ARKIVI:
22 Korrik 2026

Dardania gjatë shekujve VI – IX, vështrim historik

Shkrime relevante

Islami Politik, një kërcënim hibrid për Europën

Ibrahim Kelmendi, Gjermani  ISLAMI POLITIK – NJË KËRCËNIM HIBRID PËR EUROPËN Ibrahim Kelmendi:...

Heshtja është pajtim, kurse pajtimi me tradhtinë kombëtare nuk është gjysëm tradhti por tradhëti e plotë

Nue Oroshi, Prizren Politika në trojet shqiptare, që nga pushtimi i ideologjisë...

‘Njëqind e trembëdhjetë vitet e vetmisë së Çamërisë’

Nga: Fahri Dahri, studjues i çështjes së Çamërisë VO: "Nëse kërkohet pastërtia...

Marjana Koçeku për Paketën e Maleve dhe të ardhmen politike

Marjana Koçeku: Kontrata e re me natyrën, Paketa e Maleve dhe...

Shpërndaj

Mr. Sc. Bezar Jezerci, historian
____
DARDANIA GJATE SHEKUJVE VI-IX!
____
Në fund të shekullit VI, vargut të popujve barbarë, të cilët dyndeshin në Ballkan, iu bashkuan edhe sllavët. Vendbanimet e tyre të para kanë qenë moçalet e luginës së lumit Pripet, një krahinë e Bjellorusisë që quhej Polesje.
Në Gadishullin Ballkanik, sllavët nuk erdhën si një ushtri invaduese që mund të luftohej me armë, por si një mizëri njerëzish që plaçkitnin dhe shkatërronin çdo gjë. Lidhur me këtë historiani çek, prof.Dvornik, thotë: ” Sllavët nuk kanë asnjë legjendë heroike që të kujtojnë vendosjen e tyre në Gadishullin Ballkanik”.
Dyndjet sllave nuk kishin kaluar nëpër Dardani. Gjatë dyndjes së Parë kaluan nëpër rrugën Egnatia, ndërsa gjatë dyndjes së Dytë kaluan më në veri drejt lugines së lumit Sava. Nga kjo rezulton se në Dardani ekzistonte një organizim etnik ushtarak, i cili vendin e bënte të pakalueshëm për barbarët.
Perandori Justinian përveç ndertimeve dhe rindërtimeve të kështjellave në Dardani, ka mundësi që në vitet e fundit të sundimit te tij të kishte krijuar një njesi politike të pavarur për t’u mbrojtur me sukses nga dyndjet avaro-sllave.
Prania e përhershme e kishës te popullata autoktone e Dardanisë dëshmon se Dardania nuk u sllavizua nga paganët e stepave. Kisha dardanë, së paku formalisht vazhdonte t’i ruante lidhjet e mëtutjeshme me Selinë e Shenjtë, së cilës edhe më tutje i respektohej juridiksioni derisa në mënyrë arbitrare Perandori Leoni i III këtë të drejt do t’ia heq më 732.
Kisha e Dardanisë u vu nën varësinë e drejtperdrejtë të Patrikanës të Konstandinopojes. Ky vendim u përligj në Koncilin e VIII të Konstandinopojës,te vitit 869-870.
Per paprekshmërinë e Dardanisë nga avaro-sllavët gjatë shekujve VI e VII dëshmon një burim bizantin në Miracula Sancti Demetri, në të cilin tregohet për Selavini të krijuar në Traki,Maqedonë, e deri në Peloponez, kurse per Dardanin nuk thuhet gjë.
Në Dardani, jeta vazhdoi pa asnjë ndërprerje dhe popullsia e saj autoktone hyri në mesjetë krejt ne mënyrë normale.
Gjetjet arkeologjike, të dhënat e toponomisë antike dhe mesjetare provojnë autoktonine e shqiptareve të Kosoves.
Studjuesja maqedonase Fanula Papazoglu, vjen në përfundimin objektiv të saj se “Dardania paraqitet si një nga vendet ballkanike më pakë të romanizuara. Popullsia vendëse dardane e ruajti individualitetin dhe ndërgjegjen e vet etnike. Dardanët që i shpëtuan romanizimit, i mbijetuan gjithashtu migrimeve sllave për t’u shfaqur në mesjetë me emrin e shqiptareve.
Një vëmendje të veçantë duhet kushtuar studimit shkencor të Nobert Joklit. Ai arriti në përfundim se djepi i lashtë i shqiptareve në Ballkan ka qenë Dardania. Me mendimin e Joklit pajtohet edhe Petar Skoku.
Sipas këtij dijetari vendbanimi më i vjetër i shqiptareve dhe djepi i tyre duhet kerkuar ne Dardani
Edhe.M.E.Durham, ishte shprehur per Dardaninë si djep i hershëm i shqiptareve.
Gjatë invazionit te tyre ne Ballkan, sllavët ishin paganë dhe i kane bërë rezistencë krishterimit në truallin e ri. Ata sollën me vete besimin në hyjnit e veta, te cilat nuk munden t’i linin lehtë.
Per shkak të vonimit te tyre historik ata mbetën të tillë deri në shekullin IX.Ndryshe nga këta, popujt e lashtë e autoktonë të Ballkanit, iliret dhe helenet, kishin arritur kulme të larta qytetërimi e zhvillimi. Vetvetiu kuptohet që ky ndryship i thellë fetar ishte një hendek i pakapërcyeshëm në rrugën e një simbioze të vendeve të krishtera prej shekujsh me sllavët barbare e pagane.
TEZA SERBE se Kosova është djepi i shtetit mesjetar serb, nuk është e bazuar mbi asnjë fakt historik. Sipas historianit serb Stanojeviç (1910) “Serbët janë fis, të vendosur diku mes lumenjeve Iber dhe Lim””. Shkencetari tjeter i njohur serbë Çorov8ç (1929), pohon se “Shteti serb ështe formuar në pjesën e sipërme të Bosnjes Juglindore dhe Hercegovines Veriperendimore” Këto citate të historianëve serbë të shekullit XX përcaktojnë shumë qartë se thelbi historik i shtetit të hershëm serb ndodhet jasht truallit të Dardanisë.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu