Paunoviçka ua nxori gjumin vetëm budallëve

Shkrime relevante

Një ditë që nuk harrohet në Radavc të Pejës, ka takime që zgjasin disa orë, por kujtimi i tyre zgjat nji jetë

Astrit Qazim Memia, Tropojë Imazhi Shqiptar & Identiteti Kombëtar Mullini i historisë që...

BIA e Serbisë po e shfrytëzon Islamin për agjendat e veta antishqiptare

DOKUMENT: BIA serbe prezente në Kosovë, po e përdorin ISLAMIN? DEBAT...

Në Gjenevë u shënua Dita Ndërkombëtare e Viktimave të Zhdukjeve me Forcë

Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Gjenevë, në bashkëpunim...

Bekim Sejdiu President, a po i kthehet Kosova profilit institucional?

Gjatë shërbimit të tij diplomatik në Nju Jork, Prof. Dr. Bekim...

Një deklaratë e papërgjegjshme nga Podgorica?

Nga Frank Shkreli ___ Në kulmin e pushimeve evropiane, Podgorica hedh një bombë...

Shpërndaj

« Po të isha në vend të Millosheviqit, do ta pastroja etnikisht Kosovën… » Që i bie se do t’i çoja shqiptarët në rrs… prej të parit e deri në të mbramin…
Falemnderit Snezha ! E di se nuk e kishe lënë për atë dynje. Dhe nuk e keni lënë, por e keni bërë, ‘draga’ gospodjo! Shihe foton në aneks, vetëm njërë nga mijëra fototot që e tronditi krejt botën… ! Prandaj nuk do të merrem me ty pos si parabolë.
Ministrja e Vuçiqit është nxënëse e dobët. Por ata që i shqetësoi deklarata e saj, pra shypet me fletë, janë nxënës edhe më të dobët se ajo. Sepse gati asnjë ragim i tyri nuk e preku thelbin e propagandës bajat që Paunoviçka rinxori në tregun e plaçkave të vjetra.
Ajo i përmendi 4 top krime ‘kundër serbëve’ që edhe sot ua mveshin shqiptarëve.
1. Patriarkana e Pejës, viti 1981. Asokohe qe djegur konaku i vjetër. Zjarrin që shpërtheu ua mveshën shqiptarëve. Hetimet, ku pati edhe hetues serb, konstatuan se instalimi i vjetër i rrymës ishte shkaktar i zjarrit;
2. Rasti Martinoviq, viti 1985. Gjorgjeja i shkretë gjatë masturbimit qe lënduar keq, kur iu thy shishja e birrës atje ku s’thuhet. Fajin ua mveshi shqiptarëve, konkretisht bashkëfshatarëve të vet Hasan Shemsiut me djem. Problemi ishte se ata që i fajsonte propaganda serbe, ishin arrestuar 8 muaj para rastit Martinoviq, që çoi aq shumë pluhur. Ishin babai dhe vëllezërit e Zija Shemsiut që ndodheshin në burg që nga shtatori i vitit 1984. Edhe zogjtë e dijnë se ata u arrestuan për t’iu hakmarrë Zija Shemsiut që ishte zënë duke i sjellur në Kosovë 1000 ‘Zëra të Kosovës’…
Hetimet faktuan katërcipërisht se fjala ishte për vetëlëndim. Hetues civil e ushtarakë. A ju kujtohet kapiteni Ivanoviq se sa keq e pësoi vetëm pse ua qiti rrentë n’ledinë?
‘3. Paunoviçka helmimin e rinisë shkollore, që tronditi Kosovën (në vitet 1989 – 1990) e quajti teatrim. Dy OJQ që menjëherë shkuan në Kosovë dhe arritën t’i nxjerrin mostrat e gjakut në Përendim, konstatuan se fjala ishte për helm lufte me të cilin shërbimi sekret serb i sulmoi fëmijtë nëpër shkolla me qëllim që prindërit e tyre të tmerruar nga ky akt mizor të çoheshin në kryengritje… Helmimi pati ndodhur menjëherë pasi që i ndanë nxënësit në baza etnike duke e futur apart’heidin nëpër shkolla.
4. Më 14 dhjetor 1998, dy persona të armatosur sulmuan kafeterinë « Panda » , e cila frekuentohej nga të rinjtë serbë. 6 të rinj u vranë e 15 të tjerë u plagosën. Atë natë dhe të nesërmen në Pejë u arrestuan rreth 200 shqiptarë të cilët u torturuan mizorisht.
15 vjet më vonë, më 26 dhjetor 2013, kryetari aktual i Serbisë, A. Vuçiq deklaroi : “Krimi në ‘Panda’ nuk u krye nga shqiptarët, siç kemi besuar deri tani.”
Megjithatë, Paunoviçka tha se tragjedia te « Panda » është në themelet e shtetit serb.
Kur jemi këtu, duhet përmendur se po të ishte Kosova vetëm 10% shtet, ajo do t’ua nxjerrte gjumin prokurorëve të prontomafisë dhe do t’i detyronte të hapin dosje hetimore për krimet mizore, për helmimin e fëmijëve dhe për « Pandën » që edhe Vuçiqi e pranoi se e kishin kryer serbët…
Për turpin dhe cubninë e tij, krimin në « Panda », nuk e përmendi kurrë as ai që e çoi vetën, shokët dhe Kosovën me u ulë në bangën e zezë ku ishte ulur kasapi i Ballkanit, S. Millosheviqi.
Snezhana Paunoviq me Ivica Daciqin
Një gjë që e përmendi Paunoviçka do të duhej ta dridhte sadopak veshin tapall të Albin Kurtit. Ajo tha se shqiptarët e Kosovës më shumë u besojnë mjekëve në Beograd se sa mjekëve të tyre në Prishtinë.
As këtë nuk do ta besonte njeri, por kur ndëgjojmë të përsëritet lajmi se ka tre muaj që gratë e prekura nga kanceri i gjirit, nuk kanë ku ta marrin terapinë në Kosovë, flet shumë.
Në një vend normal ky lajm i zi do ta detyronte ministrin kurtian, Arben Vitinë jo vetëm me dhënë dorëheqje menjëherë por edhe me ikë shpejt e me humbë dikund përgjithmonë.
Nuk është çudi pse çifti i babsë i fiton votat pa u njersë, sepse opozitën e ka edhe më të zezë se që është vetë.

K O M E N T E

1 KOMENT

  1. Respekt për autorin për tekstin e saktë!
    Mjerisht, gjendja në spitalet e Kosovës është e mjerueshme. Personalisht vizitova një familjar në kirurgji papastertia të mbyte, urina kishte dalë deri në koridor. As kafshët nuk rrinë ashtu se lë më të sëmuerit.. Mos të flasim për mungesën organizative në reparte, meqenëse në spital nuk ka ndihmëse të infermierës, aty për pacientin kujdesej një familjar. Infermierja e shpërndan vetëm terapinë.Ku ndodh kjo budallaki!!? Mungesa e barnave është e pranishme, por mbajtja e pastërtiisë nuk është aq e kushtueshme, sa të jetë ai mjerim.
    Mos të flasim për gabimet tjera qe nuk e shoh të arsyeshme të shkruhen në komente.

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu