
Nga: Foto Cici
____
Mitropoliti grek (pushtues) i Gjirokastrës, Nathanaili, ka kohë dhe guxim të bashkëpunojë me ata që punojnë për copëtimin e Shqipërisë, si me Fredi Belerin dhe veprimtarë të ekstremit të djathtë grek, por nuk bën asnjë përçapje për të kërkuar ligjërisht pronat e kishave dhe manastireve tona, si pjesë e Mitropolisë së Gjirokastrës, të cilat Rama dhe krimi i organizuar ua shesin “investorëve strategjikë”.
Nivica e ka nisur luftën për Kakomenë me Nanon dhe Berishën, të cilët kanë dhunuar edhe gra e fëmijë në protestat e atyre viteve.
Gjatë 20 vjetëve të fundit shteti e bllokoi rrugën për të shkuar në manastirin dhe plazhin e fshatit, ndërsa dje Rama urdhëroi heqjen e portës metalike dhe rojeve, një ditë para protestës së paralajmëruar. Protestat e Tiranës ndihmuan në organizimin e protestës së sotme në Kakome, ku niviciotët u bashkuan nën flamurin kuqezi.


