ARKIVI:
17 Korrik 2026

Me besim në Zot dhe elektorat për ringritjen e partisë!

Shkrime relevante

Nënshkruhet marrëveshja strategjike për projektin “Diamond Tower” me vlerë 1.5 miliardë euro

Safet Sadiku, Gjenevë Pas realizimit me sukses të një sërë projektesh prestigjioze...

Isa Mulaj për “enklavën e harruar nga Izraeli” në Istog?!

Isa Mulaj, Istog Institute for Economic Policy Research and Analyses (INEPRA) Eksklava e...

Me besim në Zot dhe elektorat për ringritjen e partisë!

LDK dikur ishte krenaria, shpresa dhe besimi i qytetarëve të Kosovës,...

Shaljanët që po e sfidojnë Islamin Politik!

Shqiptar Shaljani, Shalë e Bajgorës, Mitrovicë Historia nuk i lind shpesh njerëzit...

Pas deklaratës së ministres serbe, Kosova duhet të ndërpresë menjëherë dialogun me Serbin

Basri Beka, Prishtinë Për Kosovën, pas deklaratës skandaloze të ministres serbe Snezhana...

Shpërndaj

LDK dikur ishte krenaria, shpresa dhe besimi i qytetarëve të Kosovës, tani është kthyer në farsë politike të cilës nuk i beson më askush në Kosovë! Si t’i besohet një subjekti politik që mbahet peng nga klanet dhe grupet e interesit, të cilat po e dëmtojnë të ardhmen e shtetit!

Iniciatorët e ‘votëbesimit’ janë mbështetësit më besnik të kryetarit dështak të partisë

Pengmbajtësit, të ndarë dhe përqarë për ambicie personale po e rrënojnë pamëshirshëm në themelet e saj LDK-në e liderit historik, Ibrahim Rugova!

LDK-ja përveqse amanet i Rugovës, është amanet politik i mijëra aktivistëve dhe veprimtarëve të orëve të para që sakrifikuan në kohët më të vështira për Kosovën.

Mirëpo, drejtuesit post-rugovian, po e trajtojnë LDK-në si plaçkë lufte dhe si mjet për arritjen interesave personale.

Garën e ndershme dhe demokratike e kanë kthyer në maskaradë zgjedhore brenda partisë!

Votën e lirë e kanë kthyer në aklamacion, kurse rivalitetin politik e kanë kthyer në luftë klasash brenda partisë!

Degradimi e arriti kulmin kur dorëheqja e kryetarit humbës të zgjedhjeve u kthye në ‘votëbesim’ (uzurpim të partisë)!

Klanorët gjedhjet e brendshme i kanë zëvendësuar me ‘mocione votëbesimi’ për kryetarin sa për të justifikuar pazaret politike për poste të larta në parti!

Iniciatorët e ‘votëbesimit’ janë mbështetësit më besnik të kryetarit të partisë!

‘Votëbesimi’ është loja më e pandershme që ka ndodhur ndonjëherë në LDK nga themelimi e deri në ditët e sotme!

Kjo lojë është e organizuar nga klani i Isa Mustafës për ta mbrojtur produktin e tij-Lumir Abdixhiku!

Në fakt, që pas vdekjes së liderit historik, LDK është në kërkim të një lideri karizmatik, por ndodhet shumë largë atij qëllimi, për shkak të largimit të figurave markante dhe themeltarët nga klanorët aktualë!

Beteja politike mes klaneve për kapjen e partisë e ka dobësuar aq shumë LDK-në, saqë vetëm një figurë e re mund ta bëjë kthesën e madhe në këtë subjekt politik!

Liderët lindin, ata nuk krijohen me stimulime dhe ndarje të partisë!

Partia nuk bashkohet me fjalë por më vepra!

Aktivistët dhe veprimtarët që i qëndruan besnik idealit të tyre, që dhanë gjithçka për LDK-në, nuk iu besojnë më klaneve dhe grupeve të interesit që e ndanë dhe përqanë partinë!

Ata që i dhanë shtëpisë emër nuk janë më pjesë e saj, vendet e tyre i zunë matrapazët dhe mercenarët, parashutistët dhe të ricikluarit politikë! Ata që sot e kërkojnë besimin në LDK janë njerëz pa themel dhe pa asnjë gjurmë rugoviane në LDK!

Ka ardhur koha që Lidhjen Demokratike të Kosovës ta udhëheqë një intelektual i kalibrit nga mërgata. Lideri i LDK-së duhet të jetë i vendosur dhe i guximshëm, përbashkues dhe unifikues i vlerave rugoviane i cili nuk është pjesë e klaneve dhe grupeve të interesit në LDK.

I tillë jam unë, e kam dijen, dëshirën, vullnetin, vendosmërinë dhe guximin për reformimin e thellë të LDK-së pa asnjë ambicie personale, me forcën dhe qëllimin hyjnor, me besim në Zot dhe elektorat për ringritjen e partisë.

Florim Zeqa, kandidat për kryetar të LDK-së!

Orsago (Itali), 17.07.2026

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu