ARKIVI:
5 Gusht 2026

“Legjenda e Rozafës” apo “Zidanje Skadra na Bojani”

Shkrime relevante

Kujtime për Mehmet Delinë dhe aksionin e tij të vrasjes së një “hafije të pushtetit serb”

Blerim Latifi, Prishtinë ___ Atë natë bënte shumë ftohtë dhe qentë nuk pushonin...

Pashallarët Gjinolli dhe më i ziu prej tyre Jashar Pasha

Vranja, tashmë qytet në Serbi, që udhëhiqej nga pashallarët Gjinolli Blerim Latifi,...

Duke parë, duke bërë – VII

Blerim Nika Përçarësit e kauzës Në betejat e mëdha për liri e çlirim,...

“Legjenda e Rozafës” apo “Zidanje Skadra na Bojani”

Ali Sh Mehmeti, 2 gusht 2026 Hapja e Konsullatës serbe në Shkodër,...

Profili i Jusuf Buxhovit në 80-vjetorin e lindjes, nga pesha e moshës te pavdekësia e fjalës

Nga Emin Azemi, Kumanovë Tani që Jusuf Buxhovi shënoi tetë dekada jetë,...

Shpërndaj

Ali Sh Mehmeti, 2 gusht 2026

Hapja e Konsullatës serbe në Shkodër, nga institucionet shqiptare është paraqitur si një hap normal në marrëdhëniet ndërmjet dy shteteve. Në kushte normale dhe me shtete normale, kështu edhe do të duhej të ishte. Por Serbia nuk është një shtet normal, as raportet shqiptaro-serbe nuk janë normale, përveç, nëse nuk i barazojmë ato me raporte Rama – Vuçiq.  Historia ka dëshmuar se ndikimi politik nuk ushtrohet vetëm përmes ushtrive apo marrëveshjeve diplomatike, por edhe përmes kulturës, ekonomisë, identitetit dhe demografisë.

Kundër hapjes së kësaj konsullate janë shtruar shumë argumente, me vend e pa vend. Sikur mungon një aspekt i panjohur për shumicën dërmuese të shqiptarëve, atyre matanë Drinit sidomos, duke mos e ditur çfarë peshe ka Shkodra në traditën historike dhe kulturore serbe. Ndryshe nga sa mendojnë shumë shqiptarë, Shkodra nuk është thjesht një qytet fqinj në historiografinë dhe gjeografinë serbe, edhe pse tanimë nuk është as fqinj. Shkodra njihet tradicionalisht me emrin Skadar, ashtu si Durrësi me emrin Drač, toponime që dëshmojnë praninë e tyre në kujtesën historike serbe. Mu në zemër të Beogradit është rruga e Shkodrës (Skadarska) dhe lagja rreth saj që quhet Skadarlija, që njihet sikur lagje boheme.

Edhe më domethënës është fakti se legjenda shqiptare e Rozafës mësohet në shkollat fillore serbe sikur lexim obligues me titullin “Zidanje Skadra na Bojani” (“Ndërtimi i Shkodrës mbi Bunë”), duke i mësuar fëmijët se kjo është “një nga këngët epike popullore serbe më të njohura dhe artistikisht më të fuqishme të ciklit parakosovar”. Në version serb, tre vëllezërit nuk mbeten anonimë si në traditën shqiptare, por marrin emrat Vukašin, Uglješa dhe Gojko Mrnjavčević, duke u lidhur me familjen fisnike mesjetare Mrnjavčević, e njohur nga burimet historike të shekullit XIV. Kjo nuk e shndërron legjendën në histori, por i jep asaj një sfond historik që e bën më të besueshme në sytë e brezave të rinj. Në këtë mënyrë krijohet përshtypja se Shkodra lidhet natyrshëm me historinë shtetërore serbe, edhe pse legjenda është pjesë e trashëgimisë folklorike më të hershme, sesa dyndja e sllavëve në trojet tona. Fillimi i ndërtimit të kalasë daton para epokës së re.

Përvoja e Shqipërisë me Greqinë është një shembull që nuk duhet harruar. Me vite të tëra kemi qenë dëshmitarë të përfitimeve ekonomike, pensioneve dhe lehtësive të ndryshme që u ofroheshin personave që deklaroheshin me origjinë greke.

Prandaj, nuk ka asnjë dilemë se, nëse hapet kjo konsullatë serbe në Shkodër, Serbia do të ndjekë politika të ngjashme për të rritur artificialisht numrin e qytetarëve që deklarohen serbë në Shqipëri, duke përdorur bursa, projekte kulturore, ndihma ekonomike apo forma të tjera të joshjes.

Askush nuk pretendon se hapja e një konsullate serbe në Shkodër do ta “gllabëron Shkodrën nga Serbia” siç me tallje po na akuzojnë, neve disave që e shprehim këtë shqetësim. Megjithatë, historia na mëson se shtetet ndërtojnë ndikimin e tyre gradualisht, përmes institucioneve, arsimit, kulturës, lidhjeve ekonomike dhe pranisë së vazhdueshme në jetën e një rajoni. Pikërisht për këtë arsye, çdo zgjerim i ndikimit të huaj, sidomos atij serb dhe grek, duhet të shoqërohet me vetëdije dhe me mbrojtje të interesit kombëtar, nëse nuk duam që nesër të na kërkohet nga një “asociacion i komunave serbe” në veri dhe një greke në jug, që tashmë edhe është e pagëzuar sikur “verio epiri”.

Historia nuk mbrohet duke mohuar historinë e tjetrit, por duke njohur dhe mbrojtur me argumente dhe këmbëngulje historinë tënde.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu