Fobia ndaj mërgimtarëve

Shkrime relevante

Për historinë 1400 vjeçare të Kalifatit Islamik

Një nder sulltanët e tmerrshëm të Perendorisë Osmane, Sulltan Mehmeti -...

Kur trashëgimia kombëtare humb në heshtje, ndërsa feja shfrytëzohet “si mjet identiteti”

Halil Preniqi, Prishtinë ____ Shkrimet e Jusuf Buxhovit ngrenë çështje të rëndësishme për...

Vrasja e grave në Kosovë, shembulli i Arlinda Zekajt

Milazim Maraj, Istog Vrasja e Grave në Kosovë, shembulli i Arlinda Zekajt ...

A është kryeministër i shtetit laik, apo i shtetit islamik Albin Kurti…?

Basri Beka, Prishtinë ____ KRYEMINISTRI I KOSOVËS NUK ËSHTË PREDIKUES FETAR! ____ Kur kryeministri i...

Shqipëria në protestë: pushteti nuk është i përjetshëm, e ardhmja i përket dijes dhe rinisë!

Luan - Asllan Dibrani, Durrës SHQIPËRIA NË REVOLTË: PUSHTETI NUK ËSHTË I...

Shpërndaj

Lis Bukuroca, Gjermani
___
Për t’i nënçmuar mërgimtarët, për t’i bërë më të papranueshëm për shoqërinë apo për të treguar epërsi ndaj tyre, shpesh thuhet se fëmijët e tyre nuk e flasin mirë shqipen.
Mjafton të shikohen disa prej të ashtuquajturve gazetarë e intelektualë në debate televizive për të parë se si e flasin ata vetë.
Jetojnë në atdhe, kanë kryer shkollën fillore, të mesme dhe fakultetin në atdhe, por e përdorin gjuhën si plakat e pleqtë të lindur para vitit 1908, kur ende nuk kishim as alfabet e as gjuhë letrare.
Ndonjë prej tyre madje mburret se flet anglisht pas disa viteve kursesh, por nuk ndien asnjë grimë turpi për shqipen e tij pas 16 viteve shkollim.
Natyrisht, në jetën private mund të flasë si të dojë, por në hapësirat publike, sidomos nëse ka kryer studime, ka detyrimin minimal të zotërojë gjuhën standarde.
Nëse një përkthyes do t’ia përkthente besnikërisht mendimet një të huaji, ai do të mbetej i habitur. Sepse është e paimagjinueshme që dikush të mbarojë fakultetin pa e zotëruar gjuhën.
Në çdo sistem normal arsimor, një person me atë nivel të shqipes do të kthehej në klasat bazë ose në mësim plotësues derisa ta arrinte nivelin minimal të komunikimit publik.
Një person i tillë, në çdo vend tjetër, nuk do të ftohej kurrë në televizion, sepse do të ishte pasqyra më e keqe e sistemit arsimor që e ka prodhuar.
Ashtu si policin dhe ushtarin i tregon uniforma, mjekun manteli i bardhë, intelektualin e zbulon gjuha; dhe pikërisht këtu qëndron paradoksi ynë:
fëmijët e mërgimtarëve kritikohen se nuk e flasin shqipen mirë, gjersa ata vetë e flasin gjuhën si të mos kishin pasur kurrë një orë mësimi apo një libër në gjuhën letrare.
Prandaj, para se t’i kritikoni fëmijët tanë, mësojeni gjuhën ju, së paku ju që thoni se keni mbaruar fakultete…

K O M E N T E

1 KOMENT

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu