ARKIVI:
5 Gusht 2026

Duke parë, duke bërë – VII

Shkrime relevante

Kujtime për Mehmet Delinë dhe aksionin e tij të vrasjes së një “hafije të pushtetit serb”

Blerim Latifi, Prishtinë ___ Atë natë bënte shumë ftohtë dhe qentë nuk pushonin...

Pashallarët Gjinolli dhe më i ziu prej tyre Jashar Pasha

Vranja, tashmë qytet në Serbi, që udhëhiqej nga pashallarët Gjinolli Blerim Latifi,...

Duke parë, duke bërë – VII

Blerim Nika Përçarësit e kauzës Në betejat e mëdha për liri e çlirim,...

“Legjenda e Rozafës” apo “Zidanje Skadra na Bojani”

Ali Sh Mehmeti, 2 gusht 2026 Hapja e Konsullatës serbe në Shkodër,...

Profili i Jusuf Buxhovit në 80-vjetorin e lindjes, nga pesha e moshës te pavdekësia e fjalës

Nga Emin Azemi, Kumanovë Tani që Jusuf Buxhovi shënoi tetë dekada jetë,...

Shpërndaj

Përçarësit e kauzës
Në betejat e mëdha për liri e çlirim, historia na mëson se luftëtarët nuk janë përballur vetëm me agresorin që vinte nga jashtë. Ata janë përballur edhe me spiunët shqipfolës, me njerëz që kanë vepruar brenda radhëve të veta për të sabotuar organizimin, për të përçarë bashkëluftëtarët dhe për t’i nxjerrë në pritë ata që mbanin barrën më të rëndë të rezistencës.
Edhe sot po përjetojmë të njëjtin model, vetëm se në një formë tjetër.
Strukturat e Islamit politik, së bashku me falangat e tyre hibride, nuk kanë pushuar së godituri kauzën tonë me shpifje, intriga, manipulime dhe poshtërsi të çdo lloji. Por ajo që dhemb më shumë nuk është sulmi i tyre. Ai pritej. Më e rëndë është kur të njëjtën lojë e luajnë njerëz që paraqiten si pjesë e së njëjtës kauzë.
Ka një kategori felahësh, kriptokatolikësh anadollakë, që para opinionit shiten si veteranë të arsimit, ndërsa në realitet nuk kanë qenë asgjë më shumë se mësues të edukatës fizike. Sot këta individë e kanë marrë përsipër një mision tjetër: të thërrasin bashkëpunëtorët e mi, të përhapin intriga dhe të përpiqen t’i vënë kundër meje dhe kundër Lëvizjes.
Kjo kategori nuk e ka nisur sot këtë rrugë. Fillimisht u përpoq të përçante Lëvizjen e Deçanit. Më pas u përpoq të godiste edhe Lëvizjen Shqiptare për Rikthim në Katolicizëm. Me gënjeshtra dhe prapaskena goditi edhe Boik Brecën, një njeri që ka dhënë kontribut të dukshëm në këtë proces. Arritën deri aty sa një pjesë e anëtarëve të Lëvizjes u dorëzuan krejtësisht, ndërsa një pjesë tjetër u shty të ngrihej kundër vetë shtëpisë së vet.
Kur nuk arritën ta kontrollonin mendjen time, filluan të ndërtonin legjenda. Më shpallën agjent të Turqisë. Pastaj të Hezbollahut. Më vonë edhe të Serbisë. Çdo etiketë që mund t’u shërbente intrigave të tyre u hodh mbi emrin tim, vetëm sepse nuk pranova t’u nënshtrohem dhe nuk e tradhtova për asnjë çast misionin tim kombëtar e shpirtëror.
Në vazhdimësi kanë nxitur shqiptarët kundër meje dhe kundër Lëvizjes sonë, e cila nuk ka dalë asnjëherë jashtë kornizës kushtetuese e ligjore dhe ka mbrojtur vetëm të drejtën demokratike të shqiptarëve për rikthim në fenë e të parëve të tyre.
Kjo kategori felahësh fut hundët në çdo organizim. Nuk ndërton asgjë. Nuk krijon asgjë. Nuk bashkon askënd. Qëllimi i saj është vetëm ndarja, përçarja dhe sabotimi.
Felahi, përveç gjithë kësaj, më paska akuzuar se gjoja unë veproj për interesa private e jo me besim në Krishtin. Unë i them këtij felahu: po të isha njeri i interesave private, nuk do ta kisha marrë mbi supe barrën e kësaj kauze, me gjithë sharjet, kërcënimet, shpifjet dhe baltën që ma keni hedhur përditë. Interesat private nuk ndërtojnë misione, por pazare. Unë pazare nuk kam bërë kurrë me Krishtin dhe nuk do të bëj as me kombin tim. Ju, që çdo gjë e matni me leverdi personale, e keni të pamundur ta kuptoni se ekzistojnë ende njerëz që nuk shiten, nuk blihen dhe nuk e ndërrojnë të vërtetën për një grusht interesash. Besimi nuk matet me fjalë, por me barrën që je i gatshëm ta mbash mbi supe. Unë barrën time e mbaj para Hyjit, para ndërgjegjes sime dhe para kombit tim. Prandaj mos më flisni për Krishtin, kur vetë përpiqeni ta përdorni emrin e Tij për interesa që s’kanë të bëjnë as me Ungjillin, as me të vërtetën.
Sot dezinformojnë publikisht edhe për mua. Thonë se paskam bërë “shumë para”. E kuptoj pse. Sepse ata çdo ideal e matin me xhepin e tyre. U duket e pamundur që dikush të punojë pa çmim, pa pazare dhe pa interes personal. Në mendësinë e tyre gjithçka blihet dhe gjithçka shitet. Pikërisht sepse kështu veprojnë vetë.
Ky lloj hajvanati është edhe më i rrezikshëm se vetë hibridet e Islamit politik. Sepse kur një njeri që mban kryqin në qafë i shërben përçarjes së shqiptarëve, ai bëhet aleat objektiv i atyre që prej kohësh përpiqen ta mbajnë kombin tonë të ndarë dhe të dobët.
Këta njerëz nuk kanë shpifur vetëm për mua. Kanë shpifur edhe për Luigjin, edhe për secilin që nuk u është nënshtruar. Njëri prej tyre ka arritur deri aty sa t’u kërkojë anëtarëve tanë t’i raportojnë çdo informacion të brendshëm. Çfarë fryme është kjo? Çfarë mendësie është kjo? Kur një njeri sillet si informator ndaj njerëzve të vet, ai nuk po i shërben më as kauzës, as Kishës, as kombit.
Së fundi, paskan përhapur edhe fjalë se paskan pasur ndërmend të më vrasin. Këto janë deklarata që flasin më shumë për gjendjen morale të atyre që i prodhojnë sesa për mua. Kush e ka ndërtuar jetën mbi kërcënime dhe frikësim, përfundimisht e ka humbur betejën me arsyen.
Prandaj ua them qartë: njerëz të tillë nuk kanë vend në një mision që kërkon sakrificë, ndershmëri dhe përgjegjësi. Edhe ai mësues i edukatës fizike që sot përpiqet të flasë në emër të Lëvizjes së Deçanit duhet ta kuptojë se nuk përfaqëson as atë Lëvizje, as kauzën e rikthimit dhe as vlerat kombëtare. Prania e tij nuk i forcon ato; i njollos.
Unë jam këtu dhe këtu do të mbetem. Jo për lavdi personale. Jo për interes. Por sepse besoj se kjo kauzë është më e madhe se secili prej nesh. Do të vazhdoj të qëndroj stoik në misionin tim atdhetar dhe shpirtëror, për të mirën e të gjithë shqiptarëve, pa dallim feje.
Por një gjë është e sigurt: përçarësit, intrigantët dhe ata që jetojnë duke helmuar marrëdhëniet mes shqiptarëve nuk mund të kenë vend pranë meje. Ata e kanë bërë zgjedhjen e tyre. Unë timen e kam bërë kohë më parë dhe nuk e kam ndërmend ta ndryshoj.
Sinqerisht,
Blerim Nika
05.08.2026

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu