Gjithnjë në mbështetje të të zbatimit të shtetit të së drejtës dhe, në veçanti, të respektimit të plotë të parimit të laicitetit

Shkrime relevante

Pse, moj e mjera Dardani?

Mirushe H. Musa, Gjermani ____ PSE, MOJ E MJERA DARDANI? Pse, moj e mjera...

A ka kuptim ta mundësh djallin serb, të punësohesh në ferrin serb dhe ta bindësh vetën se je engjëll serb

Lirim Gashi, Prishtinë ____ Ta mundësh djallin me metodat e tij mund të...

Tragjedia e Arlindes, nuk është platformë për Islamin Politik!

Basri Beka, Prishtinë ____ Vrasja makabre e Arlinda Zekajt kërkon drejtësi, përgjegjësi institucionale...

Dashuria e pathënë që jeton midis ëndrrës, dëshirës dhe mungesës, së poetës Lola Shehi

Kujtim Mateli, Tiranë Poezia “S’ta kam thënë” e poetes Lola Shehit, e...

Shpërndaj

Secili person që kryen vepër penale duhet të përballet me ligjin, pavarësisht identitetit të tij apo përkatësisë së tij fetare. Unë do të jem gjithmonë në mbështetje të zbatimit të shtetit të së drejtës dhe, në veçanti, të respektimit të plotë të parimit të laicitetit.

Megjithatë, kur bëhet fjalë për ligjin dhe zbatimin e tij, pres që ai të mos zbatohet mbi bazën e standardeve të dyfishta dhe të zbatimit selektiv të ligjit. Për rrjedhojë, kërkoj që organet kompetente të veprojnë edhe ndaj faqeve radikale të islamit politik, të cilat nxisin urrejtje ndërfetare dhe ndërshqiptare, si dhe përhapin shpifje e gënjeshtra në mënyrë të paturpshme kundër kujtdo që u del përpara, duke përfshirë edhe personin tim. Emrat e këtyre faqeve nuk do t’i bëj publikë në këtë shkrim, mirëpo e informoj opinionin publik se identiteti i tyre tashmë u është paraqitur organeve kompetente shtetërore, si dhe institucioneve përkatëse ndërkombëtare. Shpresoj që këto organe do të ndërmarrin veprimet e nevojshme ligjore ndaj këtyre kanaleve radikale dhe manipulative, të cilat ushtrojnë dhunë psikologjike ndaj opinionit publik, në një mënyrë që të kujton metodat e fekaleve të UDB-së jugosllave të dikurshme.
Njëkohësisht, ua bëj të qartë këtyre kanaleve radikale të islamit politik se ato nuk do të mund të na pengojnë në ushtrimin e së drejtës sonë kushtetuese dhe ligjore për t’u bërë thirrje shqiptarëve në mënyrë të lirë dhe vullnetare që të rikthehen te rrënjët e tyre historike dhe katolike, duke u pagëzuar. Përkundrazi, sa më shumë që këto kanale me karakter anti-shqiptar vërsulen kundër shqiptarëve me vetëdije të lartë kombëtare, aq më shumë do të shtohet edhe numri i pagëzimeve.
Natyrisht, edhe në rast se shteti i së drejtës ndërmerr veprime ndaj këtyre kanaleve radikale të islamit politik, nuk vihet në diskutim vazhdimësia e pagëzimeve. Përkundrazi, reagimi i shtetit synon të garantojë zbatimin e ligjit, mbrojtjen e rendit kushtetues dhe ushtrimin e lirë e vullnetar të së drejtës së secilit për të besuar, për të ndryshuar ose për të zgjedhur besimin e tij, pa u penguar, shantazhuar apo cenuar nga askush.
Ruaj respekt dhe dashni për çdo shqiptar mysliman. Ndërkaq, nuk kam asnjë respekt për islamin politik dhe radikal, i cili, përmes kanaleve të tij agresive, prej 27 vjetësh, që nga çlirimi i Kosovës, ushtron shantazh të vazhdueshëm ndaj shqiptarëve.
19.07.2026
Blerim Nika

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu