ARKIVI:
27 Korrik 2026

Fobia ndaj mërgimtarëve

Shkrime relevante

Kallëzimi ndaj Musë Musës nga  avokati Asdren Bytyqi?– Kur debati publik përplaset me lirinë e shprehjes

Reagon: Luan - Asllan Dibrani, Prevallë Ish-i burgosur politik, publicist, piktor,...

Fitorja e madhe e “trekëndshit magjik” mbi trurin e Atifetës

Lirim Gashi, Prizren ATIFETJA DHE FITORJA E MADHE E TREKËNDËSHIT MAGJIK MBI...

Premisa e rreme për “dekolonizimin e mendimit” e fjalimit të Esra Erdoganit

Arber Hoxha ___ Fjalimi i Esra Erdoğan-Albayrak për “dekolonizimin e mendimit” është i...

Ardian Jezerci thotë që ai që mendon se “Arvanitasit s’kanë pasur faj që kanë vrarë shqiptarë myslimanë”, është i infiltruar në lëvizjen tonë

Ardian Jezerci ___ Reagim publik ___ "Arvanitasit s'kanë pasur faj që kanë vrarë shqiptarë myslimanë."Këtë...

Shpërndaj

Lis Bukuroca, Gjermani
___
Për t’i nënçmuar mërgimtarët, për t’i bërë më të papranueshëm për shoqërinë apo për të treguar epërsi ndaj tyre, shpesh thuhet se fëmijët e tyre nuk e flasin mirë shqipen.
Mjafton të shikohen disa prej të ashtuquajturve gazetarë e intelektualë në debate televizive për të parë se si e flasin ata vetë.
Jetojnë në atdhe, kanë kryer shkollën fillore, të mesme dhe fakultetin në atdhe, por e përdorin gjuhën si plakat e pleqtë të lindur para vitit 1908, kur ende nuk kishim as alfabet e as gjuhë letrare.
Ndonjë prej tyre madje mburret se flet anglisht pas disa viteve kursesh, por nuk ndien asnjë grimë turpi për shqipen e tij pas 16 viteve shkollim.
Natyrisht, në jetën private mund të flasë si të dojë, por në hapësirat publike, sidomos nëse ka kryer studime, ka detyrimin minimal të zotërojë gjuhën standarde.
Nëse një përkthyes do t’ia përkthente besnikërisht mendimet një të huaji, ai do të mbetej i habitur. Sepse është e paimagjinueshme që dikush të mbarojë fakultetin pa e zotëruar gjuhën.
Në çdo sistem normal arsimor, një person me atë nivel të shqipes do të kthehej në klasat bazë ose në mësim plotësues derisa ta arrinte nivelin minimal të komunikimit publik.
Një person i tillë, në çdo vend tjetër, nuk do të ftohej kurrë në televizion, sepse do të ishte pasqyra më e keqe e sistemit arsimor që e ka prodhuar.
Ashtu si policin dhe ushtarin i tregon uniforma, mjekun manteli i bardhë, intelektualin e zbulon gjuha; dhe pikërisht këtu qëndron paradoksi ynë:
fëmijët e mërgimtarëve kritikohen se nuk e flasin shqipen mirë, gjersa ata vetë e flasin gjuhën si të mos kishin pasur kurrë një orë mësimi apo një libër në gjuhën letrare.
Prandaj, para se t’i kritikoni fëmijët tanë, mësojeni gjuhën ju, së paku ju që thoni se keni mbaruar fakultete…

K O M E N T E

1 KOMENT

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu