ARKIVI:
12 Qershor 2026

Gazeta franceze (1954) / Historia e Dhimitër Zikos, shqiptarit që pikturoj portretin e Winston Churchill-it me kostum bask

Shkrime relevante

Mjaft me inate politike – Kosova ka nevojë për marrëveshje dhe përgjegjësi

Prof. Dr. Sabri Tahiri, Gjilan Zgjedhjet përfunduan. Populli foli. Dikush fitoi më...

“Lëvizja e Deçanit” e 20 Tetorit 2023, lëvizja më atdhetare që mbahet në mend

Vesel Lekaj mësimdhënës në shkollën Fillore të Arbanasit (Arbëneshit), në Gjimnazin...

Ne Shqiperi nuk po protestohet per flamingo, por për keqeverisje denigruese!

Prof. Dr. Fadil Maloku, sociolog, Prishtinë Protestat në Shqipëri, në gjykimin tim,...

Protestat: Mbrojtje e mjedisit apo fushatë e huaj për destabilizim?

Prof. Dr. Pirro Prifti, Tiranë Nga një vështrim kritik mbi protestat e...

Jemi popull i fragmentuar nga kufijtë, nga partitë, nga fetë, nga klanet, nga rrëfimet kundërthënëse

Korab Rashiti Shqiptarët përballë krizës së tyre të brendshme Shqiptarët, qoftë në Shqipëri,...

Shpërndaj

Dhimitër Ziko — Burimi : Le Journal de Biarritz et de la Côte Basque, e enjte, 23 dhjetor 1954, f.3

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 9 shkurt 2026 

Le Journal de Biarritz et de la Côte Basque” ka botuar, të enjten e 23 dhjetorit 1954, në faqen n°3, historinë asokohe të Dhimitër Zikos, shqiptarit që pikturoj portretin e Winston Churchill-in me kostum bask, të cilën Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

E njihni ?… Dhimitër Ziko, dekorator, portretist dhe poliglot

Burimi : Le Journal de Biarritz et de la Côte Basque, e enjte, 23 dhjetor 1954, f.3

Burimi : Le Journal de Biarritz et de la Côte Basque, e enjte, 23 dhjetor 1954, f.3

Dhimitër Ziko është padyshim një nga figurat më të njohura, më të pëlqyeshme dhe më piktoreske në Biarritz-in e sotëm.

Ashtu si shumë nga bashkëqytetarët e tij, ai lindi larg Biarritz-it, në fakt shumë larg, në Tiranë, kryeqytetin e Mbretërisë (sot Republika Popullore) të Shqipërisë. Dhuntitë e tij e destinuan atë për pikturë. Ai udhëtoi për t’u perfeksionuar.

Ai studioi në Shkollën e Arteve të Bukura të Athinës (djepi i Arteve), pastaj udhëtoi nëpër Rusi. Ishte në fillim të revolucionit, udhëtimet nuk ishin të lehta ; për t’u kthyer në Shqipëri, atij iu desh të bënte një devijim nëpër Mançuri dhe Kinë.

Me t’u kthyer në atdhe, ai dizajnoi pullën postare dhe monedhat e para me imazhin e Mbretit Ahmet Zogu, të cilat i siguruan një bursë për të studiuar në Paris. Prej andej, ai shkoi në Biarritz, i punësuar nga Société des Cinémas de la Côte Basque si dizajner posterash. Ai u ndje aq mirë atje sa që vendosi të qëndrojë.

Biarritz-i e përqafoi këtë shqiptar të gëzuar dhe mirëdashës. Po aq sa talentin, miqtë e tij e vlerësonin humorin e tij të vazhdueshëm dhe sinqeritetin. Ziko nuk i fshehu kurrë ndjenjat e tij, të cilat pothuajse i kushtuan shtrenjtë. Ai u arrestua për “vërejtje përçmuese” për ushtrinë gjermane. Por ylli i tij me fat e çoi në burgun Château-Neuf në Bayonne, ku qëndroi për shtatë muaj… dhe ku pikturoi 45 portrete. I mbyllur brenda katër mureve, Ziko gjeti një mënyrë për të siguruar jetesën për familjen e tij. Është e vërtetë që drejtori i burgut francez bëri çmos për të favorizuar bashkëqytetarët e tij, dhe Ziko, francez në zemër, konsiderohej një prej tyre. Ziko nuk e ka harruar. Në Bordeaux, ku punon tani, drejtori i burgut herë pas here merr vizita miqësore nga ish-i burgosuri i tij.

Ziko është piktori i sipërfaqeve të mëdha, skenografisë së teatrit dhe tabelave të mëdha reklamuese që të gjithë në Biarritz e njohin.

Ai më parë firmosi dekorimin e kabaresë “La Venta”, në Kazinonë Bashkiake, dhe Suzanne Raymond gjeti tek ai një bashkëpunëtor të çmuar kur nisi rinovimin e Kazinosë Bellevue.

Si portretist, Ziko zgjodhi personalitete të shquara, duke përfshirë Papa Piun XII, Winston Churchill (me kostum bask) dhe shumë të tjerë. Portretet e tij me bojëra uji (akuarel), të vizatuara dhe të përgatitura me shumë kujdes, janë të jashtëzakonshme për mjeshtërinë e tyre. Në fakt, në akuarel ai jep më të mirën e vetvetes. Ai ekspozoi veprat e para pesë vjet më parë. Njerëzit e njihnin gëzimin relativisht “Rabelais-ien” të Zikos. Ata u habitën kur panë kaq shumë freski dhe poezi të thjeshtë në shprehjen e tij.

Një udhëtar me përvojë, Dhimitër Ziko është poliglot. Kur u vendos në Biarritz, ai fliste rrjedhshëm shqip, frëngjisht, greqisht, rusisht, italisht dhe gjuhë të tjera, të cilave tani u shton edhe gjuhën gaskone. Por ai pranon se pavarësisht përpjekjeve të tij, nuk ka mundur të mbajë mend më shumë se dhjetë fjalë baske.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu