t’i frikësojë shqiptarët nga vetvetja

Shkrime relevante

Shkarkimi: Përgjigjia meritore ndaj pecedentit të rrezikshëm kushtetues

Nga: Dr. Sadri Ramabaja ______ Dekreti i Presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e...

Me cilën dorë duhet të pijë ujë Presidentja – sipas mullës Mustafë Bajrami dhe neoosmanit Gëzim Kelmendi?!

Shqiptar Shaljani, Shalë e Bajgorës, Mitrovicë ____ Mullahu Mustafë Bajrami duket se së...

Trump: – Irani do të goditet shumë rëndë sot

David Vojislav Krekling, Aftenposten Foto: Jose Luis Magana / AP Presidenti Donald Trump...

E kam përkrahë Vjosën por ajo kujtofti se s’ka shtet pa qenë hija e saj si bajrak mbi çati!

Nga: Çun Lajçi ___ Mall i kotë për një atdhe të lodhun ___ Me vetveten...

Shpërndaj

Shqiptar Shaljani, Shalë e Bajgorës, Mitrovicë
___
REAGIM !
Kundër propagandës së Milazim Krasniqit dhe ideologjisë që ai përfaqëson.
Profesor Milazim Krasniqi, me deklaratat e tij të fundit, po e tejkalon çdo kufi të debatit publik dhe po e shndërron hapur diskursin e tij në një tribune të islamit politik global. Tanimë është e qartë: ai nuk po mbron besimin – ai po mbron një ideologji që bie ndesh me kushtetutën, me rendin juridik, me identitetin historik dhe me orientimin euro-atlantik të Republikës së Kosovës.
Ky është po ai ideologji që Shtetet e Bashkuara të Amerikës – aleati ynë strategjik dhe garantuesi i lirisë së Kosovës – e kanë shpallur ORGANIZATË TERRORISTE.
Krasniqi e di këtë shumë mirë. Por e hesht me qëllim.
Prandaj, është e domosdoshme që qytetarët e Kosovës ta kuptojnë:
Milazim Krasniqi nuk po flet më si profesor, as si studiues, as si qytetar i lirë; po flet si zëdhënës i një axhende që tenton t’i frikësojë shqiptarët nga vetvetja, nga identiteti i tyre dhe nga Evropa ku ne i kemi rrënjët.
Kosova është Republikë Evropiane, jo laborator i ideologjive fetare të Lindjes së Mesme.
Krasniqi e quan “krim” faktin që disa shqiptarë kërkojnë t’i rikthehen besimit të të parëve.
Ai guxon të etiketojë si “armiq” qytetarët që mendojnë ndryshe nga ai.
Ai guxon të kërcënojë me “luftë” vetëm pse një pjesë e popullit kërkon të jetë evropiane, shqiptare dhe laike.
Nuk është kjo gjuha e një njeriu të arsimit. Kjo është gjuha e një militanti ideologjik.
Shqiptarët nuk kanë kërkuar asnjë imponim, as dhunë, as detyrim.
Ne kemi kërkuar vetëm të drejtën legjitime, njerëzore dhe qytetare:
të jemi ajo që kemi qenë – popull europian në kulturë, histori, shpirt dhe besim.
Dhe unë, si Shqiptar Shaljani, si profesor që kam 40 vite në shërbim të arsimit, gjuhës dhe kulturës sonë kombëtare, nuk mund të hesht kur dikush tenton të frikësojë popullin tim me gjuhën e Sheriatit në një vend me Kushtetutë evropiane.
Të mos harrojë Milazim Krasniqi:
Kosova nuk ka ligj fetar – ka Kushtetutë.
Kosova nuk udhëhiqet nga fetvat – por nga parimet e së drejtës evropiane.
Kosova nuk është vasale e askujt – është aleate e SHBA-së dhe Evropës.
Dhe SHBA-ja e ka shpallur Vëllazërinë Muslimane, frymëzimin politik të këtij militanti, ORGANIZATË TERRORISTE.
Kjo duhet t’i mjaftojë çdo njeriu me ndërgjegje.
Ne jemi këtu për të mbrojtur dritën, arsyen, kulturën dhe identitetin tonë shqiptar.
Ata le të mbrojnë ideologjitë e Lindjes, nëse nuk munden pa to.
Por askush – as Milazim Krasniqi, as ata që e përdorin – nuk mund t’i kërcënojë shqiptarët pse janë shqiptarë.
Ne do të vazhdojmë të flasim qartë, europianisht dhe pa frikë.
Sepse kush i frikësohet dritës, ka arsye të frikësohet.
Shqiptar Shaljani
Profesor i Letërsisë dhe Gjuhës Shqipe.
Me 1.12.2025
Helsinki , Finlandë.

K O M E N T E

7 KOMENTE

  1. Me sa lexohet në këtë shkrim, profesor Milazim Krasniqi qenka këthy mjerisht në Arabinë e shekullit të VII-të, në nji kohë që bota hecë perpara.
    Pergëzoj atëdhetatin e nderumë profesor Shqiptar Shaljanin per këtë leksion të randësishem, që po i jep rinisë shqiptare.

  2. I nderuemi Shqiptar Shaljani, alias Ahmet Musa!

    Lexova REAGIMIN tënd dhe u kënaqa, më dukej si po i shoh dy “profa” duke u ndesh si në “ring boxi”. Për dallim nga Ti, tjetri e ka titullin prof.dr. Kjo ka domethënie shume.
    Për ta vlerësuar “dikë” duhet të posedosh një nivel më të lartë sesa ai, ose se paku të njejtin nivel.
    *
    Ti vet ke deklaruar se e ke pasë emin Ahmet Musa, je KONVERTUA dhe (me dëshirë apo t’u kas imponuar), je kthyer në të krishterë- katolik.
    Ke shkruar se KISHA NË BAJGORË PO NDERTOHET (këtu në DRINI.us). Unë te kam uruar punë të mbarë.
    *
    Në këtë shkrim po shkruan nga Helsinki, Finlandë, e qysh ka mbet puna e kishës: të na thonë: FËRTERJA N’ZJARM E PESHQIT N’DETI!?

    Respekt,
    për juve, dhe
    për Bajram Gjergj Kabashin

    PS!
    1. Kur Gjergj Kastrioti, nga Turqia asht kthy’ në Krujë më 28 nëntor 1443, e ka NGRITË FLAMURIN E KASTRIOTËVE dhe i ka tubue KRENT’ E FISEVE SHQIPTARE E JU KA THANË FJALËT E FAMSHME:
    Tash t’i lidhim duer e gishta,
    e t’i lam’ xhamia e kisha
    2. Vaso Pasha, 426 vjet më vonë ka thënë:
    Mos shikoni kisha e xhamia,
    feja e shqiptarit asht SHQIPTARIA.

    3. Ju jeni profesor i letërsisë dhe e kuptoni!?

  3. E lexova me kujdes komentuesin Ismet Hasani dhe deshiroj të sqaroj disa gjëra, pa polemika dhe pa hyrë në “ringe boksi”, sepse diskutimi i ideve nuk është ndeshje, por shkëmbim argumentesh.
    1. Titujt akademikë janë të nderuar, por jo monopol i së vërtetës.
    Një profesor, doktor apo akademik meriton respekt, por vlerësimi i një mendimi nuk varet nga titulli i mbajtësit të tij. Shkenca dhe debati publik kanë vlerë pikërisht sepse lejojnë që argumenti të peshohet vetë, jo në bazë të hierarkisë. Mendimi i arsyetuar mbetet i vlefshëm pavarësisht se kush e thotë.
    2. Thënia e Gjergj Kastrioti e cituar nga ju, nuk është e dokumentuar historikisht.
    Nuk ekziston asnjë burim i kohës së Skënderbeut – as kronikë, as letër, as dokument venedikas, raguzan apo osman – që ta përmbajë këtë fjali:

    “Tash t’i lidhim duert e gishta, e t’i lamë xhamia e kisha.”

    – Çfarë dihet me siguri?

    Kjo thënie nuk figuron në veprat kryesore që dokumentojnë jetën e Skënderbeut, si:

    Marin Barleti “Historia e Skënderbeut”

    Dhimitër Frëngu

    Dokumentet venedikase dhe raguzane

    Korrespondenca e princave dhe Papës me Skënderbeun

    Ajo gjendet vetëm në folklorin e mëvonshëm shqiptar, si një sintetizim poetik i idesë së bashkimit kombëtar përtej fesë, por nuk është thënie autentike.

    – Pse është krijuar kjo frazë?

    Për të përforcuar idenë se Skënderbeu i bashkoi shqiptarët pavarësisht besimeve.

    Është përdorur gjatë Rilindjes Kombëtare si motërzim simbolik i unitetit.

    Kjo frazë ka vlerë emocionale, por jo vlerë dokumentare.

    – Çfarë ka thënë realisht Skënderbeu?

    Skënderbeu ka kërkuar vazhdimisht bashkim ndër shqiptarët, por nuk ka përdorur formulime kundër xhamive apo kishave. Ai ishte një udhëheqës i krishterë, por e priste dhe e vlerësonte ndihmën e shqiptarëve myslimanë që luftuan krah tij.

    Historikisht, ushtria e tij ka qenë e përzier në përkatësi fetare.

    – A është e vërtetë thënia e Vaso Pashës “feja e shqiptarit është shqiptaria”?

    Po, kjo është e dokumentuar — është pjesë e poemës “O moj Shqypni”.

    • Replikë me vend dhe objektive e zonjes Mehmetaj me vetem nje gabim te vogel. Ne ushtrine e Skenderbeut nuk kishte ushtare myslimanë. Ne ate kohe ende nuk kishte filluar procesi i islamizimit, sidomos jo ne ato vende qe sundoheshin nga princer shqiptarë. Ka raste kur do te hasim ne ushtare me emra myslimanë, sic eshte rasti i Hamzait (nipit) apo Ajdin Muzakes (krah i djathte i Skenderbeut i rënë ne Betejen e Torviollit) por keta emra ishin si pasoje e sistemin devshirme (taksa e gjakut).
      Pershendetje.

  4. E respektuara znj Nexhmije!

    Më i gjatë është KOMENTI i juaj sesa vet shkrimi REAGIMI i Shqiptar Shaljanit, alias Ahmet Musës.
    Lidhur me shkrimin KOMENTIN e juaj, Një urti e letrarëve: SHUMË E PËR LUMË!
    *

    Respekt,
    për juve, dhe
    për Bajram Gjergj Kabashin

    PS!
    Unë kam dhënë KOMENT bazik nga DOKUMENTARI – me argumente nga Arkivi Kombëtar i Historisë në Tiranë.

  5. PERGEZOJ Zojen Nexhmije Mehmetaj per mendimet e saj prej NJI INTELEKTUALI TE PERPARUEM EUROPIAN.
    Ju Zoja Nexhmije Mehmetaj jeni nji shembull me vlere per te gjithe lexuesit e kesaj gazete si dhe per mbar shoqnine shqiptare.

  6. Po i nderuari Ismet M. Hasani unë kur bëra shkrimin isha në Helsinki ende jam këtu , ndërkohë unë Shqiptar Shaljani nuk i trembem titujve , madje edhe sikur Milazim Krasniqi po t’ishte i biri i All ahut , me gjasë ai ashtu e mendon vetvetën , prapa do t’i kundërpërgjigjesha për të mbrojtur dinjitetin dhe identitetin e kombit . Për mos me e zgjatur komentin para disa ditëve një miku im virtual në një koment për një shkrim timin që kishte të bënte me ndërtimin e kishës në Shalë më kishte reaguar shkurt :” Nuk na duhen as kisha e as xhamija , veç Shqiptaria”, ndërkohë unë atij poetit mediokër iu përgjigja : Unë kishën nuk e ndërtoj për sy t’zi , veç për shqiptari.

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu