ARKIVI:
27 Korrik 2026

Fitorja e madhe e “trekëndshit magjik” mbi trurin e Atifetës

Shkrime relevante

Kallëzimi ndaj Musë Musës nga  avokati Asdren Bytyqi?– Kur debati publik përplaset me lirinë e shprehjes

Reagon: Luan - Asllan Dibrani, Prevallë Ish-i burgosur politik, publicist, piktor,...

Fitorja e madhe e “trekëndshit magjik” mbi trurin e Atifetës

Lirim Gashi, Prizren ATIFETJA DHE FITORJA E MADHE E TREKËNDËSHIT MAGJIK MBI...

Premisa e rreme për “dekolonizimin e mendimit” e fjalimit të Esra Erdoganit

Arber Hoxha ___ Fjalimi i Esra Erdoğan-Albayrak për “dekolonizimin e mendimit” është i...

Ardian Jezerci thotë që ai që mendon se “Arvanitasit s’kanë pasur faj që kanë vrarë shqiptarë myslimanë”, është i infiltruar në lëvizjen tonë

Ardian Jezerci ___ Reagim publik ___ "Arvanitasit s'kanë pasur faj që kanë vrarë shqiptarë myslimanë."Këtë...

Shpërndaj

ATIFETJA DHE FITORJA E MADHE E TREKËNDËSHIT MAGJIK MBI TRURIN E SAJ
Autor: Lirim Gashi
Dikur Atifetja ishte kukulla e Hashim Thaçit dhe rojtarja më besnike e karriges së tij presidenciale.
Sot ajo është një kukull nga plastika, silikoni dhe botoksi, e cila, me një entuziazëm të admirueshëm, po e përjeton pubertetin e saj të dytë.
Kam vënë re një dukuri të çuditshme në vendin tonë, të cilën sociologët vazhdojnë ta anashkalojnë me një këmbëngulje po aq të çuditshme, ndoshta sepse janë ende tepër të zënë duke shkruar libra.
Në shtetet e zhvilluara dhe në shoqëritë e qytetëruara, ish-presidentet, pasi e përfundojnë mandatin e tyre, ulen para tavolinës së punës, shkruajnë kujtime, bëjnë analiza politike ose, të paktën, përpiqen t’ua shpjegojnë brezave të ardhshëm pse vepruan siç vepruan.
Pas disa muajsh del një libër dhe, me pak fat, në të gjendet edhe ndonjë mendim me vlerë.
Tek ne procedura është shumë më efikase.
Këtu ish-presidentja e hap fillimisht pasqyrën.
Dhe sapo e sheh në të fytyrën e saj, të “perfeksionuar” me paratë e taksapaguesve dhe magjepsët me pamjen e saj, asaj i zgjohen instinktivisht dëshirat epshore të trekëndëshit të saj magjik mes kofshëve.
Që nga ai çast, komandën mbi trupin e saj nuk e ka më truri, por pikërisht trekëndëshi i saj magjik mes kofshëve.
Sepse pasqyra punon më shpejt se çdo shtëpi botuese.
Ajo nuk kërkon dorëshkrim, nuk ka nevojë për redaktor dhe nuk merret fare me drejtshkrimin.
Asaj historia nuk i intereson aspak.
Ajo e bën vetëm një pyetje:
“A duket fytyra e saj mjaftueshëm e re?
A duket trupi i saj mjaftueshëm joshës?
A mjafton kjo pamje për të tërhequr sa më shumë turistë drejt trekëndëshit të saj magjik?”
Që nga ai moment romantik, truri i ish-presidentes nuk merret më me ide, por me përditësimin e vazhdueshëm të dëshirave epshore të trekëndëshit të saj magjik mes kofshëve.
Dhe trekëndëshi i saj magjik ka aq shumë dëshira, saqë nuk ka aspak kohë ta shkruajë autobiografinë e saj.
Përkundrazi ai angazhohet pandalshëm për një ndërhyrje të re estetike në pjesët më të ndjeshme të trupit të saj.
Prandaj parathënien e librit të saj nuk e shkruan më recensenti, por kirurgu estetik, botoksi dhe silikoni.
Dikur Atifete Jahjaga doli si një surprizë politike nga zarfi i ambasadorit amerikan dhe u paraqit si simbol i një fillimi të ri politik.
Sot të krijohet përshtypja se ajo merr pjesë në një garë krejt tjetër – në një duel të pamëshirshëm mes kalendarit dhe pasqyrës.
Kalendari nuk njeh mëshirë.
Pasqyra nuk njeh dorëzim.
Një betejë vërtet epike.
Në demokracitë perëndimore, ish-presidentët zakonisht lënë pas libra. Disa lexohen, disa mbledhin pluhur në bibliotekat universitare, ndërsa disa u shërbejnë studentëve si ilaçi më i sigurt kundër pagjumësisë.
Tek ne është krijuar një formë më moderne e trashëgimisë politike.
Biblioteka mbetet bosh.
Ndërsa koleksioni i ndërhyrjeve estetike vazhdon të zgjerohet.
Historia është një krijesë kokëfortë. Ajo këmbëngul të lërë rrudha të natyrshme në fytyrën e njeriut.
Estetika, përkundrazi, sillet si një nëpunëse tepër e zellshme që përpiqet t’i fshijë ato rrudha me përpikëri burokratike.
Por, në fund, fituese është
historia.
Nganjëherë më duket sikur kemi shpikur një përkufizim krejt të ri të trashëgimisë politike.
Në vend që të lënë kujtime të mira, presidentët tanë i retushojnë fotografitë e tyre të shëmtuara.
Prandaj lexuesi mbetet pa autobiografi.
Fotografia mbetet pa rrudha.
Dhe populli vazhdon ta presë me durim një libër.
Por libri nuk del kurrë.
Sepse, me sa duket, pasqyra ende nuk e ka miratuar dorëshkrimin për botim.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu