ARKIVI:
17 Korrik 2026

Isa Mulaj për “enklavën e harruar nga Izraeli” në Istog?!

Shkrime relevante

Nënshkruhet marrëveshja strategjike për projektin “Diamond Tower” me vlerë 1.5 miliardë euro

Safet Sadiku, Gjenevë Pas realizimit me sukses të një sërë projektesh prestigjioze...

Isa Mulaj për “enklavën e harruar nga Izraeli” në Istog?!

Isa Mulaj, Istog Institute for Economic Policy Research and Analyses (INEPRA) Eksklava e...

Me besim në Zot dhe elektorat për ringritjen e partisë!

LDK dikur ishte krenaria, shpresa dhe besimi i qytetarëve të Kosovës,...

Shaljanët që po e sfidojnë Islamin Politik!

Shqiptar Shaljani, Shalë e Bajgorës, Mitrovicë Historia nuk i lind shpesh njerëzit...

Pas deklaratës së ministres serbe, Kosova duhet të ndërpresë menjëherë dialogun me Serbin

Basri Beka, Prishtinë Për Kosovën, pas deklaratës skandaloze të ministres serbe Snezhana...

Shpërndaj

Eksklava e Izraelve të harruar nga Izraeli në komunën e Istogut
Eksklava është territor ose pjesë e rajonit gjeografik e ndarë nga shteti amë i cili gjindet i rrethuar nga territori i shtetit tjetër, ose disa shteteve. Shpesh herë identifikohet edhe me enklavë, por kanë dallime. Enklava është territor brenda një shteti, por që de fakto kontrollohet nga shteti tjetër. Për shmbull, Berlini Perëndimor ishte enklavë e Gjermanisë Perëndimore, pavarësisht se e tërë Gjermania Lindore ishte shtet i pavarur. Republika Autonome e Nahiçevanit është pjesë përbërese e shtetit të Azerbajxhanit si enklavë e shkëputur dhe rrethuar nga Armenia, Irani, dhe Turqia.
Enklavat dhe eksklavat krijohen dhe ekzistojnë për shkaqe historike, politike, dhe gjeografike, ideologjike dhe gjeopolitike. Një eksklavë për shkaqe politike dhe ideologjike ishte emërtuar një lagje e fshatit Rakosh të komunës së Istogut, si Izraelt, por që realisht nuk ka pasur dhe nuk ka asgjë të përbashkët me Izraelin. Kush është “Izrael” i Rakoshit, le ta lexoj këtë shkrim, dhe le të na tregoj nëse Izraeli ka treguar ndonjëherë interesim për ta dhe lagjen e tyre, dhe nëse këtyre Izraelve të Rakoshit u takon e drejta e kthimit në Izreal, ose, nëse shteti i Izraelit ka të drejtë territoriale për ta shndërruar lagjen e Izraelve në enklavë.
Historiku i Izraelve të Rakoshit fillon në vitet 1980-ta. Shqiptarët ende nuk kanë dhënë ndonjë përgjigje pse i quajnë Izraelt. Në bazë të hulumtimeve tona, kjo nuk ka të bëjë asgjë me Hebrenj as në pikëpampje religjioze e as kombëtare, por me Izraelin si shtet. Emërtimi “Izraelt” u krijua në formë të paragjykimeve dhe fyerjeve për etiketimin me të cilin duhej të identifikoheshim njerëzit më të poshtër të mundshëm si “Izraelt.” Kjo ishte shkalla më e lartë e etiketimit që i linte prapa ose nën hije etiketimet tjera si shkije, maxhupë, apo çfarëdo urrejtje dhe fyerje tjetër në baza kombëtare, racore, dhe shtetërore. Deri te identifikimi dhe krijimi i statusit për “Izraelt” në Kosovë, në rastin konkret në fshatin Rakosh, kishte ardhur si rezultat i propagandës mediale Jugosllave (ku bënin pjesë edhe shqiptarët e Kosovës) kundër shtetit të Izraelit gjatë luftës Izraelito-Palestineze dhe Intifadës në vitet 1980-ta.
Pavarësisht rënies së komunizmit, shpërbërjes së Jugosllavisë dhe krijimit të mediave alternative dhe të lira, nuk u zhduk emërtimi dhe pikëpamja për Izraelt e Rakoshit. Në terma konkret, ata janë njerëz më të mirë jo vetëm tani por ishin edhe gjatë viteve 1980-ta, se ata që ua dhanë këtë emër thuajse të përjetshëm. Përveç kësaj, kur një studiues kosovar e zbuloj Yllin e Davidit rreth 4 000 vite të vjetër vetëm 4 kilometra larg lagjes së Izraelve të Rakoshit, shqiptarët trushpërlarë, duke i përfshirë edhe institucionet si policia, prokuroria, dhe gjykatat filluan ta paragjykojnë dhe etiketojnë si “Çifuti” kosovar. Mirëpo, sikur me rastin e “Izraelve” të Rakoshit, edhe për “Çifutin” kosovar, provat vërtetojnë se janë më të dinjitetshëm dhe dukshëm me njerëzor se të gjithë ata që ua mveshën këto etiketime. Madje, për “Çifutin” kosovar, ekziston bindja në mesin e disa studiuesve të huaj se ai që i ka bërë bërë këto zbulime arkeologjike si në fotografinë e bashkangjitur, vetëm çifut duhet të jetë, se shqiptarët kryesisht janë të njohur si popull grabitçar, i padinjitetshëm, me identitet të ndpërtuar në mite, me sistem prokurorial dhe gjyqësor të kriminalizuar, dhe që duhet mbajtur nën mbikëqyrje si në Shqipëri, ashtu edhe në Kosovë dhe Maqedoni të Veriut. Krijimi dhe funksionalizimi i Dhomave të Specializuara dhe Gjykatës Speciale ku nuk ka asnjë prokurorë, gjyqtarë, dhe avokatë nga Kosova, erdhi si domosdëshmëri e përpjekjes për ta de-kriminalizuar sistemin e drejtësisë në Kosovë, dhe mbetet dëshmi historike e kohës se shqiptarët nuk janë në gjendje të mbajnë shtet dhe të ndërtojnë shoqëri demokratike.
Prandaj duhet mbajtur fort për laku që të civilizohen.
E sollëm këtë pjesë të paragjykimeve konkrete kundër “Izraelve” të Rakoshit dhe “Çifutit” kosovar, si përgjigje ndaj reagimeve emocionale të shqiptarëve kundër një libri të hebrejes Ana Kohen e cila thekson se në fund të shekullit XV, shumica dërrmuese e popullsisë së Vlorës ishin hebrenj. Shqiptarët filluan ta komentojnë këtë si koincidencë të qëllimshme me investimet e planifikuara në Zvërnec dhe atë zonë të Vlorës, gjoja për pretendime historike territoriale të hebrenjve. Çka nëse shteti i Izraelit kërkon enklavë në lagjen e Izraelve të Rakoshit? A ua kanë vënë emrin “Izraelt” dikush nga Izraeli, apo vetë kosovarët? A e kanë shpikur etiketimin “Çifuti kosovar” hebrenjët dhe shteti i Izraelit, apo vetë kosovarët? Çka nëse Ana Kohen del me librin e radhës i cili vërteton se shqiponjën dykrenare në flamurin e tyre kombëtarë shqiptarët e kanë huazuar drejtpëdrejt nga Bizanti (grekët dhe sllavët), kurse ky ylli gjashtcepësh i zbuluar në Kosovë është simbol i Judaizmit si ikonë përfaqësuese në flamurin e shtetit të Izraelit?

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu