Shalës së Bajgorës duhet t’i kthehet kujtesa historike !

Shkrime relevante

Kur historia shqiptare “hyn në xhami” dhe prej saj del me “pasaportë osmane!”

Lirim Gashi, Prizren ____ KUR HISTORIA SHQIPTARE HYN NË XHAMI DHE DEL PREJ...

Thirrje nga Mitrovica për bashkim dhe përgjegjësi kombëtare

Shqiptar Shaljani, Shalë e Bajgorës, Mitrovicë Letër për bashkëveprimtarët e mi dhe...

Protesta që nuk po bëhet revoltë, pse PDK–AAK nuk po e “tronditin” Kurtin?

Prof. Dr. Fadil Maloku, sociolog nga Prishtina Ka ca ditë që, para...

Tirana ka të drejtë të mbetet kryeqendra botërore e bektashizmit

Luan - Asllan Dibrani, Gjermani Veprimtar, publicist, ish-i burgosur politik dhe...

Kosova mes miqësisë ndërkombëtare dhe përgjegjësisë vendore

MSc. Adem Lushaj, Deçan Gjendja politike në Kosovë nuk mund të shpjegohet...

Shpërndaj

Shalës së Bajgorës duhet t’i kthehet kujtesa historike !
Të dashur miq,
Sot isha përsëri në Bajgorë, së bashku me një mik të afërt, për të verifikuar edhe një herë koordinatat dhe vendndodhjen ku, me ndihmën e Zotit dhe mbështetjen e miqve e bashkëkombësve, synojmë të ndërtojmë Kishën Katolike në Shalë të Bajgorës.
Përgjatë rrugës ndaluam në Muzeun e Kristaleve të Trepçës. Aty njeriu përballet me një pasuri të rrallë natyrore që shpesh tejkalon edhe imagjinatën. Trepça nuk është vetëm ekonomi; ajo është histori, identitet dhe krenari kombëtare.
Vizitova gjithashtu edhe gërmadhat e Kishës së Sakseve në Stan Tërg, një dëshmi e gjallë e trashëgimisë sonë të lashtë. Më pas kalova edhe pranë objektit që sot njihet si Xhamia e Mazhiqit, për të cilin studiues, dëshmi lokale dhe kujtesa kolektive e banorëve flasin për një histori shumë më të hershme, të lidhur me qytetërimin iliro-arbëror të kësaj treve.
Këto vizita më bindin edhe më shumë se Shala e Bajgorës nuk ka nevojë për harresë, por për kujtesë. Nuk ka nevojë për fshirje të historisë, por për ndriçim të saj. Brezat që vijnë duhet ta njohin të kaluarën e kësaj ane, sepse pa të nuk mund të kuptohet plotësisht as historia e Mitrovicës, as historia e Kosovës.
Prandaj, pavarësisht kundërshtimeve, keqkuptimeve apo pengesave që mund të dalin në rrugë, unë nuk do të ndalem. Nuk zmbrapset Shqiptari kur beson se po punon për një kauzë që lidhet me kujtesën historike, identitetin kombëtar dhe respektin për trashëgiminë e të parëve.
Mbështetja që kam marrë nga miq, bashkëkombës dhe dashamirës të shumtë, brenda dhe jashtë Kosovës, më jep bindjen se kjo është një rrugë që ia vlen të ndiqet.
Historia na ka mësuar se Mitrovica dhe Shala e Bajgorës nuk janë thjesht pika në hartë. Ato kanë qenë dhe mbeten një nga shtyllat kryesore mbi të cilat është ngritur qëndrueshmëria ekonomike, politike dhe kombëtare e Kosovës. Janë pjesë e atij themeli pa të cilin nuk do të mund të flisnim sot për shtet, sovranitet dhe zhvillim.
Pikërisht për këtë arsye, Shalës së Bajgorës duhet t’i rikthehet kujtesa historike, sepse një popull që harron rrënjët e veta rrezikon të humbasë edhe drejtimin e së ardhmes.
“Në këto kodra dhe lugina nuk jeton vetëm e tashmja. Këtu frymon historia e një treve që meriton të kujtohet, të respektohet dhe t’u trashëgohet brezave.”

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu