Gjergj Fishta (1871-1940)

Nail Draga, Ulqin
Tema e dilema
Përkujtimi i personalitetëve të ndryshëm me rastin e përvjetoreve të tyre është obligim jo vetëm moral e profesional por edhe kombëtar nga ana e institucioneve lokale e shtetërore duke organizuar veprimtari të ndryshme kulturore e shkencore dhe inauguruar buste apo shtatore, duke dëshmuar nderim ndaj tyre si kudo në vendet e qytetëruara
Në fund të vitit të kaluar, pikërisht me 30 dhjetor janë mbushur 85 vjet kur është ndarë nga jeta Gjergj Fishta, i cili mbetet një prej personaliteteve të veçanta të letërsisë, gjuhësisë, publicistikes, meshtarisë, kulturës e diplomacisë shqiptare. Duke qenë i tillë françeskani erudit me të drejtë është quajtur Homeri shqiptar, ku „Lahuta e Malcis“ është një nga kryeveprat e letërsisë shqipe, simbol i atdhedashurisë dhe identitetit kombëtar shqiptar.
Me këtë rast si shkas kemi mosshënimin e 85- vjetorit të vdekjës së poetit kombëtar Gjergj Fishtës(23 tetor 1871-30 dhjetor 1940), datë e cila është dashur të shënohet me veprimtari të ndryshme kulturore, sidomos në Shkodër. Por këtu kishim heshtje totale si nga institucionet shtetërore, vendore, kisha e shoqëria civile. Ndërsa përjashtim kanë bërë disa media elektronike lokale apo indvidë të ndryshëm në rrjetet sociale.
Përkujtimi në Tiranë e Lezhë
Në lidhje mbi këtë 85-vjetor mediat informuan se Biblioteka Kombëtare nderoi At Gjergj Fishtën duke risjellë në kujtesë trashëgiminë e pavdekshme të tij, e cila vazhdon të jetojë dhe të flasë fuqishëm në kulturën, gjuhën dhe vetëdijen tonë kombëtare.
Ndërsa Biblioteka Publike “Gjergj Fishta” e qytetit të Lezhës kujtoi një fragment të fjalimit të Hoxhë Hafiz Ali Kraja, mbajtur në funeralin e At Gjergj Fishtës, ku thuhej: “Me ty, Patër Gjergj, Kombi naltësohet dhe madhënohet para popujve të tjerë, prandaj sot krejt populli shqiptar të përulet, djelmnia intelektuale vajton humbjen Tande e me lot ndër faqe të përcjell me mallënjim e dhimbje në jetën e pasosme”.
Në Shkodër mungon statuja e Fishtës
Opinioni i gjerë është i informuar se në Shkodër vite më parë për të nderuar klerikun, shkrimtarin, poetin e intelektualin Gjergj Fishta në hapësirën e parkut para bashkisë është inauguruar një monument kushtuar emrit dhe veprës së tij.
Por, një objekt i tillë, mund të jetë gjithçka, por nuk i ngjanë ndonjë vepre artistike, e cila si atëherë edhe tash ka irrituar opinionin e gjerë.

Pamje shqetësuese nga monumenti kushtuar Gjergj Fishtës në Shkodër
Por, të gjithë ata që kanë shkuar në Shkodër kanë pasur mundësi të shohin një monument i cili është në shkatërrim të plotë, sepse ai është i mbuluar me shkarravina, e rrethuar me mbeturina, pamje të cilat janë trishtuese, që thënë më se buti është fyerje për poetin kombëtar dhe Bashkinë e Shkodrës.
Dhe në një situatë të tillë me të drejt bëhët pyetja nëse ndonjë indvid dëshiron të nderojë poetin kombëtar ku të vendosen lulet? Kur gjindesh para një pamje të tillë zhgënjehesh, duke akuzuar ata të cilët nuk kanë treguar empati ndaj një monumenti të tillë.
Nuk ka dilemë se Fishta meriton një statujë monumentale në qendër të Shkodrës, e jo një monument të tillë që nuk paraqet përmaset e figurës së tij mbarëkombëtare. Ndërsa inicimi i realizimit të një projekti të tillë është në nderim të Fishtës, qytetarisë shkodrane dhe botës shqiptare.
Fishta nuk ishte rasti i vetëm
Duhet të cekim se në vitin 2025, përvjetori i Gj:Fishtës nuk ishte rasti i vetëm, sepse në këtë vit përvjetorët i kanë pasur edhe personalitete të rëndësishme nga historia jonë kombëtare. Kështu 110-vjetorin e vdekjës e kanë pasur edhe Dedë Gjon Luli(1840-1915), Mehmet Shpendi(1851-1915), Çerçiz Topulli (1880-1915) e Muço Qulli(1887-1915), të cilët në sajë veprimtarisë së tyre kanë mbetur figura të rëndësishme kombëtare.
Por, për fat të keq edhe për këta nuk u kujdes kush për të organizuar ndonjë takim të rastit përkujtimor, qendrim që është për çdo kritikë, sepse punët tona nuk na i kryejnë të tjerët.
Përfundim
Dukuria e mosangazhimit të institucioneve buxhetore, qofshin ata vendore apo shtetërore në Shkodër në mos shënimin e përvjetorit të 85 të vdekjës së At Gjergj Fishtës, i cili është figurë emblematike e kulturës kombëtare, dëshmon mungesën e respektit dhe të qasjes profesionale te individëve udhëheqës që paraqet dukuri me pasoja shoqërore e kombëtare për të tashmën dhe të ardhmën.
(Shkurt 2026)



O ty t’lumt zotmi Nail Draga nga Ulqin, qe po e nderon “At Gjergj Fishten, i cili mbetet një prej personaliteteve të veçanta të letërsisë, gjuhësisë, publicistikes, meshtarisë, kulturës e diplomacisë shqiptare. Duke qenë i tillë françeskani erudit me të drejtë është quajtur Homeri shqiptar, ku „Lahuta e Malcis“ është një nga kryeveprat e letërsisë shqipe, simbol i atdhedashurisë dhe identitetit kombëtar shqiptar”.
Teshti a ke qefe me ta thane troc se si asht taman puna e “harreses” se Gjergj Fishtes?
Pote mos e kishte Fishta ate titullin “At” dhe emnin “Gjergj”, tham se ndoshta nuk do ta kishin “harru”.
Per ma giate pvet kryetarin e Bashkise Benet Becin dhe myftiun Muhamet Sytari, te cilet ma shume nderojne gjeneralin turk se sa Homerin shqiptar. Te tjert bajne cka thone keto dy. Milet hesapi.
I ndershmi autor i shkrimit!
1, “Gjersa t’mundëm me ligjrue,
e me frymë gjallë sa jem,
ty Shqipni s’kam me t’harrue,
edhe n ‘varr me t’përmend kam!
(At’ Gjergj Fishta)
2. Unë, i kam kushtuar libër Fishtës, pasi baba jem e ka dijtë dhe e ka këndue “LAHUTEN”…edhe në atë kohë kur Fishta ka qenë i ndaluem në Shqaipni dhe kahdo që ka shqiptar…
Në këtë libër kam shkruar LETREN që ma ka dërguar Fritz Radovani nga Australia se ESHTNAT E FISHTËS NUK JANË HUDHË NË DRIN, POR GJENDEN NË RRËMAJ TË SHKODRES.
3- KOMENTI i Paulit është TENDENCIOZ! DHE E PAKUPTIMT.
Ai miku jot Ismet prej Australiet nuk mund te mohojne fakte qe i kan vertetu shume persona te qytetit tone she qe jane te vertetume edhe me noter. Faqja e zeze e jotja dhe e mikut tand.
Ti Ismet ban ma mire me na diftu se çfare krimesh kan ba lundra kosovarve patriot ata te Lidhjes se Komunistave te Jugosllavise se Druzhe Titos, antar i te ciles ke kene edhe ti. Turp te keshe, se edhe UDB-ja asht mvare nga partia e juej dhe ka zbatu urdhnat e komunistave jugosllav.
Paul,
ke fjalor banal, ashtu siç je vet. Atë qe ia thua tjetrit, në të vërtetë ia thua vetit.
Tito i jonë ka kénë si Enveri i juaj, veçse Enveri ka bâ zullum e vrasje.
Unë kam kënë antar i LKJ por prej 1989-tën e kam dorëzuar librezën e Partisë, e tij hala e mban librezen e Enverit.
Unë jam kénë ekspert gjyqësor mbi 32 vjet dhe shumë shqiptar i kam shpetuar nga burgu…
I e ke zemren e zezë edhe fjalet për marre. TURP!
Të gjitha punët i bëjmë rastësisht!
Edhe Fishte e kujtojmë kur na dalin interesa të tjera të lidhura me jetën dhe veprën e tij.
Edhe Fishtën e kujtojmë kur duam ta nxjerrim një të tretë si referencë të tij.
A i shihni edhe enveristët e titustët, sidomos titistët, si duan të lahen e shpërlahen këtu, se Enveri paska vrarë e burgosur, Tito jo (Sic!). Mjerimi ynë.
Enveri që ka kthyer Shqipërinë në një burg të madh, e Tito që ka vrarë e burgosur vetëm në Burgun e Goli Otokut, sa janë vrarë e burgosur në Shqipëri nga viti 1944 deri në vitin 1997.
Te lumte miku im Nail Draga per postimin e shkrimit per At Gjergj Fishtes.
Komunizmi e ka mberkambur dhe denikruar emnin e tij…
Por populli shkodran e me tej nuk e harron kurre vepren e tij.
Ai mbetet ma i miri nder te mire…
Ai bust ne shkoder nuk perfaqson Fishten, prandaj komuniteti shkodran duhet te ngule kambe per te realizuar nji shatore pompoze per kete njeri te madh..
P.s mbas disa sugjerimeve keto dit u pastrua busti i tij ( librat )